{"id":1095,"date":"2015-08-01T09:14:01","date_gmt":"2015-08-01T08:14:01","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=1095"},"modified":"2015-08-01T09:17:16","modified_gmt":"2015-08-01T08:17:16","slug":"1095","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=1095","title":{"rendered":"Kadareja, gabi i mendimit shqiptar"},"content":{"rendered":"<div class=\"td-post-text-content\">\n<div id=\"attachment_1096\" style=\"width: 280px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/11823695_1465343253788261_1379305111_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-1096\" class=\"  wp-image-1096\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/11823695_1465343253788261_1379305111_n.jpg\" alt=\" Hysamedin Feraj\" width=\"270\" height=\"205\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/11823695_1465343253788261_1379305111_n.jpg 805w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/11823695_1465343253788261_1379305111_n-300x228.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 270px) 100vw, 270px\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-1096\" class=\"wp-caption-text\">Prof.Dr Hysamedin Feraj<\/p><\/div>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb parafjal\u00eb, nj\u00eb fillim i but\u00eb p\u00ebr mbrapshtit\u00eb e shumta t\u00eb Ismail Kadares\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mendimit shqiptar, posa\u00e7\u00ebrisht e mendimit politik. Kadare ka nj\u00eb ngjashm\u00ebri me at\u00eb q\u00eb quhet tregu \u201cgabi\u201d \u2013 \u201ci gabel\u00ebve\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri nga q\u00eb ushtrohet m\u00eb s\u00eb shumti nga gabel\u00ebt, ose s\u00eb paku k\u00ebshtu perceptohet.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tregun q\u00eb merr n\u00eb Per\u00ebndim mallra t\u00eb p\u00ebrdorura, t\u00eb vjet\u00ebruara ose q\u00eb thjesht\u00eb nuk p\u00ebrdoren m\u00eb nga t\u00eb zot\u00ebt e tyre, ndodh\u00eb edhe \u201cfirmato\u201d, dhe i shet me \u00e7mime mjaft t\u00eb lira, nganj\u00ebher\u00eb me kile.<br \/>\nRacionaliteti i k\u00ebtij tregu \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto lloj mallrash blihen m\u00eb lir\u00eb. Edhe Kadare ka shkuar n\u00eb Per\u00ebndim ku merr ide e mendime t\u00eb p\u00ebrdorura dikur, t\u00eb vjet\u00ebruara tani dhe ua shet shqiptar\u00ebve. Problemi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se i mungon racionaliteti i tregut t\u00eb gabit: tregtar\u00ebt e gabit i tregtojn\u00eb ato mallra sepse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lira, nd\u00ebrsa idet\u00eb, si t\u00eb vjetra si t\u00eb reja kushtojn\u00eb nj\u00eblloj, n\u00eb kuptimin se si nj\u00eb lib\u00ebr i shekujve t\u00eb kaluar, si i sot\u00ebm kushton gati nj\u00eblloj. Shitoret ku blen\u00eb Kadare duket se kan\u00eb 4 karakteristika:<br \/>\na) reaksioni europian;<br \/>\nb) orientalizmi;<br \/>\nc) serbofilia;<br \/>\nd) antishqiptarizmi.<\/p>\n<p>Magazinat europiane q\u00eb ruajn\u00eb mallra (ide) me k\u00ebto karateristika duket se jan\u00eb rrethet n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat jeton dhe frym\u00ebzohet Ismail Kadare. Nj\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e gjith\u00eb k\u00ebtyre rretheve \u00ebsht\u00eb vjet\u00ebrsia. Kadare q\u00ebmton n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb gjith\u00eb idet\u00eb e vjet\u00ebruara dhe i sjell\u00eb t\u2019ua shes\u00eb shqiptar\u00ebve:<\/p>\n<p><b>Monocentrizmi<\/b><br \/>\nNj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e vjet\u00ebruar mendimi europian \u00ebsht\u00eb monocentrizmi, p\u00ebrfytyrimi i nj\u00eb qendre rreth t\u00eb cil\u00ebs organizohet dhe rrotullohet gjith\u00e7ka: n\u00eb qend\u00ebr dielli dhe rreth tij planetet; n\u00eb qend\u00ebr atomi dhe rreth tij grimcat e tjera; n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb atomit b\u00ebrthama dhe rreth saj th\u00ebrrmijat; n\u00eb qend\u00ebr e v\u00ebrteta e vetme dhe rreth saj organizohet dija; n\u00eb qend\u00ebr Papa dhe rreth tij kishat e shtetet; n\u00eb qend\u00ebr mbreti (diell) dhe rreth tij t\u00eb tjer\u00ebt; n\u00eb qend\u00ebr shteti dhe rreth tij politika; ne qend\u00ebr Partia dhe rreth saj gjith\u00eb jeta e vendit; n\u00eb qend\u00ebr