{"id":11866,"date":"2015-07-30T21:18:21","date_gmt":"2015-07-30T20:18:21","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=11866"},"modified":"2016-05-30T21:45:52","modified_gmt":"2016-05-30T20:45:52","slug":"rryma-islamofobe-shqiptare-antiislamistat-shqiptare-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=11866","title":{"rendered":"Rryma Islamofobe shqiptare, AntiIslamistat shqiptar\u00eb !"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-56444-e1464640866550.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11867\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-56444-e1464640866550.jpg\" alt=\"111-56444\" width=\"704\" height=\"445\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-56444-e1464640866550.jpg 500w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/111-56444-e1464640866550-300x190.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 704px) 100vw, 704px\" \/><\/a>Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe shqiptare si substrat i kristendomit ballkanik\/kristosllavizimit, dhe si ndjenj\u00eb e s\u00ebmur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Domosdoja e njohjes s\u00eb sfondit t\u00eb islamofobis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Duke par\u00eb me t\u00eb madhe riakizivizmin e rrym\u00ebs islamofobe nd\u00ebr shqiptar\u00eb, pash\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb merrem me t\u00eb, por p\u00ebrfundimisht vendosa q\u00eb sfondit t\u00eb saj rezonues (ideve, q\u00ebndrimeve, filozofis\u00eb), t\u2019ia kushtoj k\u00ebt\u00eb shkrim special, t\u00eb ndar\u00eb nga shkrimi tjet\u00ebr (q\u00eb nuk do t\u00eb vonoj\u00eb), e q\u00eb merret ve\u00e7 e ve\u00e7 me rastet e shp\u00ebrfaqura t\u00eb islamofobis\u00eb muajve t\u00eb fundit. K\u00ebt\u00eb e pash\u00eb m\u00eb t\u00eb arsyeshme, p\u00ebr t\u00eb mos dalur n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn shkrimi shum\u00eb i gjat\u00eb, i pa n\u00ebndrenditur e i pa-strukturuar mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Aspekte nomosale<\/strong><\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb filozofis\u00eb dhe sociologjis\u00eb s\u00eb religjionit n\u00eb Ballkan, analitikisht potencojn\u00eb konvulsionet e ndryshme nomosale t\u00eb feve n\u00eb Ballkan, gjat\u00eb historis\u00eb dhe sot. \u00a0Filozofi Ferid Muhiq, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij p\u00ebr Ballkanin, avokon nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb faktuar : p\u00ebr shekuj, Ballkani ka qen\u00eb i integruar en-block. 900 vjet prej 1000 vjet\u00ebve t\u00eb fundit; 500 vjet n\u00eb 600 vitet e fundit. Pra, pavar\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb rrjedhave dhe trajektoreve gjepolitike q\u00eb i ka sjellur e reprodukar historia, popujt e Ballkanit, duke qen\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ex-Perandorive fetare\/kozmopolite (Perandoris\u00eb Romake\/Bizantine, Bullgare, Serbe, e Osmane), me shekuj kan\u00eb jetuar e rezonuar, n\u00eb nj\u00eb sfond t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt territorial (pavar\u00ebsisht cop\u00ebzimeve administrative) : at\u00eb ballkanik si sfond t\u00eb tyre rajonal.<\/p>\n<p>Shpesh ky sfond, ka qen\u00eb edhe tabloja e tyre politike, ideore, e mbi t\u00eb gjitha fetare (n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur feja ishte primare e jo etnia\/kombi). N\u00eb rastin e Ballkanit, ishin kristendomi n\u00eb unison, p\u00ebrkat\u00ebsisht Islami n\u00eb unison (deri para 100 viteve), dy fet\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjet siflit\u00ebse p\u00ebr prijetari n\u00eb Ballkan, dhe ky realitet garues ka vazhduar deri me etablimin e shtetit-komb, respektivisht deri me triumfin e nacionalizmit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Ballkan (term i p\u00ebrdorur nga studiuesja Nuray Bozora, kursivi F.S.) n\u00eb shekujt XIX dhe XIX, q\u00eb cop\u00ebzoi Ballkanin n\u00eb shtete-kombe t\u00eb pavarura. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, realiteti fetar i p\u00ebrbashk\u00ebsis\u00eb dhe ndasive, nuk u eleminua, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr u forcua e ashp\u00ebrsua, \u00a0sidomos tek ortodoksia tashm\u00eb pan-nacionaliste q\u00eb damkosi Islamin, duke larguar Perandorin\u00eb Osmane nga Ballkani dhe duke pushtuar musliman\u00ebt e Ballkanit.