Zëdhënësi i Kryesisë turke, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se Turqia nuk mundë të tolerojë nëse siguria e saj kombëtare është e kërcënuar nga dikush në Siri, edhe pse armëpushimi është aplikuar.
Kalin është shprehur të premten në një konferencë për shtyp në presidencën turke gjatë së cilës ai komentoi rreth situatës aktuale në Turqi dhe rajon.
“Në rastë se, bëhet fjalë për kërcënime ndaj sigurisë kombëtare të Turqisë, qoftë nga Daech ose PYD–YPG në Siri, Turqia do të zbatojë rregullat e angazhimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. “Ne mund të diskutojmë çdo gjë me miqtë dhe aleatët, por siguria jonë kombëtare nuk është e negociueshme”, tha, Ibrahim Kalin.
Kalin ghithashtu vuri ne theks se, gjatë bisedimeve të Gjenevës, forcat ajrore ruse dhe trupat e regjimit kanë ndjekur vazhdimisht sulmet e tyre, duke i sabotuar negociatat dhe kërkimin për një zgjidhje politike.

