Turqia nuk ka në plan një operacion tokësor në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirliollu në konferencën për shtyp që mbajti në samitin e G20-s në Antalya tha se një operacion tokësor në Siri nuk është për momentin në agjendën e Ankarasë.

FeridunMinistri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu) në samitin e G20-s, që u mbajt në Antalya, organizoi një mbledhje informuese për mediat.

Në përgjigje të pyetjes mbi forcat e koalicionit dhe operacionit tokësor kundër organizatës terroriste të DAESH-it, Feridun Sinirliollu tha:

-“Operacione mund të ketë, por forcat tokësore të Turqisë nuk kanë ndonjë synim, si ai i hyrjes në Siri”.

Kurse në lidhjen me takimin e Sirisë që u mbajt në Vjenë, Feridun Sinirliollu tha se në këtë mbledhje është rënë dakord në letër mbi procesin e tranzicionit në Siri. Shefi i diplomacisë turke madje dha edhe një datë në lidhje me këtë proces.

Procesi 6-mujor do të fillojë më 1 janar dhe parashikohet që në fund të këtyre 6 muajve te krijohet një qeveri e re.

Kjo qeveri do të marrë në dorëzim nga regjimi aktual të gjitha kompetencat e ekzekutivit siç parashikohet në Komunikatën e Gjenevës.

Pastaj sipas vendimit që do të marrë qeveria do të fillojë kalendari i dytë me 18 ose 24 muaj.

Gjatë kësaj kohe do të hartohet një kushtetutë e re, me të cilën do të shkohet edhe në zgjedhje të përgjithshme.

Ndërsa për të ardhmen politike të Esadit do të merret vendim gjatë tranzicionit 6-mujor.

Vetëm se nuk bëhet fjalë që Esadi të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të Sirisë.

Shekulli Agency