{"id":11205,"date":"2017-07-08T10:58:39","date_gmt":"2017-07-08T08:58:39","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=11205"},"modified":"2017-07-08T23:01:58","modified_gmt":"2017-07-08T21:01:58","slug":"martesa-e-hershme-e-muhamedit-me-ajshen-sqarim-i-akuzave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=11205","title":{"rendered":"Martesa e hershme e Muhamedit me Ajshen \u2013 sqarim i akuzave"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kul-546655.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11206\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kul-546655.jpg\" alt=\"kul-546655\" width=\"727\" height=\"377\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kul-546655.jpg 727w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kul-546655-300x156.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 727px) 100vw, 727px\" \/><\/a>Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb vazhdim\u00ebsi shohim p\u00ebrpjekjet e misionar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb fokusuara primarisht n\u00eb satanizimin e Islamit m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Bashk\u00ebsit\u00eb Evangjeliste kan\u00eb botuar literatur\u00eb urrejt\u00ebse ndaj Islamit dhe Profetit t\u00eb Fundit n\u00eb modelin e shkrimeve t\u00eb Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin si g\u00ebnjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj. K\u00ebshtu jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb parodive t\u00eb ndryshme q\u00eb vijn\u00eb nga ta n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb shtremb\u00ebruar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Nj\u00eb polemik\u00eb e till\u00eb jo e ndershme e misionar\u00ebve t\u00eb Krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb akuza p\u00ebr pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martes\u00ebn e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re. Misionar\u00ebt p\u00ebrpiqen q\u00eb ta shpallin Profetin p\u00ebr abuzues f\u00ebmij\u00ebsh, p\u00ebr shkak t\u00eb pohimit se Ajshja u fejua (zauagj) m\u00eb mosh\u00ebn 6 vje\u00e7are dhe martesa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur (nikahu) disa vite m\u00eb pas, n\u00eb mosh\u00ebn 9 vje\u00e7are kur ajo ishte n\u00eb pubertetin e plot\u00eb (sipas burimeve t\u00eb p\u00ebrdorura nga ta). Koh\u00ebzgjatja midis zauagj-it dhe nikah-ut t\u00eb Ajshes qart\u00eb tergon se prind\u00ebrit e saj pritnin q\u00eb ajo t\u00eb mb\u00ebrrinte pubertetin e plot\u00eb para se martesa t\u00eb plot\u00ebsohej, n\u00ebse k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb e marim p\u00ebr t\u00eb besueshme. Po t\u00eb mos ishte fakti se disa misionar\u00eb t\u00eb verb\u00ebr kristian\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin si papagaj k\u00ebto akuza pa dashur ti kuptojn\u00eb arsyet prapa ngjarjes, kurr\u00eb nuk do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pohimi i tyre \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb hamendje dhe n\u00eb relativiz\u00ebm etik e jo n\u00eb fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla.<\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari traditat q\u00eb thon\u00eb se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte n\u00eb mosh\u00ebn n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7are nuk jan\u00eb traditat e vetme n\u00eb historin\u00eb e hadithit apo narracioneve. Tradita t\u00eb tjera l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se kjo martes\u00eb ndodhi kur Ajshja i kishte 14, 17, 18 apo m\u00eb shum\u00eb vite. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, nga cilido k\u00ebndv\u00ebshtrim i burimeve q\u00eb t\u00eb shikohet nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb Muhamedi t\u00eb akuzohet p\u00ebr di\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Puberteti dhe martesa n\u00eb mosh\u00ebn e re n\u00eb kultur\u00ebn semitike <\/strong><\/p>\n<p>Naiviteti i t\u00ebr\u00eb sag\u00ebs s\u00eb misionar\u00ebve kristian\u00eb kur e akuzojn\u00eb Profetin p\u00ebr \u2018keqp\u00ebrdorim-abuzim f\u00ebmij\u00ebsh\u2019, \u00ebsht\u00eb se kjo i kund\u00ebrvihet faktit themelor se vajza b\u00ebhet grua kur ajo fillon ciklin e saj t\u00eb menstruacioneve. R\u00ebnd\u00ebsia e menstruacioneve \u00ebsht\u00eb e till\u00eb sa q\u00eb gjithkush me njohjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl rreth psikologjis\u00eb do ta dij\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se vajza po p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00ebn\u00eb. Femrat e mb\u00ebrrijn\u00eb pubertetin n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb ndryshme prej 8 deri 12 vite, var\u00ebsisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat n\u00eb mjediset m\u00eb t\u00eb nxehta e arrijn\u00eb pubertetin n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb re se ato n\u00eb mjedise t\u00eb ftofta. K\u00ebto jan\u00eb fakte t\u00eb njohura mir\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb.<\/p>\n<p>Martesa n\u00eb vitet e hershme t\u00eb pubertetit ishte e pranueshme n\u00eb Arabin\u00eb e shekullit VII sikur q\u00eb kjo ishte norm\u00eb sociale n\u00eb kulturat semitike duke filluar nga Izraelit\u00ebt deri te Arab\u00ebt dhe t\u00eb gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjt\u00eb konsiderohet si \u2018Tora gojore\u2019, Sanhedrin 76 b thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e preferueshme p\u00ebr femrat q\u00eb t\u00eb martohen kur t\u00eb ken\u00eb menstruacionet e para.<\/p>\n<p>Seksolog\u00ebt e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb normale edhe sod p\u00ebr shum\u00eb kultura t\u00eb Afrik\u00ebs dhe Azis\u00eb q\u00eb vajzat t\u00eb martohen m\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 10 duke qen\u00eb se ato e mb\u00ebrrijn\u00eb pjekurin\u00eb seksuale shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt se n\u00eb vende t\u00eb tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Akuzave t\u00eb misionar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb kundrejt Muhamedit dhe martes\u00ebs s\u00eb tij me Ajshen ju mungojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb themelore. Po t\u00eb ishte martesa e tij me Ajshen di\u00e7ka e pazakont\u00eb dhe e dyshimt\u00eb do t\u00eb kishte mospajtime si nga ithtar\u00ebt e tij e aq m\u00eb tep\u00ebr nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. Relacioni i Muhamedit me t\u00eb besuarit e tij ishte i till\u00eb q\u00eb nuk linte asnj\u00eb fije hamendjeje q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb guxim ta kritikojn\u00eb kur ai do t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka jasht\u00eb rregullave morale, fetare etj. Pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu natyr\u00ebn e devotshme t\u00eb Profetit Muhamed. Nuk ka asnj\u00eb reagim t\u00eb kujdoqoft\u00eb,e as t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, ndaj martes\u00ebs s\u00eb Muhamedit me Ajshen n\u00eb traditat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dispozicion. Po t\u00eb ishte kjo martes\u00eb di\u00e7ka e jasht\u00ebligjshme dhe abuzive si\u00e7 duan ta paraqesin disa t\u00eb krishter\u00eb at\u00ebher\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij do ta p\u00ebrdornin k\u00ebt\u00eb me gjith\u00eb qejf n\u00eb luft\u00ebn e tyre propaganduese kund\u00ebr tij. Por di\u00e7ka e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar asnj\u00ebher\u00eb. Kulturat fetare qart\u00eb e lejojn\u00eb martes\u00ebn n\u00ebse personat kan\u00eb mb\u00ebrrir\u00eb pjekurin\u00eb seksuale. \u00cbsht\u00eb irelevante mosha e caktuar legalisht n\u00eb vende t\u00eb ndryshme kur t\u00eb rinj\u00ebve u lejohet ligj\u00ebrisht t\u00eb ken\u00eb lidhje seksuale. Edhe k\u00ebtu ka dallime t\u00eb shumta. N\u00eb Japoni psh mosha prej kur njer\u00ebzit ligj\u00ebrisht mund t\u00eb ken\u00eb lidhje seksuale \u00ebsht\u00eb mosha 13 kurse n\u00eb Spanj\u00eb mosha 12 vje\u00e7are. Kjo gjithmon\u00eb varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyansh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Tradita tjera p\u00ebrmendin mosh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb martes\u00ebs s\u00eb Ajshes<\/strong><\/p>\n<p><em>Tradita tjera i kund\u00ebrvihen transmetimeve se Ajshja u martua n\u00eb mosh\u00ebn 9 vje\u00e7are<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb krishter\u00ebt kur i b\u00ebjn\u00eb akuzat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura gjiithmon\u00eb i shmangen transmetimeve t\u00eb tjera sipas t\u00eb cilave martesa e Muhamedit me Ajshen u b\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb se mosha 9 vje\u00e7are p\u00ebr Ajshen.