{"id":1089,"date":"2015-07-31T16:17:27","date_gmt":"2015-07-31T15:17:27","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=1089"},"modified":"2015-07-31T16:17:27","modified_gmt":"2015-07-31T15:17:27","slug":"strategjia-e-re-e-turqise-pas-sulmit-terrorist-ne-suruc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=1089","title":{"rendered":"Strategjia e re e Turqis\u00eb pas sulmit terrorist n\u00eb Suru\u00e7"},"content":{"rendered":"<h2 class=\"news-spot\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11798480_1460834000905853_965769155_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-741\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11798480_1460834000905853_965769155_n.jpg\" alt=\"avion-turk\" width=\"824\" height=\"570\" \/><\/a><\/h2>\n<h2 class=\"news-spot\">Pas sulmit terrorist t\u00eb 20 korrikut n\u00eb Suru\u00e7, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 32 persona, Turqia po b\u00ebhet sken\u00eb e zhvillimeve historike.<\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<section id=\"zone-21038147\" class=\"zone newsentity entity news-container news-detail clearfix  newsentity entity news-container news-detail clearfix  newsentity entity news-container news-detail clearfix  newsentity entity news-container news-detail clearfix  \">\n<section id=\"widget-21038184\" class=\"widget  news-detail nm \">\n<article>Fillimisht erdh\u00ebn sulmet e nj\u00ebkohshme terroriste t\u00eb PKK-s\u00eb, organizat\u00eb kjo q\u00eb martirizoi disa efektiva t\u00eb ushtris\u00eb e policis\u00eb turke, por edhe u preu rrug\u00ebn e u dogji makinat shum\u00eb civil\u00ebve n\u00eb Adiyaman, Ceylanpinari, Diyarbakir dhe n\u00eb provinca t\u00eb tjera t\u00eb vendit. K\u00ebshtu, p\u00ebrshkall\u00ebzimi i terrorit ndryshoi papritmas edhe agjend\u00ebn sociopolitike t\u00eb Turqis\u00eb. Teksa nga aspekti social \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb ndjenj\u00eb shqet\u00ebsimi n\u00eb popull, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi politik qeveria e p\u00ebrkohshme e Partis\u00eb AK b\u00ebri nj\u00eb manov\u00ebr ushtarake shum\u00eb t\u00eb madhe. Avion\u00ebt luftarak\u00eb turq godit\u00ebn pozicionet e DAESH-it n\u00eb Siri dhe ato t\u00eb PKK-s\u00eb n\u00eb Irak. Si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burime t\u00eb ndryshme, operacionet me objektiva t\u00eb parap\u00ebrcaktuara, q\u00eb ushtria turke realizon gati \u00e7do dit\u00eb, po shkaktojn\u00eb d\u00ebme serioze n\u00eb radh\u00ebt e terrorist\u00ebve t\u00eb DAESH-it dhe PKK-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Republika e Turqis\u00eb ka riaktivizuar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 3-4 vitesh, politik\u00ebn e siguris\u00eb ushtarake kund\u00ebr terrorit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb ka spikatur menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aleat\u00ebt e NATO-s, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebnuan fuqish\u00ebm <strong>sulmet terroriste<\/strong> kund\u00ebr Turqis\u00eb dhe reaguan pozitivisht karshi operacioneve ajrore t\u00eb saj. T\u00eb gjitha vendet aleate demonstruan nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ngjash\u00ebm, me n\u00eb krye Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Pas k\u00ebsaj, duke iu referuar nenit 4 t\u00eb Traktatit t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, q\u00eb i mund\u00ebson nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bisedime, kur ai vler\u00ebson se nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim po i kanoset integritetit territorial, pavar\u00ebsis\u00eb politike apo siguris\u00eb s\u00eb tij; Turqia thirri n\u00eb mbledhje urgjente K\u00ebshillin e NATO-s dhe mori p\u00ebrgjigje pozitive. Nd\u00ebrsa n\u00eb fund Ankaraja informoi edhe OKB-n\u00eb p\u00ebr operacionet ushtarake, duke marr\u00eb k\u00ebshtu mb\u00ebshtetjen e t\u00eb drejt\u00ebs dhe ligjshm\u00ebris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime nuk jan\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb dhe e zakonshme; p\u00ebrkundrazi, ato p\u00ebrmbajn\u00eb dimensione shum\u00eb kritike p\u00ebr politik\u00ebn e Turqis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe politik\u00ebn e jashtme t\u00eb saj n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr Lindjen e Mesdhe dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. N\u00ebse do t\u00eb ishte e p\u00ebrshtatshme nj\u00eb shprehje e till\u00eb, pas sulmit terrorist n\u00eb Suru\u00e7 po p\u00ebrjetohet nj\u00eb pik\u00eb thyerjeje historike. Megjithat\u00eb, nd\u00ebr p\u00ebrmasat e shumta kritike t\u00eb zhvillimeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura, tre jan\u00eb ato m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet:<\/p>\n<p>S\u00eb pari; politika antiterror e Turqis\u00eb ka fituar nj\u00eb vrull dhe nj\u00eb zgjerim t\u00eb fuqish\u00ebm. Teksa riaktivizoi operacionet ajrore kund\u00ebr PKK-s\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 4 vitesh, Turqia filloi nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb luft\u00eb ushtarake me DAESH-in. Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb madhe p\u00ebrpara, Turqia nisi t\u00eb kryej\u00eb sulme ajrore kund\u00ebr terrorist\u00ebve t\u00eb DAESH-it, ashtu si dhe aleati i saj m\u00eb i madh, SHBA-t\u00eb. Krahas operacioneve ajrore, forcat turke t\u00eb siguris\u00eb arrestuan nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh pjes\u00ebtar\u00ebsh e simpatizant\u00ebsh t\u00eb DAESH-it. Edhe pse lufta e dyfisht\u00eb e Turqis\u00eb kund\u00ebr <strong>PKK<\/strong>-s\u00eb dhe DAESH-it mund t\u00eb duket si zgjerim i objektivave, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kuptohet q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji e re.<\/p>\n<p>Dimensioni i dyt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb suaz\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht fillimi i nj\u00eb strategjie t\u00eb re n\u00eb luft\u00ebn antiterror. Me sa duket Turqia do t\u00eb likuidoj\u00eb plot\u00ebsisht organizat\u00ebn terroriste PKK, kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebs lufton prej 30 vjet\u00ebsh, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar tek lufta me DAESH-in. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo strategji mb\u00ebshtetet edhe nga vendet e tjera an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Mesazhet e ardhura nga an\u00ebtar\u00ebt e Aleanc\u00ebs tregojn\u00eb se sot \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr likuidimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb PKK-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Turqia t\u00eb mund t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr DAESH-it, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem global dhe m\u00eb par\u00ebsor. Kjo strategji do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Turqis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb <strong>NATO<\/strong> nj\u00eb p\u00ebrqendrim m\u00eb t\u00eb madh kund\u00ebr DAESH-it. Situata n\u00eb fjal\u00eb gjithashtu do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm rolin e Turqis\u00eb brenda Aleanc\u00ebs dhe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb del n\u00eb pah edhe p\u00ebrmasa e tret\u00eb, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rrug\u00ebn, q\u00eb Turqia do t\u00eb ndjek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb vijim lidhur me Procesin e Zgjidhjes\/Paqes dhe luft\u00ebn kund\u00ebr organizat\u00ebs terroriste DAESH. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e parashikueshme q\u00eb Procesi i Zgjidhjes, i cili mbart r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb e Turqis\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb ecurin\u00eb e m\u00ebparshme dhe do t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr. Por koha do t\u00eb tregoj\u00eb sesi do t\u00eb realizohet kjo. Nga ana tjet\u00ebr, disi e paqart\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr momentin edhe metoda, me t\u00eb cil\u00ebn Turqia do t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr radikalizmit dhe terrorizmit t\u00eb DAESH-it; por n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sipas mendimit tim, nuk do t\u00eb duhet shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar rrug\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb ndiqet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb ashiqare se metoda e luftimit me t\u00eb dyja organizatat terroriste nuk do t\u00eb jet\u00eb ose nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet operacioneve ushtarake. Sepse asnj\u00eb organizat\u00eb terroriste nuk mund t\u00eb zhduket plot\u00ebsisht vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet operacioneve ushtarake. Terrori \u00ebsht\u00eb si ato insektet e d\u00ebmshme dhe mushkonjat e mo\u00e7aleve. Ato nuk mund t\u00eb eliminohen plot\u00ebsisht pa u thar\u00eb k\u00ebneta. Pra, vet\u00ebm asgj\u00ebsimi i terrorist\u00ebve nuk mund t\u00eb jet\u00eb zgjidhje definitive p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk sheshohen faktet dhe shkaqet e terrorizmit, i cili \u00ebsht\u00eb mo\u00e7ali i terrorit. Prandaj Turqia, aleat\u00ebt e saj n\u00eb NATO, madje e gjith\u00eb Lindja e Mesme dhe shoq\u00ebria bot\u00ebrore duhet t\u00eb ndjekin nj\u00ebkoh\u00ebsisht metoda dhe politika civile t\u00eb gjithanshme e integruese p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb suksesshme kund\u00ebr <strong>DAESH<\/strong>-it. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, fillimi m\u00eb i mbar\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb neutralizimi i ideologjis\u00eb, q\u00eb ushqen ve\u00e7an\u00ebrisht terrorin e DAESH-it. Me siguri q\u00eb mjeti m\u00eb efikas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizimi apo kalbja e retorizmit, propagandave dhe bindjeve t\u00eb paqena, q\u00eb shfryt\u00ebzohen nga kjo organizat\u00eb terroriste.<\/p>\n<p>Si hap i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet t\u00eb shpalosen drejt\u00ebsisht nocionet, parimet dhe reflektimet e fes\u00eb islame, t\u00eb cilat DAESH-i i shtremb\u00ebron dhe shfryt\u00ebzon q\u00ebllimisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar q\u00ebllimet e tij terroriste. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb shpjegohet dhe zbatohet mesazhi i drejt\u00eb i islamit, si dhe t\u2019u tregohet t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve se DAESH-i nuk p\u00ebrfaq\u00ebson islamin. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu mund t\u00eb dal\u00eb m\u00eb n\u00eb pah roli dhe r\u00ebnd\u00ebsia e Turqis\u00eb. Sepse zbatimi dhe koncepti islam i demonstruar nga <strong>Turqia<\/strong>, roli nd\u00ebrmjet\u00ebsues mes islamit e bot\u00ebs per\u00ebndimore, si dhe pozicioni i saj historik e gjeokulturor mund t\u00eb jen\u00eb me dobi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol. Sigurisht q\u00eb lufta kund\u00ebr DAESH-it dhe terrorit t\u00eb \u00e7dollojsh\u00ebm mund t\u00eb ket\u00eb kosto tep\u00ebr serioze. Mir\u00ebllogaritja e t\u00eb gjitha kostove t\u00eb parashikueshme dhe paparashikueshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb primare. Por akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ndarja e p\u00ebrbashk\u00ebt e k\u00ebtyre kostove dhe kontributi pozitiv i t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebve p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Autor: Prof. dr. Ramazan Gozen<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>Pedagog i deg\u00ebs s\u00eb Shkencave Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare pran\u00eb Universitetit \u201cMarmara\u201d n\u00eb Stamboll<\/em><\/strong><\/p>\n<\/article>\n<\/section>\n<\/section>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas sulmit terrorist t\u00eb 20 korrikut n\u00eb Suru\u00e7, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 32 persona, Turqia po b\u00ebhet sken\u00eb e zhvillimeve historike. &nbsp; Fillimisht erdh\u00ebn sulmet e nj\u00ebkohshme terroriste t\u00eb PKK-s\u00eb, organizat\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":741,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-1089","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1089"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1089"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1089\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1090,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1089\/revisions\/1090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/741"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}