Sekretari i Par\u00eb dhe rreth tij Byroja Politike; n\u00eb qend\u00ebr\u2026 Ismail Kadare dhe rreth tij t\u00eb tjer\u00ebt! N\u00eb qoft\u00eb se gj\u00ebrat nuk rrotullohen rreth qendr\u00ebs, rreth forc\u00ebs gravitacionale t\u00eb qendr\u00ebs di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, situata \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet e natyr\u00ebs, nga universi me qend\u00ebr diellin (heliocentrizmit) deri tek mikroth\u00ebrmijat me qend\u00ebr atomin (atomistika)! Mendimi centrik dhe monocentrik \u00ebsht\u00eb diskredituar, vjet\u00ebruar, dekonstruktuar me koh\u00eb ne Europ\u00eb si mendim, dhe si praktik\u00eb politike totalitare e totalizante: dielli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat n\u00eb univers (astronomia e sotme); atomi nuk organizon rrotullimin e grimcave rreth tij mbasi l\u00ebvizja e tyre \u00ebsht\u00eb kaotike (teorit\u00eb e kaosit); nuk ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb por ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta (ve\u00e7an\u00ebrisht Derrida dhe t\u00eb tjer\u00ebt); nuk ka nj\u00eb qend\u00ebr fetare papale por shum\u00eb t\u00eb tilla nj\u00ebkoh\u00ebsisht (Huntington dhe t\u00eb tjer\u00ebt); nuk ka nj\u00eb qytet\u00ebrim qendror por ka qytet\u00ebrime t\u00eb nj\u00ebkohshme, t\u00eb shum\u00ebkohshme, t\u00eb p\u00ebrkohshme\u2026 Teknologjin\u00eb mendore t\u00eb centrizmit n\u00eb Europ\u00eb e ka z\u00ebvend\u00ebsuar dhe po e z\u00ebvend\u00ebson teknologjia e decentrizmit, ekscentrimit, policentrimit, t\u00eb p\u00ebrkohshme, kalimtare\u2026 Kadare e gjen k\u00ebt\u00eb mall t\u00eb vjet\u00ebruar europian, centrizmin e fillimit t\u00eb modernes q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb dy-tre shekuj nga europian\u00ebt, dhe tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb braktis\u00eb ose po braktiset me shpejt\u00ebsi prej tyre e merr dhe e sjell\u00eb ne Shqip\u00ebri t\u2019ua shes shqiptar\u00ebve\u2026 shtrenjt\u00eb! Mbledh\u00ebs i vjet\u00ebrsirave!<\/p>\n<p><b>Eurocentrizmi<\/b><br \/>\nMendim centrik \u00ebsht\u00eb shfaqur si eurocentriz\u00ebm: n\u00eb qend\u00ebr Europa dhe rreth saj Bota. \u201cLindje\u201d dhe \u201cPer\u00ebndim\u201d p\u00ebrcaktohen nga qendra e Europ\u00ebs. Edhe vet\u00eb Europa, duke u nis\u00eb nga qendra e vet, ndahet n\u00eb Europ\u00eb Per\u00ebndimore dhe Europ\u00eb Lindore. Edhe SHBA ndon\u00ebse Japonin\u00eb e kan\u00eb af\u00ebr n\u00eb Per\u00ebndim i thon\u00eb Lindje e Larg\u00ebt. Kjo terminologji \u00ebsht\u00eb vendos\u00eb nga bashk\u00ebudh\u00ebtimi i eksplorator\u00ebve europian me pushtetin e fushave t\u00eb tjera, dhe kur mendohej se bota \u00ebsht\u00eb e shesht\u00eb. Eurocentrizmi i p\u00ebrthyer si \u201cPer\u00ebndim\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mas\u00eb normative-vler\u00ebsuese e qytet\u00ebrimeve t\u00eb tjera: qytet\u00ebrimi europian per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrparuar, i mir\u00eb, i pjekur, modern\u2026; qytet\u00ebrimet e tjera jan\u00eb t\u00eb prapambetura, jo t\u00eb mira, t\u00eb papjekura. Qytet\u00ebrimet, kulturat dhe popujt e tjer\u00eb duhet t\u2019i afrohen qendr\u00ebs, t\u00eb zhvillohen e p\u00ebrparohen (\u201cdevelopmentalizmi\u201d), t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb mir\u00eb (\u201corientalizmi\u201d), t\u00eb piqen (\u201ckolonializmi\u201d), t\u00eb modernizohen (\u201cmodernizationism\u201d). \u00c7ka nuk \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndimore nuk ka vler\u00eb. Vler\u00eb ka \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndimore. \u201cPer\u00ebndimi\u201d b\u00ebhet vlera qendrore me t\u00eb cil\u00ebn maten t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00ebr\u00eb ky arsenal idesh\u00eb dhe literature kolonialiste, developmentaliste (zhvilluese), sidomos orientaliste dhe modernizuese n\u00eb Europ\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb sfiduar, modifikuar, shfuqizuar, vjet\u00ebruar. Kadare n\u00eb idet\u00eb e tij politike i merr pik\u00ebrisht aspektet e vjet\u00ebruara t\u00eb tyre, idet\u00eb e nxjerra jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, sidomos t\u00eb orientalizmit dhe i sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shitur n\u00eb tregun e ideve. Mendimin orientalist t\u00eb Kadares\u00eb e ka argumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metodike e sistematike me qart\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme Enis Sulstarova n\u00eb librin e tij shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ligj\u00ebrimin shqiptar \u201cArratisje nga Lindja\u201d (DUDAJ 2006).