{"id":12133,"date":"2016-06-08T12:09:52","date_gmt":"2016-06-08T11:09:52","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=12133"},"modified":"2016-06-08T12:09:52","modified_gmt":"2016-06-08T11:09:52","slug":"publikohet-raporti-per-islamofobine-ne-maqedoni-gjate-vitit-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=12133","title":{"rendered":"Publikohet raporti p\u00ebr islamofobin\u00eb n\u00eb Maqedoni gjat\u00eb vitit 2015"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>N\u00eb Maqedoni ka diskriminim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb islamofobin\u00eb e cila ekziston s\u00eb bashku me ndarjen e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb baza etnike dhe politike<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/shkup-4533.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-12134\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/shkup-4533.jpg\" alt=\"shkup-4533\" width=\"863\" height=\"485\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/shkup-4533.jpg 863w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/shkup-4533-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/shkup-4533-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 863px) 100vw, 863px\" \/><\/a>N\u00eb Maqedoni ka diskriminim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb islamofobin\u00eb e cila ekziston s\u00eb bashku me ndarjen e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb baza etnike dhe politike n\u00eb vitin t\u00eb cilin e karakterizoi kriza politike. <a href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\">Megjithat\u00eb, islamofobia shpesh mbetet e padetektuar sepse mbulohet nga forma t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb diskriminimit, <\/a>thuhet n\u00eb p\u00ebrmbledhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb raportit Komb\u00ebtar p\u00ebr islamofobin\u00eb n\u00eb Maqedoni gjat\u00eb vitit 2015, nga autori Mitre Georgiev, nj\u00eb luft\u00ebtar i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, avokat dhe hulumtues, transmeton (AA).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sikund\u00ebr p\u00ebrkufizohet nga Kushtetuta, Maqedonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet sekular, megjithat\u00eb feja luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe at\u00eb politike, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb 2015-t\u00ebn, vit q\u00eb u sh\u00ebnua nga nj\u00eb kriz\u00eb politike, diskriminimi mbi baz\u00eb feje p\u00ebrfshir\u00eb islamofobin\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb Maqedoni, nj\u00eb vend ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu i ndar\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb linjave entike dhe politike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Megjithat\u00eb, islamofobia shpesh nuk njihet si nj\u00eb problematik\u00eb duke qen\u00eb se ajo b\u00ebhet e padukshme nga aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb dominant t\u00eb diskriminimit\u201d thuhet n\u00eb raportin e publikuar ku n\u00ebnvizohet se kriza e refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015 tregoi se islamofobia n\u00eb kontekstin maqedonas nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur ekskluzivisht me pakicat etnike, por gjithashtu edhe me ksenofobin\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas nd\u00ebrthurjes s\u00eb faktor\u00ebve, nj\u00eb mang\u00ebsi informacioni relevant, p\u00ebrfshir\u00eb raportimin e mang\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faktor q\u00eb i shtohet kompleksitetit t\u00eb problematik\u00ebs s\u00eb t\u00eb raportuarit t\u00eb islamofobis\u00eb n\u00eb Maqedoni. Ky raport \u00ebsht\u00eb shkruar pas nj\u00eb analize t\u00eb raportimeve mediatike, pun\u00ebs k\u00ebrkimore n\u00eb kompjuter mbi mediat relevante, raportimeve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Incidentet dhe zhvillimet q\u00eb jan\u00eb relevante p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e islamofobis\u00eb n\u00eb Maqedoni n\u00eb vitin 2015 mund t\u00eb lidhen me disa ngjarje t\u00eb ndryshme n\u00eb rrafsh global.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ngjarjet globale kan\u00eb patur nj\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb madh mbi diskursin dhe zgjatimin e islamofobis\u00eb n\u00eb Maqedoni; k\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb sulmet e <a href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\">Charlie Hebdo<\/a>, prezenc\u00ebn e luft\u00ebtar\u00ebve huaj dhe debatin rreth tyre, kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve (e cila ka prekur Maqedonin\u00eb, si pjes\u00eb e Itinerarit t\u00eb Ballkanit, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh refugjat\u00ebsh q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij vendi t\u00eb drejtuar p\u00ebr n\u00eb BE) dhe sulmet n\u00eb Paris n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb islamofobia t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha segmentet e shoq\u00ebris\u00eb, e megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dalluar n\u00eb fush\u00ebn e pun\u00ebsimit, arsimimit apo n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Monitorimi i