<\/p>\n<p>Natyrisht se Ballkani ka kaluar edhe n\u00eb periudha afatmesme t\u00eb paqes, mir\u00ebpo Muhiq b\u00ebn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr pikat epiqendrore t\u00eb bot\u00ebkuptimeve dhe arsyeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebsive dhe ndasive n\u00eb Ballkan, q\u00eb akoma vazhdojn\u00eb edhe sot..<\/p>\n<p>R\u00ebnia e monizmit, respektivisht ideologjive jo-fetare dhe anti-fetare (rigorizisht \u00ebsht\u00eb fjala pasi q\u00eb ideologjit\u00eb anti-fetare po na p\u00ebrcjellin edhe sot) si\u00e7 ishin komunizimi e n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme edhe socializmi, si ideologji t\u00eb disperziura p\u00ebr topitur fet\u00eb, sipas Muhiqit (por edhe sipas Huntingtonit), kan\u00eb ringjallur sfondin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm: aiflencat fetare, kulturore e nacionaliste n\u00eb Ballkan. K\u00ebshtu ky realitet i fundit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, t\u00eb gjall\u00ebroj\u00eb e kohabitoj\u00eb nj\u00eb rrym\u00eb panballkanike kristiane n\u00eb Ballkan (pasi q\u00eb musliman\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb getoizur n\u00eb t\u00eb), apo ndryshe e njohur edhe si \u201ckristendomi ballkanik\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kristendomi ballkanik si lokus territorial, bot\u00ebkuptimor dhe fetar i islamofob\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Kristendomi ballkanik, shp\u00ebrfaqet si strofull bot\u00ebkuptimor e fetar, t\u00eb cilin e ka krijuar e kaluara. Direkt apo indirekt, ai sot m\u00ebton q\u00eb nd\u00ebrsjellazi t\u2019i bashkoj\u00eb n\u00ebn nj\u00eb tutel\u00eb popujt krishter\u00eb t\u00eb Ballkanit e ata q\u00eb mendojn\u00eb si k\u00ebta, n\u00eb ide, q\u00ebndrime, rezonime, e madje edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e mikut dhe armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, sikurse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Anipse shp\u00ebrfaqet me ngjyrime nacionaliste e pseudo-nacionaliste, ai fetarisht e territorialisht (duke mos llogaritur kufinjt\u00eb politik por Ballkanin si t\u00ebr\u00ebsi), bashkon serbin e kroatin islamofob, shqiptarin e serbin islamofob, maqedonin e grekun islamofob etj.<\/p>\n<p>Kristendomi ballkanik, me apo pa vet\u00ebdije \u00ebsht\u00eb strofulli territorial, bot\u00ebkuptimor dhe fetar edhe i krejt islamofob\u00ebve arb\u00ebro-shqiptar\u00eb q\u00eb nga e kaluara. Dallimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se sot &#8211; n\u00eb modernitet &#8211; idet\u00eb dhe q\u00ebndrimet e kristendomit, jan\u00eb t\u00eb kamofluara e t\u00eb sofistikuara, me aureolat (supra)ideologjike moderne. Shikuar historikisht, kristendomi ballkanik, ka themell t\u00eb forte panfetar n\u00eb Ballkan, si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb shtetit-komb dhe shekullarizmit, procese q\u00eb pak a shum\u00eb n\u00eb Ballkan u p\u00ebrmbyll\u00ebn n\u00eb shekujt XIX-XX me pak\u00ebnaq\u00ebsi e ri-pretendime ekspansioniste, n\u00eb kontekst zgjerues e ndryshues.. Por koheziviteti pan-fetar dhe i eklispsuar n\u00eb vete i krisrendomit ballkanik, buron nga vet\u00eb ontologjia e tij : popujt ballkanik kurr\u00ebnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs Perendimore, apo e konceptit t\u00eb sotsh\u00ebm europianist supranacional (q\u00eb nuk ka ekistuar si ide serioze n\u00eb Europe deri pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore). por q\u00eb edhe sot &#8211; kur ky ky koncept ve\u00e7se eksiston &#8211; prap\u00ebseprap\u00eb \u00ebsht\u00eb i sfiduar seriozisht nga vet\u00eb Sistemi Vesfalian i shtet-kombeve n\u00eb Europ\u00eb, sistem i kirjuar nga vet\u00eb kombet europiane, e t\u00eb cilin nuk e kan\u00eb krijuar popujt e Ballkanit, dhe as q\u00eb kan\u00eb participuar n\u00eb t\u00eb, kur ai u krijua..<\/p>\n<p>Popujt e Ballkanit, p\u00ebrpos gjeografikisht q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs Juglindore, kan\u00eb histori mij\u00ebvjeqare t\u00eb pavarur nga Europa Perendimore. Europa \u00ebsht\u00eb Europ\u00eb historikisht, Ballkani \u00ebsht\u00eb Ballkan historikisht. Prandaj strofulla e islamofob\u00ebve t\u00eb Ballkanit, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe e islamofob\u00ebve shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb Europa, por Ballkani p\u00ebrkat\u00ebsisht rrymat ballkanike pan- krishtere dhe anti-islame, t\u00eb mbjellura gjat\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, shekujt e t\u00ebr\u00eb t\u00eb