<\/p>\n<p><b>Logocentrizmi<\/b><br \/>\nVet\u00eb Per\u00ebndimi kishte nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb matur edhe veten: arsyen logjike. K\u00ebshtu modernja per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb logocentrike. Edhe vet\u00eb vlerat morale si e mira dhe e keqja, normat morale t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb s\u00eb keqes, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit kulturor\u00eb, traditat, historia etj., e vet dhe e t\u00eb tjer\u00ebve, si\u00e7 thoshte Engelsi, do t\u00eb dilnin para gjyqit t\u00eb arsyes dhe ose t\u00eb justifikonin veten ose t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga ekzistenca e vet. N\u00eb modernen europiane arsyeja ka qen\u00eb b\u00ebr\u00eb kriter dhe vler\u00eb qendrore me t\u00eb cil\u00ebn mateshin gjith\u00eb vlerat e tjera: liria, barazia, dinjiteti, p\u00ebrparimi, qytet\u00ebrimet etj., etj. K\u00ebshtu p.sh. njer\u00ebzit kan\u00eb dinjitet t\u00eb posa\u00e7\u00ebm sepse jan\u00eb qenie me arsye; t\u00eb drejtat e liris\u00eb i kan\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb arritur nj\u00eb pjekuri t\u00eb arsyes dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me shkall\u00ebn e zhvillimit t\u00eb arsyes. Prej k\u00ebtej dilte kufizimi i liris\u00eb (politike) tek f\u00ebmij\u00ebt deri sa t\u00eb arrinin mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb, kufizimi i liris\u00eb s\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve psikik\u00eb, anormal\u00ebve etj. Arsyeja logjike i tregon njeriut rrug\u00ebn a kalimit nga barbaria n\u00eb qytet\u00ebrim, nga \u201cgjendja natyrore\u201d n\u00eb civilizim, jep t\u00eb drejt\u00ebn e pushtetit dhe sundimit. Ashtu si individi q\u00eb nuk e ka t\u00eb zhvilluar plot\u00ebsisht arsyen nuk meriton t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e liris\u00eb, ashtu si individit i takon liria n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimin e arsyes ashtu edhe popujve dhe qytet\u00ebrimeve u takon aq liri sa e kan\u00eb t\u00eb zhvilluar pjekurin\u00eb e aryes. Shkenca z\u00ebvend\u00ebson kish\u00ebn, shkenca beson n\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e rrejshme; ka nj\u00eb sistem vlerash t\u00eb drejta, nj\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb drejt\u00eb etj., t\u00eb cilat na i tregon shkenca sepse mund t\u2019i provoj\u00eb shkenc\u00ebrisht. Shkenca na d\u00ebshmon se shoq\u00ebria, kultura, qytet\u00ebrimi, arti, feja etj., europer\u00ebndimore jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat, normalet, t\u00eb arsyeshmet, ta saktat etj., nd\u00ebrsa shoq\u00ebrit\u00eb, kulturat, qytet\u00ebrimet, artet, fet\u00eb e tjera nuk jan\u00eb n\u00eb rregull sepse jan\u00eb shpirt\u00ebrore-emocionale e jo t\u00eb arsyeshme. K\u00ebtij logocentrizmi Ni\u00e7e i hyri ta th\u00ebrrmoj\u00eb me \u00e7eki\u00e7 n\u00eb fillim t\u00eb shek XX, nd\u00ebrsa Derrida dhe t\u00eb tjer\u00eb e \u00e7montuan (dekonstruuan) nga mendimi per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shekullit dhe e provuan si paragjykim p\u00ebr t\u00eb legjitimuar sundimin e Per\u00ebndimit mbi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs e cila nuk meriton lirin\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb me arsye t\u00eb zhvilluar sa duhet. Tirania e arsyes u provua sidomos n\u00eb regjimet totalitare socialiste ku gjith\u00e7ka do t\u00eb zhvillohej e planifikuar nga komisione planifikimi me njer\u00ebzit m\u00eb specialist\u00eb t\u00eb fushave p\u00ebrkat\u00ebse shkencore si ekonomia deri tek veshja dhe ushqimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i individit. K\u00ebto paragjykime t\u00eb vjet\u00ebruara p\u00ebr qytet\u00ebrimet, kulturat dhe popujt e racat Kadare i gjurmon ku kan\u00eb mbetur n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb dhe i merr t\u2019i sjell\u00eb si mall Europe p\u00ebr t\u2019ua shitur shqiptar\u00ebve si \u201cgabi\u201d rrobat \u201cfirmato\u201d.