{"id":11627,"date":"2016-05-24T16:01:19","date_gmt":"2016-05-24T15:01:19","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=11627"},"modified":"2016-05-24T16:12:06","modified_gmt":"2016-05-24T15:12:06","slug":"kongresi-i-permetit-projekti-sllav-mbi-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=11627","title":{"rendered":"KONGRESI I P\u00cbRMETIT, PROJEKTI SLLAV MBI SHQIP\u00cbRIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-3655.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11628\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-3655.jpg\" alt=\"111-his-3655\" width=\"960\" height=\"614\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-3655.jpg 960w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-3655-300x192.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-3655-768x491.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a><strong>Nga:<\/strong> <strong>Xhafer SADIKU<\/strong><\/p>\n<p>24 Maji 1944 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga datat m\u00eb emblematike dhe mitet e historiografis\u00eb komuniste q\u00eb p\u00ebrkujtohej dhe festohej me madh\u00ebshti nga regjimi komunist. Ajo ishte kthyer n\u00eb dit\u00eb feste, e pervitshme, ku \u00e7do 5 vjet, shkonin nga Tirana krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjmit, madje disa her\u00eb kishte shkuar vet Enver Hoxha. Po \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnie ka kjo dat\u00eb?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt historik se Partia Komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb formuar dhe forcuar nga Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb. Ndryshe nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nuk kishin as njohuri p\u00ebr doktrin\u00ebn komuniste, as formimin intelektual dhe as nj\u00eb projekt t\u00eb qart\u00eb nacional, komunist\u00ebt jugosllav\u00eb i kishin mjaft t\u00eb qarta idet\u00eb dhe objektivat e tyre.<\/p>\n<p>Doktrina e projektit serb \u201cNa\u00e7ertania\u201d n\u00eb \u00e7far\u00ebdo ide q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej, si nacionaliz\u00ebm apo komuniz\u00ebm, do t\u00eb paraqitej gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar doktrin\u00ebn e vjet\u00ebr: pansllavizmin. P\u00ebr ta realizuar projektin e tyre, duhej eliminuar paria shqiptare, e cila, q\u00eb nga Lidhja e Prizrenit e k\u00ebtej, ishte b\u00ebr\u00eb pengesa e realizimit t\u00eb projekteve antishqiptare.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/te-tjera\/histori\/kongresi-i-permetit-projekti-sllav-mbi-shqiperine\/\">Pik\u00ebrisht, k\u00ebtu u p\u00ebrq\u00ebndruan komunist\u00ebt sllav\u00eb:<\/a> ata punuan me durim p\u00ebr t\u00eb nxitur urrejtjen e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt e tyre jokomunist\u00eb dhe nacionalist\u00eb. Kjo solli si pasoj\u00eb luft\u00ebn civile t\u00eb filluar nga komunist\u00ebt, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs tashm\u00eb njihen mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Pse u mblodh Kongresi i P\u00ebrmetit?<\/p>\n<p>Deri n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1944, komunist\u00ebt kishin arritur disa rezultate n\u00eb luft\u00ebn civile q\u00eb zhvillohej n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, por n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe t\u00eb Veriut roli i tyre ishte pothuaj inekzistent. T\u00ebrheqja me shpejt\u00ebsi e trupave gjermane nga Greqia, n\u00eb kushtet kur komunist\u00ebt kishin influenc\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e b\u00ebnte t\u00eb pamundur realizimin e planeve t\u00eb komunist\u00ebve jugosllav\u00eb, p\u00ebr shkak se qeveria do tu mbetej n\u00eb dor\u00eb jokomunist\u00ebve dhe nacionalist\u00ebve. Udh\u00ebheqja e komunisteve jugosllave theksonte se: \u201creaksionar\u00ebt kan\u00eb pas sukses n\u00eb bashkimin e popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut e VL (Verilindjes, -sh\u00ebnimi im, XH. S) n\u00eb luft\u00eb kundra nesh dhe kan\u00eb mund\u00eb me bind\u00eb at\u00eb popull q\u00eb neve jemi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen serbe e komuniste\u2026\u201d<\/p>\n<p>Komanda e Korparmat\u00ebs II Jugosllave angazhohej: \u201cne nd\u00ebrmarrim t\u00eb gjitha masat q\u00eb popullit, Komitetit dhe Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut t\u2019ua sqarojm\u00eb q\u00ebllimet e luft\u00ebs son\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut se ne nuk kemi asnj\u00eb q\u00ebllim ja plan kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb\u2026\u201d,<br \/>\nAjo e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb edhe q\u00ebllimin e luft\u00ebs dhe q\u00ebndrimin e tyre mbi tokat shqiptare n\u00ebn Jugosllavi, q\u00eb asokohe i ishin bashkuar Shqip\u00ebris\u00eb: \u201c\u2026asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb e tok\u00ebs son\u00eb p\u00ebr lirimin e s\u00eb cil\u00ebs na luftojm\u00eb qysh tre vjet dhe japim bijt\u00eb ton\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb, nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb k\u00ebrk\u00ebnd e aq m\u00eb shum\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb mujt\u00eb me grabit\u00eb krahinat tona me mb\u00ebshtetjen e grupeve t\u2019okupimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb telegramet e tyre gjat\u00eb periudh\u00ebs mars-maj 1944, ka urdh\u00ebra e udh\u00ebzime p\u00ebr komunist\u00ebt shqiptar\u00eb se si t\u00eb forconin partin\u00eb e tyre, pasiq\u00eb, \u201c\u2026vet\u00ebm ajo do t\u00eb qe garantuesja e zhvillimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngjarjeve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<br \/>\nDuke mos patur besim te misionet aleate pran\u00eb shtabit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ata urdh\u00ebronin t\u00eb pengonin \u201c\u2026\u00e7do tentativ\u00eb t\u00eb reaksionit t\u00eb huaj dhe reaksionit t\u00eb vendit q\u00eb mos ta shmangin prej vij\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Shtabit komunist jugosllav theksonte: a) \u201c\u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb fuqinat t\u2019uaja pjes\u00ebrisht t\u2019i orientoni nga Shqipnia e Veriut dhe Kosmetit me q\u00ebllim bashk\u00ebpunimin me forcat tona; b) Q\u00eb me durim t\u2019i shpjegojm\u00eb q\u00ebllimet e luft\u00ebs s\u2019on\u00eb popullit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut q\u00eb t\u2019i shmang\u00eb nd\u00ebrhyrjes nj\u00ebsiteve ushtarake nga ato an\u00eb kundra nesh&#8230;\u201d<br \/>\nPor partizan\u00ebt shqiptar\u00eb ishin t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe n\u00eb formacione t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar planet e tyre n\u00eb terrenin shqiptar, udh\u00ebheqja komuniste jugosllave, d\u00ebrgoi emisar\u00ebt e vet, te cilet organizuan nj\u00eb kongres, q\u00eb u mbajt m\u00eb 24-28 maj 1944 n\u00eb P\u00ebrmet, qytet i lir\u00eb q\u00eb nga 13 shtatori 1943, kur ishte larguar garnizoni i ushtris\u00eb italiane.<\/p>\n<p>\u2022 Zhvillimi i punimeve te kongresit<\/p>\n<p>N\u00eb kongresin e P\u00ebrmetit mor\u00ebn pjes\u00eb 188 delegat\u00eb, ku me p\u00ebrjashtim t\u00eb 5-6 prej tyre, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ishin nga Shqip\u00ebria e Jugut. M\u00eb konkretisht, ata vinin nga: 18 delegat\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm e t\u00eb K\u00ebshillit nacional\u00e7lirimtar; 25 delegat\u00eb nga Kor\u00e7a, 48 nga zona e I Operative Vlor\u00eb-Gjirokast\u00ebr, 15 nga zona e Berati, 8 nga zona e Elbasani, 10 nga Tirana, 3 nga Peza, 2 delegat\u00eb nga Durr\u00ebsi. T\u00eb tjer\u00ebt ishin: 10 delegat\u00eb nga Rinia antifashiste, 5 nga Gruaja antifashiste, 6 nga Brigada e I, 4 nga Brigada II, 4 nga Brigada III, 4 nga e IV, 7 nga Brigada e V, 5 nga Brigada VI, 6 nga Brigada VII, 3 nga Brigada VIII dhe 5 delegat\u00eb nga Brigada XII. Duhet theksuar se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e brigadave partizane ishin krer\u00ebt e tyre. Me p\u00ebrjshtime t\u00eb rralla, po thuaj se t\u00eb gjith\u00eb ishin antar\u00eb t\u00eb PKSH.<\/p>\n<p>Referuar raporteve kryesore t\u00eb mbajtura n\u00eb kongres, diskutimeve t\u00eb delegat\u00ebve dhe vendimeve t\u00eb marra, kongresi ishte zbatim pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb i direktivave t\u00eb <a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/te-tjera\/histori\/kongresi-i-permetit-projekti-sllav-mbi-shqiperine\/\">PKJ<\/a> p\u00ebr p\u00ebrcarjen e shqiptar\u00ebve. Diskutimet ishin t\u00ebr\u00ebsisht ideologjike, thell\u00ebsisht p\u00ebrcar\u00ebse dhe tejet denigruese p\u00ebr kundr\u00ebshtar\u00ebt politik\u00eb, madje edhe per mbeshtetesit e tyre me tharm nacionalist.