{"id":11260,"date":"2016-05-15T12:36:37","date_gmt":"2016-05-15T11:36:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=11260"},"modified":"2016-05-15T12:36:37","modified_gmt":"2016-05-15T11:36:37","slug":"9-maji-dhe-konteksti-i-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=11260","title":{"rendered":"9 Maji dhe konteksti i ri"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/zeqirija-ibrahimi-696x462-e1460061974548.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-6504\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/zeqirija-ibrahimi-696x462-e1460061974548.jpg\" alt=\"zeqirija-ibrahimi-696x462\" width=\"696\" height=\"426\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/zeqirija-ibrahimi-696x462-e1460061974548.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/zeqirija-ibrahimi-696x462-e1460061974548-300x184.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Shkruan: Zeqirija IBRAHIMI<\/strong><\/p>\n<p><em>Protesta e 9 majit \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Maqedoni jan\u00eb tubuar aq shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksion antiqeveritar dhe kund\u00ebr partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet, me \u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb sh\u00ebnuan Dit\u00ebn Evrop\u00ebs, p\u00ebrkujtuan ngjarjen e Kumanov\u00ebs dhe protestuan p\u00ebr vlerat universale Drejt\u00ebsi, Dinjitet dhe Demokraci \u2013 aq shum\u00eb t\u00eb munguara n\u00eb mjedisin ton\u00eb, i kan\u00eb edhe d\u00ebrguar dy mesazhe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: 1) shqiptar\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi dhe k\u00ebrkojn\u00eb rikthimin n\u00eb agjend\u00ebn euro-integruese dhe 2) shqiptar\u00ebt e kan\u00eb delegjitimuar partin\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet.<\/em><\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati 15 vjet q\u00ebkur shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk kan\u00eb shfaqur pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe revolt\u00eb ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb si kjo q\u00eb ndodhi m\u00eb 9 maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Dhe, pas nj\u00eb letargjie t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb e kishte mb\u00ebrthyer shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, kur shqiptar\u00ebt e r\u00ebndomt\u00eb num\u00ebronin d\u00ebshtimet, nd\u00ebrsa partia shqiptare n\u00eb pushtet num\u00ebronte eurot, m\u00eb n\u00eb fund kjo shp\u00ebrtheu n\u00eb revolt\u00eb gjith\u00ebpopullore m\u00eb 9 maj 2016, n\u00eb protest\u00ebn \u201cDita D: Drejt\u00ebsi, Dinjitet, Demokraci\u201d.<\/p>\n<p>Organizatori i k\u00ebsaj proteste, K\u00ebshilli Opozitar (nj\u00eb trup q\u00eb p\u00ebrfshin dy parti politike \u2013 BESA dhe PPD, disa OJQ dhe disa personalitete), qysh para do kohe kishte shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb platform\u00eb politike p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedonis\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebsaj radhe ia kishte v\u00ebn\u00eb vetes p\u00ebr mision q\u00eb kjo protest\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb masovike, q\u00eb ashtu ta artikuloj\u00eb fuqish\u00ebm z\u00ebrin e asaj platforme. Dhe, fal\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb partive politike q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb strumbullarin e saj (por, edhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb partive t\u00eb tjera opozitare dhe sektorit civil), n\u00eb dy jav\u00ebt e fundit para protest\u00ebs u krijua aso opinioni q\u00eb shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk kishin krijuar q\u00eb nga protestat P\u00cbR intervenimin e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1999. At\u00ebbot\u00eb protestat ishin kund\u00ebr Millosheviqit, nd\u00ebrsa k\u00ebsaj radhe kund\u00ebr Gruevskit \u2013 p\u00ebr arsye shtet\u00ebrore dhe kund\u00ebr Ahmetit \u2013 p\u00ebr arsye shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe, ata q\u00eb duan ta shohin got\u00ebn gjysm\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb ziliqar\u00eb ose q\u00eb ashtu veprojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb agjendave t\u00eb tyre, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merren me faktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij tubimi me p\u00ebrmasa historike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast luajt\u00ebn rolin e argatit t\u00eb partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet, duke u marr\u00eb me tema periferike, si puna e protokollit dhe rendit t\u00eb protest\u00ebs (q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e organizatorit dhe jo e pjes\u00ebmarr\u00ebsve) e duke e anashkaluar k\u00ebshtu faktin e madh se kjo protest\u00eb ka krijuar nj\u00eb kontekst t\u00eb ri politik n\u00eb Maqedoni, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pamje dhe dinamik\u00eb tjet\u00ebr sken\u00ebs politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Protesta e 9 majit \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Maqedoni