<\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari k\u00ebtu duhet sqaruar nj\u00eb gj\u00eb. Jo gjithmon\u00eb dhe jo \u00e7do hadith \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu marr\u00eb si fakt i padiskutuesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e njohur se n\u00eb tradit\u00ebn islamike t\u00eb hadithit (hadith quhen fjal\u00ebt e transmetuara t\u00eb Muhamedit t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u shkruan) u ky\u00e7\u00ebn me koh\u00eb edhe shum\u00eb hadithe t\u00eb fabrikuara dhe t\u00eb rreme. Historia e hadithit n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre mund t\u00eb krahasohet me historin\u00eb e Bibl\u00ebs, edhe pse p\u00ebr nga autenticiteti krahasimi \u00ebsht\u00eb larg nga t\u00eb qenurit i nj\u00ebjt\u00eb. Fjal\u00ebt e Jezusit t\u00eb gjendura n\u00eb Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shum\u00eb koh\u00eb pasi q\u00eb Jezusi nuk rronte m\u00eb midis Hebrenj\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb ato na erdh\u00ebn me gabime t\u00eb shumta. Nj\u00ebsoj hadithet u kompiluan shum\u00eb koh\u00eb pasi q\u00eb Muhamedi e kishte l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Edhe pse n\u00eb rastin e hadithit zingjiri i transmetuesve \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste evident dhe p\u00ebr tu besuar (gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr tradit\u00ebn biblike) prap\u00ebseprap\u00eb hadithit kurr\u00eb nuk iu kushtua rend\u00ebsia e nj\u00ebjt\u00eb si Kur\u2019anit k\u00ebshtu q\u00eb normalisht q\u00eb ishin dhe jan\u00eb t\u00eb mundshme gabimet n\u00eb transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e t\u00eb tjer\u00ebve nxorr\u00ebn me mij\u00ebra hadithe q\u00eb u konsideruan t\u00eb dob\u00ebta (edhe t\u00eb fabrikuara) p\u00ebr shkak t\u00eb zingjirit t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb transmetimit.<\/p>\n<p>Shumica e transmetimeve t\u00eb cilat thon\u00eb se martesa e Muhamedit u b\u00eb kur Ajshja i kishte 9 vite vijn\u00eb nga Hisham ibn `urwah i cili raporton n\u00eb autoritetin e t\u00eb atit t\u00eb tij. Zingjiri tjet\u00ebr i transmetuesve pas Hishamit vie n\u00ebpr\u00ebmjet njer\u00ebzve t\u00eb Irakut ku Hisham ibn urwah shkoi t\u00eb jetonte pasi q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte jetuar n\u00eb Medin\u00eb. Askush nga transmetuesit e tjer\u00eb medinas nuk e p\u00ebrmend\u00eb transmetimin e Hishamit dhe kjo ngjarje si gj\u00ebr\u00ebsisht e njohur q\u00eb \u00ebsht\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrmendej si e till\u00eb. Tehzibu\u2019l-tehzib, nj\u00eb nd\u00ebr librat m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm lidhur me jet\u00ebn e profetit dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e transmetimeve t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij, thot\u00eb se sipas Yaqub ibn Shaibah \u201chadithet e raportuara nga Hishami jan\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb transmetohen n\u00ebp\u00ebrmjet zingjirit t\u00eb transmetuesve nga Iraku\u201d. Vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i Hishamit Malik ibn Anas i cili jetonte n\u00eb Medin\u00eb, kishte gjithashtu dyshim rreth transmetimeve t\u00eb Hishamit t\u00eb b\u00ebra n\u00ebp\u00ebrmes Irakut.<\/p>\n<p>Sipas tradit\u00ebs Ajshja kishte lindur tet\u00eb vite para Hixhretit, mir\u00ebpo Buhariu n\u00eb nj\u00eb vend raporton p\u00ebr Ajshen t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se ajo ishte nj\u00eb \u00e7up\u00eb e vog\u00ebl kur u shpall surja 54 e Kur\u2019anit, nd\u00ebrsa dihet se kjo sure u shpall n\u00ebnt\u00eb vite para Hixhretit. Pra sipas k\u00ebtij transmetimi Ajshja jo vet\u00ebm q\u00eb kishte lindur para shpalljes s\u00eb sures por kur kjo kaptin\u00eb u shpall ajo ishte vajz\u00eb e re (jariah) e jo f\u00ebmij\u00eb (sibyah).<\/p>\n<p>Sipas gati t\u00eb gjitha transmetimeve dhe historian\u00ebve Esma motra e Ajshes ishte dhjet\u00eb vite m\u00eb e vjet\u00ebr se Ajshja. \u00cbsht\u00eb raportuar n\u00eb Taqri\u2019bu\u2019l-tehzi\u2019b sikur edhe n\u00eb Al-bidayah wa\u2019l-nihayah se Esma vdiq n\u00eb vitin 73 t\u00eb hixhrit n\u00eb mosh\u00ebn 100 vje\u00e7are. Tash \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00ebse Esma n\u00eb vitin 73 t\u00eb hixhrit i kishte 100 vjet\u00eb, ajo do ti ket\u00eb pasur 27 apo 28 vite n\u00eb koh\u00ebn e hixhrit (rreth s\u00eb cil\u00ebs dat\u00eb sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E n\u00ebse Esma ishte at\u00ebbot\u00eb 27 apo 28 vjet\u00eb e vjet\u00ebr, Ajshja e cila i kishte 10 vite m\u00eb pak duhej t\u00eb ishte 17 apo 18 vje\u00e7are. K\u00ebsthu