{"id":10092,"date":"2016-04-14T11:25:29","date_gmt":"2016-04-14T10:25:29","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=10092"},"modified":"2016-04-14T11:36:03","modified_gmt":"2016-04-14T10:36:03","slug":"per-here-te-pare-ne-tirane-ja-fotot-e-tmerrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=10092","title":{"rendered":"P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb: Ja fotot e tmerrit! (+18)"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-10093\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522.jpg\" alt=\"112-696x522\" width=\"696\" height=\"522\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522-300x225.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Ekspozita me 200 foto trondit\u00ebse, n\u00eb Tiran\u00eb:<\/strong> Dhoma e torturave n\u00eb stacionin e policis\u00eb serbe; Prill 1999, kamioni frigorifer me civil\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb, del n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb ujit n\u00eb Danub; operacioni sekret i zhdukjes s\u00eb provave t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, duke djegur e zhdukur librat amz\u00eb t\u00eb t\u00eb lindurve, e t\u00eb t\u00eb vdekurve. Burgjet fam\u00ebkeqe serbe ku ekzekutoheshin me qindra shqiptar\u00eb; rishfaqet m\u00eb \u201999-\u00ebn krimineli i famsh\u00ebm serb, duke i prer\u00eb fytin nj\u00eb t\u00eb riu. Puset e vdekjes n\u00eb Kosov\u00eb, ku hidheshin me mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb vdekur, p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjurm\u00ebt e krimit\u2026<\/p>\n<p>Nga <strong>Violeta Murati<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb arsye madhore p\u00ebr nj\u00eb komb pse d\u00ebshmit\u00eb dhe historia t\u00eb jen\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sidomos kur krimet dhe terrori si n\u00eb rastin e luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb ende reflektimin, ndjeshm\u00ebrin\u00eb mbi gjenocidin e tmerrsh\u00ebm serb. Rasti \u00ebsht\u00eb zhvendosja e ekspozit\u00ebs s\u00eb Fitnete Ramosaj nga Prishtina n\u00eb Tiran\u00eb, ku vijn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pamje dhe d\u00ebshmi trondit\u00ebse n\u00eb Muzeun Historik nga tmerri i luft\u00ebs s\u00eb fundit, n\u00eb vitin 1998-1999. Mendimi i Ramosajt: P\u00ebrmes fotove dhe d\u00ebshmis\u00eb t\u00eb luftohet harresa dhe q\u00eb proceset t\u00eb mos nd\u00ebrtohen mbi t\u00eb dh\u00ebna jo t\u00eb sakta. \u201cTerrori dhe gjenocidi i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb ekspozita d\u00ebshmuese e mb\u00ebshtetur nga Instituti p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, e cila vjen dhe n\u00eb Tiran\u00eb sonte n\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar, pas ekspozimit n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb, Ramosaj ka punuar gati dy vjet vet\u00ebm me p\u00ebrpunim t\u00eb materialit, nd\u00ebrsa m\u00eb tep\u00ebr se 16 vjet ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me grumbullimin e materialeve p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka shfryt\u00ebzuar edhe materiale nga arkiva e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, nga Trupat e Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut, arkivin e Institutit p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, por edhe shtypin vendor edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, qoft\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe pas saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1998-1999, mij\u00ebra shqiptar\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb dhe jan\u00eb masakruar, madje mbi nj\u00eb mij\u00eb ende kan\u00eb mbetur t\u00eb zhdukur dhe sot e k\u00ebsaj dite nuk dihet se ku gjenden eshtrat e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb emblematike fotografia e realizuar nga fotografi i agjencis\u00eb \u201cGamma\u201d, francezi Georges Merillon (1957), n\u00eb fshatin Nagavec t\u00eb Rahovecit, m\u00eb 28 janar 1990. Me k\u00ebt\u00eb fotografi, m\u00eb 1991, Merillon fitoi \u00e7mimin prestigjioz \u201cWorld Press Photo\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb parat fotografi nga Kosova, q\u00eb tronditi bot\u00ebn: familja dhe t\u00eb af\u00ebrmit vajtojn\u00eb pran\u00eb trupit t\u00eb Nesimi Elshanit, student nga fshati Nagavac, i vrar\u00eb n\u00eb demonstratat e organizuara kund\u00ebr ripushtimit serb, m\u00eb 27 janar 1990, n\u00eb dalje t\u00eb fshatit Brestovc t\u00eb Rahovecit.