Erdogan shënon një risi dhe jep një pritje për popullin

Sipas artikullit të gazetës “Vatan”, presidenti i Turqisë duke dhënë për herë të parë një pritje për popullin shënoi një risi në Turqi.

erdoganPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, dje në Bestepe (Pallatin Presidencial), dha një pritje për popullin me rastin e 29 tetorit, Festës së Republikës.

Në këtë recepsion ishin të ftuar banorë nga 81 rrethet e vendit.

Në fjalimin e rastit, Presidenti Erdogan përshëndeti të pranishmit duke thënë “Mirë se erdhët në shtëpinë e popullit”.

Presidenti i Turqisë kritikoi idenë e republikës në periudhën e një partie të vetme.

Në recepsionin e dhënë me rastin e 29 tetorit, Presidenti Erdogan tha; “Ata që përvetësuan uljen e puçistëve në postin e presidentit, sot nuk mund të honepsin atë që ka ardhur në këtë post me votën e lirë të popullit”.

Shekulli Agency