jan\u00eb tubuar aq shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksion antiqeveritar dhe kund\u00ebr partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet, me \u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb sh\u00ebnuan Dit\u00ebn Evrop\u00ebs, p\u00ebrkujtuan ngjarjen e Kumanov\u00ebs dhe protestuan p\u00ebr vlerat universale Drejt\u00ebsi, Dinjitet dhe Demokraci \u2013 aq shum\u00eb t\u00eb munguara n\u00eb mjedisin ton\u00eb, i kan\u00eb edhe d\u00ebrguar dy mesazhe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: 1) shqiptar\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi dhe k\u00ebrkojn\u00eb rikthimin n\u00eb agjend\u00ebn euro-integruese dhe 2) shqiptar\u00ebt e kan\u00eb delegjitimuar partin\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit do t\u00eb themi se asnj\u00eb partie shqiptare n\u00eb pushtet (q\u00eb nga PPD-ja) nuk i ka ndodhur aq shum\u00eb popull n\u00eb shesh kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Dhe, kjo do t\u00eb duhej t\u00eb vihej re nga ata analist\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb merren me gj\u00ebra periferike n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtij fakti qendror. T\u00eb dalin 30 mij\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb kund\u00ebr regjimit \u201cVMRO-BDI\u201d ose t\u00eb brohorasin \u201cNuk dua BDI \u2013 dua drejt\u00ebsi\u201d, kjo flet se qytetaria shqiptare n\u00eb Maqedoni ka evoluar mjaftuesh\u00ebm dhe se shqiptar\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebso mekanizmash demokratike p\u00ebr t\u2019i delegjitimuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjal se skena politike shqiptare tashm\u00eb ka p\u00ebsuar ndryshime serioze dhe se n\u00eb zgjedhjet e ardhshme kjo do t\u00eb reflektohet duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Momenti i dyt\u00eb, q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsohet si mesazh i k\u00ebsaj proteste \u00ebsht\u00eb se, pas 15 vitesh t\u00eb qeverisjes s\u00eb BDI-s\u00eb, kur shqiptar\u00ebt ankoheshin se nuk ka opozit\u00eb dhe prandaj BDI-ja fitonte, m\u00eb n\u00eb fund u b\u00eb edhe opozita shqiptare. Pavar\u00ebsisht se disa parti pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb protest\u00eb kan\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr K\u00ebshillin Opozitar dhe nuk desh\u00ebn t\u00eb rreshtohen pas tij, pavar\u00ebsisht se edhe K\u00ebshilli Opozitar e p\u00ebrdori t\u00eb drejt\u00ebn e tij q\u00eb n\u00eb protest\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga parti q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e tij, e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb at\u00eb dit\u00eb aty ishte gjith\u00eb opozita shqiptare. Dhe, kjo prani flet se shqiptar\u00ebt po m\u00ebsohen ta b\u00ebjn\u00eb edhe opozit\u00ebn. Edhe n\u00ebse kan\u00eb inate dhe ego mes vete, ata do ta b\u00ebjn\u00eb opozit\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjekuri politike, q\u00eb nuk e kemi pasur dhe hasur m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>E fundit, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme si mesazh i k\u00ebsaj proteste, ishte se \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs L\u00ebvizja BESA \u00ebsht\u00eb etiketuar dhe vazhdon t\u00eb etiketohet me turrli-turrli akuzash \u2013 ishte struktura e saj ajo q\u00eb e ngjeshi brumin e k\u00ebsaj proteste. Q\u00eb t\u00eb mos jem ekskluziv, e kam patjet\u00ebr ta them se n\u00eb protest\u00eb pati shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk jan\u00eb detyrimisht simpatizues t\u00eb BES\u00cbS, madje edhe an\u00ebtar\u00eb e drejtues t\u00eb partive t\u00eb tjera opozitare shqiptare, por e v\u00ebrteta e madhe q\u00eb dukej sheshazi ishte se mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb protestuesve e krijoi BESA. Dhe, kur kihet parasysh se kjo nuk i ka shkuar p\u00ebr dore asnj\u00eb partie tjet\u00ebr opozitare shqiptare (as m\u00eb par\u00eb e as k\u00ebtyre sot), do t\u00eb duhej t\u00eb ishte lajm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se BESA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb l\u00ebvizje popullore, q\u00eb arrin ta mobilizoj\u00eb rinin\u00eb shqiptare, familjet shqiptare, q\u00eb arrin ta organizoj\u00eb protest\u00ebn n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe ikonografis\u00eb komb\u00ebtare, evropiane e amerikane dhe, pavar\u00ebsisht se a i p\u00eblqen dikujt kjo, n\u00ebse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr synim q\u00eb ta mundin t\u00eb keqen e quajtur BDI, duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb se tashm\u00eb mjeti mbase m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb i fuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht L\u00ebvizja BESA. Dhe, k\u00ebt\u00eb nuk e them vet\u00ebm nga arsye subjektive \u2013 sepse jam an\u00ebtar i k\u00ebtij subjekti, por edhe nga fakti se asnj\u00eb parti tjet\u00ebr shqiptare sot nuk arrin t\u00eb mobilizoj\u00eb aq shum\u00eb njer\u00ebz (edhe p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb respektohet fuqia organizative e BES\u00cbS.