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inlineleft \">\n<p id=\"halalad_companion_ad_div_--oxxwg-800Z9LlGuUtgVgxwnjQ=dhbdsljhbdDjTchvNDc4\">Krimi shtet\u00ebror serb ishte n\u00eb sistem, k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon Ramosaj me foton mbi gjurm\u00ebt e Kampit t\u00eb p\u00ebrqendrimit, burgu i Dubrav\u00ebs, n\u00eb komun\u00ebn e Istogut, ku prej dat\u00ebs 19-24 maj 1999, forcat okupuese serbe kryen masakr\u00ebn m\u00eb t\u00eb tmerrshme mbi t\u00eb burgosurit politik\u00eb shqiptar\u00eb dhe pengjet e luft\u00ebs, me \u00e7\u2019rast i ekzekutuan n\u00eb mas\u00eb n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb tmerrshme 184 prej tyre dhe i plagos\u00ebn mbi 300 t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb, nj\u00eb muaj para masakr\u00ebs, me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Dragoljub Jankoviq, ishin transferuar nga burgjet e Serbis\u00eb n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb. Fotografja sh\u00ebnon se dihej se n\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00ebsitet e policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb PJP-s\u00eb, t\u00eb JSO-s\u00eb, t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave (VJ), personali i burgut, t\u00eb burgosurit ordiner\u00eb serb\u00eb etj. Kjo masak\u00ebr \u00ebsht\u00eb organizuar dhe \u00ebsht\u00eb kryer me urdh\u00ebr t\u00eb instancave m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb. Prokuroria serbe p\u00ebr krime luft\u00eb n\u00eb Beograd, m\u00eb 15 tetor 2010, pranoi se Masakra \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm serb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Dragoljub Jankoviq, dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Nikolla Shainoviq. Deri m\u00eb tani, thot\u00eb Ramosaj, askush nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb gjenocidit kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb foto e ekspozuar, e quajtur Fotografia e Tmerrit, pamja \u00ebsht\u00eb: mbetje eshtrash t\u00eb 14 luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb prit\u00ebn e forcave ushtarake serbe, m\u00eb 29 mars 1999, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Shishmanit t\u00eb Bok\u00ebs (komuna e Gjakov\u00ebs), derisa po hynin nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb. Pas vrasjes, forcat serbe i grumbulluan dhe i dogj\u00ebn trupat e tyre, bashk\u00eb me armatimin dhe municionin q\u00eb e kishin me vete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rast n\u00eb foto: kriminel\u00ebt serb\u00eb, i burgosuri Ilija Mishkoviq nga \u00c7a\u00e7aku dhe Boban Bashqareviq, duke ekzekutuar t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb plagosur n\u00eb burgun e Dubrav\u00ebs, 22 maj 1999.<\/p>\n<p>Puset e vdekjes n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 gjat\u00eb luft\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999, dhjet\u00ebra civil\u00eb shqiptar\u00eb, pasi i vran\u00eb e i masakruan, forcat serbe i hodh\u00ebn n\u00eb puse (bunar\u00eb) t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm anemban\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim t\u00eb zhdukjes s\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb krimit. Ky rast \u00ebsht\u00eb ndjekur nga Josef Martinsen, koordinator i UNHCR-it dhe Ndihma e Kish\u00ebs Norvegjeze n\u00eb programin e emergjencave \u201cNxjerrja e trupave nga puset n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, korrik 1999-mars 2000.