{"id":12219,"date":"2016-06-13T07:44:46","date_gmt":"2016-06-13T06:44:46","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=12219"},"modified":"2016-06-13T08:14:24","modified_gmt":"2016-06-13T07:14:24","slug":"hafiz-ali-korca-nje-jete-ne-sherbim-te-fese-dhe-kombit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=12219","title":{"rendered":"HAFIZ ALI KOR\u00c7A, NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb FES\u00cb DHE KOMBIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-12225 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1.jpg\" alt=\"hafiz-ali-korca\" width=\"330\" height=\"439\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1.jpg 785w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1-225x300.jpg 225w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1-768x1022.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1-769x1024.jpg 769w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/hafiz-ali-korca-1-275x365.jpg 275w\" sizes=\"(max-width: 330px) 100vw, 330px\" \/><\/a>N\u00eb k\u00ebto pak rreshta do t\u00eb mundohem t\u00eb shkruaj p\u00ebr nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb, me hak, dhe pa i mohuar asgj\u00eb; fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hafizin e drejt\u00eb, dijetarin, enciklopedistin, poliglotin, gjuh\u00ebtarin, letrarin, fetarin dhe atdhetarin e flakt\u00eb, Hafiz Ali Kor\u00e7a.<\/p>\n<p>Ai lindi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb vitin 1873, u edukua n\u00eb kryeqendr\u00ebn m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb edukimit gjat\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jetoi, n\u00eb Stamboll, dhe m\u00eb pas u kthye p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vatanit dhe popullit t\u00eb tij, fillimisht n\u00eb vendlindjen e tij, pastaj n\u00eb Tiran\u00eb, pastaj n\u00eb rrethe t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, derisa nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs, pas nj\u00eb internimi t\u00eb pashpirt ndaj nj\u00eb prej figurave dhe personaliteteve m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar, si\u00e7 ishte Hafiz Ali Kor\u00e7a.<\/p>\n<p>Periudha kur Hafiz Ali Kor\u00e7a jetoi, studioi dhe veproi si m\u00ebsues, edukator, atdhetar, personalitet fetar, botues, zyrtar shtet\u00ebror (ish-k\u00ebshilltar i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit si dhe drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj ministrie), ishte nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kombin dhe popullin shqiptar n\u00eb aspektin politik, kulturor dhe veprimtarive komb\u00ebtare, atdhetare dhe patriotike. Ishte koha e ndarjes nga shteti osman, dhe fillimi i nj\u00eb epoke t\u00eb re me shum\u00eb peripeci p\u00ebr shtetin dhe kombin shqiptar. Ai ka studiuar dhe ka luftuar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Aktivitetet dhe veprimtaria e tij fetare dhe atdhetare p\u00ebr koh\u00ebn ishte nj\u00eb risi n\u00eb mesin e popullit shqiptar, kryesisht p\u00ebr vet\u00eb bashk\u00ebfetar\u00ebt e tij mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebvizjet dhe veprimtarit\u00eb e tij fillimisht i shihnin me dyshim dhe skepticiz\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por si njeri vizionar q\u00eb ishte, fjal\u00ebt e tij, t\u00eb thurura me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb artistike dhe stilistike, si dhe t\u00eb kuptueshme p\u00ebr koh\u00ebn, lan\u00eb gjurm\u00ebt e veta duke u v\u00ebrtetuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, dhe n\u00eb shum\u00eb prej librave t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmbajn\u00eb laramani shkrimesh dhe temash, lexohen dhe merren si referenc\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, figura e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs, madje dhe vet\u00eb ai sa ishte gjall\u00eb, u la n\u00eb hije dhe u d\u00ebmtua m\u00eb s\u00eb shumti gjat\u00eb regjimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, nga sistemi fam\u00ebkeq, i cili k\u00ebrkonte t\u00eb zhdukte \u00e7do gj\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare t\u00eb popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Figura e tij fetare, si nj\u00eb dijetar i urt\u00eb dhe i devotsh\u00ebm, nj\u00eb njeri shum\u00eb i dashur nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nga atdhetar\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit e tij si dhe profesor\u00ebt e ndrysh\u00ebm, u zvet\u00ebnua forc\u00ebrisht nga diktatura e kuqe, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb lihet n\u00eb harres\u00eb brenda periudh\u00ebs s\u00eb \u201cburgut\u201d t\u00eb quajtur Shqip\u00ebri, por ne k\u00ebtu, me pak rreshta do t\u00eb mundohemi t\u00eb shpalosim disa nga veprimtarit\u00eb e tij m\u00eb kryesore, kulturore, fetare, arsimore e atdhetare.