{"id":12030,"date":"2016-06-04T11:15:36","date_gmt":"2016-06-04T10:15:36","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=12030"},"modified":"2016-06-04T20:19:56","modified_gmt":"2016-06-04T19:19:56","slug":"hafiz-bajram-ef-agani-projektues-i-bashkesise-islame-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=12030","title":{"rendered":"Hafiz Bajram ef. Agani, projektues i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><b><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/Hafiz-Bajram-ef.-Agani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-12031 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/Hafiz-Bajram-ef.-Agani.jpg\" alt=\"Hafiz-Bajram-ef.-Agani\" width=\"289\" height=\"384\" \/><\/a><\/b><strong>Hafiz Bajram ef. Agani<\/strong><b>, n<\/b><strong>ism\u00ebtar dhe projektues i riorganizimit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0<\/strong><strong>pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (1947-1951)<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga:<\/strong> <strong>Ramadan Shkodra, Drejtor i Kultur\u00ebs n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Abstrakt<\/strong><\/p>\n<p><em>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Kosova edhe nj\u00ebher\u00eb ndahet padrejt\u00ebsisht nga e \u00ebma e saj, Shqip\u00ebria, dhe futet dhunsh\u00ebm n\u00ebn administrimin e sajes\u00ebs artificiale t\u00eb quajtur Jugosllavi. Me k\u00ebt\u00eb akt edhe Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame n\u00eb Kosov\u00eb detyrimisht do t\u00eb ndryshoj\u00eb qendr\u00ebn nga Tirana n\u00eb Sarajev\u00eb dhe, q\u00eb nga viti 1945 e deri m\u00eb 1990, do t\u00eb veproj\u00eb si Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame p\u00ebr Serbin\u00eb, respektivisht p\u00ebr Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb dhe Vojvodin\u00ebn, me seli n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Fetare Islame t\u00eb Federat\u00ebs Jugosllave me qend\u00ebr n\u00eb Sarajev\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb krijuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viset e tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, n\u00eb organizimin, funksionalizimin, strukturimin n\u00eb terren dhe drejtimin e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame, kontribut determinues ka dh\u00ebn\u00eb brezi i ulemas\u00eb shqiptare, n\u00eb mesin e tyre edhe vizionari i shquar Hafiz Bajram ef. Agani, t\u00eb cilit do t\u2019i binte barra kryesore, sepse do t\u00eb vihej n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe strukturave t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hyrje<\/strong><\/p>\n<p>Organizimi i jet\u00ebs fetare islame n\u00eb Kosov\u00eb z\u00eb fill q\u00eb nga koha e administrimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Gjat\u00eb asaj kohe, organizimi i jet\u00ebs fetare islame, n\u00eb \u00e7do an\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb, ka qen\u00eb i rregulluar n\u00ebp\u00ebrmjet autoritetit fetar dhe politik, sipas t\u00eb cilit, organizimin fetar islam dhe funksionet shtet\u00ebrore, i ka ushtruar nj\u00eb struktur\u00eb unike (din ue deule), kurse bashk\u00ebsit\u00eb e tjera fetare kan\u00eb pasur organizimet e veta t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb kuptimin organizativ fetar islam, t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt n\u00eb Ballkan kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Bashk\u00ebsis\u00eb Unike Myslimane, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka q\u00ebndruar Sulltani n\u00eb funksionin e Kalifit. Kompetencat dhe prerogativat e kalifit n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb sulltan Muratit II (1421-1451), jan\u00eb bartur n\u00eb myftiun kryesor, k\u00ebshtu q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, myftiu kryesor n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane ka bartur titullin Shejhul-islam, i cili ishte edhe autoriteti m\u00eb i lart\u00eb fetar islam n\u00eb gjith\u00eb Perandorin\u00eb. K\u00ebt\u00eb post e kan\u00eb pasur edhe tre shqiptar\u00eb: Ali efendi Zembili (1503-1526), Ibrahim Bej efendi Ajvaz Pasha-zade (1719-1797) dhe Abdurrahman Nesip Efendiu (1842-1914). Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nivelin lokal, autoritetin qendror t\u00eb Shejhul-islamit e kan\u00eb pasur myftinjt\u00eb e rretheve.<\/p>\n<p>Me t\u00ebrheqjen e Perandoris\u00eb Osmane nga trojet shqiptare, p\u00ebr dallim nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili u themelua n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1923, n\u00eb Kosov\u00eb u krijuan rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore-politike t\u00eb pafavorshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb e tyre fetare islame, sidomos n\u00eb ato troje q\u00eb u pushtuan nga okupatori sllav.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 quhej asokohe, q\u00eb nga largimi i osman\u00ebve \u00ebsht\u00eb angazhuar dhe ka luftuar t\u00eb ket\u00eb autonomin\u00eb fetare dhe t\u00eb g\u00ebzonte t\u00eb drejtat dhe statusin e saj, por kjo nuk ishte e mundur dhe n\u00eb ato rrethana as q\u00eb mund t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Serbe-Kroate-Sllovene (1918-1929), ka qen\u00eb e organizuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mysliman\u00ebt e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Kroacis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebsi, me n\u00eb krye Reis-ul-uleman\u00eb me seli n\u00eb Sarajev\u00eb, nd\u00ebrsa mysliman\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Serbi dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb pasur bashk\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me n\u00eb krye myftiun suprem me seli n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Ndryshimet e m\u00ebdha q\u00eb ndodh\u00ebn me vendosjen e diktatur\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave (6 janar 1929), do ta godisnin edhe Bashk\u00ebsin\u00eb e Fes\u00eb Islame, e cila do t\u00eb p\u00ebsonte ndryshime t\u00eb dukshme, ngase vendet q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb vareshin nga ish-Myftinia Supreme e Beogradit, pra edhe Kosova, do t\u00eb kalonin n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb Ulema Mexhlisit t\u00eb sapoformuar n\u00eb Shkup, q\u00eb, s\u00eb bashku me Ulema Mexhlisin e Sarajev\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebnin Rijasetin e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame me seli n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 1941-1944, Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame e Kosov\u00ebs, me dy Kryemyftinit\u00eb e saj (Kryemyftinin\u00eb e Prizrenit dhe Kryemyftinin\u00eb e Prishtin\u00ebs), do t\u00eb lidhej me Komunitetin Mysliman me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Organizimi i saj ishte i ndar\u00eb n\u00eb Kryemyftini dhe N\u00ebnmyftini. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve qen\u00eb v\u00ebn\u00eb personalitete kompetente, t\u00eb cil\u00ebt ishin dalluar, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, edhe n\u00eb planin komb\u00ebtar, mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, si\u00e7 ishin myftinjt\u00eb: Hasan Islami-Nahi n\u00eb Prizren, Rexhep Remziu n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00ebnmyftiu Mulla Idris Gjilani n\u00eb Gjilan, n\u00ebnmyftiu Ahmet Hasani n\u00eb Ferizaj, n\u00ebnmyftiu Fahri ef. Iljasi n\u00eb Gjakov\u00eb etj. Dekretimi i n\u00ebpun\u00ebsve fetar\u00eb q\u00eb nga myezin\u00ebt e deri te myftinjt\u00eb b\u00ebhej nga Komuniteti Mysliman n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb udh\u00ebhiqej nga Dr. Behxhet Shapati e m\u00eb pastaj edhe nga Hafiz Sherif ef. Langu.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta e k\u00ebsaj periudhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se administrata e k\u00ebtyre institucioneve vepronte ekskluzivisht n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe haptazi, shp\u00ebrndahej literatura islame nga Shqip\u00ebria, si revistat: \u201cKultura Islame\u201d, \u201cZani i Nalt\u00eb\u201d, \u201cMevludi\u201d i Hafiz Ali Riza Ulqinakut, veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut, veprat e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs, Haki Sharofit, Hafiz Abdullah Z\u00ebmblakut etj.