islamofobis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, medias dhe rrjeteve sociale sjell n\u00eb sip\u00ebrfaqe deklarata m\u00eb haptazi islamofobike, deklarata k\u00ebto q\u00eb lipset t\u00eb d\u00ebnohen. Rekomandimi n\u00eb lidhje me ngjarjet diskursive q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb element\u00eb islamofobik\u00eb p\u00ebrfshin njohjen, dekonstruksionin dhe diskutimin n\u00eb publik, si edhe debatin e moderuar dhe t\u00eb informuar, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Autori Georgiev shkruan n\u00eb raportin e tij se p\u00ebr t\u00eb kuptuar islamofobin\u00eb n\u00eb Maqedoni, duhet marr\u00eb n\u00eb shqyrtim struktura demografike dhe situata politike n\u00eb vend. Diskriminimi mbi bazat e fes\u00eb, m\u00eb konkretisht, diskriminimi ndaj musliman\u00ebve, n\u00eb kontekstin maqedonas \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrthurur me shtysa t\u00eb tjera t\u00eb diskriminimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb etnia, shtet\u00ebsia, opinioni politik, gjuha apo klasa.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cPavar\u00ebsisht nga kjo, islamofobia n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport p\u00ebrkufizohet si m\u00eb e gjer\u00eb se sa diskriminimi ndaj musliman\u00ebve, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebso dore \u00e7do paraqitje t\u00eb frik\u00ebs apo paragjykimit ndaj musliman\u00ebve, pavar\u00ebsisht nga fakti n\u00ebse ata jan\u00eb thjesht t\u00eb perceptuar si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Krahas nd\u00ebrthurshm\u00ebris\u00eb, mungesa e informacioneve relevante, p\u00ebrfshir\u00eb raportimin e mang\u00ebt, apo n\u00ebnraportimin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faktor q\u00eb i shtohet kompleksitetit t\u00eb problematik\u00ebs s\u00eb raportimit t\u00eb islamofobis\u00eb n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raportimi i mang\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb m\u00eb universale, mungesa e informacionit n\u00eb kontekstin maqedonas \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur me disfunksionalitetin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb merret n\u00eb shqyrtim\u201d shkruan mes tjerash n\u00eb raport.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Shumica e shifrave relevante n\u00eb lidhje me struktur\u00ebn demografike n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb vjetruara, meqen\u00ebse ato lidhen me censusin e vitit 2002. Normalisht, censusi nd\u00ebrmerret \u00e7do dekad\u00eb, por censusi q\u00eb duhet kishte ndodhur n\u00eb vitin 2011 u anulua p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundohej p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave polemizuese.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ndon\u00ebse nuk pati asnj\u00eb shpjegim formal, pati nj\u00eb dor\u00ebheqje kolektive t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Censusit pas nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet partner\u00ebve qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">T\u00eb dh\u00ebnat nga censusi i vitit 2002 zbulojn\u00eb se 64.7 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e krishter\u00eb ortodokse, nd\u00ebrsa 33.3 p\u00ebrqind e identifikojn\u00eb veten si musliman\u00eb. Popullsia totale n\u00eb censusin e vitit 2002 ishte 2.022.547, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Zyra Statistikore Shtet\u00ebrore vler\u00ebson se popullsia e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb n\u00eb vitin 2015 ishte faktikisht 2.069.172. Fe t\u00eb tjera jan\u00eb katolik\u00ebt dhe protestant\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Struktura etnike \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar islamofobin\u00eb n\u00eb Maqedoni. S\u00ebrish, t\u00eb vetmet t\u00eb dh\u00ebna relevante jan\u00eb nga censusi i vitit 2002, n\u00eb t\u00eb cilin 64 p\u00ebrqind e vendit e identifikonin veten si maqedonas, 25 p\u00ebrqind si shqiptar\u00eb, 3.8 p\u00ebrqind si turq, 2.6 p\u00ebrqind si rom\u00eb, 1.8 p\u00ebrqind si serb\u00eb, 0.8 p\u00ebrqind si boshnjak\u00eb, dhe 0.1 p\u00ebrqind musliman\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb raport n\u00ebnvizohet karakteri nd\u00ebrthur\u00ebs i diskriminimit q\u00eb p\u00ebrcaktohet nga faktori q\u00eb ndasia fetare nd\u00ebrlidhet me ndasin\u00eb etnike. Pjesa m\u00eb e madhe e maqedonasve etnik\u00eb jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve jan\u00eb mysliman\u00eb; Islami \u00ebsht\u00eb gjithashtu feja p\u00ebr shumic\u00ebn e turqve, rom\u00ebve, boshnjak\u00ebve dhe musliman\u00ebve maqedonas.