{"id":10529,"date":"2016-04-24T20:28:28","date_gmt":"2016-04-24T19:28:28","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=10529"},"modified":"2016-04-24T21:00:08","modified_gmt":"2016-04-24T20:00:08","slug":"fenomeni-politik-sali-berisha-nje-shembull-i-keq-per-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=10529","title":{"rendered":"Fenomeni politik \u201cSali Berisha\u201d, nj\u00eb shembull i keq p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/enis-700x380-700x380.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-10530\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/enis-700x380-700x380.jpg\" alt=\"enis-700x380-700x380\" width=\"700\" height=\"380\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/enis-700x380-700x380.jpg 700w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/enis-700x380-700x380-300x163.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/a><strong>Shkruan: Enis Baftijari<\/strong><\/p>\n<p>Ish kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, duke iu drejtuar qytetar\u00ebve nga foltorja e Kuvendit, i porositi ato q\u00eb t\u00eb armatosen kund\u00ebr qeveris\u00eb aktuale t\u00eb cil\u00ebn e klasifikoi si \u201cqeveri kriminele\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet t\u00eb na brengos\u00eb nga ky fjalim i Sali Berish\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb mesazhi i tij p\u00ebr t\u2019u armatosur, sepse k\u00ebt\u00eb askush nuk e merr me seriozitet, por duhet t\u00eb na brengos\u00eb fakti q\u00eb edhe pas 25 viteve t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare ende nuk jan\u00eb pjekur kushtet p\u00ebr nj\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje demokratike, p\u00ebr nj\u00eb mend\u00ebsi politike q\u00eb do t\u2019i zgjidh mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebrmes dialogut dhe me kompromis, dhe p\u00ebr nj\u00eb mend\u00ebsi politike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb dhun\u00ebn nga agjenda politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse e interpretojm\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb si bindje individuale apo shprehje t\u00eb lir\u00eb t\u00eb z. Berisha, at\u00ebher\u00eb kjo nuk n\u00ebnkupton asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb tentim i d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb ringjallur karrier\u00ebn e tij politike t\u00eb vdekur, ose tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen kah vetja dhe p\u00ebr t\u2019u d\u00ebshmuar si \u201chero\u201d i Partis\u00eb Demokratike. Por, n\u00ebse k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb e interpretojm\u00eb si nj\u00eb shembull q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson mend\u00ebsin\u00eb politike shqiptare, at\u00ebher\u00eb kjo duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuese. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim e ceka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike \u201cfenomenin politik t\u00eb Sali Berish\u00ebs\u201d, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tipik i mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr destruktive t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes shqiptare, por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky, kemi me boll\u00ebk edhe shum\u00eb \u201cSalia\u201d t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Rasti i Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb shembull i nj\u00eb politikani shqiptar t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, i cili n\u00eb konstruktin e tij mental nuk i ka pranuar parimet dhe vlerat e mir\u00ebfillta demokratike, edhe pse t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn thirret n\u00eb to. M\u00eb vjen keq q\u00eb po e ceki vet\u00ebm z. Berisha, sepse ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ky, por k\u00ebt\u00eb po e mar si shembull t\u00eb brezit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, dhe si m\u00eb i theksuari gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve t\u00eb pluralizmit shqiptar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb veprim Sali Berisha tregoi se d\u00ebshp\u00ebrimin nga d\u00ebshtimin e tij personal, d\u00ebshiron q\u00eb t\u2019ia imponoj\u00eb edhe shtetit dhe t\u00ebr\u00eb popullit si d\u00ebshtim kolektiv. N\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e politikanit shqiptar ende nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb parimi i \u201cdor\u00ebheqjes\u201d. Berisha mendon se me d\u00ebshtimin e tij ka d\u00ebshtuar t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria. Mir\u00ebpo \u201cgarda e vjet\u00ebr\u201d e politikan\u00ebve duhet ta kuptoj\u00eb se ka ardhur gjenerat\u00eb e re, me mend\u00ebsi t\u00eb re, me ideja t\u00eb reja, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb dinamike, progresive, dhe europiane.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb demokracia e brisht\u00eb shqiptare ende nuk po mundet t\u00eb konsolidohet dhe t\u00eb jet\u00eb e pavarur p\u00ebr t\u2019i zgjidhur problemet me kompromis, pa nd\u00ebrhyrjen e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm dhe pa k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb dhun\u00ebs, apo p\u00ebr bllokim t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Pse Sali Berisha ende nuk e pranon faktin se i ka humbur zgjedhjet dhe se tani rradh\u00ebn e ka tjet\u00ebrkush ta d\u00ebshmoj\u00eb veten n\u00eb qeverisje. A ende nuk i \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaqur egoja, me gjith\u00eb faktin se pothuajse gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i saj, qoft\u00eb si president, apo si kryeminist\u00ebr!<\/p>\n<p>Ndjej keqardhje q\u00eb ende nuk jan\u00eb krijuar rrethanat p\u00ebr nd\u00ebrrimin e garniturave qeveritare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze, ku humb\u00ebsi do ta pranonte disfat\u00ebn n\u00eb zgjedhje, dhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb opozit\u00eb t\u00eb konkuroj\u00eb me projekte dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb korigjues i denj\u00eb p\u00ebr pushtetin, deri n\u00eb \u00e7astin kur votuesit do t\u2019ua besojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri qeverisjen e vendit p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira, fer dhe demokratike. