{"id":11348,"date":"2016-05-17T10:08:22","date_gmt":"2016-05-17T09:08:22","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=11348"},"modified":"2016-05-17T12:14:45","modified_gmt":"2016-05-17T11:14:45","slug":"pushteti-i-homoseksualitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=11348","title":{"rendered":"Pushteti i homoseksualitetit"},"content":{"rendered":"<p><b><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kot-lgbt-7666-e1463483277122.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11349\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kot-lgbt-7666-e1463483277122.jpg\" alt=\"kot-lgbt-7666\" width=\"900\" height=\"515\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kot-lgbt-7666-e1463483277122.jpg 900w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kot-lgbt-7666-e1463483277122-300x172.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/kot-lgbt-7666-e1463483277122-768x439.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/b><strong>Nga: Ergys M\u00ebrtiri<\/strong><\/p>\n<p>Prej disa vjet\u00ebsh nj\u00eb komunitet individ\u00ebsh, ndon\u00ebse thuajse n\u00eb anonimitet t\u00eb plot\u00eb, ka ngritur nj\u00eb debat q\u00eb ka trazuar fort uj\u00ebrat e opinionit publik, duke z\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb media, politik\u00eb dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile. Si askund n\u00eb bot\u00eb ndeshemi p\u00ebrball\u00eb fenomenit t\u00eb triumfit t\u00eb madh t\u00eb nj\u00eb kauze pa pasues, ku aktivist\u00ebt nuk duken k\u00ebrrkund. Si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, dhe si askund n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrkrahja ndaj komunitetit gej b\u00ebn bashk\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt social\u00eb, nga politika, shoq\u00ebria civile, madje edhe t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt e huaj, duke i dh\u00ebn\u00eb asaj nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb paprecedent, q\u00eb nuk e ndeshim aspak n\u00eb komunitete me m\u00eb shum\u00eb halle e t\u00eb drejta t\u00eb natyrshme. Mesa duket t\u00eb drejtat q\u00eb burojn\u00eb nga nevoja seksuale prevalojn\u00eb mbi \u00e7do objekt tjet\u00ebr angazhimi qytetar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Homokraci<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja gej ia ka dal\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb vihet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, por ka arritur t\u00eb imponohet gati p\u00ebrdhunsh\u00ebm ndaj publikut shqiptar. Kaq e fuqishme \u00ebsht\u00eb ajo sa edhe vet\u00eb ish-Kryeministri Berisha, i njohur si nj\u00eb politikan me profilin e nj\u00eb konservatori, shkoi m\u00eb larg se t\u00eb gjith\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, duke premtuar legalizimin e martesave midis personash me seks t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, gj\u00eb kjo q\u00eb nuk kan\u00eb pasur guxim ta b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb prej homolog\u00ebve t\u00eb tij evropian\u00eb. Si n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, ligji kund\u00ebr diskriminimit, nj\u00eb ligj i cil\u00ebsuar kudo si nj\u00eb ligj gej, i debatuar e kontenstuar masivisht n\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore, n\u00eb Shqip\u00ebri u miratua n\u00eb unanimitet t\u00eb plot\u00eb nga parlamenti shqiptar.<\/p>\n<p>Ky fenomen \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb interesanti p\u00ebr t\u00eb kuptuar shp\u00ebrpjestimet e m\u00ebdha t\u00eb opinionit publik n\u00eb raport me qytetar\u00ebt. Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb i distanc\u00ebs q\u00eb ekziston midis elitave dhe shoq\u00ebris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb trinomi media, politik\u00eb dhe shoq\u00ebri civile, t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb planet tjet\u00ebr nga ai ku jeton shoq\u00ebria shqiptare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb veprimtari t\u00eb shk\u00ebputur nga shqet\u00ebsimet dhe interesat e shoq\u00ebris\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs, elitat po i imponohen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb emancipimit, zhvillimit apo modernizimit, pavar\u00ebsisht diskutueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet e emancipuara q\u00eb kemi si model.