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet shumic\u00ebs etnike, maqedonasve, dhe bashk\u00ebsi\u00eb s\u00eb dyt\u00eb etnike, shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar nga intoleranca etnike, konflikti, dhe tensionet politike, thuhet n\u00eb raportin komb\u00ebtar p\u00ebr islamofobin\u00eb n\u00eb Maqedoni gjat\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Diskriminimi n\u00eb tregun e pun\u00ebs &#8211;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb flitet n\u00eb lidhje me diskriminimin n\u00eb tregun e pun\u00ebs duke u bazuar mbi identitetin e supozuar musliman t\u00eb nj\u00eb personi individual kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrthurshm\u00ebris\u00eb me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe gjithashtu p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se ka nj\u00eb raportim t\u00eb mang\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Hulumtimi i OSBE-s\u00eb i vitit 2013 n\u00eb lidhje me diskriminimin n\u00eb njoftimet p\u00ebr pun\u00eb as q\u00eb nuk e p\u00ebrdor fen\u00eb si baz\u00eb; kjo mund t\u00eb shpjegohet nga fakti i thjesht\u00eb se n\u00eb njoftimet e shkruara \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb fshihet diskriminimi mbi baza fetare.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Megjithat\u00eb, sipas detyrimeve t\u00eb Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit, Avokati i Popullit i Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb monitoron p\u00ebrfaq\u00ebsimin e barabart\u00eb t\u00eb pakicave t\u00eb ndryshme etnike n\u00eb organizmat publik\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb raportin e <a href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\">Avokatit t\u00eb Popullit<\/a> p\u00ebr vitin 2014, thuhet se t\u00eb dh\u00ebnat sasiore tregojn\u00eb se ka patur nj\u00eb rritje si n\u00eb numrin absolut t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb organizma dhe institucione publike, ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrqindjen e bashk\u00ebsis\u00eb etnike shqiptare.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Megjithat\u00eb, nuk ka asnj\u00eb progres p\u00ebr numrin e shqiptar\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb pozicione manaxheriale, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi i pakicave t\u00eb tjera publike n\u00eb institucionet publike nuk \u00ebsht\u00eb ende as i barbart\u00eb dhe as i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrlidhet me pun\u00ebsimin jan\u00eb dit\u00ebt e pushimit t\u00eb bankave. Ka nj\u00eb trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr fe t\u00eb ndryshme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dit\u00ebve t\u00eb pushimit t\u00eb bankave, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb rregulluara nga Ligji mbi Dit\u00ebt e Pushimit t\u00eb Bankave.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ligji p\u00ebrkufizon dit\u00ebt shtet\u00ebrore t\u00eb pushimit dhe dit\u00ebt e pushimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, si edhe dit\u00ebt e tjera jo t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb specifike p\u00ebr fe t\u00eb ndryshme apo pakica t\u00eb ndryshme etnike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ka 5 dit\u00eb jo-pune p\u00ebr besimtar\u00ebt n\u00eb fen\u00eb ortodokse krahas dit\u00ebve shtet\u00ebrore t\u00eb pushimit dhe dit\u00ebve t\u00eb pushimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, dhe nj\u00eb dit\u00eb jo-pune p\u00ebr mysliman\u00ebt. Asnj\u00ebra prej dit\u00ebve shtet\u00ebrore t\u00eb pushimit nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me Islamin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka dy dit\u00eb t\u00eb tilla t\u00eb nd\u00ebrlidhura me shenjtor\u00ebt ortodoks\u00eb, Sh\u00ebn Kirili dhe Metodi, si dhe Sh\u00ebn Klementin e Ohrit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Dit\u00ebt e pushimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb Vitin e Ri, Krishtlindjet, Pashk\u00ebt, 1 Majin, dhe Bajramin e Ramazanit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb thuhet se ky trajtim i ndrysh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj diskriminues p\u00ebr t\u00eb gjitha fet\u00eb e tjera, duhet mbajtur mend se Islami \u00ebsht\u00eb feja e s\u00eb paku nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">-Roli i Mediave &#8211;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Mediat kan\u00eb nj\u00eb rol mjaft t\u00eb fuqish\u00ebm si nj\u00eb agjent ose n\u00eb promovimin ose n\u00eb ndrydhjen e islamofobis\u00eb, thuhet n\u00eb raportin p\u00ebr islamofobin\u00eb n\u00eb Maqedoni. Sipas tij, n\u00eb Maqedoni shteti dhe politikan\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh mbi mediat, q\u00eb bashk\u00eb me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shpie n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb standardeve profesionale dhe mediatike. Gjuha e urrejtjes nga zyrtar\u00ebt politik\u00eb dhe nga shefat e mediave shpesh nuk raportohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike n\u00eb media.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb rastin e t\u00eb raportuarit t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb median maqedonase, islamofobia u ndrydh m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb p\u00ebrjashtim se sa si rregull. Ka patur rregullisht nxitje p\u00ebr frik\u00eb, ksenofobi dhe islamofobi kur \u00ebsht\u00eb raportuar mbi refugjat\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Fjalori i urejtjes n\u00eb hapsir\u00ebn e internetit &#8211;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Hap\u00ebsira kibernetike n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku gjuha e urrejtjes dhe paragjykimet shfaqen shpesh, dhe ku ka abuzim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes. N\u00eb gam\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs diskriminuese, mund t\u00eb gjenden komente dhe deklarata islamofobike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb forumet e internetit, ka shpesh diskutime n\u00eb lidhje me Islamin; ka disa praktika t\u00eb mira n\u00eb t\u00eb cilat moderator\u00ebt p\u00ebrkujdesen q\u00eb diskutimi nuk zhvendoset n\u00eb fyerje t\u00eb hapura dhe nxitje p\u00ebr dhun\u00eb dhe urrejtje.