{"id":11088,"date":"2016-05-10T17:57:28","date_gmt":"2016-05-10T16:57:28","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=11088"},"modified":"2016-05-10T17:57:28","modified_gmt":"2016-05-10T16:57:28","slug":"kisha-protestante-ne-terstenik-te-drenasit-do-te-ndertohet-ja-menyra-e-dyshimte-e-sigurimit-te-truallit-pas-lejes-per-hotel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=11088","title":{"rendered":"Kisha protestante n\u00eb Terstenik t\u00eb Drenasit do t\u00eb nd\u00ebrtohet; ja m\u00ebnyra e dyshimt\u00eb e sigurimit t\u00eb truallit pas lejes p\u00ebr hotel"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kisha-protestante1-780x439-e1462899430318.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11089\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kisha-protestante1-780x439-e1462899430318.jpg\" alt=\"kisha-protestante1-780x439\" width=\"765\" height=\"487\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kisha-protestante1-780x439-e1462899430318.jpg 765w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kisha-protestante1-780x439-e1462899430318-300x191.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 765px) 100vw, 765px\" \/><\/a>P\u00ebrfundimisht, kisha protestante n\u00eb Terstenik t\u00eb Drenasit do t\u00eb nd\u00ebrtohet. Muaj m\u00eb par\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e saj b\u00ebri nj\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb opinionin kosovar, jo aq p\u00ebr faktin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb objekti kishtar nj\u00eb sekti gati inekzistent n\u00eb Kosov\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr nga m\u00ebnyra e dh\u00ebnies s\u00eb truallit ku ajo do t\u00eb nd\u00ebrtohej dhe pron\u00ebsis\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e rregullt t\u00eb kuvendit komunal t\u00eb Drenasit e cila u mbajt me 3 maj, pra para nj\u00eb jave, u miratua propozim-vendimi p\u00ebr dh\u00ebnien e p\u00ebrhershme t\u00eb pron\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. Vendimit i paraprin\u00eb tensione n\u00eb kuvendin komunal p\u00ebr tri seanca radhazi; dhe \u00ebsht\u00eb mjaft interesante q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillet nj\u00eb kronologji e zhvillimit t\u00eb procedurave ligjore q\u00eb \u00e7oi deri tek ky vendim.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb ngjarja fillon me dat\u00eb 17.07.2014 kur asokohe kuvendi komunal i Drenasit pati marr\u00eb vendim konform ligjeve n\u00eb fuqi p\u00ebr dh\u00ebnien e pron\u00ebs n\u00eb shfryt\u00ebzim afatgjat\u00eb (ngastra kadastrale 780-0, Llazina) ndaj D.T.H \u201cNatyra\u201d, ku nga t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga Agjencia e Regjistrimit t\u00eb Bizneseve t\u00eb Kosov\u00ebs (ARBK), pronar i biznesit figuron t\u00eb jet\u00eb Arben Bazaj. Kuvendi komunal i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi hap\u00ebsir\u00ebn prej 0.20 <em>ha<\/em>, me q\u00ebllim q\u00eb D.T.H \u201cNatyra\u201d t\u00eb investoj\u00eb aty 200,000.00 euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli ku do t\u00eb hapeshin disa vende t\u00eb reja t\u00eb pune. Por n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur me 09.02.2016, n\u00eb kuvend erdhi p\u00ebr miratim nj\u00eb propozim-vendim shum\u00eb kontravers, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb thuhej anulohet prona e dh\u00ebn\u00eb ndaj p\u00ebrfituesit D.T.H \u201cNatyra\u201d, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pika e dyt\u00eb e atij propozim-vendimi thoshte q\u00eb pron\u00ebs s\u00eb anuluar prej 0.20 ha t\u2019i shtohen edhe 0.70 <em>h<\/em>a ku gjithsej n\u00eb total prej 0.90 <em>ha<\/em>, t\u2019i jepen kish\u00ebs protestante, p\u00ebrkat\u00ebsisht Bashk\u00ebsis\u00eb Ungjillore t\u00eb Mesis\u00eb me seli n\u00eb Prishtin\u00eb. Asokohe n\u00eb kuvend ky propozim-vendim ngjalli diskutime t\u00eb ashpra ku asambleisti nga LVV, Sokol Bylykbashi i cili vjen pik\u00ebrisht nga i nj\u00ebjti fshat, pati th\u00ebn\u00eb n\u00eb fshatin e tij nuk ka fare ndonj\u00eb banor t\u00eb besimit \u00a0protestant.