<\/p>\n<p>Edukimi i tij jo si nj\u00eb hoxh\u00eb i thjesht\u00eb, por si nj\u00eb dijetar i v\u00ebrtet\u00eb, i pajisur me dituri t\u00eb ndryshme fetare, atdhetare, letrare dhe shkencore, e b\u00ebjn\u00eb Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebn, nj\u00eb njeri me dhunti t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr thithjen e diturive si dhe transmetimin e tyre tek populli.<\/p>\n<p>M\u00ebsimet e para fetare islame, Hafiz Ali Kor\u00e7a i kishte marr\u00eb q\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nga babai i tij Iljaz efendiu, ku q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are atje kishte m\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb Kur\u2019anin p\u00ebrmend\u00ebsh dhe ishte b\u00ebr\u00eb hafiz. M\u00eb pas, p\u00ebr njohuri fetare studimore t\u00eb mir\u00ebfillta, ai shkoi n\u00eb Stamboll, ku zgjeroi diapazonin e diturive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si poliglot q\u00eb ishte, n\u00eb Stamboll ai m\u00ebsoi gjuh\u00ebn arabe dhe perse, nd\u00ebrsa bazat e osmanishtes (dhe t\u00eb turqishtes) i kishte marr\u00eb q\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Gjithashtu, n\u00eb Stamboll m\u00ebsoi edhe gjuh\u00ebn fr\u00ebnge. P\u00ebr shkak t\u00eb njohurive t\u00eb tij n\u00eb fr\u00ebngjisht, kur Princ Vidi erdhi n\u00eb Durr\u00ebs m\u00eb 7 mars 1914, Dervish Hima dhe Hafiz Ali Kor\u00e7a mbajt\u00ebn nga nj\u00eb fjalim n\u00eb fr\u00ebngjisht, dhe Princ Vidi iu kthye atyre n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrfitoi n\u00eb Stamboll, pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri ai donte ta p\u00ebr\u00e7onte edhe n\u00eb mesin e popullit shqiptar. Nj\u00eb nga l\u00ebvizjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb nxitura prej tij, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja dhe mb\u00ebshtetja e madhe q\u00eb ai dha p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Veprimtaria dhe kontributet e tij fetare<\/strong><\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a, q\u00eb kur mori titullin hafiz n\u00eb mosh\u00ebn 12 vje\u00e7are, pastaj vajtja p\u00ebr studime akademike islame n\u00eb Stamboll, b\u00ebn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jetoj\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohet parimeve dhe dituris\u00eb s\u00eb fes\u00eb islame. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, gjith\u00eb jet\u00ebn e tij, ai e sakrifikoi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn hyjnore, Islamin, si edhe p\u00ebr vatanin dhe popullin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb studimet dhe diturit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb kishte marr\u00eb, ai kontributin e tij m\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebrve\u00e7 ligj\u00ebratave t\u00eb ndryshme fetare q\u00eb ka mbajtur n\u00ebp\u00ebr xhami t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri, e ka dh\u00ebn\u00eb me shkrimin ose p\u00ebrkthimin e materialeve studimore islame t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Nisja e p\u00ebrkthimit t\u00eb disa ajeteve dhe sureve t\u00eb Kur\u2019anit nga ana e tij (botuar n\u00eb vitin 1926) prej arabishtes n\u00eb shqip, ishte nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr prezantimin n\u00eb shqip t\u00eb Kur\u2019anit.<\/p>\n<p>Ngjitja e tij profesionale si figur\u00eb e lart\u00eb fetare islame ishte kur ai u zgjodh si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt dhe Fetva Emini i K\u00ebshillit t\u00eb Nalt\u00eb t\u00eb Sheriatit, nga viti 1918-1924.