Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, miratoi sot listën e Këshillit të Ministrave, hartuar dhe paraqitur nga Kryeministri Ahmet Davutoglu.
Në vijim, shefi i Ankarasë zyrtare, Ahmet Davutoglu, organizoi një konferencë shtypi dhe shpalli një për një të gjithë emrat e ministrave në Kabinetin e ri.
Qeveria e 64-t e Republikës së Turqisë vijon si më poshtë:
Zv/kryeministër – Mehmet Simsek
Zv/kryeministër – Lutfi Elvan
Zv/kryeministër – Yalçin Akdogan
Zv/kryeministër – Tugrul Turkes
Zv/kryeministër – Numan Kurtulmus
Ministër i Drejtësisë – Bekir Bozdag
Ministre e Familjes dhe Politikave Sociale – Sema Ramazanoglu
Ministër i Integrimit Evropian – Volkan Bozkir
Ministër i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë – Fikri Isik
Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore – Suleyman Soylu
Ministre e Mjedisit dhe Urbanistikës – Fatmagul Demet Sari
Ministër i Punëve të Jashtme – Mevlut Çavusoglu
Ministër i Ekonomisë – Mustafa Elitas
Ministër i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore – Berat Albayrak
Ministër i Rinisë dhe Sportit – Akif Çagatay Kiliç
Ministër i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë – Faruk Çelik
Ministër i Doganave dhe Tregtisë – Bulent Tufenkçi
Ministër i Punëve të Brendshme – Efkan Ala
Ministër i Zhvillimit – Cevdet Yilmaz
Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Mahir Unal
Ministër i Financave – Naci Agbal
Ministër i Arsimit Kombëtar – Nabi Avci
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare – Ismet Yilmaz
Ministër i Pyjeve dhe Çështjeve Hidrike – Vejsel Eroglu
Ministër i Shëndetësisë – Mehmet Muezzinoglu
Ministër i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit – Binali Yildirim

