Sulmet terroriste në Bruksel, 34 të vdekur dhe 136 të plagosur

bruxe-544-Njoftohet se në 3 sulmet terroriste në Bruksel kanë humbur jetën së paku 34 persona dhe janë plagosur 136 të tjerë.

Në lajmin e gazetës Le Soir të bazuar në Prokurorinë e Brukselit, theksohet se në dy sulmet të ndodhura në aeroportin e Bruksel-t kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 81 të tjerë.

Ndërsa në sulmin në stacionin e metrosë Maalbeek të paktën 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 55 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë theksohet se shpërthimi në rrugën La Loi ka qenë nga çaktivizimi i kontrolluar i një pakoje të dyshimtë.

Shekulli Agency