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai ka qen\u00eb m\u00ebsues p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Medresen\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Botimet e tij fetare si \u201cMevludi\u201d (1900), \u201c303 fjal\u00eb t\u00eb Imam Aliut\u201d (Kor\u00e7\u00eb, 1910), \u201cFe Rr\u00ebfenj\u00ebsi, morali\u201d (1914),\u201cJusufi me Zelihan\u00eb\u201d (Elbasan, 1923), dhe \u201cHistoria e shenjt\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebr halifet\u00eb\u201d (Tiran\u00eb, 1931) ishin nd\u00ebr librat m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr besimtar\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb asaj kohe. Po ashtu, nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur hytbet (ligj\u00ebratat) e shumta t\u00eb mbajtura prej tij n\u00eb xhami si dhe shum\u00eb prej tyre t\u00eb botuara n\u00eb revistat e mir\u00ebnjohura \u201cZani i Nalt\u00eb\u201d, \u201cKultura Islame\u201d etj., t\u00eb cilat u lexonin me \u00ebndje t\u00eb madhe nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e asaj kohe.<\/p>\n<p><strong>Veprimtaria dhe kontributet e tij n\u00eb aspektin atdhetar<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mendimit t\u00eb tij t\u00eb lir\u00eb atdhetar, p\u00ebr shkak se ka p\u00ebrkrahur gjithmon\u00eb bashkimin komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb gjitha trojeve shqiptare, dhe p\u00ebr shkak se e ka kund\u00ebrshtuar gjithmon\u00eb dhe fuqimisht bolshevizmin, komunizmin dhe ateizmin, duke i konsideruar si nj\u00eb \u201cku\u00e7ed\u00ebr e zez\u00eb\u201d p\u00ebr popullin shqiptar, at\u00eb dhe familjen e tij, p\u00ebr fat t\u00eb keq, e ndoqi gjithmon\u00eb fati i zi i burgosjeve dhe p\u00ebrndjekjeve, si nga osman\u00ebt q\u00eb e njihnin si \u201choxh\u00eb latinxhi\u201d, si nga shqiptar\u00ebt pas krijimit t\u00eb Shtetit Shqiptar, ashtu edhe nga sistemi i err\u00ebt dhe i eg\u00ebr komunist, i cili e burgosi dhe e internoi, duke e \u00e7uar s\u00eb fundmi n\u00eb Kavaj\u00eb, ku kaloi i vet\u00ebm dhe larg familjes s\u00eb vet vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb dynja, ku nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 1956.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb veprim, ata e nd\u00ebrmor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u201czhdukur\u201d kontributin e tij fetar dhe komb\u00ebtar, duke mos l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb idet\u00eb p\u00ebrparimtare t\u00eb kalibrit intelektual t\u00eb tij p\u00ebr kombin dhe popullin ton\u00eb t\u00eb zbatoheshin n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai luftoi gjithmon\u00eb me arm\u00eb, me dituri dhe me pen\u00eb p\u00ebr bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb shtet, si dhe p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr shovinist\u00ebve grek\u00eb dhe serb\u00eb, dhe jo p\u00ebr ndonj\u00eb ideal t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si ai i komunist\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb bolshevizmit dhe duke parandjer\u00eb ardhjen e nj\u00eb \u201creje t\u00eb zez\u00eb\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, ai e godet fort at\u00eb q\u00eb para instalimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, me vargjet:<\/p>\n<p><em>Bolshevizma s\u2019pajton kurr\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Me dinin e Muhammedit<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7el\u00ebt do ta ken\u00eb luft\u00ebn<\/em><\/p>\n<p><em>Gjer dit\u00ebn e Kijametit.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr vuajtjet e veta, me pak rreshta, ai i p\u00ebrmend shum\u00eb bukur n\u00eb nj\u00eb nga strofat e shkruara n\u00eb manifestin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u201cShtat\u00eb \u00ebndrrat e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Aty, ai p\u00ebr veten e vet thot\u00eb:<\/p>\n<p><em>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb u p\u00ebrpoqa<\/em><\/p>\n<p><em>rezikova jet\u00ebn t\u2019ime<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk r\u00ebfehet se sa hoqa<\/em><\/p>\n<p><em>se shteti m\u2019i njihte krime.