FMN: Ekonomia turke në 2016 do të rritet me 3,2%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përmirëson parashikimet për rritjen ekonomike të Turqisë në lidhje me vitin 2016, nga 2,9% e ka korrigjuar me 3,2%.

fmn-4654Në raportin me titull “Perspektiva Globale dhe Sfidat e Politikës”, të cilin FMN-ja e publikoi para Mbledhjes së Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të G20-s që do të mbahet në Shangai të Kinës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka revizionuar parashikimet mbi rritjen ekonomike të Turqisë.

Parashikimin e rritjes ekonomike në lidhje me Turqinë për këtë vit FMN-ja e ka rritur me 0,3 pikë, ndërsa për vitin e ardhshëm e ka ulur me 0,1 pikë dhe nga 3,7% e ka korrigjuar në 3,6%.

Ndërkohë në raportin e tij Fondi paraqet një perspektivë pesimiste për të ardhmen dhe paralajmëron se “ekonomia globale do të dobësohet akoma edhe më shumë dhe se është shumë e ndjeshme përballë kundërshokimeve”.

FMN-ja bën të ditur se kushtet financiare në ekonomitë që janë në zhvillim janë tkurrur dhe dobësimi i tyre është në varësi të turbulencave financiare në rritje dhe të rënies së çmimeve të aseteve. Gjithashtu sipas komenteve të Fondit ngadalësimi që vihet re në ekonominë kineze i ka shtuar shqetësimet lidhur me rritjen e ekonomisë globale.

Kina, vendi që ka ekonominë dytë më të madhe në botë, po përjeton shpejtësinë më të ulët të rritjes këto 25 vitet e fundit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga G20 që të përgatisë edhe një plan, i cili do të gjallëronte ekonominë globale.

-“Vendet e G20-s duhet të kalojnë në veprim për të rritur investimet publike duke përdorur alternativa të përshtatshme financiare”, është apeli që bën FMN-ja në raportin e saj.

/TRT/

Shekulli Agency