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq, jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb ende opozita shqiptare, (si kjo aktualja apo edhe ish opozita q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb), tenton \u00a0p\u00ebr ta rr\u00ebzuar pushtetin p\u00ebrmes protestave dhe mundohet q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb diskreditoj\u00eb rezultatet e zgjedhjeve. Pat\u00ebm ngjarjet e p\u00ebrgjakshme t\u00eb \u201cjanarit\u201d kur pozita aktuale, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb opozit\u00eb, u mundua t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebrmes protestave. Nd\u00ebrsa tani kemi rastin q\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen ta shohim me opozit\u00ebn aktuale, e cila fton n\u00eb protesta p\u00ebr ta r\u00ebzuar qeverin\u00eb dhe k\u00ebrkon krijimin e qeveris\u00eb teknike p\u00ebr t\u00eb organizuar zgjedhje t\u00eb besueshme, me k\u00ebt\u00eb n\u00ebnkuptojm\u00eb se ata nuk i pranojn\u00eb rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb fundit. Mendoj se k\u00ebto k\u00ebrkesa nuk kan\u00eb baz\u00eb dhe nuk jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qeveria aktuale pritet mir\u00eb n\u00eb qarqet diplomatike dhe i kushtohet v\u00ebmendje, p\u00ebr dallim nga qeveria e Gruevskit, me t\u00eb cil\u00ebn n\u00ebse e krahasojm\u00eb, na del se kjo e fundit \u00ebsht\u00eb e izoluar diplomatikisht dhe \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb agjendave t\u00eb takimeve t\u00eb lider\u00ebve bot\u00ebror\u00eb. Gjithashtu k\u00ebto k\u00ebrkesa nuk kan\u00eb as mb\u00ebshtetje t\u00eb argumenteve t\u00eb forta t\u00eb cilat do t\u2019i justifikonin ato, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb Maqedoni ku opozita doli me argumente bind\u00ebse p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet e pushtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e them p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parimet e demokracis\u00eb liberale dhe vlerave per\u00ebndimore t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, ku elita politike do t\u00eb duhej t\u2019i vendos\u00eb interesat shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare para interesave personale, grupore apo partiake, si dhe t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb parimet e dialogut demokratik dhe zgjidhjes s\u00eb problemeve p\u00ebrmes kompromisit.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb politik\u00ebn shqiptare mbisundon interesi personal, grupor ose partiak mbi interesat komb\u00ebtare dhe shtet\u00ebrore. Tani kjo po d\u00ebshmohet p\u00ebrs\u00ebri me rastin e nevoj\u00ebs s\u00eb implementimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cilat nevojiten dy t\u00eb tretat e votave n\u00eb Kuvend. Kjo reform\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr vazhdimin e procesit t\u00eb integrimeve evropiane t\u00eb Shqiperis\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, nd\u00ebrsa opozita aktuale po e keqp\u00ebrdor\u00eb pozit\u00ebn e saj p\u00ebr pik\u00eb t\u00eb politik\u00ebs ditore dhe e bllokon reform\u00ebn, por n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave shtet\u00ebrore. Nj\u00ebjt\u00eb sikur n\u00eb koh\u00ebn kur qeveria aktuale ishte n\u00eb opozit\u00eb, dhe pengonte miratimin e tre ligjeve q\u00eb i k\u00ebrkonte BE-ja si kusht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e shtetit kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Partit\u00eb politike dhe politikan\u00ebt shqiptar\u00eb ende nuk mund ta tejkalojn\u00eb vetveten dhe ta l\u00ebn\u00eb anash egoizmin, inatin dhe inferioritetin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me frym\u00ebn bashk\u00ebpunuese dhe konstruktive. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se at\u00ebher\u00eb ata do t\u2019i vendosin interesat e shtetit dhe t\u00eb popullit mbi interesat e tyre personale apo partiake, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb fitonin t\u00eb gjith\u00eb sepse mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb fitonte Shqip\u00ebria dhe shqip\u00ebtar\u00ebt. Por, ja q\u00eb sot kemi nj\u00eb situat\u00eb ku partit\u00eb shqiptare mundohen me \u00e7do kusht t\u00eb (keq)p\u00ebrdorin pozit\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar rivalin politik edhe me \u00e7mimin e d\u00ebmtimit t\u00eb interesave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Elita politike shqiptare duhet ta kuptoj\u00eb se nuk jemi m\u00eb n\u00eb situat\u00eb sikur n\u00eb vitet e \u201990-ta, kur pushteti fitohej p\u00ebrmes dhun\u00ebs dhe demonstratave. Tani jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme, kur kemi arritur q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ta an\u00ebtar\u00ebsojm\u00eb n\u00eb NATO dhe \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE. Tani jemi para nj\u00eb momenti delikat, me \u00e7\u2019rast klasa e vjet\u00ebr e politikan\u00ebve duhet t\u2019ia liroj\u00eb vendin nj\u00eb brezi t\u00eb ri t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb edukuar n\u00eb frym\u00ebn e vlerave demokratike dhe europiane, p\u00ebrndryshe Shqip\u00ebria dhe shqip\u00ebtar\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb sillen n\u00eb labirintin e mend\u00ebsis\u00eb ballkanike. Ose do t\u00eb europianizohemi ose do t\u00eb ngelim t\u00eb ballkanizuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Enis Baftijari Ish kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, duke iu drejtuar qytetar\u00ebve nga foltorja e Kuvendit, i porositi ato q\u00eb t\u00eb armatosen kund\u00ebr qeveris\u00eb aktuale t\u00eb cil\u00ebn e klasifikoi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10530,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-10529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10529"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10529"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10542,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10529\/revisions\/10542"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}