bashkjetes\u00ebs, internalizimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, religjionit\/feve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, etj., kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb Ballkan, nomosi i p\u00ebrbashk\u00ebsis\u00eb e i ndasis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u2013 th\u00ebn\u00eb me gjuh\u00eb politikologjike &#8211; ideja shmitiane e mikut dhe armikut, t\u00eb jet\u00eb gati e njejt\u00eb si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Ky me fjal\u00eb t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb \u201chomo ballkanicusi\u201d, q\u00eb shum\u00ebkush kur analizon mbi nacionalizmin n\u00eb Ballkan, e konsideron k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit burimin e vet\u00ebm t\u00eb konflikteve n\u00eb Ballkan, duke anashkaluar rolin eksponencial t\u00eb fes\u00eb, respektivisht t\u00eb kristendomit ballkanik kundruall dig\u00ebs Islame (sot fat\u00ebkeq\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebsuar), si nomos n\u00eb Ballkan e si burim p\u00ebrbashk\u00ebsie e ndasie.<\/p>\n<p><strong>Pjella e kristendomit ballkanik : kristosllavizimi si ideologji politike panballkanike dhe si pateric\u00eb e rrym\u00ebs islamofobe shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo ideologji dhe nga derivon ? S\u00eb pari, termi \u201ckristosllaviz\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb p\u00ebrdorim nga studiuesi i politikave t\u00eb religjionit Michael Sells, pas luft\u00ebrave n\u00eb ish-Jugosllavi. Sipas Sells, q\u00ebllimi fundamental i kristosllavizimit, \u00ebsht\u00eb bashkimi politik dhe ideologjik i kristendomit sllavofon\u00eb ballkanik, me nj\u00eb afilim t\u00eb mundsh\u00ebm edhe t\u00eb helenizimit grek dhe t\u00eb krishter\u00ebve shqiptar\u00eb. Klasifikimin e rrym\u00ebs islamofobe shqiptare si \u201ckristosllave\u201d, nuk e b\u00ebj\u00eb nisur nga nga ndonj\u00eb parim \u201cshqiptaromadh\u201d i imi (p\u00ebrkundrazi nuk jam nacionalist, dhe m\u00eb shum\u00eb e \u00e7moj faktin kur nj\u00eb serb jo-islamofob hesht\u00eb, duke mos e shar\u00eb nj\u00eb fe 1 miliard\u00eb e 200 milionshe, se sa kur nj\u00eb shqiptar e b\u00ebn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke m\u00eb ofenduar edhe mua), apo nga ndonj\u00eb ndjenj\u00eb revanshi, por pik\u00ebrisht nga fakti, se rryma islamofobe q\u00eb po promovohet nga \u00e7ar\u00e7e t\u00eb caktuara shqiptare, n\u00eb parime, resentimente e q\u00ebndrime, n\u00eb menyr\u00eb konsistente huazon nga rryma tradicionale (politike) kristosllave, q\u00eb hal\u00eb n\u00eb sy i ka<\/p>\n<p>1.Islamin,<\/p>\n<p>2.Musliman\u00ebt,<\/p>\n<p>T\u00eb kaluar\u00ebn osmane (periudh\u00eb n\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e pranuan Islamin q\u00eb u d\u00ebshmua faktor shp\u00ebtimtar i qenies s\u00eb tyre n\u00eb Ballkan), si dhe<\/p>\n<p>4.Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo sepse tradicionalisht dihet se n\u00eb Ballkan, nacionalist\u00ebt religjioz serb\u00eb, malazez\u00eb, \u00a0bullgaro-maqedon\u00eb e kroat\u00eb (t\u00eb ndihmuar edhe nga panhelenist\u00ebt ortodoks\u00eb grek\u00eb)\u00a0 jan\u00eb t\u00eb ushqyer me urrejtje vizavi t\u00eb njejt\u00eb : urrejn\u00eb Islamin, musliman\u00ebt, Perandorin\u00eb Osmane (jo-eksistente sot) si dhe Turqin\u00eb (natyrisht nuk e kam fjal\u00ebn kolektivisht si kombe sepse ka pasur dhe ka p\u00ebrjashtime, por flas p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka d\u00ebshmuar historia dhe programet e tyre politike) Prandaj rryma islamofobe shqiptare, pavar\u00ebsisht vellove t\u00eb cilat i ndryshon, pos q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb kristendomit ballkanik, si lokus territorial, bot\u00ebkuptimor e fetar,\u00a0 fundament ideo-politik t\u00eb sajin ka kristosllavizmin si ideologji politike,\u00a0 dhe kjo duhet potencuar n\u00eb start. Pra para s\u00eb gjithash, p\u00ebr t\u00eb folur mbi rrym\u00ebn islamofobe shqiptare, duhet ditur se ajo \u00ebsht\u00eb me apo pa vet\u00ebdije substrat dhe veg\u00ebl e nacionalizmave religjioz : serb, malazez, bullgaro-maqedon, kroat e grek. Mbi k\u00ebto themele, rryma islamofobe shqiptare pastaj send\u00ebrton diskursin e saj, \u00e7oft\u00eb ai nacional-shqiptarist, nacional-europianst etj. pseudo-sekular etj.<\/p>\n<p><strong>Burimet konvencionale : Si mund ta dalloni n\u00eb rezon rrym\u00ebn islamofobe shqiptare ?