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fotografi ku nj\u00ebra prej 22 kufomave t\u00eb gjetura n\u00eb dy puset e Kotlin\u00ebs, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1999. Trupi kishte q\u00ebndruar pes\u00eb muaj e gjysm\u00eb n\u00eb pus. Kjo foto vjen nga Josef Martinsen, udh\u00ebheq\u00ebsi i ekipit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nxjerrjen e trupave nga k\u00ebto puse. Nd\u00ebrsa m\u00eb 24 mars 1999, forcat okupuese ushtarake e policore serbe e sulmuan fshatin Kotlin\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut. Pasi e pla\u00e7kit\u00ebn dhe e dogj\u00ebn fshatin, i zun\u00eb rob banor\u00ebt e fshatit, duke i ndar\u00eb n\u00eb dy grupe, grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe burrat n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb pasi i torturuan tmerr\u00ebsisht banor\u00ebt, i masakruan 27 meshkuj t\u00eb fshatit, tre prej tyre 16-vje\u00e7ar\u00eb. Pas torturimit t\u00eb tmerrsh\u00ebm, 22 prej tyre i hodh\u00ebn n\u00eb dy puse n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit, t\u00eb cilat m\u00eb pas ushtria serbe i shkat\u00ebrroi me eksploziv p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjurm\u00ebt e krimit. Trupat e pajet\u00eb t\u00eb 22 banor\u00ebve t\u00eb Kotlin\u00ebs, shumica prej tyre pa kok\u00eb dhe gjymtyr\u00eb t\u00eb tjera, u nxor\u00ebn nga puset n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1999, nga ekipet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ICTY (Tribunalit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi).<\/p>\n<p>Foto e korrikut 1999, n\u00eb De\u00e7an: Trupi i pajet\u00eb i t\u00eb riut S. F. pas nxjerrjes nga bunari. N\u00eb maj t\u00eb vitit 1999, i plagosur ishte z\u00ebn\u00eb nga policia serbe, t\u00eb cil\u00ebt pasi e kishin torturuar mizorisht e kishin masakruar me arm\u00eb t\u00eb ftohta e arm\u00eb zjarri, duke e ngulfatur edhe me qese najloni e m\u00eb pas e kishin hedhur n\u00eb bunarin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb R. \u00c7., duke ia hedhur p\u00ebrmbi dhe rreth nj\u00ebqind blloqe betoni.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr foto me historin\u00eb: Kamioni frigorifer, i cili m\u00eb 6 prill 1999, doli mbi sip\u00ebrfaqen e ujit t\u00eb Danubit, n\u00eb Tekija, rreth 200 kilometra n\u00eb lindje t\u00eb Beogradit, n\u00eb t\u00eb cilin gjendeshin trupat e 86 civil\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ishin edhe trupat shtet\u00ebrore serb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjurm\u00ebt e krimit. Kamioni ishte pa targa, kishte vet\u00ebm nj\u00eb logo q\u00eb tregonte se i p\u00ebrkiste thertores \u201cPIK Progres Eksport\u201d nga qyteti i Prizrenit. Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve okular\u00eb, m\u00eb 7 prill, 53 trupa si dhe tri koka t\u00eb prera nga trupat e tyre, u d\u00ebrguan me nj\u00eb kamion n\u00eb qendr\u00ebn st\u00ebrvitore t\u00eb policis\u00eb serbe n\u00eb Batajnic\u00eb, ku i hodh\u00ebn n\u00ebp\u00ebr gropa dhe i dogj\u00ebn, nd\u00ebrkaq t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrfunduan n\u00eb varrez\u00ebn masive n\u00eb Petrovo Sello.<\/p>\n<p>Serbia para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nisi nd\u00ebrmarrjen me t\u00eb pabesueshme p\u00ebr zhdukjen e provave t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, duke djegur e zhdukur librat amz\u00eb t\u00eb t\u00eb lindurve dhe t\u00eb t\u00eb vdekurve, duke ua marr\u00eb dhe shkat\u00ebrruar dokumentet e identifikimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar t\u00eb kolonave shqiptare, q\u00eb me dhun\u00eb d\u00ebboheshin jasht\u00eb kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur kthimin, me q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi ekstreme e shpjeguar p\u00ebrmes disa fotove q\u00eb tregojn\u00eb grumbuj letrash identifikimi, duke treguar se me spastrimet etnike n\u00ebp\u00ebrmjet operacionit sekret \u201cPatkoi\u201d, n\u00eb Kosov\u00eb duhej t\u00eb mbeteshin 400-500 mij\u00eb shqiptar\u00eb dhe me kolonizimin e ri serb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb krijohej artificialisht nj\u00eb p\u00ebrqindje proporcionale e popullat\u00ebs, ku dihet thot\u00eb Ramosaj, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb historia, se n\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb numri i pakic\u00ebs serbe e malazeze s\u00eb bashku n\u00eb Kosov\u00eb nuk e ka kaluar shifr\u00ebn prej 200 mij\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb