Administrata e Kremlinit ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë urdhër që prej nesër të tërhiqen forcat ruse nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin të hënën urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes për të filluar të martën procesin e tërheqjes së madhe të forcave ruse nga Siria.
“Detyra që i është kërkua Ministrisë tonë të Mbrojtjes dhe forcave të armatosura, globalisht janë arritur, kështu që ne urdhërojm Ministrinë e Mbrojtjes për të filluar nga nesër tërheqjen e më të madhe të kontingjenteve tona ushtarake nga Siria”, tha Putin në televizion me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Choïgu.
Gjithashtu edhe në njoftimin në ueb faqen zyrtare të Kremlinit, u konfirmua se Putin-i dhe presidenti sirian Bashar Al-Asad kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe kanë rënë dakord për tërheqjen e forcave ruse nga Siria.