<\/strong><\/p>\n<p>A mund t\u00eb rezonoj nj\u00eb islamofob shqiptar me apo pa vet\u00ebdije si nacionalist serb ? N\u00ebse po, si ? Kur arrihet ky stad ? N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb islamofobi shqiptar interiorizon q\u00ebndrime kristosllave dhe nacionaliste serbe e greke karshi Islamit dhe musliman\u00ebve ?<\/p>\n<p><strong>Brenga e islamofobit p\u00ebr \u201cimazhin e Kosov\u00ebs\/shqiptar\u00ebve\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Pika epiqendrore e diskursit e rrym\u00ebs kristosllave\/islamofobe shqiptare, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vokubulari i saj e determinon si \u201cimazhi i Kosov\u00ebs\u201d, apo \u201cimazhi i shqiptar\u00ebve\u201d para \u201cbot\u00ebs s\u00eb civilizuar\u201d. Por problemi q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjme me aludim n\u00eb nj\u00eb imazh si\u00e7 e do vet rryma islamofobe\/kristosllave shqiptare, SOT P\u00cbR SOT,\u00a0 e jo si\u00e7 mund ta\u00a0 sjellin : rrjedhat, situimet, konstelacionet, lebensraumi, ndryshimet, apo si\u00e7 e duan\/mbajn\u00eb q\u00ebndrim shumica (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt thirret rryma islamofobe mund edhe t\u00eb mos jet\u00eb \u201ce civilizuar\u201d), si dhe pa shikuar n\u00eb histori. T\u00eb gjitha k\u00ebto sipas rrym\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, duhen ngrir\u00eb, duhet vazhduar status quo-ja islamofobe sa t\u00eb jet\u00eb e mundur, si dhe u duhet b\u00ebr\u00eb \u201camEni\u201d t\u00eb gjitha makinacioneve q\u00eb aleat\u00ebt e rrym\u00ebs kristosllave shqiptare, b\u00ebjn\u00eb ndaj Islamit e musliman\u00ebve. Rryma islamofobe (e sotshme) jeton dhe vepron SOT P\u00cbR SOT, pa kognitim e anticipim ndaj t\u00eb kaluar\u00ebs (apo me kognitim t\u00eb rrem\u00eb e sipas qejfit) dhe t\u00eb ardhmes (q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb) sepse nuk ka prodhuar dhe nuk prodhon histori, por eksistenc\u00ebn i\u2019a ka borq KRONIK\u00cbS , situimeve t\u00eb atyp\u00ebratyshme, dhe krijimit t\u00eb strofullit NGA JASHT\u00cb (e them n\u00eb kuptimin e bazave q\u00eb i\u2019a kan\u00eb krijuar rrymat krishtere ballkanike). P\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb thelb nga ateist\u00eb, t\u00eb konvertuar me para e nga inferioreti, filokatolik\u00eb akoma t\u00eb pakonvertuar, mercanar\u00eb t\u00eb paguar t\u00eb internetit e t\u00eb shtypit, por edhe nga katolik\u00eb radikal\u00eb, e m\u00eb pak ortodoks\u00eb. Dijet dhe liria e rezonimit t\u00eb pavarur, tentohen t\u00eb manipulohen p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt nga kjo rrym\u00eb, dhe \u201ce v\u00ebrteta\u201d t\u00eb imponohet vet\u00ebm si\u00e7 interpretohet nga ta. Nga kjo rrjedh se rryma kristosllave\/islamofobe shqiptare, themelet i ka t\u00eb p\u00ebrgaditura q\u00eb moti nga t\u00eb huajt, dhe nuk mund t\u2019i l\u00ebkund (tradh\u00ebtoj) ato,\u00a0 kurse kjo ndrron vet\u00ebm fasaden e saj, t\u00eb cil\u00ebn e nd\u00ebrton vet.<\/p>\n<p><strong>Nacional-europianizmi si pseudo-arsye e islamofobis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Arsyen islamofobe, serbi a greku islamofob, e fundamenton n\u00eb fen\u00eb e nacionalizmin e tij, n\u00eb konfliktin me muslimanin shqiptar, si dhe n\u00eb rrjedhat e tjera t\u00eb historis\u00eb: \u201cIslamizmi p\u00ebrb\u00ebn rrezikun vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr kombin grek dhe goditjen m\u00eb t\u00eb tmerrshme q\u00eb mori gjat\u00eb kalimit t\u00eb tij historik\u201d (Elefterias Nikolaidhu \u2013 Tez\u00eb Doktorature 1979\u201d). Kurse shqiptari islamofob \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb : n\u00ebse do t\u00eb thirrej n\u00eb fen\u00eb\/besimin e tij, ateher\u00eb kjo do \u00a0ta zbythte edhe at\u00eb q\u00eb akoma nominalisht po quhet \u201ctolerance fetare\u201d dhe do t\u00eb ishte thirrje latente n\u00eb luft\u00eb fetare, kundruall musliman\u00ebve (anipse edhe kjo nuk mungon). Prandaj duke anashkaluar pak a shum\u00eb k\u00ebt\u00eb opcion, shqiptari islamofob e ka b\u00ebr\u00eb trend t\u00eb thirret me perfiditet n\u00eb Europ\u00ebn (pa e shijuar kurr\u00eb), kur shfaq islamofobin\u00eb e tij. Me k\u00ebt\u00eb, ai tregon se \u00ebsht\u00eb arratisur nga uni i vet (e ka g\u00eblltitur kristendomi ballkanik n\u00eb taborrin e tij, apo filo-katolicizmi), se urren shumic\u00ebn e kombit t\u00eb tij, se nuk e njeh Europ\u00ebn, dhe se nga mosnjohja, e do Europ\u00ebn Mesjetare t\u00eb