<\/p>\n<p>Pastaj, kritika t\u00eb ashpra pati l\u00ebshuar edhe asambleisti nga LDK, Rifat Bilalli; nd\u00ebrsa samblesiti i pavarur, Vehbi Berisha q\u00eb nga fillimi ishte kund\u00ebr k\u00ebsaj pike ku e pati akuzuar kryesuesin e KK-s\u00eb, z. Naim Bazaj se po e shkel ligjin duke shp\u00ebrfillur rregulloren e kuvendit, pasiq\u00eb asambleist\u00ebve nuk iu \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar materiali 7 dit\u00eb para mbledhjes ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar me rregullore.<\/p>\n<p>Po situata n\u00eb kuvend u tensionuar fort kur asambleisti nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Xhavit Drenori i tha kryesuesit se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput konflikt interesi, pasiq\u00eb p\u00ebrfituesi i pron\u00ebs ishte v\u00ebllai i vet kryesuesit, Naim Bazaj, gj\u00eb q\u00eb u verifikua edhe nga t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga ARBK. Me ket\u00eb rast, NaimBazaj iu drejtuaa me fjal\u00eb tejet t\u00eb vrazhda asambleistit Drenori, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cmos fol maaa se t\u00eb ngrehi zhag\u201d. Por i vetmi i cili p\u00ebrkrahu haptas k\u00ebt\u00eb propozim-vendim si dhe k\u00ebrkes\u00ebn e kish\u00ebs Pprotestante, ishte asambleisti tjet\u00ebr nga PDK, Idriz Hyseni i cili k\u00ebrkoi q\u00eb mos t\u2019i mohohet\u00a0 e drejta k\u00ebsaj kishe ve\u00e7 pse jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb besimi tjet\u00ebr. Pas t\u00eb gjitha k\u00ebtyre polemikave, kuvendi komunal Drenasit morri vendim vet\u00ebm p\u00ebr anulimin e pron\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj p\u00ebrfituesit D.T.H \u201cNatyra\u201d, duke e fshir\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht pik\u00ebn dy e cila kishte t\u00eb b\u00ebnte me dh\u00ebnien e pron\u00ebs ndaj kish\u00ebs protestante; dhe p\u00ebrfundimisht ajo pron\u00eb t\u00eb kthehej prap\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Drenasit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb kuvend nuk u prezantua asnj\u00eb d\u00ebshmi ose let\u00ebr nga D.T.H \u201cNatyra\u201d se pse d\u00ebshiron t\u00eb heq dor\u00eb nga pron\u00ebsia e tok\u00ebs komunale e cila ishte dh\u00ebn\u00eb me her\u00ebt, nd\u00ebrsa vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb propozim-vendimit ishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsyetim q\u00eb shkruante: \u201cpasi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ngastre n\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 00.20,00 <em>ha<\/em> q\u00eb e ka n\u00eb shfryt\u00ebzim BI \u201cNatyra\u201d, p\u00ebr hir q\u00eb t\u00eb realizohet projekti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i kish\u00ebs protestante, shfryt\u00ebzuesi i deritanish\u00ebm i pron\u00ebs ka k\u00ebrkuar t\u00eb anulohet vendimi p\u00ebr dh\u00ebnien e pron\u00ebs ndaj tij\u201d.<\/p>\n<p>Por si duket, kisha protestante ishte marr vesh paraprakisht me pronarin e D.T.H \u201cNatyra\u201d, z. Arben Bazaj, q\u00eb ai t\u00eb heq dor\u00eb nga prona t\u00eb cila komuna e Drenasit ia kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar hotel dhe p\u00ebr t\u2019i pun\u00ebsuar disa veta, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi dhe iu nd\u00ebrrua destinimi t\u00ebr\u00ebsisht. Kjo gj\u00eb u v\u00ebrtetua edhe nga k\u00ebrkesa e kish\u00ebs protestante e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me 19.01.2016 ku e pohon pik\u00ebrisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs s\u00eb mbajtur me 10.03.2016, s\u00ebrish asambleist\u00ebt k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb hiqet nga rendi i dit\u00ebs pika 9 (pika t\u00eb ndryshme), pasiq\u00eb nuk ishin pajisur me material p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb (a n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb parashihej diskutim mbi dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb pron\u00ebs komunale p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u201cKish\u00ebs Protestante\u201d n\u00eb fshatin T\u00ebrstenik).