<\/p>\n<p><strong>Gjuetar\u00eb homofob\u00ebsh <\/strong><\/p>\n<p>Veprimtaria e kauz\u00ebs gej, ka kaluar tashm\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb ofensiv\u00eb duke dal\u00eb n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime publike ndaj kujtdo q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet verdikteve t\u00eb saj. N\u00ebp\u00ebrmjet kall\u00ebzimeve penale dhe denoncimeve publike, ajo po godet \u00e7do individ q\u00eb shpreh publikisht rezerva p\u00ebr ta, duke kusht\u00ebzuar r\u00ebnd\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs. Tritan Shehu, Eqerem Spahiu, Murat Basha, Eduard Halimi, Artan Lame e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb objekt akuzash p\u00ebr homofobi, t\u00eb cilat i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb ata v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. L\u00ebvizja ka krijuar tashm\u00eb list\u00ebn e saj t\u00eb zez\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrdorur si shantazh ndaj publikut, p\u00ebr t\u00eb frenuar z\u00ebrat kund\u00ebr. N\u00ebp\u00ebrmjet sofizmit n\u00eb interpretimin e ligjeve q\u00eb ka diktuar ajo ka minuar fush\u00ebn e diskutimit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7do fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim kund\u00ebr vetes. T\u00eb kritikosh l\u00ebvizjen gej, k\u00ebrkon tashm\u00eb akrobaci t\u00eb m\u00ebdha retorike, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin terminologjik me t\u00eb cilin l\u00ebvizja ka mbuluar terrenin e debatit.<\/p>\n<p>Drejtuesit e shoqatave t\u00eb k\u00ebtij komuniteti jan\u00eb kthyer n\u00eb gjuetar\u00eb \u201chomofob\u00ebsh\u201d, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb mos qofshin do t\u00eb shpiken, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb objekt lin\u00e7imi publik. Kjo vjen pasi, n\u00eb natyr\u00ebn e tyre, l\u00ebvizje t\u00eb tilla nuk funksionojn\u00eb dot pa armiq. Ato k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb doemos homofob\u00eb p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim kauz\u00ebs s\u00eb tyre. Ato ushqehen nga antagonizmi dhe avancojn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dialektike ku legjitimojn\u00eb vetveten duke akuzuar kund\u00ebrshtar\u00ebt real\u00eb apo imagjinar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i till\u00eb ishte edhe ai i z. Spahia, i cili u b\u00eb objekt lin\u00e7imi nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje, sipas t\u00eb cil\u00ebs, u citua n\u00eb media se kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb <em>\u201ck\u00ebta jan\u00eb p\u00ebr t\u2019i kapur n\u00eb hu\u201d<\/em>. Aktor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb nga fusha e politik\u00ebs, medias, OJQ-ve e madje edhe nga trupi diplomatik v\u00ebrshuan mbi t\u00eb, pavar\u00ebsisht se fjal\u00ebt e tij ishin th\u00ebn\u00eb n\u00eb mjedise private, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frazeologjike. Z. Spahia u k\u00ebrc\u00ebnua me ndjekje penale nga Kristi Pinderi, duke u b\u00ebr\u00eb, ndoshta i vetmi person n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr k\u00ebto 26 vjet q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet me burg p\u00ebr nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb privat\u00ebsi.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, burgu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim edhe p\u00ebr fyerjet <em>online<\/em> t\u00eb homoseksual\u00ebve. Qeveria ka miratuar nj\u00eb ligj n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, ku \u00e7do person q\u00eb fyen n\u00eb internet homoseksual\u00ebt d\u00ebnohet deri n\u00eb 2 vjet burg. N\u00eb nenin 119\/b t\u00eb kodit penal sanksionohet se <em>\u201cFyerja e q\u00ebllimshme publike, n\u00ebp\u00ebrmjet sistemeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit e komunikimit, q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb personi, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, komb\u00ebsis\u00eb, rac\u00ebs, fes\u00eb ose orientimit seksual p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb dy vjet\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, pritet q\u00eb martesat mes homoseksual\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe n\u00eb kushtetut\u00eb, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka gati ndryshimin e nj\u00eb neni q\u00eb i hap rrug\u00ebn ndryshimit t\u00eb kodit t\u00eb familjes dhe lejimit t\u00eb martesave midis partner\u00ebve me seks t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb dhe u desh reagimi i nj\u00eb gazete q\u00eb debati t\u00eb hapet krejt pa pritur, nga disa aktor\u00eb publik\u00eb si Kisha Katolike dhe Partia Drejt\u00ebsi Integrim dhe Unitet (PDIU).