kryq\u00ebzatave e t\u00eb inkuzicionit. Sepse n\u00ebse e ardhmja europiane, qenka si\u00e7 e do islamofobi shqiptar, ateh\u00ebr\u00eb vaj halli p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Europ\u00ebn dhe vizionin integralist t\u00eb saj. Islamofobit shqiptar, nuk i ka r\u00ebn\u00eb konkretisht ta dij\u00eb se a usheqehet Europa me islamofobi akoma apo jo (anipse me padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj musliman\u00ebve t\u00eb Ballkanit p\u00ebrfshir\u00eb edhe shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se po), por ky s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb i bindur se po, dhe duke shtuar islamofobin\u00eb e tij (si \u201ckerkes\u00eb europiane\u201d), beson n\u00eb perfeksionizmin e tij \u201ceuropianist\u201d, e q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb perfeksioniz\u00ebm n\u00eb t\u00eb qenurit provajder i diversionit t\u00eb nacional-krishterizimit ballkanik (serb, grek, maqedon), karshi musliman\u00ebve shqiptar. Ai nuk e ka shijuar Europ\u00ebn por ushqehet me kompleksin e inferioritetit ndaj saj; ai nuk di se secili do t\u00eb jet\u00eb imazhit i europianit q\u00eb vet\u00eb Europa po e k\u00ebrkon, po ky para vet\u00eb-europian\u00ebve e do si imazh t\u00eb nj\u00eb Europe pa Islamin (pa 30 milion\u00eb musliman\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs), duke i\u2019a kaluar me ket\u00eb q\u00ebndrim edhe t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme europiane.<\/p>\n<p><strong>Nacional-shqiptarizimi si vello e islamofobis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>\u201cBaz\u00eb\u201d tjeter e rrym\u00ebs islamofobe \u00ebsht\u00eb tribalizimi i ngritur n\u00eb nivel nacionalizmi pagan (por me prapavij\u00eb kristiane gjithsesi), alias \u201cshqiptarizmi\u201d, t\u00eb cilin fashisti serb Dobrica Qosiq, e do m\u00eb shum\u00eb se islamofob\u00ebt shqipfol\u00ebs sepse sipas kalkulimeve t\u00eb tij u ka mund\u00ebsuar serb\u00ebve \u201cshp\u00ebrlarje kokash\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve. Madje do t\u00eb thoja, se kjo \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e fort\u00eb e islamofob\u00ebve shqiptar\u00eb sot. Sepse shqiptarizimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb MJET P\u00cbRDORIMI. N\u00eb leck\u00eb. Me shqiptariz\u00ebm lidhet shantazhimi i Islamit e i musliman\u00ebve or\u00eb e qast..Me shqiptariz\u00ebm lidhet edhe laicizmi (i standardeve t\u00eb dyfishta). Me shqiptarizmin lidhet edhe perfiditeti i minoranc\u00ebs katolike (si shtresa m\u00eb s\u00eb paku e goditur nga lufta), kur k\u00ebta etiketojn\u00eb musliman\u00ebt shqiptar\u00eb si \u201cturq\u00eb\u201d, \u201carab\u00eb\u201d e \u201ctaleban\u00eb\u201d. Me shqiptarizimin lidhet gjith\u00e7ka q\u00eb prek n\u00eb status quon\u00eb dhe komoditetin e rrym\u00ebs islamofobe dhe kuteve t\u00eb saj. Por \u2013 rrjedh\u00eb pyetja logjike \u2013 p\u00ebrse thirrja n\u00eb shqiptarizmin pagan (\u201ct\u00eb domosdosh\u00ebm\u201d), u b\u00ebhet vet\u00ebm musliman\u00ebve shqiptar\u00eb ? A u b\u00ebhet e nj\u00ebjta thirrje edhe t\u00eb krishter\u00ebve, respektivisht a hoq\u00ebn dor\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt nga kishat sot e 112 vite pas thirrjes \u201cmos shikoni Kisha e Xhamia feja e shqiptarit \u00ebsht\u00eb shqiptaria\u201d ? Apo kjo th\u00ebnie, u qenka drejtuar e u drejtohet vet\u00ebm musliman\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb nga Islami p\u00ebrfundimisht ? N\u00ebn k\u00eb ishin shqiptar\u00ebt e mbetur jasht\u00eb shtetit shqiptar, 100 vite pas asaj th\u00ebnieje dhe r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane ? Ishin n\u00ebn Sundim Islam, t\u00eb pavarur apo n\u00eb sundim t\u00eb krishter\u00eb ? Dihet mir\u00ebfillazi se \u00ebsht\u00eb e treta.<\/p>\n<p>\u201cBaz\u00eb\u201d (fasad\u00eb) tjet\u00ebr e rrym\u00ebs kristosllave\/islamofobe shqiptare \u00ebsht\u00eb thirrja n\u00eb laiciz\u00ebm\/shekulariz\u00ebm (t\u00eb standardeve t\u00eb dyfishta).