foto d\u00ebshmuese, nj\u00eb ushtar i NATO-s n\u00eb dhom\u00ebn e tortur\u00ebs n\u00eb podrumin e stacionit policor serb n\u00eb Prishtin\u00eb. Kjo tregon se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, ushtar\u00ebt britanik\u00eb kan\u00eb gjetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhom\u00eb mjete t\u00eb llojllojshme t\u00eb tortur\u00ebs, me t\u00eb cilat d\u00ebshmohet se i p\u00ebrdornin forcat serbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ndryshe u quajt: \u201cChamber of horrors\u201d (Dhoma e tmerreve). N\u00eb to, kishte mjete t\u00eb tortur\u00ebs p\u00ebr torturimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb z\u00ebn\u00eb rob, t\u00eb gjetur pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb stacionin e policis\u00eb serbe n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb mesin e tyre \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nj\u00eb motosharr\u00eb.<\/p>\n<p>E pa\u00e7mueshme \u00ebsht\u00eb liria, sh\u00ebnon Ramosaj kur prezanton nj\u00eb tjet\u00ebr foto trondit\u00ebse: Masakra makabre e kryer nga forcat serbe, m\u00eb 29 janar 1999, n\u00eb Rogov\u00eb t\u00eb Hasit, Gjakov\u00eb. Vet\u00ebm brenda tri dit\u00ebsh, 27-29 janar 1999, n\u00eb Bishtazhin, Goden e Rogov\u00eb t\u00eb Hasit, forcat serbe i vran\u00eb e i masakruan 30 shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb burgosur shqiptar\u00eb, t\u00eb ekzekutuar nga forcat serb\u00eb n\u00eb Kampin e P\u00ebrqendrimit \u2013 n\u00eb Burgun e Dubrav\u00ebs (19 -24 maj 1999)<\/p>\n<p>Masakra e Re\u00e7akut, Shtim\u00eb 15 janar 1999. P\u00ebr t\u00eb kryer me sukses masakr\u00ebn e tmerrshme n\u00eb fshatin Re\u00e7ak t\u00eb Shtim\u00ebs, Beogradi zyrtar i d\u00ebrgoi n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjer\u00ebve edhe Vojsllav Sheshelin e Nikolla Shainoviqin (z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Serbis\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur n\u00eb Kosov\u00eb dy dit\u00eb para masakr\u00ebs e ishin larguar dy dit\u00eb pas masakr\u00ebs.<\/p>\n<p>Forcat e ushtris\u00eb serbo-jugosllave, nj\u00ebsit\u00eb speciale e t\u00eb ISO-s e PJP-s\u00eb, forcat e policis\u00eb serbe e paramilitare dhe serb\u00eb lokal\u00eb t\u00eb mobilizuar nga Ferizaj, Sht\u00ebrpca, Shtimja, Vitia, Lipjani etj., n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb 15 janarit 1999, u fut\u00ebn n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e Re\u00e7akut, duke i terrorizuar banor\u00ebt e fshatit. Pas torturave dhe mizorive t\u00eb shumta forcat serbe i ekzekutuan n\u00eb mas\u00eb 45 banor\u00eb civil\u00eb t\u00eb fshatit dhe i plagos\u00ebn dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. Shumic\u00ebs s\u00eb viktimave u ishin hequr pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit, si: syt\u00eb, kokat, zemrat etj. Kishte pleq, plaka, t\u00eb rinj, por edhe gra e f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dy gjinive. Rrugicat dhe kodrat mbi fshat ishin mbushur me kufoma. Tmerrin n\u00eb Re\u00e7ak e pan\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e OSBE-s\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb pas masakr\u00ebs, i gjetur p\u00ebrball\u00eb pamjeve t\u00eb tmerrshme t\u00eb masakr\u00ebs, kryesuesi i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, diplomati amerikan William Walker, i kumtoi bot\u00ebs se ajo q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Re\u00e7ak ishte krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb foto e tmerrshme, ku shfaqet krimineli serb Gorolub (Slavujko) Paunoviq (1969) pun\u00ebtor i ish-PTT-s\u00eb n\u00eb Vushtrri, duke i prer\u00eb fytin nj\u00eb t\u00eb riu shqiptar. Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve, ky kriminel ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs edhe n\u00eb krimin n\u00eb familjen e Hamdi Ugjarit, m\u00eb 1999.