q\u00eb n\u00ebse Ajsha u martua me Muhamedin n\u00eb vitin 1 ose 2 pas hixhrit si\u00e7 thon\u00eb t\u00eb gjitha traditat ajo do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 18 \u201319 vjeq n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Tabariu n\u00eb trajtimin e tij t\u00eb historis\u00eb Islamike p\u00ebrmend\u00eb se Ebu Bekri i ati i Ajshes i kishte kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kishin lindur n\u00eb koh\u00ebn e Xhahilijetit (para shpalljes s\u00eb Muhamedit p\u00ebr profet) dhe n\u00ebse Ajshja kishte lindur n\u00eb periudh\u00ebn e Xhahilijetit-Injoranc\u00ebs ajo kurrsesi nuk mund t\u00eb ket\u00eb pasur m\u00eb pak se 14 vite n\u00eb vitin 1 t\u00eb hixhrit kur sipas t\u00eb gjitha gjasave ajo u martua me Profetin.<\/p>\n<p>Sipas ibn Hishamit Ajshja e pranoi islamin shum\u00eb koh\u00eb para se k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebnte Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh koh\u00ebn kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte b\u00ebr\u00eb pranimin n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb Islamit. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse transmetimet p\u00ebr martes\u00ebn e Ajshes n\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00eb apo n\u00ebnt\u00eb vjeqare jan\u00eb t\u00eb sakta Ajshja n\u00eb vitin e pare t\u00eb Islamit as q\u00eb do t\u00eb ishte e lindur apo do t\u00eb ishte bebe e vock\u00ebl.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr fund edhe vet\u00ebm nj\u00eb argment tjet\u00ebr. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pes\u00eb vite m\u00eb e vjet\u00ebr se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi n\u00eb vitin e 35 t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Profetit. Dhe tash kur i b\u00ebjm\u00eb llogaritjet e thjeshta del s\u00ebrish se Ajshja n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk ka mundur t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak se 14 vite n\u00eb koh\u00ebn e hixhretit dhe m\u00eb pak se 15 a 16 n\u00eb koh\u00ebn e Martes\u00ebs s\u00eb saj<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb kemi par\u00eb se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njer\u00ebz dhe njollosja e tij me epitete t\u00eb turpshme jan\u00eb hi\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se rrena t\u00eb krijuara mbi tradita jo t\u00eb besueshme dhe jo definitive. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb ngriten akuza dhe storie t\u00eb t\u00ebra mbi vet\u00ebm nj\u00eb raport dhe t\u00eb tjerat t\u00eb lihen anash. Aq m\u00eb tep\u00ebr kemi par\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb se edhe sikur t\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo n\u00eb qka bazohen akuzat e misionar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, prap\u00eb nuk ka kurrfar\u00eb m\u00ebkati apo abuzimi n\u00eb martes\u00ebn e Muhamedit me Ajshen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si kjo edhe krejt akuzat tjera p\u00ebr Muhamedin si terrorist, vras\u00ebs, jotolerat, mashtrues etj bien si kull\u00eb prej letrash kur trajtohen n\u00ebn drit\u00ebn e fakteve historike dhe karakterit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2013<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitur nga <b>H. IBRAHIMI<\/b><\/p>\n<p>Bibliografia:<\/p>\n<p>1. <i>\u201cThe Young Marriage of `\u00c2ishah\u201d<\/i> nga Mohd E. N. Juferi<\/p>\n<p>2. <i>\u201cWhat was Ayesha\u2019s (ra) Age at the Time of Her Marriage to the Prophet (pbuh)\u201d<\/i> bazuar n\u00eb \u201cTehqiq e umar e Siddiqah e Ka\u2019inat\u201d nga Habib ur Rahman Kandhalwi, Anjuman Uswa e hasanah, Karachi, Pakistan<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb vazhdim\u00ebsi shohim p\u00ebrpjekjet e misionar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb fokusuara primarisht n\u00eb satanizimin e Islamit m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Bashk\u00ebsit\u00eb Evangjeliste kan\u00eb botuar literatur\u00eb urrejt\u00ebse ndaj Islamit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11206,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-11205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11205"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11205"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21126,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11205\/revisions\/21126"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}