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Kosova ndahet edhe nj\u00ebher\u00eb padrejt\u00ebsisht nga m\u00ebma e saj, Shqip\u00ebria, dhe futet dhunsh\u00ebm n\u00ebn administrimin e sajes\u00ebs artificiale t\u00eb quajtur Jugosllavi. Me k\u00ebt\u00eb akt edhe Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame n\u00eb Kosov\u00eb detyrimisht do t\u00eb ndryshoj\u00eb qendr\u00ebn nga Tirana n\u00eb Sarajev\u00eb dhe q\u00eb nga viti 1945 e deri m\u00eb 1990 do t\u00eb veproj\u00eb si Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame p\u00ebr Serbin\u00eb, respektivisht p\u00ebr Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb dhe Vojvodin\u00ebn, me seli n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Fetare Islame t\u00eb Federat\u00ebs Jugosllave me qend\u00ebr n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, t\u00eb krijuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viset e tjera shqiptare ish-Jugosllavi, n\u00eb organizimin, funksionalizimin, strukturimin n\u00eb terren dhe drejtimin e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame, kontribut determinues ka dh\u00ebn\u00eb brezi i ulemas\u00eb shqiptare, n\u00eb mesin e tyre edhe vizionari i shquar Hafiz Bajram ef. Agani, t\u00eb cilit do t\u2019i binte barra kryesore, sepse do t\u00eb vihej n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe strukturave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Para s\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr kontributin e Hafiz Bjaram Aganit n\u00eb riorganizimin e BIK-s\u00eb, e shohim me vend q\u00eb t\u00eb japim nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb gjendjes shoq\u00ebrore e politike n\u00eb Kosov\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Gjendja politiko-shoq\u00ebrore pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, rrjedha objektive e ngjarjeve q\u00eb \u00e7onte drejt zgjidhjes s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, u nd\u00ebrpre. Popullsia shqiptare e Kosov\u00ebs u p\u00ebrball me presionet, me mashtrimet dhe me dhun\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsve komunist\u00eb jugosllav\u00eb, sidomos t\u00eb atyre serb\u00eb. Deklaratat e tyre premtuese p\u00ebr vet\u00ebvendosjen e popullit shqiptar pas luft\u00ebs, u harruan. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur brigadat partizane shqiptaro-kosovare marshonin drejt veriut dhe luftonin p\u00ebrkrah popujve jugosllav\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e plot\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, mbi popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi u ushtrua nj\u00eb shtypje e eg\u00ebr komb\u00ebtare, pati arrestime, terror e persekutime t\u00eb shqiptar\u00ebve (kujtojm\u00eb k\u00ebtu ploj\u00ebn e Tivarit, Luft\u00ebn e Drenic\u00ebs, masakr\u00ebn e Gjilanit etj.), u ndalua p\u00ebrdorimi i flamurit komb\u00ebtar, n\u00ebpun\u00ebsit shqiptar\u00eb u pushuan nga puna dhe u z\u00ebvend\u00ebsuan me ata serb\u00eb.<\/p>\n<p>Goditjet q\u00eb u nd\u00ebrmor\u00ebn mbi popullsin\u00eb shqiptare menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs e gjat\u00eb Administrat\u00ebs Ushtarake ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me Elaboratin e Vasa \u00c7ubrilloviqit \u201cProblemi i pakicave n\u00eb Jugosllavin\u00eb e re\u201d, d\u00ebrguar qeveris\u00eb s\u00eb re jugosllave ende pa mbaruar lufta, m\u00eb 3 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre, popullata shqiptare nuk ndenji duarkryq, por u organizua kund\u00ebr riokupimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, p\u00ebrkat\u00ebsisht Jugosllavia. N\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre revoltave dhe rezistenc\u00ebs shqiptare, pa dyshim u gjend edhe ulemaja shqiptare dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre u vun\u00eb edhe institucionet islame, si xhamit\u00eb, medreset\u00eb etj.<\/p>\n<p>Pas shtypjes s\u00eb revoltave masive popullore nga ana e pushtetit komunist, q\u00ebndresa kund\u00ebr pushtetit jugosllav vazhdoi n\u00eb rrug\u00eb ilegale. U krijuan disa organizata t\u00eb fshehta. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nd\u00ebr to ishte Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), e cila n\u00eb radh\u00ebt e saja kishte shum\u00eb imam\u00eb e hoxhallar\u00eb q\u00eb ndihmuan n\u00eb drejtimin, strukturimin por edhe n\u00eb masivizimin e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se, q\u00ebndrimi i sistemit komunist q\u00eb po instalohej n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs, e fatkeq\u00ebsisht edhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb viset tona, p\u00ebr sa i p\u00ebrket fes\u00eb, ishte armiq\u00ebsor. Kjo sepse, sipas pik\u00ebpamjeve komuniste, feja shihej si penges\u00eb kryesore p\u00ebr jet\u00ebsimin e platform\u00ebs ideologjike komuniste, ngaq\u00eb feja kishte rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ishte e shtrir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb popullin.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni, sistemi komunist q\u00eb po instalohej, p\u00ebrve\u00e7 arsyeve etnike dhe fetare, kishte edhe nj\u00eb arsye m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb vihej n\u00eb ndjekje t\u00eb ulemas\u00eb shqiptare dhe atakimin e institucioneve islame, sepse k\u00ebta b\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe qen\u00eb angazhuar me gjith\u00e7ka pat\u00ebn kund\u00ebr ripushtimit sllav dhe mbrojt\u00ebn vatanin dhe fen\u00eb e tyre. \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb p\u00ebrmendet k\u00ebtu roli i mulla Idriz Gjilanit, Ibrahim Lutfiut, Haki ef. Sermaxh\u00ebs, Iljaz ef. Broj\u00ebs, Asim ef. Luzh\u00ebs e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Angazhimi i imam\u00ebve dhe hoxhallar\u00ebve n\u00eb radh\u00ebt e NDSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e kontributit t\u00eb ulemas\u00eb shqiptare n\u00eb l\u00ebvizjet e m\u00ebdha p\u00ebr popullin ton\u00eb, q\u00eb nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pej\u00ebs, pastaj kontributi i ulemas\u00eb gjat\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, si dhe p\u00ebrkrahja dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr formacionet patriotike q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vet\u00ebdijes p\u00ebr kombformim dhe shtetformim.<\/p>\n<p><strong>Riorganizimi i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame n\u00eb Kosov\u00eb dhe roli i Hafiz Bajram ef. Aganit <\/strong><\/p>\n<p>Ulemaja shqiptare, e vet\u00ebdijshme p\u00ebr pesh\u00ebn q\u00eb ka mbi vete dhe duke par\u00eb rrethanat e reja q\u00eb tash e tutje nuk i lejonin q\u00eb t\u00eb vazhdonin t\u00eb ishin t\u00eb lidhur me qendr\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruante m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb, filloi t\u00eb riorganizohej institucionalisht. K\u00ebshtu, n\u00eb Prizren, m\u00eb 11-12 korrik 1945, mbajt\u00ebn Kongresin e Par\u00eb t\u00eb Ulemave t\u00eb Kosov\u00ebs. Si rezultat i k\u00ebtij Kuvendi \u2013 Mexhlisi t\u00eb ulemas\u00eb kosovare, doli edhe udh\u00ebheqja e re \u2013 Kryesia e saj, me p\u00ebrb\u00ebrje Rexhep ef. Remziun-kryetar, Fahri ef. Iljazin \u2013 n\u00ebnkryetar, Sheh Hasanin \u2013 n\u00ebnkryetar, Jusuf ef. Imamin, Hasan ef. Islamin-Nahin, Haki ef. Taipin (Sermaxhaj), Mustaf\u00eb ef. Hoxh\u00ebn dhe Avdurrahim Ku\u00e7anin \u2013 sekretar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje, organizimi i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame funksionoi deri m\u00eb 26-27 gusht 1947, kur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mysliman\u00ebve t\u00eb federat\u00ebs s\u00eb asaj kohe, si nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, miratuan nj\u00eb rezolut\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn shprehnin gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr organizimin dhe funksionalizimin e bashk\u00ebsis\u00eb islame, rezolut\u00eb e cila realisht hyri n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 1948.