Kryeministri turk Ahmet Davutoglu është shprehur se mund të ketë tjera rezerva të armëve kimike në Siri.

ahm-dav-675544Davutoglu: “Raportet tregojnë ekzistencën e stoqeve të tjera të armëve kimike në Siri, dhe kjo është një rrezik shumë i madh për popullin sirian“.

Davutoglu është shprehur në Hagë të mërkurën pas takimit të tij me Ahmet Uzumcu, direktor i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Duke kujtuar se regjimi sirian ka përdorur armë kimike kundër civilëve në vitin 2013, Davutoglu tha: “Ishte një tragjedi e madhe e cila ka shkaktuar pasoja ndaj civilëve ku ndihen ende”.

Për kryeministrit turk, armët kimike janë mjet krimesh kundër njerëzimit.

“Shërbimet e inteligjencës raportojn indikativa të ekzistencës e rezervave të tjera të armëve kimike në Siri. Ky është një rrezik shumë i madh për popullin sirian që jeton një tragjedi humanitare në pesë vitet e fundit“, tha Ahmet Uzumcu.

Kreu i qeverisë turke rikujtoi se Turqia ka mikpritur duke i strehuar më shumë se 2.6 milion refugjatë, disa prej të cilëve janë larguar edhe nga sulmet kimike.

Duke siguruar se Turqia do të vazhdojë të ndjekë raportet e Shërbimeve së inteligjencës mbi stoqe të armëve kimike në Siri, Davutoglu theksoi se, “Turqia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK)”.

Nga ana e saj, Uzumcu ka falënderuar qeverinë turke për mbështetjen e saj, duke theksuar se qeveria e turqisë ka mbështetur (ONAK) për vite me rradhë duke siguruar dokumente.

Shekulli Agency

 

Shekulli Agency