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Islamofobia dhe Shqiptarofobia jan\u00eb t\u00eb pleksura me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, shpesh, etiketime specifike p\u00ebrdoren kund\u00ebr musliman\u00ebve, si \u2018se\u00e7en\u2019 (t\u00eb rrethprer\u00eb, t\u00eb b\u00ebr\u00eb synet) apo \u2018zabulena\u2019 (q\u00eb veshin hixhab ose burka), t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019iu referuar shqiptar\u00ebve\/musliman\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Rekomandime p\u00ebr tejkalimin e islamofobis\u00eb<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Islamofobia shpesh shfaqet n\u00eb Maqedoni e nd\u00ebrlidhur apo madje edhe e p\u00ebrzier me forma t\u00eb tjera t\u00eb diskriminimit dhe paragjykimeve. Ndon\u00ebse kjo shpie n\u00eb neglizhimin e Islamofobis\u00eb apo l\u00ebnien e saj pa u v\u00ebn\u00eb re, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Islamofobia t\u00eb adresohet si pjes\u00eb e tensioneve t\u00eb fuqishme etnike dhe politike p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u00cbsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbahen nga gjuha e urrejtjes islamofobe dhe t\u00eb mos e p\u00ebrdorin at\u00eb gjat\u00eb fushatave elektorale; por \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj apo madje edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet \u00e7do ligj\u00ebrim i till\u00eb publik.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb diskutohen ngjarjet dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb mund t\u00eb prekin islamofobin\u00eb, si refugjat\u00ebt, terrorizmi apo siguria. \u00cbsht\u00eb jetike q\u00eb nj\u00eb diskutim i till\u00eb t\u00eb jet\u00eb i informuar dhe i moderuar.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ngjash\u00ebm, si me dispozitat e miratuara p\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb Marr\u00ebveshjen Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit dhe t\u00eb tjera zgjidhje t\u00eb ngjashme legjislative, miratimi i ligjeve nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb adresuar tensionet dhe diskriminimin.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjithashtu rekomandohet q\u00eb ndjesit\u00eb apo shqet\u00ebsimet e mundshme islamofobe t\u00eb adresohen, p\u00ebrndryshe ato jan\u00eb \u201ct\u00eb hapura p\u00ebr shfryt\u00ebzim sipas kapri\u00e7ove t\u00eb politikan\u00ebve oportunist\u00eb\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Raportimi i mediave sensacionaliste duhet shkurajuar dhe kund\u00ebrshtuar me d\u00ebnim, informacion dhe diskutim.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Organizatat joqeveritare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara me antidiskriminimin dhe t\u00eb drejtat e njeriut duhet t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb rritjen e mundshme t\u00eb islamofobis\u00eb dhe ta adresojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb fund, rritja e kapaciteteve demokratike dhe send\u00ebrtimi i besimit nd\u00ebrmjet t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke filluar nga institucionet, politikan\u00ebt, shoq\u00ebria civile dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e feve t\u00eb ndryshme duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mjet ky\u00e7 n\u00eb luft\u00ebn ndaj islamofobis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Raporti Evropian mbi Islamofobin\u00eb (EIR) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport vjetor, i cili \u00ebsht\u00eb hartuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, dhe i referohet 2015-t\u00ebs. Aktualisht paraqet nj\u00eb koleksion t\u00eb 25 raporteve komb\u00ebtare p\u00ebr secilin vend dhe paraqet nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb islamofobis\u00eb n\u00eb \u00e7do shtet ve\u00e7mas. EIR \u00ebsht\u00eb publikuar nga SETA &#8211; Fondacioni p\u00ebr Studime Politike, K\u00ebrkime Ekonomike dhe Shoq\u00ebrore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Maqedoni ka diskriminim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fes\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb islamofobin\u00eb e cila ekziston s\u00eb bashku me ndarjen e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb baza etnike dhe politike N\u00eb Maqedoni ka diskriminim n\u00eb baz\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12134,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-12133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12133"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12133"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12135,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12133\/revisions\/12135"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}