Një nga pilotët e avionit të rrëzuar pretendohet të jetë në duart e opozitarëve turkmenë në Siri

Sipas informacioneve opozitarët turkmenë të cilët kanë nisur kërkimet në zonë kanë arritur të kapin një nga pilotët e avionit rus. Opozitarët këtë gjë e vërtetuan edhe nga fjalët e tyre në rrjetet e radiomarrësve.

piloti-rus-turPas rrëzimit të avionit rus nga forcat e armatosura të Turqisë në bazë të angazhimeve për mbrojtjen e hapsirë ajrore të vendit dyshohet se një nga pilotët rus është kapur nga opozitarët turkmenë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të gazetarit të AA avioni ka rënë në zonën e konflikit mes forcave të regjimit të Asad dhe opozitarëve turkmenë. Ndëkrohë edhe pilotët e aviponit të rrëzuar kanë kryer ulje me parashutë në këtë rajon.

Ndërkohë pas rënies së avionit helikopterët janë parë të bënin kërkime në këtë zonë.

Sipas informacioneve opozitarët turkmenë të cilët kanë nisur kërkimet në zonë kanë arritur të kapin një nga pilotët e avionit rus. Opozitarët këtë gjë e vërtetuan edhe nga fjalët e tyre në rrjetet e radiomarrësve

Zëdhënësi i Brigadës Sulltan Abdulhamit Han Mustafa Abdullah tha për gazetarin e AA se avioni ka rënë në një rajon ku as forcat e tyre dhe as ato të regjimit nuk arrijnë të deportojnë. Ai thotë gjithashtu se një nga pilotët ndodhet në duart e tyre.

Shekulli Agency