<\/p>\n<p><strong>\u201cLaicizmi\/shekullarizimi\u201d me standarde t\u00eb dyfishta i islamofobis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Rryma islamofobe n\u00eb form\u00eb patetike thirret n\u00eb laiciz\u00ebm rigjid, t\u00eb ndarjes t\u00eb politik\u00ebs nga feja dhe shekullarizim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb (si\u00e7 i quan sistemet e tilla studiuesi i religjionit Scott.Wallac tek \u201cPolitics of Veil\u201d kur analizon shekullarizmin francez), por edhe k\u00ebtu, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebtrajtshm\u00ebrisht, dhe n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb caktuar : kund\u00ebr Islamit dhe k\u00ebrkesave m\u00eb elementare t\u00eb musliman\u00ebve (lejimit t\u00eb hixhabit n\u00eb shkolla e futjes s\u00eb m\u00ebsim-besimit), duke heshtur ndaj katolicizmit politik rapid t\u00eb 22 vjeqarit t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrtimit t\u00eb Katedral\u00ebs Politike, imponimeve t\u00eb miteve\/festave katolike permes historis\u00eb, politik\u00ebs e madiave (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p.sh. urimi or\u00eb e qast i k\u00ebrsh\u00ebndellave katolike me pasuesin \u201ct\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d), dhe n\u00eb ve\u00e7anti : nuk denjon ta hap\u00eb as goj\u00ebn ndaj eksterritorialitetit t\u00eb Kishave Ortodokse q\u00eb ka mbir\u00eb me Pakon e Ahtisaarit n\u00eb Kosov\u00eb, ndaj vizitave t\u00eb klerik\u00ebve ortodoks\u00eb serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe deklaratave t\u00eb tyre politike e nacionaliste, ndaj kurikulimit m\u00ebsimor nacionalist serb n\u00eb komunat serbe, dhe m\u00ebsim-besimit t\u00eb tyre, anipse shtirret si rrym\u00eb shqiptariste e laiciste. Nj\u00eb standard i till\u00eb i dyfisht\u00eb i rrym\u00ebs islamofobe shqiptare, lakuriqon krejt perfidtetin e natyr\u00ebs s\u00eb saj : kjo rrym\u00eb pra \u00ebsht\u00eb e predestinuar t\u00eb mos-reagoj ndaj politizimit t\u00eb katolicizimit e ortodoksis\u00eb (edhe kur thirret n\u00eb laiciz\u00ebm), por vet\u00ebm ndaj k\u00ebrk\u00ebseve m\u00eb elementare t\u00eb musliman\u00ebve, sepse n\u00eb thelb themeltohet mbi kristianzmin politik, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga t\u00eb huajt, q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe vet islamofob\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00ebhuajsuar ndaj jet\u00ebs, realitetit e ahiretit.<\/p>\n<p>Si dhe \u201cparadigma\u201d e fundit e rrym\u00ebs islamofobe ngjash\u00ebm me t\u00eb par\u00ebn, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cimazhin\u201d e shqiptar\u00ebve, por k\u00ebtu gjithnj\u00eb duke u druajtur \u2026\u201dse mos Serbia na paraqet si fundamentalist\u00eb para bot\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja \u201ce tjetrit\u201d : Islamofobi i t\u00ebhuajsuar, me Serbin\u00eb brenda tij. Internalizimi dhe interiorizimi i resentimeneve nacionaliste serbe, karshi Islamit dhe musliman\u00ebve shqiptar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse argumentet e sjellura ga Muhiq dhe Sells, i e \u00e7ojm\u00eb m\u00eb tej, duke i provajduar me rastin shqiptar, vijm\u00eb deri tek pyetja : kush kujt i imponon idet\u00eb islamofobe ? Kush nga kush huazon e internalizion ?\u00a0 Kush \u00ebsht\u00eb subjekt e kush objekt ? A kan\u00eb ndikim rrymat a krishtera fqinje mbi t\u00eb krishter\u00ebt\/islamobofob\u00ebt shqiptar\u00eb, apo e kund\u00ebrta ? A jan\u00eb ndjenjat e rrym\u00ebs islamofobe shqiptare, p\u00ebrvijime substrative t\u00eb kristendomit ballkanik, kristosllavizimit \u00a0e nacionalizmave serb e grek? Pasi u tha se islamofobi serb e grek \u00a0burrim t\u00eb urrejtes ndaj Islamit dhe musliman\u00ebve, e ka fen\u00eb e tij dhe nacionalizmin, ateher\u00eb cili \u00ebsht\u00eb burimi i urrejtjes s\u00eb islamofob\u00ebve shqiptar ? A huazon serbi islamofob nga shqiptari kur urren muslimanin shqiptar, apo shqiptari islamofob huazon nga serbi islamofob kur urren\u00eb Islamin\/musliman\u00ebt shqiptar ? K\u00ebto pyetje na \u00e7ojn\u00eb tek ekzaminimi me\u00a0 sipas metod\u00ebs gjenaologjike e Fukos\u00eb, dhe tek \u00e7\u00ebshtja \u201ce tjetrit\u201d n\u00eb kontekstin e internalizimeve dhe interiorizimeve islamofobe. Sepse dihet q\u00eb pos Amerik\u00ebs e Europ\u00ebs dhe brengave p\u00ebr \u201cimazhin\u201d para tyre, n\u00eb retorik\u00ebn islamofobe shqiptare (sidomos n\u00eb Kosov\u00eb) hyn\u00eb edhe Serbia, p\u00ebrkat\u00ebsisht brenga se \u00e7far\u00eb mendon ajo, n\u00eb rast se musliman\u00ebt shqiptar\u00eb \u201cb\u00ebhen t\u00eb pad\u00ebgjuesh\u00ebm\u201d. \u00cbsht\u00eb mu kjo pik\u00eb, pika vendimtare, kur islamofobi shqiptar (\u00e7oft\u00eb i krishter\u00eb, ateist apo inferior\u00eb karshi Islamit), tanim\u00eb vet\u00ebm flet shqip, por rezonon si nacionalist serb (anipse thirret akoma n\u00eb shqiptrariz\u00ebm), karshi Islamit e musliman\u00ebve shqiptar. Ai kalon n\u00eb stadin e \u201cidentitetit t\u00eb t\u00ebhuaj\u00ebsuar\u201d (Vincent Descombes). Sepse brenga p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb mendon Serbia p\u00ebr fen\u00eb e shumic\u00ebs\/shumic\u00ebn e kombit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb e interiorizuar n\u00eb t\u00eb. SERBIA TANIM\u00cb \u00cbSHT\u00cb N\u00cb T\u00cb. Pra nga momenti n\u00eb fjal\u00eb, kur nd\u00ebrmend i sillet q\u00ebndrimi i mundsh\u00ebm Serbis\u00eb ndaj Islamit dhe musliman\u00ebve shqiptar\u00eb, ateher\u00eb islamofobi shqiptar mendon si nacionalist serb.