<\/p>\n<p>Ekspozohet nj\u00eb faksimile e dokumentit \u201ctep\u00ebr sekret\u201d t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave, nr. 612-1, i dat\u00ebs 30.3.1999, me t\u00eb cilin urdh\u00ebrohet pushtetit civil n\u00eb komunat Pej\u00eb, Istog, Klin\u00eb e De\u00e7an t\u00eb vihen n\u00ebn urdhrat e \u201ckomandantit Suprem\u201d p\u00ebr d\u00ebbimin e popullsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmi fotografike trondit\u00ebse \u00ebsht\u00eb ajo se si forcat serbe d\u00ebshmojn\u00eb se nj\u00ebsitet ushtarake dhe paraushtarake serbe gjat\u00eb kryerjes s\u00eb krimeve, vrasjeve, masakrave, plojave, p\u00ebrdhunimeve, spastrimit etnik dhe zbatimit t\u00eb urdhrave p\u00ebr \u201ctok\u00ebn e djegur\u201d kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste i kan\u00eb keqp\u00ebrdorur edhe simbolet e U\u00c7K-s\u00eb. Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, af\u00ebrsisht 20 mij\u00eb femra shqiptare, q\u00eb nga mosha 7-vje\u00e7are e tutje iu n\u00ebnshtruan krimit t\u00eb p\u00ebrdhunimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe n\u00eb mbar\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Disa prej tyre, pas p\u00ebrdhunimit jan\u00eb vrar\u00eb e masakruar, disa jan\u00eb zhdukur pa gjurm\u00eb, disa vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb vdekura p\u00ebr s\u00eb gjalli. P\u00ebrdhunimet sh\u00ebnojn\u00eb krimet m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh sh\u00ebnojn\u00eb krimet m\u00eb t\u00eb pandri\u00e7uara dhe m\u00eb t\u00eb pand\u00ebshkuara. Kjo vajz\u00eb e re pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhunuar nga forcat serbe, \u00ebsht\u00eb masakruar dhe hedhur n\u00eb lum n\u00eb periferi t\u00eb Gjakov\u00ebs, viti 1999. Dhe fytyra e terrorit n\u00eb fotot e Ramosajt ka shpres\u00ebn mbi gjemba, kur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shfaqet duke kaluar mbi tela p\u00ebr t\u2019u ribashkuar me familjen e tij n\u00eb nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh n\u00eb Kuk\u00ebs\u2026P\u00ebr ironi, asgj\u00eb si duket nuk \u00ebsht\u00eb harruar, kjo histori p\u00ebr ironi vjen e rip\u00ebrs\u00ebritur nga shekujt!<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/37-300x225.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-10097\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/37-300x225.jpg\" alt=\"37-300x225\" width=\"384\" height=\"288\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/56-225x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-10098\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/56-225x300.jpg\" alt=\"56-225x300\" width=\"370\" height=\"493\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/81-225x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-10099\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/81-225x300.jpg\" alt=\"81-225x300\" width=\"378\" height=\"504\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/110-225x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-10100 aligncenter\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/110-225x300.jpg\" alt=\"110-225x300\" width=\"373\" height=\"498\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/131-225x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-10101 aligncenter\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/131-225x300.jpg\" alt=\"131-225x300\" width=\"375\" height=\"500\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-10093\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522.jpg\" alt=\"112-696x522\" width=\"696\" height=\"522\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/112-696x522-300x225.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspozita me 200 foto trondit\u00ebse, n\u00eb Tiran\u00eb: Dhoma e torturave n\u00eb stacionin e policis\u00eb serbe; Prill 1999, kamioni frigorifer me civil\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb, del n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb ujit n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10093,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-10092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10092"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10092"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10092\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10104,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10092\/revisions\/10104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}