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, pra m\u00eb 1947, miratohet edhe kushtetuta e Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fes\u00eb Islame n\u00eb ish-Jugosllavi dhe k\u00ebshtu krijohen bazat ligjore p\u00ebr organizimin e Bashk\u00ebsive Islame n\u00eb nivelin qendror dhe n\u00eb at\u00eb lokal.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj Kushtetute formohet edhe Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame me seli n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa kryetar i par\u00eb i saj em\u00ebrohet Hafiz Bajram ef. Agani, i cili udh\u00ebhoqi BFI-n\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve 1948-1959.<\/p>\n<p>Rregullimi i brendsh\u00ebm i k\u00ebtyre bashk\u00ebsive nd\u00ebrkaq b\u00ebhej mbi baz\u00ebn e statuteve. K\u00ebshtu, Bashk\u00ebsia Islame n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1948, kishte miratuar statutin e saj, sipas t\u00eb cilit (neni 17), kjo bashk\u00ebsi kishte k\u00ebt\u00eb organizim:<\/p>\n<p><em>&#8211; Imami i xhematit<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; K\u00ebshilli i Vak\u00ebfit t\u00eb Rrethit<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Kryesia e Fes\u00eb Islame dhe<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Kuvendi i Vak\u00ebfit me K\u00ebshillin e Kuvendit dhe Drejtorin\u00eb e Vak\u00ebfit.<\/em><\/p>\n<p>Ky statut sh\u00ebnon aktin e par\u00eb t\u00eb organizimit t\u00eb BFI-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ky dokument \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebrmban 13 faqe, i ndar\u00eb n\u00eb 16 nj\u00ebsi me 43 artikuj, p\u00ebrkat\u00ebsisht nene. Ky statut \u00ebsht\u00eb aprovuar me vendimin e Vak\u00ebfit nr. 696\/48, dat\u00eb 10 korrik 1948 dhe \u00ebsht\u00eb i firmosur nga Hafiz Bajram ef. Agani.<\/p>\n<p>Angazhimi i Hafiz Bajram Aganit n\u00eb konsolidimin e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, shtrirjen e saj n\u00eb k\u00ebshillat e vak\u00ebfit, si\u00e7 quheshin asokohe, pastaj strukturimi i BI n\u00eb nivel t\u00eb Rijasetit etj., \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr vendimtar dhe dometh\u00ebn\u00ebs. Kjo m\u00eb s\u00eb miri shihet n\u00eb raportet e pun\u00ebs, n\u00eb procesverbalet, qarkoret dhe relacionet e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e Hafiz Bajram ef. Aganit, qoft\u00eb m\u00eb k\u00ebshillat e vak\u00ebfit, qoft\u00eb me Kryesin\u00eb Supreme t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame n\u00eb Sarajev\u00eb, qoft\u00eb me organet e at\u00ebhershme krahinore.<\/p>\n<p><strong>Themelues, myderriz dhe udh\u00ebheq\u00ebs i Medreses\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 konsolidimit dhe strukturimit t\u00eb BI n\u00eb Kosov\u00eb, Bajram ef. Agani i kushtoi nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe themelimit t\u00eb institucioneve arsimore e kulturore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb BI-s\u00eb si nevoj\u00eb e domosdoshme p\u00ebr funksionimin normal dhe ngritjen e saj n\u00eb nivel t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe misionit.<\/p>\n<p>Pasi pushteti monist kishte mbyllur t\u00eb gjitha medreset\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, popullat\u00ebs myslimane iu b\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb shkollohej n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb fetare t\u00eb saj\u00ebn. Duke e ndier k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb dhe duke ditur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb nj\u00eb shkolle fetare islame n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Hafiz Bajram ef. Agani, do t\u00eb angazhohej me mish e me shpirt q\u00eb nj\u00eb e till\u00eb t\u00eb hapej n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, me iniciativ\u00ebn dhe pun\u00ebn e tij t\u00eb pashoqe, m\u00eb 1 n\u00ebntor 1951, do t\u00eb nis\u00eb pun\u00ebn Medreseja e Ul\u00ebt Shqiptare e Prishtin\u00ebs, me myderriz\u00ebt e par\u00eb t\u00eb saj m\u00ebsuesin e shkoll\u00ebs komb\u00ebtare myderrizin Ahmed ef. Mustaf\u00ebn, q\u00eb ishte edhe drejtues i par\u00eb i saj, pastaj Hafiz Ishak Saidin, veteranin e arsimit komb\u00ebtar Haki Krasniqin etj. Nd\u00ebrsa Hafiz Bajram ef. Agani do t\u00eb ligj\u00ebronte l\u00ebnd\u00ebt gjuh\u00eb arabe, akaid, ahlak dhe husni hat\/kaligrafi.