<br \/>\nPKSH n\u00eb kongresin e P\u00ebrmetit mori disa vendime, por tre ishin m\u00eb kryesoret:<br \/>\n1- T\u00eb mos lejohej krijimi i \u00e7far\u00ebdo qeverie jasht\u00eb apo brenda Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u2019i ndalohej hyrja e Mbretit Zog n\u00eb Shqip\u00ebri;<br \/>\n2- Krijimi i Komitetit Antifashist Nacionalclirimtar me atributet e nj\u00eb qeverie,<br \/>\n3- Krijimi i divizionit t\u00eb Par\u00eb partizan dhe ofensiva mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb u urdh\u00ebrua m\u00ebsymja e divizionit t\u00eb par\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme e t\u00eb Veriut, ku kreu masakra t\u00eb p\u00ebrgjakshme. N\u00eb bashk\u00ebpunim me korparmat\u00ebn e II jugosllave u krijua rrethi i zjarrit mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme e t\u00eb Veriut. Rezultatet e asaj ofensive dihen: mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00eb e te plagusur, shumica nga popullsia civile, ku p\u00ebrfshiheshin gra, pleq dhe femije, Rezultati i terrorit komunsit, te legjitimuar ne kongresin e Pemetit, ishte marrja e pushtetit nga komunistet dhe vendosja e diktatures se proletariatit dhe pushtetit te sovjeteve.<\/p>\n<p>Perfundime<\/p>\n<p>Po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bilanc mbi analiz\u00ebn e dokumenteve, fakteve dhe shifrave, do t\u00eb rezultoj\u00eb se:<\/p>\n<p>\u2022 Kongresi i P\u00ebrmetit realizoi pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb projektin sllav t\u00eb dominimit mbi Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Me kongresin e P\u00ebrmetit, PKSH vetlegjitimoi pushtetin e saj n\u00ebp\u00ebrmjet terrorit. Ajo ndaloi pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri, shkat\u00ebrroi organizmin shoq\u00ebror t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare me pasoja katastrofike qe vazhdojne e dhe sot.<\/p>\n<p>\u2022 Kongresi i P\u00ebrmetit e renditi Shqip\u00ebrin\u00eb jo n\u00eb krah t\u00eb aleat\u00ebve si\u00e7 pretendojn\u00eb social-komunsit\u00ebt e sot\u00ebm, por n\u00ebn sundimin sllav. Deklarata e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar eshte prova me e qarte.<\/p>\n<p>\u2022 Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb realizoi projektet e saj p\u00ebr t\u00eb zhdukur parin\u00eb jokomuniste dhe nacionaliste shqiptare n\u00eb trojet etnike, dhe dominimin e plot\u00eb t\u00eb saj mbi Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Pas marrjes s\u00eb pushtetit nga komunist\u00ebt, shum\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb kongresin e P\u00ebrmetit do t\u00eb ekzekutoheshin dhe akoma m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb burgoseshin. Fatin me te keq do ta kishin ata nga Shqip\u00ebria e Veriut.<\/p>\n<p>\u2022 Ata q\u00eb p\u00ebrfituan dhe e mbajn\u00eb akoma si mit kongresin e P\u00ebrmetit, jan\u00eb kriminel\u00ebt q\u00eb ushtruan terrorin komunist dhe pasardh\u00ebsit e tyre q\u00eb u \u00ebsht\u00eb shplar\u00eb truri nga propaganda social-komuniste.<\/p>\n<p>\u2022 Miti i kongresit t\u00eb P\u00ebrmetit sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb urrejtjen e social-komunist\u00ebve kund\u00ebr pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>-0-<br \/>\n_____________________<br \/>\nAQSH, FO. 41, viti 1944, dosja 136. (Korparmata II komandohej nga general- lejtnant Peko Dajo\u00e7evi\u00e7 dhe komisari Mitar Baki\u00e7. Ajo kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj 5 divizione dhe 10 aradha partizane)<br \/>\nAQSH, FO. 41, viti 1944, dosja 13.<br \/>\nAQSH, FO. 41, Viti 1944, dosja 53.<br \/>\nAQSH, FO. 41, Viti 1944, dosja 65.<br \/>\nAQSH. FO. 447, dosja 36, f. 4.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-56676.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11630\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-56676.jpg\" alt=\"111-his-56676\" width=\"742\" height=\"960\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-56676.jpg 742w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-56676-232x300.jpg 232w\" sizes=\"(max-width: 742px) 100vw, 742px\" \/><\/a><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-5644.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11631\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-his-5644.jpg\" alt=\"111-his-5644\" width=\"714\" height=\"505\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Xhafer SADIKU 24 Maji 1944 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga datat m\u00eb emblematike dhe mitet e historiografis\u00eb komuniste q\u00eb p\u00ebrkujtohej dhe festohej me madh\u00ebshti nga regjimi komunist. Ajo ishte kthyer n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11629,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-11627","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11627"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11627"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11627\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11638,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11627\/revisions\/11638"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}