<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, asambelisti i pavarur Vehbi Berisha i kishte shkruar edhe nj\u00eb e-mail zyrtar drejtorit t\u00eb Departamentit ligjor dhe Monitorimit t\u00eb Komunave, pran\u00eb MAPL-s\u00eb, z. Agron Maxhuni ku ky e-mail iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb edhe aekretarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Besnik Osmani dhe ministrit t\u00eb MAPL-s\u00eb, z. LjubomirMariq, ku Berisha kishte k\u00ebrkuar sqarim dhe interpretim ligjor p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje si n\u00eb vijim: \u00a0 A mund t\u2019i jepet nj\u00eb pron\u00eb komunale nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr p\u00ebrderisa ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar procedurat e anulimit t\u00eb asaj prone subjektit paraprak ? (sepse zyrtarisht asambleja dhe k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb ende nuk kan\u00eb pranuar kurrfar\u00eb njoftimi rreth anulimit dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebsaj prone n\u00eb shfryt\u00ebzim ndaj p\u00ebrfituesit t\u00eb par\u00eb, pasiq\u00eb aty \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt dhe nuk dihet se ai objekt a \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga komuna dhe si guxon q\u00eb objekti i nd\u00ebrtuar nga p\u00ebrfituesi i par\u00eb t\u2019i jepet p\u00ebrfituesit t\u00eb dyt\u00eb pa vler\u00ebsim nga ana e nj\u00eb komisioni profesional)?Nd\u00ebrsa pyetja e dyt\u00eb ishte se: si mund t\u00eb diskutohet dhe votohet n\u00eb kuvend nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk posedojm\u00eb fare dokumentacion? (sepse k\u00ebshilltar\u00ebt komunal do t\u00eb duhej ta kishin dokumentacionin 7 dit\u00eb p\u00ebrpara).<\/p>\n<p>I pyetur nga portali tesheshi.com, asambleisti Berisha pohon se ende nuk ka pranuar ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare nga MAPL, edhe pse kan\u00eb kaluar 30 dit\u00eb, dhe tani i \u00ebsht\u00eb drejtuar Zyr\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit duke u ankuar p\u00ebr mosmarrje t\u00eb p\u00ebrgjigjes zyrtare nga MAPL-ja.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, raportimet e mediave n\u00eb lidhje \u00e7\u00ebshtjen e kish\u00ebs protestante n\u00eb fshatin Terstenik filluan t\u00eb marrin dhe karakter medial, duke ngritur tensione n\u00eb kuvendin komunal; dhe prandaj, n\u00eb seanc\u00ebn e KK t\u00eb Drenasit t\u00eb mbajtur me 10.03.2016 nga kryesuesi Naim Bazaj, u k\u00ebrkua q\u00eb mediat t\u00eb mos t\u00eb jen\u00eb prezent\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e kuvendit; megjithat\u00eb, pas insistimit t\u00eb asamblist\u00ebve, konkretisht Xhavit Drenorit, mediat q\u00ebndruan n\u00eb sall\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb asambleist\u00ebt vet\u00ebm diskutuan dhe nuk u hodh\u00ebn n\u00eb votim, pasiq\u00eb shumica e asambleist\u00ebve kishin l\u00ebshuar seanc\u00ebn duke pamund\u00ebsuar kuorumin dhe vazhdimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb saj s.\u00a0 Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb pati diskutime t\u00eb ashpra, ku disa asambleist\u00eb hodh\u00ebn dyshime se po b\u00ebhen dallavere me dh\u00ebnien e pronave n\u00eb shfryt\u00ebzim, nd\u00ebrsa kryesisht diskutuan po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebtt\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn diskutuar edhe n\u00eb seanc\u00ebn komunale t\u00eb dat\u00ebs 09.02.2016.