<\/em><\/p>\n<p>Veprimtari tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme atdhetare e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb Kongresin e Dibr\u00ebs, m\u00eb 23 Korrik 1909, ku p\u00ebrve\u00e7 tij, merrnin pjes\u00eb edhe shum\u00eb atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shquar, si: Aqif Pash\u00eb Elbasani, Abdyl Bej Ypi, Dervish Hima (t\u00eb cilit Hafiz Ali Kor\u00e7a i ka dedikuar nj\u00eb poezi n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb. Fjala e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres ishte kryesorja, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kongres dhe vendimet e saj kan\u00eb folur gjer\u00eb e gjat\u00eb Abdyl Ypi n\u00eb librin e tij \u201cKongresi i Dibr\u00ebs dhe Hafiz Ali Kor\u00e7a\u201d (1918) si dhe Haki Sharofi n\u00eb librin \u201cKongresi i Dibr\u00ebs\u201d, t\u00eb l\u00ebn\u00eb dor\u00ebshkrim por t\u00eb botuar n\u00eb vitin 2009, n\u00eb Tiran\u00eb, nga djali i tij, Islam Sharofi.<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij patriotike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare si dhe p\u00ebr p\u00ebrkrahjen q\u00eb ai jepte p\u00ebr p\u00ebrhapjen e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb trojet shqiptare, kan\u00eb shkruar dhe gazetat e njohura t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn osmane n\u00eb Stamboll, si gazeta \u201cSabah\u201d (30 maj 1311 (1894) dhe gazeta \u201cAksham\u201d (9 korrik 1318 (1903).<\/p>\n<p><strong>Veprimtaria dhe kontributet e tij n\u00eb aspektin arsimor<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrkrahjen dhe nismat e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb aspektin arsimor t\u00eb popullit shqiptar, kontributet e tij jan\u00eb t\u00eb shumta, shumica e t\u00eb cilave jan\u00eb shkruar n\u00eb histori.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim po p\u00ebrmendim vet\u00eb disa nga kontributet e tij n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt:<\/p>\n<p>Ai ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit e par\u00eb n\u00eb M\u00ebsonj\u00ebtoren e Par\u00eb Shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ku ka bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me Pandeli Sotirin;<\/p>\n<p>ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i Kongresit t\u00eb Manastirit dhe Kongresit t\u00eb Elbasanit; n\u00eb vitin 1916 ka qen\u00eb drejtor i arsimit p\u00ebr Tiran\u00ebn, Durr\u00ebsin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme;<\/p>\n<p>ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb themelimin e Normales s\u00eb Elbasanit;<\/p>\n<p>ka qen\u00eb nd\u00ebr themeluesit dhe nism\u00ebtar\u00ebt e ndryshimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb Medresen\u00eb e Nalt\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, etj..<\/p>\n<p><strong>Veprimtaria dhe kontributet e tij n\u00eb aspektin publicistik, kulturor dhe letrar<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb shkrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Hafiz Ali Kor\u00e7a i ka botuar n\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri, Turqi dhe Iran.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu \u00ebsht\u00eb autor dhe p\u00ebrkthyes i mbi 13 librave dhe shum\u00eb shkrimeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr gazeta dhe revista n\u00eb shqip dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaja, dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto libra dhe shkrime jan\u00eb botuar sa ishte gjall\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb sot, nj\u00eb st\u00ebrnip i tij, ka arritur t\u00eb gjej\u00eb mbi 300 faqe dor\u00ebshkrim nga Hafiz Ali Kor\u00e7a, t\u00eb pabotuar ndonj\u00ebher\u00eb, t\u00eb cilat shpresojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten dhe t\u00eb botohen sa m\u00eb shpejt p\u00ebr lexuesin e etur shqiptar p\u00ebr veprat e tij.<\/p>\n<p>Nga krijimtaria e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs, padyshim nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur shkrimet e tij n\u00eb gjuh\u00ebn turke dhe perse, t\u00eb cilat i shkruante dhe i d\u00ebrgonte p\u00ebr botim n\u00eb gazetat kryesore t\u00eb asaj kohe n\u00eb Turqi dhe Iran, si p.sh.: n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIttifak\u201d (Bashkimi) n\u00eb Stamboll, nd\u00ebrsa gazeta \u201cAksi Sada\u201d n\u00eb Stamboll i k\u00ebrkonte shkrime Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs, si\u00e7 thoshte \u201cp\u00ebr t\u00eb zbukuruar shtyllat e gazet\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nga veprimtaria publicistike e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrmendim dhe p\u00ebrkthimet e mrekullueshme t\u00eb librave \u201cGjylistani dhe Bostani\u201d, \u201cRubaijjati\u201d si dhe \u201cJusufi me Zelihan\u00eb\u201d, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave b\u00ebri t\u00eb flasin shqip poet\u00ebt e m\u00ebdhenj Saadiu dhe Omer Khajjami.