<\/p>\n<p><b>Katolikocentrizmi<\/b><br \/>\nN\u00eb mesjet\u00eb qendra e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ishte kisha katolike. Qendra u shp\u00ebrb\u00eb ngadal\u00eb e dhunsh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb qendra: kisha anglikane, protestane, luterane, kalviniste etj. N\u00eb fund kisha e humbi qend\u00ebrsin\u00eb dhe vendin e saj n\u00eb qend\u00ebr e zun\u00eb arsyeja, politika dhe shkenca. Ideja se feja dhe kisha duhet t\u00eb jen\u00eb qendra u shua nga modernja europiane. Aq m\u00eb shum\u00eb u braktis ideja se qendra do t\u00eb duhej t\u00eb ishte feja dhe kisha katolike. Ideja e qend\u00ebrsis\u00eb s\u00eb fes\u00eb dhe kish\u00ebs katolike i takon periudh\u00ebs paramoderne mesjetare dhe as fillimit t\u00eb modernes europiane. Ideja se qendra e qytet\u00ebrimit dhe jet\u00ebs per\u00ebndimore duhet me qen\u00eb kisha katolike u mbrojt\u00eb nj\u00eb koh\u00eb nga mendimi q\u00eb quhet reaksionar europian si de Maistre, Donoso-Cort\u00e9s apo Papa Piu IX, por pa sukses. P\u00ebr modernen europiane mesjeta dhe qend\u00ebrsia e saj kishin vdekur. Kadare shkon, e merr k\u00ebt\u00eb ide t\u00eb vjet\u00ebruar paramoderne, mesjetare, reaksionare europiane dhe d\u00ebshiron t\u2019ua shes\u00eb shqiptar\u00ebve si mallin e fundit europian: Europa \u00ebsht\u00eb mesjet\u00eb, \u00ebsht\u00eb fanatike katolike, prandaj q\u00eb t\u00eb dukeni europian\u00eb kthehuni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb katolik\u00eb. Kadare nuk ndalon n\u00eb idet\u00eb dhe mendimin modern europian, qoft\u00eb edhe tek modernja e hershme, e vjet\u00ebruar tanim\u00eb, por shkon tek ide e mendime europiane q\u00eb vet\u00eb Europa i konsideron t\u00eb vdekura, i mbledh\u00eb k\u00ebto ide dhe i sjell\u00eb p\u00ebr shitje n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjeneral i mendimit t\u00eb vdekur! N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mendimi bashk\u00ebkohor europian po shkon drejt decentrimit dhe prandaj drejt braktisjes s\u00eb t\u00eb gjitha centrizmave t\u00eb modernes. Por Kadare nuk mund t\u2019i kap\u00eb produktet kaq t\u00eb \u00e7muara europiane. Ai mbetet nj\u00eb mendimtar i vjet\u00ebruar, i prapambetur centrist, dhe nga centrizmi katolikocentrik.<\/p>\n<p><b>Dihotomia<\/b><br \/>\nStruktur\u00eb qendrore e tekstit t\u00eb modernes europiane ka qen\u00eb dihotomia: struktura e mendimit me kategori polare, binare, dyshe t\u00eb kund\u00ebrta si mir\u00eb\/keq, e v\u00ebrtet\u00eb\/ e gabuar, hyjnore\/profane, dit\u00eb\/nat\u00eb, drit\u00eb\/err\u00ebsir\u00eb, mashkull\/fem\u00ebr etj. K\u00ebt\u00eb struktur\u00eb mendore t\u00eb modernes e ka nxjerr\u00eb n\u00eb dukje dhe dekonstruktuar ve\u00e7an\u00ebrisht Derrida, nd\u00ebrsa konstatimin dhe rrjedhojat e saj n\u00eb mendimin shqiptar i ka analizuar filozofi Artan Fuga ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb librin \u201cShtegtim drejt guv\u00ebs s\u00eb gjarp\u00ebrit\u201d. Nj\u00eb struktur\u00eb e posa\u00e7me dihotomike mendimi ka qen\u00eb edhe ndarja e qytet\u00ebrimeve t\u00eb globit tok\u00ebsor n\u00eb dy kategori: \u201cThe West and The Rest\u201d, Per\u00ebndimi dhe Kusuri. N\u00eb kusurin p\u00ebrfshiheshin qytet\u00ebrimet aziatike, afrikane, ameriko-latine etj. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb vihej qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb merreshin si nj\u00eb, si tjetri i ndrysh\u00ebm. Qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor mendohej si i p\u00ebrparuari, tjetri si i prapapmbeturi. Shum\u00eb procese, por ve\u00e7an\u00ebrisht proceset globalizuese e kan\u00eb shthurur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfytyrim dihotomik. Europa e sotme e kupton qytet\u00ebrimin europian si nj\u00eb nga qytet\u00ebrimet e bot\u00ebs. P\u00ebrfytyrimi dihotomik p\u00ebr qytet\u00ebrimin e mir\u00eb per\u00ebndimor dhe jo t\u00eb mir\u00eb tjet\u00ebr i ka l\u00ebn\u00eb vendin p\u00ebrfytyrimit t\u00eb shum\u00ebsis\u00eb s\u00eb kuptimit t\u00eb vet\u00eb \u201ct\u00eb mir\u00ebs\u201d dhe \u201ct\u00eb keqes\u201d; definimit t\u00eb \u201ct\u00eb mir\u00ebs\u201d dhe \u201ct\u00eb keqes\u201d nga qytet\u00ebrimet; munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pike v\u00ebshtrimi t\u00eb paanshme p\u00ebr vler\u00ebsimin objektiv t\u00eb tyre duke qen\u00eb vet\u00eb jasht\u00eb \u00e7do qytet\u00ebrimi etj. Sigurisht europian\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb e konsiderojn\u00eb qytet\u00ebrimin e vet m\u00eb t\u00eb mirin. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj edhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e qytet\u00ebrimeve t\u00eb tjera q\u00eb i shohin qytet\u00ebrimet e veta si m\u00eb t\u00eb mirat. N\u00eb shum\u00eb qytet\u00ebrime t\u00eb tjera vler\u00ebsohen arritjet e qytet\u00ebrimit europian per\u00ebndimor. N\u00eb qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor vler\u00ebsohen shum\u00eb arritje t\u00eb qytet\u00ebrimeve t\u00eb tjera. Shpresohet, pa ndonj\u00eb baz\u00eb (Rorty), se qytet\u00ebrimit n\u00eb kontakt me nj\u00ebri-tjetrin do t\u00eb marrin prej nj\u00ebri-tjetrit elementet q\u00eb shihen si t\u00eb mira. Mendimi i Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb dihotomik. Kadare p\u00ebrpiqet ta marr\u00eb, ta ruaj\u00eb e ta sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mendimin e vjet\u00ebruar dihotomik europian \u201cThe West and The Rest\u201d. Kjo p\u00ebrpjekje shfaqet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb orientalizmin e tij.<\/p>\n<p><b>Orientalizmi<\/b><br \/>\nNj\u00eb shfaqje me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi e mendimit eurocentrik dihotomik ka qen\u00eb ndarja n\u00eb Per\u00ebndim dhe Lindje, Oksident dhe Orient. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfytyrim Oksidenti ishte \u201cracional, i virtytsh\u00ebm, i pjekur, normal\u201d, nd\u00ebrsa Orienti \u00ebsht\u00eb \u201ciracional, deviant, i pazhvilluar, inferior\u201d. Shthurja e k\u00ebtij mendimi n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore ka filluar her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe \u00ebsht\u00eb dekonstruktuar r\u00ebndsh\u00ebm nga vitet 1970 e k\u00ebtej. Nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka qen\u00eb studimi i Edward Said \u201cOrientalism\u201d (1978), i cili nxiti nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh punimesh t\u00eb frym\u00ebzuara drejtp\u00ebrdrejt\u00eb prej tij. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim u dekonstruktua mendimi europian p\u00ebr qytet\u00ebrimet afrikane. Shum\u00eb studime si \u201cZbulimi i Afrik\u00ebs\u201d, \u201cIdeja e Afrik\u00ebs\u201d etj., hulumtuan p\u00ebrfytyrimet e Per\u00ebndimit p\u00ebr Afrik\u00ebn duke analizuar fuqin\u00eb e antropolog\u00ebve, misionar\u00ebve dhe ideolog\u00ebve, p\u00ebrfytyrimet p\u00ebr subkontinentin, p\u00ebr qytet\u00ebrimet afrikane etj; N\u00eb k\u00ebt\u00eb vij\u00eb u realizuan shum\u00eb studime si \u201cP\u00ebrfytyrimi i Indis\u00eb\u201d, p\u00ebrfytyrimet p\u00ebr Azin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi etj. Me strukturat mendore dihotomike t\u00eb tipit \u201cThe West and the Rest\u201d dhe strukturat e orientalistik\u00ebs Kadare p\u00ebrpiqet t\u00eb argumentoj\u00eb si t\u00eb vlefshme tek shqiptar\u00ebt vet\u00ebm \u201cThe West \u2013 Per\u00ebndimoren\u201d dhe t\u00eb fshij\u00eb t\u00eb t\u00ebrin \u201cThe Rest \u2013 Kusurin\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht \u201corientalen\u201d. Me leht\u00ebsi Kadare fshin\u00eb nga trash\u00ebgimia dhe prania e tashme tek shqiptar\u00ebt trash\u00ebgimin\u00eb bizantine dhe osmane, t\u00eb dyja lindore (orientale) dhe nxjerr\u00eb n\u00eb dukje vet\u00ebm \u201coksidentalen\u201d. Me leht\u00ebsin\u00eb q\u00eb i krijojn\u00eb strukturat e vjet\u00ebruara mendore Kadare fshin\u00eb dy t\u00eb tretat e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve kulturor shqiptar, elementet bizantin-ortodoks dhe osman-islamik, e, po t\u00eb shtohen edhe elementet pagane mjaft t\u00eb pranishme, madje edhe n\u00eb besimet fetare, del se Kadare fshin\u00eb me leht\u00ebsi tri t\u00eb kat\u00ebrtat e element\u00ebve identitar\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. N\u00eb qoft\u00eb