<\/p>\n<p>Kjo lirisht mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb nd\u00ebr arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Hafiz Bajram ef. Aganit n\u00eb krye t\u00eb BI-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 si pedagog n\u00eb medrese nga 1 janar 1953 deri m\u00eb 15 dhjetor 1956, Hafiz Bajram ef. Agani ka qen\u00eb dhe drejtor i saj. Gjat\u00eb koh\u00ebs si myderriz n\u00eb medrese dhe p\u00ebr kat\u00ebr vjet si drejtues i saj, Hafiz Bajrami dha nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb arsimimin dhe edukimin e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb medreses\u00eb dhe shquhej sidomos p\u00ebr dijet e tij t\u00eb thella dhe metodologjin\u00eb e avancuar pedagogjike-didaktike.<\/p>\n<p><strong>Themelues i Bibliotek\u00ebs s\u00eb Vak\u00ebfit<\/strong><\/p>\n<p>Krahas udh\u00ebheqjes s\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame dhe medreses\u00eb, Hafiz Bajram Efendiu, n\u00eb vitin 1951 do t\u00eb themelonte \u201cBibliotek\u00ebn Qendrore t\u00eb Vak\u00ebfit\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Meq\u00eb Kosova kishte trash\u00ebguar nj\u00eb fond librar shum\u00eb t\u00eb pasur me dor\u00ebshkrime e libra n\u00eb gjuh\u00ebt orientale, duke ditur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vlerat e tyre dhe nga frika e shkat\u00ebrrimit e humbjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Hafiz Bajram ef. Agani, m\u00eb 24 shtator 1951, do t\u00eb themelonte \u201cBibliotek\u00ebn Qendrore t\u00eb Vak\u00ebfit\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb njihej edhe me em\u00ebrtimet \u201cKutubhaneja e Vak\u00ebfit\u201d ose shkurt \u201cBiblioteka e Vak\u00ebfit\u201d. Dhe jo vet\u00ebm kaq, por Bajram ef. Agani ishte angazhuar personalisht edhe n\u00eb pasurimin dhe mbushjen me libra e dor\u00ebshkrime t\u00eb k\u00ebsaj biblioteke, duke pasuruar k\u00ebshtu fondet e saj me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh librash e dor\u00ebshkrimesh islame dhe kishte pun\u00ebsuar edhe bibliotekarin e saj, Faik Hamdibegollin nga Prishtina. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke qen\u00eb nj\u00eb dashamir i madh i librit, nj\u00eb dijetar dhe intelektual i mir\u00ebfillt\u00eb, Hafiz Bajram ef. Agani, m\u00eb 2 shtator 1958, kishte hartuar edhe nj\u00eb katalog me 256 faqe t\u00eb dor\u00ebshkrimeve dhe librave q\u00eb posedonte kjo bibliotek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfundon me numrin 2092 nj\u00ebsi-qitape. Kjo ishte nj\u00eb arritje tjet\u00ebr e BFI-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me Hafiz Bajram ef. Aganin n\u00eb krye.<\/p>\n<p><strong>Nism\u00ebtar i literatur\u00ebs islame n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe<\/strong><\/p>\n<p>Bajram ef. Agani u dallua edhe si iniciator dhe nism\u00ebtar i literatur\u00ebs islame n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. Ai duke par\u00eb munges\u00ebn e literatur\u00ebs islame n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe nevoj\u00ebn e besimtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb njohur fen\u00eb e tyre, m\u00eb 1957 s\u00eb bashku me Mehmet Gjevorin botuan t\u00eb p\u00ebrkthyer Ilmihalin dhe Jasini Sherifin, botime k\u00ebto q\u00eb sh\u00ebnjuan fillimin e veprimtaris\u00eb botuese islame n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1954 Hafiz Bajram efendiu n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nevojave t\u00eb koh\u00ebs dhe k\u00ebrkesave t\u00eb besimtar\u00ebve, kishte hartuar edhe nj\u00eb \u201cTakvim\u201d p\u00ebr llogaritjen e koh\u00ebve t\u00eb namazit dhe festave fetare, por i cili mbeti n\u00eb dor\u00ebshkrim.