Shpërthim i fuqishëm në qendër të Ankarasë

Në vendin e ngjarjes ku ngjau shpërthimi kanë mbërritur një numër i madh i ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve

sulm-turqiNjë shpërthim i fuqishëm ka ngjarë në sheshin Kizilay në qendër të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Sipas informacioneve të para nga terreni, gjatë shpërthimit janë plagosur një numër i madh i njerëzve, ndërsa janë shkatërruar më shumë automjete.

Në vendin e ngjarjes ku ngjau shpërthimi kanë mbërritur një numër i madh i ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve. Policia ka bllokuar këtë pjesë të qytetit nga frika se mund të ketë shpërthime të reja.

Shekulli Agency