se pranon se ka di\u00e7ka orientale tek shqiptar\u00ebt, n\u00eb stilin e mendimit orientalist, at\u00eb e pranon vet\u00ebm si fatkeq\u00ebsi, sepse sipas k\u00ebtij mendimi t\u00eb vjet\u00ebruar n\u00eb Europ\u00eb orientalja \u00ebsht\u00eb e keqe, iracionale, e papjekur etj. Sot n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore gjith\u00eb programi i orientalistik\u00ebs dhe p\u00ebrfytyrimet e prodhuara prej saj p\u00ebr popujt, qytet\u00ebrimet, kulturat, filozofit\u00eb konsiderohen t\u00eb vjet\u00ebruara dhe t\u00eb pap\u00ebrdorshme. Nd\u00ebrsa mendimi i Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb orientalist. Ismail Kadare ka shkuar n\u00eb Europ\u00eb, i ka marr\u00eb k\u00ebto ide t\u00eb vjet\u00ebruara dhe t\u00eb pap\u00ebrdorshme dhe i sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019ua shitur shqiptar\u00ebve si \u201cgabi\u201d rrobat e vjetra.<\/p>\n<p><b>Dija-pushtet<\/b><br \/>\nOrientalistika ka qen\u00eb disiplin\u00eb akademike per\u00ebndimore dhe p\u00ebrfytyrimet e prodhuara prej saj kishin autoritetin e shkenc\u00ebs. Kjo dije thoshte se Orienti \u00ebsht\u00eb iracional, i papjekur, i pazhvilluar. Dijet p\u00ebr orientin paraqiteshin si dije shkencore, pra me autoritetin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Mishel Fuko ka argumentuar se \u00e7do dije \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht pushtet, se nuk ka ndarje midis shkenc\u00ebs e politik\u00ebs, artit, mitit, fes\u00eb etj. Analiza e dijeve t\u00eb prodhuara nga orientalistika tregoi se ato ishin dije q\u00eb synonin pushtetin e Per\u00ebndimit mbi Lindjen dhe qytet\u00ebrimet e tjera (si afrikane, indigjene amerikanolatine etj.). Idet\u00eb e orientalistik\u00ebs bashkoheshin me idet\u00eb e modernes s\u00eb hershme p\u00ebr lirin\u00eb. Mendimi liberal, duke p\u00ebrfshir\u00eb mbrojt\u00ebsin me t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb liris\u00eb, Xh. St. Mill, kishte argumentuar se liria u takon vet\u00ebm individ\u00ebve t\u00eb arsyesh\u00ebm, t\u00eb pjekur, t\u00eb zhvilluar dhe, ashtu si individ\u00ebve, vet\u00ebm popujve t\u00eb arsyesh\u00ebm, t\u00eb pjekur, t\u00eb qytet\u00ebruar. F\u00ebmij\u00ebt dhe popujt e papjekur duhen marr\u00eb n\u00ebn kujdesin e t\u00eb pjekurve, n\u00ebn paternalizmin e popujve t\u00eb qytet\u00ebruar. N\u00eb qoft\u00eb se, si\u00e7 provonte shkenca orientaliste popujt joper\u00ebndimor\u00eb ishin t\u00eb papjekur, at\u00ebher\u00eb atyre nuk u takonte liria. K\u00ebshtu kolonizimi i Orientit nga Oksidenti \u00ebsht\u00eb i legjitimuar, jo vet\u00ebm i drejt\u00eb, por edhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Orientit. Orienti kishte krijuar, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, stereotipet dhe p\u00ebrfytyrimet e veta (t\u00eb pabazuara) p\u00ebr \u201cOksidentin\u201d si materialist, i pashpirt, imoral etj. Tanim\u00eb mendimi orientalist, p\u00ebrfytyrimet e krijuara prej tij p\u00ebr popujt e tjer\u00eb t\u00eb Afrik\u00ebs, Azis\u00eb etj., n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shkenc\u00ebs jan\u00eb provuar si dije p\u00ebr pushtetin e Per\u00ebndimit mbi Lindjen, e kolonializimit. I dekonstruktuar si thjesht\u00eb dije-pushtet, si ideologji kolonalizimi, n\u00eb mendimin e sot\u00ebm europian \u201corientalizmi\u201d \u00ebsht\u00eb dije e vjet\u00ebruar e shekujve t\u00eb fillimit t\u00eb modernes europiane. N\u00eb mendimin liberal ideja e Millit p\u00ebr lirin\u00eb e popujve \u00ebsht\u00eb vjet\u00ebruar nga zhvillimet e m\u00ebvonshme t\u00eb k\u00ebtij koncepti nga filozof\u00ebt liberal\u00eb europian\u00eb. Nd\u00ebrsa Kadare e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb tog t\u00eb ideve dhe p\u00ebrfytyrimeve orientaliste, t\u00eb vjet\u00ebruara e t\u00eb nxjerra jasht\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb Per\u00ebndim, burimin kryesor t\u00eb furnizimit t\u00eb mendjes s\u00eb vet dhe vjen t\u2019i shes\u00eb tek shqiptar\u00ebt k\u00ebto ide si \u201cgabi\u201d mallrat e vjetra.