<\/p>\n<p>Ai qe edhe nism\u00ebtar i kultivimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe edhe n\u00eb hytbet, vazet e nasihatet q\u00eb mbanin imam\u00ebt gjithandej n\u00ebp\u00ebr xhamit\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai, q\u00eb at\u00ebkoh\u00eb, kishte p\u00ebrgatitur 52 hytbe tematike dhe shum\u00eb ligj\u00ebrata t\u00eb shtypura me makin\u00eb shkrimi dhe ua kishte d\u00ebrguar t\u00eb gjith\u00eb imam\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e ligj\u00ebrimit shqip n\u00ebp\u00ebr xhamit\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Nga sa u tha m\u00eb sip\u00ebr, mund t\u00eb konkludojm\u00eb se, riorganizimi dhe konsolidimi i BI t\u00eb Kosov\u00ebs, themelimi i medreses\u00eb dhe i bibliotek\u00ebs, nismat p\u00ebr p\u00ebrkthimin e literatur\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nd\u00ebrmarrjesh t\u00eb tjera, sh\u00ebnojn\u00eb epok\u00ebn e Hafiz Bajram ef. Aganit dhe kur k\u00ebsaj ia shtojm\u00eb edhe rrethanat e v\u00ebshtira n\u00eb t\u00eb cilat ai veproi, lirisht mund t\u00eb themi se Hafiz Bajram ef. Agani mbetet personaliteti m\u00eb emblematik n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb BI t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Angazhimi, puna, kontributi e p\u00ebrkushtimi i Hafiz Bajram Aganit p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb Islame n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr institucionet e saj, e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb strateg t\u00eb pashoq, nj\u00eb vizionar t\u00eb thell\u00eb e largpam\u00ebs, nj\u00eb personalitet q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e plot kthesa, diti dhe arriti t\u00eb vinte themele t\u00eb forta e t\u00eb q\u00ebndrueshme, q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ball\u00eb stuhis\u00eb s\u00eb monizmit e komunizmit.<\/p>\n<p>Frytet e pun\u00ebs s\u00eb nisur nga Hafiz Bajram ef. Agani vazhdojn\u00eb t\u00eb korren edhe sot.<\/p>\n<p><strong>Burimet dhe literatura:<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Arkivi i Kosov\u00ebs, <em>Fondi Bashk\u00ebsia e Fes\u00eb Islame \u2013 Drejtoria e Vak\u00ebfeve \u2013 Prishtin\u00eb,<\/em> viti 1951-1954.<\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em>Arkivi i Kryesis\u00eb s\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs, <em>Katalogu i dor\u00ebshkrimeve t\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb Vak\u00ebfit<\/em>, libri nr. 1, viti 1958.<\/p>\n<p>&#8211; <em>Koleksioni i hytbeve t\u00eb Bajram ef. Aganit,<\/em> (dor\u00ebshkrim), pron\u00eb e Ferat ef. G\u00ebrgurit dhe Mustaf\u00eb ef. Dervishollit, ish-nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb myderriz Bajram Aganit.<\/p>\n<p>&#8211; Revista \u201cGlasnik Vrhovnog Islamskog Starjesinstva\u201d FNRJ, nr. 7-9, 1951, Sarajevo.<\/p>\n<p>&#8211; Dr. Haki Kasumi, <em>Bashk\u00ebsit\u00eb fetare n\u00eb Kosov\u00eb 1945 \u2013 1980,<\/em> Prishtin\u00eb, 1988.<\/p>\n<p>&#8211; Nehat Krasniqi, <em>Kontribute albanologjike (studime dhe dokumente historike e letrare t\u00eb periudh\u00ebs osmane)<\/em>, Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2010.<\/p>\n<p>&#8211; Sadik Mehmeti, <em>Haf\u00ebz Bajram ef. Agani ishte edhe \u201cHafiz-i kutub<\/em>\u201d, \u201cDituria Islame\u201d, nr. 200, mars, 2007, Prishtin\u00eb, (f. 41-42).<\/p>\n<p>&#8211; Ramadan Shkodra \u2013 Aziz Pireva, <em>Bibliografi<\/em> <em>e botimeve islame n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Kosov\u00eb 1957-1997<\/em>, Prishtin\u00eb, 1998.<\/p>\n<p>&#8211; Ramadan Shkodra \u2013 Sadik Mehmeti, <em>Bashk\u00ebsia Islame e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<\/em> Prishtin\u00eb, 2013.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hafiz Bajram ef. Agani, nism\u00ebtar dhe projektues i riorganizimit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (1947-1951)\u00a0 Nga: Ramadan Shkodra, Drejtor i Kultur\u00ebs n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12031,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-12030","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12030"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12030"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12030\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12034,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12030\/revisions\/12034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12031"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}