\u00a0 Pra arrihet kulmi : islamofobin shqipfol\u00ebs e pengon Islami i kombit t\u00eb tij, sepse njejt\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, edhe Serbin\u00eb e pengon Islami i shqiptar\u00ebve, dhe islamofobi nuk do q\u00eb Serbia t\u00eb trazohet. Pra metoda gjenaologjike na ofron si rezultat faktin se islamofobi shqiptar, burim t\u00eb islamofobis\u00eb t\u00eb tij (me aureola \u201ceuropianiste\u201d e \u201cshqiptarsite\u201d), pos Amerik\u00ebs e Europ\u00ebs (ndaj t\u00eb cilave ka kompleks inferioriteti) e ka m\u00eb s\u00eb shumti Serbin\u00eb (ndaj s\u00eb cil\u00ebs ka ndjenj\u00eb inercioni, frike e d\u00ebgjueshm\u00ebrie). Pra islamofobi shqiptar, shastiset nga brenga se se \u00e7far\u00eb mendon Serbia ndaj shumic\u00ebs s\u00eb kombit t\u00eb tij, sepse Serbin\u00eb e ka n\u00eb unin e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu rryma kristosllave\/islamofobe shqiptare, \u00a0p\u00ebrfaq\u00ebson p\u00ebrfundimisht rrym\u00ebn internale t\u00eb diversionit ndaj musliman\u00ebve shqiptar\u00eb. Ajo nuk ngrit\u00eb z\u00ebrin kund\u00ebr pretendimeve greke n\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb, ajo nuk ngrit\u00eb z\u00ebrin ndaj nd\u00ebrrimit masiv t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb n\u00eb jug dhe veri nga ortodoksia e katolicizimi, ajo nuk ngrit\u00eb z\u00ebrin ndaj bat\u00ebrdive serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs e Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, e as ndaj bat\u00ebrdive maqedone mbi shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb (e qyrravet si \u201cshqiptariste\u201d) por vet\u00ebm dhe vet\u00ebm militon kund\u00ebr Islamit. T\u00eb t\u00ebra energjit\u00eb i shpenzon kund\u00ebr Islamit. Nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00eb nacionalizmat e kristendomit ballkanik, substrat i t\u00eb cil\u00ebve edhe \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cT\u00eb krishter\u00ebt atetist\u00eb\/agnostik\u00eb\u201d &amp; \u201cAteist\u00ebt\/agnostik\u00ebt e krishter\u00eb\u201d islamofob\u00eb shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb trend, q\u00eb pos islamofobis\u00eb s\u00eb praktikuesve t\u00eb krishter\u00eb shqiptar\u00eb (madje edhe klerit t\u00eb tyre), islamofobi edhe me t\u00eb ashp\u00ebr, t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb dhe lexojm\u00eb edhe nga t\u00eb konvertuarit, q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb nuk jan\u00eb kurrfar\u00eb praktikikuesish, por konvertohen vet\u00ebm sa p\u00ebr tu arratisur nga Islami, dhe sa p\u00ebr t\u00eb shprehur urrejtjen e tyre hapur kund\u00ebr Islamit, musliman\u00ebve e shqiptar\u00ebve musliman. K\u00ebta lirisht mund t\u2019i quajm\u00eb \u201ct\u00eb krishter\u00eb ateist\u00eb\/agnostik\u00eb\u201d, sepse asnjeher\u00eb nuk merren me devotshm\u00ebri pos me afinitet t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb t\u00eb pafeve, karshi Islamit. Sidomos n\u00eb trend \u00ebsht\u00eb konvertimi n\u00eb protestant me para. Dhe \u00e7\u2019far\u00eb ndodh\u00eb ? \u201cProtestant\u00ebt\u201d shqiptar\u00eb, \u00a0v\u00ebllez\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve Kisha Katolike gjat\u00eb historis\u00eb i ka rjepur per s\u00eb gjalli, n\u00eb kuloare debatuese, \u00a0i gjen t\u00eb bashkuar troq me katolik\u00eb, duke adhuruar Pap\u00ebn e Vatikanin , si dhe duke u shfryr\u00eb s\u00eb bashku ndaj Islamit e musliman\u00ebve.