<\/p>\n<p><b>Homogjeniteti<\/b><br \/>\nNj\u00eb karakteristik\u00eb e mendimit t\u00eb modernes s\u00eb hershme europiane ka qen\u00eb mendimi me kategori homogjene. Mendimi dihotomik homogjenizonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht dallimet e shumta n\u00eb kategori polare. N\u00eb rastin e orientalizmit i fshinte t\u00eb gjitha dallimet nd\u00ebrmjet qytet\u00ebrimeve dhe besimeve si indian dhe hinduist\u00eb, konfucian e budist, islamik e arabe etj., dhe i p\u00ebrmblidhte n\u00eb nj\u00eb kategori \u201cOrienti\u201d p\u00ebrball\u00eb kategoris\u00eb tjet\u00ebr homogjene \u201cOksidenti\u201d. Dekonstruimi i sistemeve homgjene t\u00eb kuptimit nga postmodernja gati e ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb Per\u00ebndim. Vendin e tij e ka z\u00ebn\u00eb secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ideja e heterogjenitetit, larmis\u00eb, t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebs, ndryshimit dhe repektimi i t\u00eb ndryshmes. Me mendimin e vet homogjenizues Kadare fshin\u00eb larmin\u00eb e Europ\u00ebs s\u00eb sotme, madje ndryshimin e Europ\u00ebs s\u00eb sotme me Europ\u00ebn e kaluar mesjetare katolike, e homogjenizon n\u00eb nj\u00eb term \u201ceuropiane \u2013 per\u00ebndimore\u201d si t\u00eb ishte nj\u00eb e vetme pa ndryshime, pa larmi. Mbasi homogjenzon edhe gjith\u00eb Lindjen duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb term \u201corient\u201d nj\u00eblloj qytet\u00ebrimin kinez, bizantin e osman dhe qytet\u00ebrimet e kulturat e sotme t\u00eb rajoneve t\u00eb t\u00ebra t\u00eb bot\u00ebs, krijon struktur\u00ebn polare t\u00eb \u201cs\u00eb mir\u00ebs\u201d dhe t\u00eb \u201cs\u00eb keqes\u201d. Me k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb mendore homogjenizuese Kadare e ndan\u00eb kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb \u201coksidentale\u201d e \u201corientale\u201d dhe k\u00ebrkon homogjenizimin e saj duke zhdukur \u201corientalen\u201d, \u201ct\u00eb keqen\u201d. Gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tij e ka p\u00ebrqendruar n\u00eb homogjenizimin e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb dy drejtime: homogjene si \u201cqytet\u00ebrim Per\u00ebndimor\u201d dhe homogjene si \u201cfetarisht katolik\u201d. Edhe vet\u00eb k\u00ebto dy nocione i homogjenizon n\u00eb nj\u00eb duke barazuar \u201ceuropian\u201d, \u201cqytet\u00ebrim per\u00ebndimor\u201d me \u201c= katoliciz\u00ebm\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb mendore homogjenizuese t\u00eb tij larmia e element\u00ebve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs dhe larmia fetare e shqiptar\u00ebve p\u00ebrjetohen vet\u00ebm si pengesa, si di\u00e7ka e keqe q\u00eb duhet hequr. Mendimi homogjen dhe homogjenizues \u00ebsht\u00eb dekonstruktuar dhe vjet\u00ebruar n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore. Prandaj Kadareja, si q\u00ebmtues mallrash t\u00eb vjet\u00ebruara, shkon, e merr dhe e sjell\u00eb ta shes\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><b>Si p\u00ebrmbyllje<\/b><br \/>\nSi p\u00ebrmbyllje mund t\u00eb p\u00ebrmbildhen, sa p\u00ebr fillim, disa karakteristika t\u00eb mendimit t\u00eb Kadares\u00eb: mendimi kadarean \u00ebsht\u00eb centrik, katolikocentrik, dihotomik, orientalist, homogjenizues, p\u00ebrjashtues i tjetrit t\u00eb ndrysh\u00ebm. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb moderneje t\u00eb hershme europiane q\u00eb jan\u00eb dekonstruktuar, \u00e7montuar dhe vjet\u00ebruar n\u00eb \u201cOksidentin\u201d europian, sidomos n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb mendimin e vet Kadare ka qen\u00eb dhe ka mbetur nj\u00eb modern i hersh\u00ebm, i vjet\u00ebruar, jasht\u00eb kohe. Ndokush mund t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimin d\u00ebshp\u00ebrues se n\u00ebse edhe Kadare q\u00eb ka qen\u00eb i privilegjuar n\u00eb kontaktet me Europ\u00ebn, dhe edhe sot jeton n\u00eb Paris, ka mbetur nj\u00eb europian i vjet\u00ebruar, at\u00ebher\u00eb pak mund t\u00eb shpresohet se shqiptar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, n\u00eb fshatrat e thella e metropolet urbane qenkan europian\u00eb. P\u00ebrfundimi i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krejt pa baz\u00eb. V\u00ebzhgime dhe studime d\u00ebshmojn\u00eb se shqiptar\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb af\u00ebr kultur\u00ebs amerikane se europiane. Qytet\u00ebrimi dhe sistemi i