<\/p>\n<p>Edhe asambleisti XhavitDrenori nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, i shkroi nj\u00eb let\u00ebr zyrtare drejtp\u00ebrdrejt udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb kish\u00ebs protestante, z. Driton Krasniqi ku i k\u00ebrkonte sqarim se n\u00eb cilin fshat ka m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb besimit protestant, pasi q\u00eb kisha protestante kishte th\u00ebn\u00eb se i ka gjithsej 120 an\u00ebtar\u00eb n\u00eb 7 fshatra t\u00eb ndryshme, si dhe kishte k\u00ebrkuar k\u00ebrkes\u00ebn zyrtare t\u00eb kish\u00ebs drejtuar komun\u00ebs s\u00eb Drenasit; sepse asamblesiteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb iu kishte shp\u00ebrndar\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebse e cila mbante dat\u00ebn 11.02.2016 ku thuhej se \u201cKisha Protestante \u2018Q\u00ebndresa\u2019 n\u00eb fshatin Terstenik t\u00eb Drenasit \u00ebsht\u00eb themeluar si deg\u00eb e Kish\u00ebs Protestante Bashk\u00ebsin\u00eb Ungjillore t\u00eb Mesis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me dat\u00eb 06 Korrik 2015\u201d; dhe kjo let\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebse mbante firm\u00ebn e kryeplakut Driton Bazaj i cili po ashtu \u00ebsht\u00eb v\u00eblla i kryesuesit t\u00eb kuvendit komunal, Naim Bazaj.<\/p>\n<p>Pasi u shter\u00ebn diskutimet e vendim nuk mund t\u00eb merrej, u vendos q\u00eb kjo pik\u00eb t\u00eb futet si n\u00eb rendin e dit\u00ebs n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga seancat e radh\u00ebs, ku do t\u00eb sillej p\u00ebr miratim si propozim-vendim enkas vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kish\u00ebs protestante. Prandaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u mor vendim n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur me 3 maj ku k\u00ebrkes\u00ebn e kish\u00ebs protestante e paraqiti Idriz Hyseni, i cili e quajti se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese; nd\u00ebrsa asambelsiti Xhavit Drenori theksoi se kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare p\u00ebr pyetjet e b\u00ebra dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt ndaj kish\u00ebs protestante, porse shprehi habin\u00eb se pse ato dokumente nuk kishin ardhur qysh nga fillimi n\u00eb kuvend.<\/p>\n<p>Propozim-vendimi p\u00ebr dh\u00ebnien e pron\u00ebs n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm ndaj kish\u00ebs protestante n\u00eb Terstenik kaloi me shumic\u00eb votash, por n\u00ebn nj\u00eb hij\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dyshimesh, disa past\u00ebrtisht t\u00eb v\u00ebrtetuara, p\u00ebr abuzime me pro\u00e7edurat ligjore p\u00ebr sigurimin e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra q\u00eb n\u00eb nisje,\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt fetar i rrethuar nga nj\u00eb munges\u00eb legjitimiteti, pavar\u00ebsisht votave q\u00eb ka marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\/tesheshi.com\/ \u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfundimisht, kisha protestante n\u00eb Terstenik t\u00eb Drenasit do t\u00eb nd\u00ebrtohet. Muaj m\u00eb par\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e saj b\u00ebri nj\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb opinionin kosovar, jo aq p\u00ebr faktin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11089,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-11088","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11088"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11088"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11090,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11088\/revisions\/11090"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}