<\/p>\n<p>Por nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebta. Sepse ata q\u00eb shiten si ateist\u00eb, agnostik\u00eb e neutral ndaj feve, m\u00eb s\u00eb shumti i gjen t\u00eb ushqyer me prirje anti-Islame. N\u00eb asnj\u00eb moment, nuk i gjen duke polemizuar apo duke kundruar me t\u00eb krishter\u00eb e islamofob\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb pra \u201catesist\u00ebt\/agnostik\u00ebt e krishter\u00eb\u201d, q\u00eb qyrraven kund\u00ebr k\u00ebrkesave m\u00eb elementare t\u00eb musliman\u00ebve, kurse nuk b\u00ebzajn\u00eb ndaj dikaktur\u00ebs shpirt\u00ebrore krishtere (n\u00eb ve\u00e7anti asaj katolikocentrike). Pra q\u00eb t\u00eb dyja taborrat e humbura n\u00eb jet\u00ebn e tyre, i gjen t\u00eb pozicionuar kund\u00ebr Islamit, musliman\u00ebve e shqiptar\u00ebve musliman\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim : Islamofobia si s\u00ebmundje dhe nevoja e ndalimit t\u00eb hovit t\u00eb saj<\/strong><\/p>\n<p>Islamofobia \u00ebsht\u00eb histeri, \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb e ka kapluar shum\u00ebk\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb. \u00a0Ajo \u00ebsht\u00eb diversion shpirt\u00ebror e politik, q\u00eb po u b\u00ebhet musliman\u00ebve si komunitet shumic\u00eb n\u00eb mbar\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, e m\u00eb gjer\u00eb. \u00a0At\u00eb e kan\u00eb kultivuar me vite, fakti i mbetjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn shtetet e huaja, respektivisht i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr sistemin m\u00eb diktatorial q\u00eb ka prodhuar moderniteti, e q\u00eb sot po vazhdohet nga protektorati amerikan; edukimi dhe arsimimi islamofob n\u00eb t\u00eb tri qendrat shqiptare: Tiran\u00eb, Shkup e Prishtin\u00eb; kompleksi i inferoritetit; pasimi i sistemeve ideologjive anti-Islame q\u00eb u jan\u00eb disperzuar e u disperzohen shqiptar\u00ebve; politikat ditore; mjetet e informimit; neglizhenca e vet\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb davet; mercenarizmi; mosleximi; mosdija; mosinformimi i duhur mbi Islamin i islamofob\u00ebve. \u00a0Islamofobia po disperzohet si nj\u00eb njoll\u00eb e keqe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, sepse po i v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb edhe vet\u00eb musliman\u00ebt si kumunitet, duke u\u2019a ngushtuar kufinjt\u00eb e tolerances. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e quditshme, se p\u00ebrpos institucioneve t\u00ebr\u00ebsisht neglizhente, edhe ata q\u00eb thirren sociolog\u00eb, antropolog e psikolog po e heshtin k\u00ebt\u00eb fenomen. Shkruajn\u00eb e flasin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb rudimentare, kurse p\u00ebr islamofobin\u00eb, nuk e qelin goj\u00ebn. Islamofobis\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb stop, sa nuk ka marrur p\u00ebrmasa edhe m\u00eb alarmante. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, edhe insitucionet si BIK-u, Forumi Musliman i Shqip\u00ebris\u00eb, Lidhja e Hoxhallar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe rrjetet Islame t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Maqedoni, por edhe n\u00eb diaspor\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb vigjelent\u00eb, pasi q\u00eb u damkoset vet\u00eb ontologjia e tyre, dhe n\u00ebse ve\u00e7 pretendojn\u00eb se jan\u00eb me krejt qenien n\u00eb Islam, ateher\u00eb duhet l\u00ebvizur gur\u00ebt. Ata duhet t\u00eb merren sa m\u00eb shum\u00eb me temat e realitetit aktual t\u00eb Islamit, pasi q\u00eb me t\u00eb madhe dominojn\u00eb temat mbi ahiretin. Kruciale jan\u00eb edhe shkrimet\/botimet e raportimet mbi Islamofobin\u00eb edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, nga t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb njohin cil\u00ebndo gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Vreri i ndjellur ndaj nesh, nuk duhet konturuar e lokalizuar.<\/p>\n<p>Autor: <strong>Fatlum Sadiku<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim socio-psikologjik: Rryma islamofobe shqiptare si substrat i kristendomit ballkanik\/kristosllavizimit, dhe si ndjenj\u00eb e s\u00ebmur\u00eb Domosdoja e njohjes s\u00eb sfondit t\u00eb islamofobis\u00eb shqiptare Duke par\u00eb me t\u00eb madhe riakizivizmin e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11867,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-11866","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11866"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11866"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11869,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11866\/revisions\/11869"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11867"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}