sot\u00ebm europian \u00ebsht\u00eb larguar shum\u00eb nga fillimet e modernes. N\u00eb shum\u00eb drejtime ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb modernitetin e von\u00eb ose, madje, n\u00eb postmodernitetin, n\u00eb zhvendosjen q\u00eb shum\u00eb vite nga vlerat materiale e tradicionale n\u00eb ato postmateriale e postmoderne. Idet\u00eb, vlerat dhe kultura e modernes s\u00eb hershme dhe klasike konstatohen shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb SHBA e cila pak a shum\u00eb ka mbetur n\u00eb at\u00eb sistem vlerash me t\u00eb cilat emigroi nga Europa e fillimit t\u00eb modernes dhe klasikes moderne. Kultura shqiptare ka filluar t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka nga kultura, qytet\u00ebrimi dhe sistemi i vlerave t\u00eb modernes s\u00eb hershme e klasike europiane. Por nd\u00ebrkoh\u00eb Europa ka ecur shum\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e vet pioniere, hulumtuese, eksperimetuese p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebrfundimi se \u201cderisa Kadare nuk \u00ebsht\u00eb europian aq m\u00eb pak jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb edhe i pabaz\u00eb: Kadare nuk \u00ebsht\u00eb as njeriu m\u00eb i kulturuar shqiptar, dhe as njeriu m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ndryshimin e sistemit t\u00eb vet t\u00eb vlerave dhe ecjen me hapin e Europ\u00ebs. Ai tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vjet\u00ebr. Dhe mbi t\u00eb gjitha i vjet\u00ebruar.<\/p>\n<p><b>Ironia e mbrojt\u00ebsve t\u00eb Kadares\u00eb<\/b><br \/>\nKoh\u00ebve t\u00eb fundit mbrojt\u00ebsit e Kadares\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pamshirsh\u00ebm ironike me t\u00eb. P.sh. kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Kadare nuk ka k\u00ebrkuar konvertimin kolektiv t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb fe, n\u00eb fen\u00eb katolike, nuk e urren islamin, nuk \u00ebsht\u00eb islamofob, nuk e urren bizantin dhe besimin ortodoks, i vler\u00ebson t\u00eb gjitha besimet e shqiptar\u00ebve, nuk ka ide raciste etj., etj. Kjo duket si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb t\u00eb mos i ket\u00eb k\u00ebto ide. Problemi \u00ebsht\u00eb se Kadare k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje p\u00ebr thirrjen e l\u00ebshuar para gati pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb katolik\u00eb, mb\u00ebshtetje p\u00ebr iden\u00eb se Europa nuk na pranon pa u kthyer n\u00eb katolik\u00eb, mb\u00ebshtetje p\u00ebr iden\u00eb se qytet\u00ebrimet orientale jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija dhe na kan\u00eb sjell\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, mb\u00ebshtetje p\u00ebr iden\u00eb se\u2026 Nd\u00ebrsa mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij ia mohojn\u00eb se ai i ka k\u00ebto ide. Po at\u00ebher\u00eb mbetet pa kuptim se \u00e7ka i duhet Kadares\u00eb mb\u00ebshtetja e tyre, n\u00eb qoft\u00eb se nuk i mb\u00ebshtesin idet\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb cilat po sakrifikon kaq shum\u00eb veten. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre me sa duket e din\u00eb mir\u00eb se idet\u00eb politike t\u00eb Kadares\u00eb jan\u00eb mallra shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebruara p\u00ebr epok\u00ebn e sotme t\u00eb mendimit europian. Dhe duan ta shp\u00ebtojn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\/Orientalizmi Shqiptar\/<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb parafjal\u00eb, nj\u00eb fillim i but\u00eb p\u00ebr mbrapshtit\u00eb e shumta t\u00eb Ismail Kadares\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mendimit shqiptar, posa\u00e7\u00ebrisht e mendimit politik. Kadare ka nj\u00eb ngjashm\u00ebri me&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1096,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1095","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1095"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1095"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1095\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1102,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1095\/revisions\/1102"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}