Etiketa “Turqi” në arabisht bën ‘boom’ në Twitter

Sipas të përditshmes turke “Yeni Şafak” etiketa “Turqia nuk është vetëm” e përkthyer në arabisht ka hyrë në listën e ‘topic’-ve në Twitter.

ambu-turqi-4533Pas sulmit të urryer që ndodhi në Ankara, në Twitter filloi një fushatë etiketimi me shprehje në arabisht.

Etiketa me shprehjen e përkthyer në arabisht “Turqia nuk është vetëm” brenda një kohe të shkurtër hyri në listën e ‘topic’-ve më të përdorur.

Vetëm brenda një ore kjo etiketë arriti të regjistrojë një pjesëmarrje prej rreth 5 milionë vetësh, shifër e cila vazhdoi të rritej duke u shumëfishuar.

/TRT/

Shekulli Agency