<\/p>\n<p><strong>Homofob\u00eb dhe homop\u00ebrfitues<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dukshme prirja q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare ka p\u00ebr t\u00eb mospranuar homoseksualitetin, gj\u00eb q\u00eb natyrisht sjell edhe diskriminim. Fondacioni SOROS ka publikuar disa vite m\u00eb par\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb sondazhi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga <em>\u201cOpen Socity\u201d<\/em> n\u00eb 30 vendet e Europ\u00ebs ku Shqip\u00ebria rezulton vendi m\u00eb mospranues ndaj homoseksualitetit. T\u00eb dh\u00ebnat nga ky sondazh tregojn\u00eb se 53 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve u p\u00ebrgjigj\u00ebn se homoseksual\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre. Ironike \u00ebsht\u00eb se, populli m\u00eb \u201chomofob\u201d n\u00eb Europ\u00eb, b\u00ebhet vendi me legjislacionin m\u00eb bujar n\u00eb bot\u00eb ndaj homoseksual\u00ebve, duke qen\u00eb t\u00eb vetmit, bashk\u00eb me Kosov\u00ebn, q\u00eb e p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb ende e panjohur me k\u00ebt\u00eb dukuri dhe shpesh \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet dallimi midis diskutimit mbi homoseksualitetin nga t\u00eb drejtat individuale t\u00eb njeriut. Por ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se edhe aktor\u00ebt e k\u00ebtij debati nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim. Askush nuk duket i interesuar t\u00eb respektoj\u00eb pal\u00ebt n\u00eb debat, duke b\u00ebr\u00eb dallimin midis gjykimeve q\u00eb kemi p\u00ebr nj\u00eb sjellje dhe t\u00eb drejtave q\u00eb g\u00ebzon personi q\u00eb e ushtron at\u00eb sjellje. Diskutimi shtrohet sikur ata q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr homoseksualitetit si sjellje mb\u00ebshtesin diskriminimin e homoseksual\u00ebve. Kjo b\u00ebhet pasi, jo vet\u00ebm q\u00eb shoq\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb sa duhet e informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb debat, por pik\u00eb s\u00eb pari sepse vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kauz\u00ebs gej, nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar ta \u00e7ojn\u00eb debatin aty ku duhet, por p\u00ebrpiqen ta polarizojn\u00eb at\u00eb, duke legjetimuar vetveten n\u00ebp\u00ebrmjet delegjitimimit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve. Kjo b\u00ebn q\u00eb, jo vet\u00ebm debati t\u00eb jet\u00eb i shurdh\u00ebt, por edhe t\u00eb prodhoj\u00eb efekte negative shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat do t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi vet\u00eb komunitetin gej.<\/p>\n<p>Shnd\u00ebrrimi i homoseksualitetit n\u00eb kauz\u00eb, prodhon sensibilitete q\u00eb ndikojn\u00eb natyrisht edhe n\u00eb kund\u00ebr-reagime. Individ\u00eb t\u00eb shumt\u00eb nga vet\u00eb komuniteti gej n\u00eb bot\u00eb, kan\u00eb reaguar shpesh kund\u00ebr shnd\u00ebrrimit t\u00eb homoseksualitetit n\u00eb kauz\u00eb, duke k\u00ebrkuar respektimin e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb individit. Sipas tyre, seksi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb konsumohet n\u00eb intimitet dhe nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb di\u00e7ka intime t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb kauz\u00eb publike. Krijimi i kauzave t\u00eb tilla, ka sjell\u00eb kudo rritjen e diskriminimit dhe dhun\u00ebs ndaj homoseksual\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se aktivist\u00ebt e l\u00ebvizjes gej synojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb probleme sesa t\u2019i zgjidhin ato. Duket sikur ata jan\u00eb t\u00eb interesuar m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb diskriminim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb legjitimojn\u00eb aktivitetin e tyre. Kjo shkon n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me logjik\u00ebn e OJF-ve t\u00eb cilat ushqehen me problemet, pasi problemet sjellin fonde. Por, derisa t\u00eb vijohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mund t\u00eb themi se personat m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga l\u00ebvizja gej jan\u00eb vet\u00eb homoseksual\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrdoren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kauze q\u00eb nuk p\u00ebrfundon kurr\u00eb, e cila i ekspozon ata p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb klime debati q\u00eb nuk iu b\u00ebn mir\u00eb aspak.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ergys M\u00ebrtiri Prej disa vjet\u00ebsh nj\u00eb komunitet individ\u00ebsh, ndon\u00ebse thuajse n\u00eb anonimitet t\u00eb plot\u00eb, ka ngritur nj\u00eb debat q\u00eb ka trazuar fort uj\u00ebrat e opinionit publik, duke z\u00ebn\u00eb nj\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11349,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-11348","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11348"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11348"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11348\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11351,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11348\/revisions\/11351"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}