Palët që refuzojnë të takohen për të diskutuar përgatitjet për një kushtetutë të re do të konsiderohen dezertorë, tha Numan Kurtulmus.
Të ejten në Ankara, Kurtulmus mbajti një fjalim në Simpoziumin mbi institucionet, “Rregullat dhe Urdhërat ndaj Mediave të Reja“. Ai e trajtoi çështjen e lirisë së shtypit.
Duke vënë në dukje se, Turqia ka kryer një luftë të përsosur kundër terrorizmit, Kurtulmus ka thënë: “Asnjë media nuk ka të drejtë për të mbështetur drejtpërdrejt, ose indirekt terrorizmin për të përmbysur partinë në pushtet duke përdorur lirin e shtypit për të penguar qeverinë nga detyra e saj. Kjo nuk është liria e shtypit, mediat duhet të jenë të kujdesshëm“.
“Ndërsa trupat e viktimave ishin ende kudo, ndërsa numri i viktimave ishte ende i panjohur, dhe qëllimet dhe autorët e veprave nuk ishin hetuar, disa organe pa ezituar kanë keqinformuar publikun për të dhënë përshtypje se “këto akte mund të planifikohen nga qeveria“. Përhapja e lajmit për një imazh sa më të keq nuk janë pjesë e lirisë së shtypit” tha Kurtulmus..
– Përgatitje për një kushtetut të re
Zëvendëskryeministri u bëri thirje gjitha partive politike në Turqi mbi përgatitjen e një kushtetute të re civile, demokratike dhe pjesëmarrëse.
Kurtulmus: “Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha partitë politike. Ata të gjithë mund të shprehin mendimet e tyre, dhe as kush nuk mund të vendos (linjat e kuqe). “E vetmja vijë e kuqe e vendosur munde të vije nga vet populli e cila nuk dëshiron kushtetut që janë hartuar me dirigjime ushtarake”.
“Këtu është një mundësi nëse duam një kushtetutë civile. Çfarëdo ligji që mund të adaptohet në këtë parlament, kjo nuk do të thotë asgjë pa miratimin e Kushtetutës. Parlamenti aktual është i detyruar të miratojë kushtetutën e re, ky është misioni i përbashkët i palëve. Ata që largohen duke mos marrë pjesë rreth tryezës,, do të konsiderohen dezertorë“. ka shtuar Kurtulmus.

