Riad Hijab: Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion ndaj Damaskut

negociata-siriTakimi i së martës në Riad, opozita siriane ka shtyerë përsëri përgjigjen për të enjtes në lidhje me pjesëmarrjen e saj në (negociatat e paqes për Sirinë). Fillimisht planifikuar për 25 Janar.

Zyra e komitetit për negociata (HCN), një organ që përfaqëson grupet politike dhe opozitën e armatosur siriane, pas takimit e së martës, kan shtyerë vendimin për bisedime mes palëve pasi Opozita siriane ende nuk ka marrë vendim për pjesëmarrjen e saj në bisedimet për paqe që do të mbahet të premten, 29 janar në Gjenevë.

Koordinatori i komitetit, Riad Hijab tha në një deklaratë se, “Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion ndaj Damaskut që të ndërpriten bombardimet dhe filluar shpërndarjen e ndihmave për të varfërit”. “Nuk është e mundur për të mbajtur negociata serioze, ndërsa krimet kundër njerëzimit janë duke u kryer kundër Sirianëve nga palët e huaja”, shtoi ai duke iu referuar sulmeve ruse në Siri.

Uashingtoni i ka kërkuar opozitës siriane për të marrë pjesë “pa parakushte” për bisedime.

Shekulli Agency

Shekulli Agency