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se kjo s\u00eb pari nuk i p\u00eblqen VMRO-s\u00eb, e cila i fillon dhe mbaron lajmet n\u00eb Sitel me akuza ndaj BES\u00cbS, sigurisht q\u00eb nuk i p\u00eblqen as BDI-s\u00eb, e cila pas k\u00ebsaj proteste e sheh se BESA seriozisht po ia g\u00ebrryen dheun n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq \u2013 n\u00eb stilin \u201cm\u00eb vdekt\u00eb djali p\u00ebr shkak t\u00eb nuses\u201d \u2013 kjo nuk \u00ebsht\u00eb pranuar mir\u00ebfilli as nga t\u00eb gjitha partit\u00eb opozitare shqiptare. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb respektohet ky fakt dhe ato t\u00eb afrohen p\u00ebr bashk\u00ebpunim pa protagoniz\u00ebm e shou publike, ka ende struktura q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin megafon\u00ebt e ndrysh\u00ebm q\u00eb ta defokusojn\u00eb suksesin e k\u00ebsaj proteste n\u00eb gj\u00ebra periferike. Kjo, p\u00ebr fat t\u00eb keq, i ka shqet\u00ebsuar edhe disa analist\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb folur se nuk ka fuqi q\u00eb e mund BDI-n\u00eb, nd\u00ebrsa sot jan\u00eb shqet\u00ebsuar se mund t\u00eb jet\u00eb BESA ajo forc\u00eb q\u00eb do ta mund\u00eb at\u00eb. Natyrisht, kjo protest\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsohej edhe si interes n\u00eb plan gjith\u00ebkomb\u00ebtar dhe shtetet shqiptare ta vinin re k\u00ebt\u00eb fakt. Sepse, shtetet serioze, edhe kur nuk pajtohen me dik\u00eb e me di\u00e7ka, megjithat\u00eb komunikojn\u00eb dhe synojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb ose t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga nj\u00eb zhvillim shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebr fund, jan\u00eb edhe dy mesazhe q\u00eb duhet v\u00ebn\u00eb re p\u00ebr identitetin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, nd\u00ebrsa edhe ato buruan po nga kjo protest\u00eb. Derisa i shikoja fotografit\u00eb e protest\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 fotove t\u00eb njer\u00ebzve me karroca, me bastun\u00eb, me paterica etj., q\u00eb m\u00eb kan\u00eb emocionuar dhe entuziazmuar pa mas\u00eb, m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje ve\u00e7mas dy foto: nj\u00eb \u00e7ift i mosh\u00ebs mbi 50 vje\u00e7 (gruaja me shami) kishin dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb, me \u00e7\u2019rast burri mbante flamur komb\u00ebtar shqiptar, nd\u00ebrsa gruaja e kishte flamurin e BE-s\u00eb dhe, fotografia e dyt\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb e re me shami, q\u00eb kishte veshur nj\u00eb bluz\u00eb t\u00eb kuqe me shqiponj\u00ebn e zez\u00eb dykrer\u00ebshe n\u00eb gjoks, duke e valuar n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb flamur komb\u00ebtar. Edhe k\u00ebto imazhe jan\u00eb ajo q\u00eb e ka sjell\u00eb BESA n\u00eb sken\u00eb: familjet shqiptare protestojn\u00eb me agjend\u00eb shqiptare e evropiane dhe shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb njohur deri von\u00eb \u2013 edhe me paragjykime \u2013 si konservator\u00eb, madje edhe ekstremist\u00eb, identitet politik e kan\u00eb shqiptarin\u00eb. P\u00ebr ata q\u00eb marrin vesh ose q\u00eb duan t\u00eb marrin vesh, e aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb deklarojn\u00eb se e kan\u00eb dertin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni, k\u00ebto jan\u00eb pika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do t\u00eb duhej analizuar dhe duhet mbajtur sh\u00ebnim, sepse krejt k\u00ebto kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kontekst t\u00eb ri t\u00eb qytetaris\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb identitetit etnik e politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Po e p\u00ebrfundoj k\u00ebt\u00eb tekst me nj\u00eb th\u00ebnie, q\u00eb \u2013 ngaq\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u2013 mund t\u00eb duket patetike, por q\u00eb i shkon k\u00ebtij fundi: njer\u00ebzit shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl merren vet\u00ebm me vetveten, t\u00eb vegjlit me t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb mesmit merren me ngjarjet, nd\u00ebrsa t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb me idet\u00eb.<\/p>\n<p>Sinqerisht do t\u00eb doja t\u00eb shoh m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb merren me ide sesa me protokolle organizimi dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sigurimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Zeqirija IBRAHIMI Protesta e 9 majit \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Maqedoni jan\u00eb tubuar aq shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksion antiqeveritar dhe kund\u00ebr partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet, me&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6504,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-11260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11260"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11260"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11261,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11260\/revisions\/11261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}