<\/p>\n<p>T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb shum\u00ebdimensionale si ajo e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs, duhen vite p\u00ebr t\u00eb studiuar dhe kuptuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, por megjithat\u00eb ai do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb nga emblemat m\u00eb t\u00eb njohura vizionare t\u00eb kombit shqiptar. Gjithashtu, besoj se veprimtaria e tij fetare dhe komb\u00ebtare do t\u00eb jen\u00eb, dhe duhet t\u00eb jen\u00eb, baza p\u00ebr mendimin fetar dhe komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga kopertina e librit t\u00eb Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs,\u00a0<em>Bolshevizma a \u00e7kat\u00ebrrimi i njer\u00ebzimit<\/em>, Tiran\u00eb 1925.<\/p>\n<p><em>Shtat\u00eb \u00ebndrrat e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>, Tiran\u00eb 1944.<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a<\/p>\n<p>&#8221; Shih pra nuk mbet\u00ebn fare nd\u00ebrtesa<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb&#8217; u muar e shenjta besa,<\/p>\n<p>Xhami e kish s&#8217;lan&#8217; i rr\u00ebnuan,<\/p>\n<p>E k\u00ebsi pun\u00ebsh djajt i sh\u00ebnuan,<\/p>\n<p>Prift\u00ebrinjt e hoxh\u00ebt si kec i grin\u00eb,<\/p>\n<p>Inteligjent\u00ebt n\u00eb dhet i shtrin\u00eb. &#8221;<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a :<\/p>\n<p>\u201d Nuk duhet t\u00eb mbushim gjuhen tone engjullore me gjemba e me ferra se nuk i q\u00ebrojm\u00eb dote m\u00eb von\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a :<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;fqinjet tona nga ana e arsimit kan\u00eb arrir\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, na p\u00ebr fat t\u00eb keq kemi mbetur si populli i Afrik\u00ebs s\u00eb mesme&#8221;.<\/p>\n<p>Kongresi i Dibr\u00ebs , mbajtur m\u00eb 1909.<\/p>\n<p>* Fjal\u00ebt e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij\u00eb p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe .<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a :<\/p>\n<p>* Pasurin\u00eb mund ta vjedhin, por diturin\u00eb jo !<\/p>\n<p>** Ai q\u00eb ta ruan t\u00eb fsheht\u00ebn t\u00eb do me shpirt !<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>HAFIZ ALI KOR\u00c7A<\/p>\n<p>Veprimtaria e tij n\u00eb l\u00ebmin e atdhetaris\u00eb dhe arsim-kultur\u00ebs shqiptare<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a (Ali Iljaz efendi Kadiu), lindi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 1873. M\u00ebsimet fillore dhe t\u00eb mesme i mori n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shkoll\u00ebn iptidaije dhe at\u00eb idadije. Studimet e larta i kreu n\u00eb universitetin e Stambollit. N\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare hyri q\u00eb m\u00eb 1889, kur zuri t\u00eb jepte m\u00ebsime falas n\u00eb shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb djemve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe pas nj\u00eb viti edhe n\u00eb idadijen e Kor\u00e7\u00ebs. Veprimtarin\u00eb komb\u00ebtare dhe dijet i nd\u00ebrthuri n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme. N\u00eb maj 1894 u d\u00ebrgua n\u00eb Bullgari, ku u takua me atdhetar\u00ebt q\u00eb asokohe vepronin atje: Dhimit\u00ebr Mole e Kristo Luarasi, Shahin Kolonja dhe Jusuf Turabi K\u00ebr\u00e7ova. Kur po kthehej n\u00eb Stamboll, policia q\u00eb e ndiqte vazhdimisht, gjat\u00eb kontrollit q\u00eb i b\u00ebri n\u00eb Siqerxhi, i gjeti librat: \u201cQerbelaja\u201d e \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d, si edhe disa fletore t\u00eb ndaluara. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e mbyll\u00ebn n\u00eb burgun \u201cBeshiktash\u201d dhe m\u00eb pas e m\u00ebrguan n\u00eb qytetin Sinop. K\u00ebt\u00eb ndodhi, fletorja \u201cSabah\u201d e 30 majit 1894 e b\u00ebnte t\u00eb ditur me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cPo merret vesh se Hafiz Ali Kor\u00e7a, kur po dilte prej trenit q\u00eb vinte nga Bullgaria n\u00eb Stamboll, n\u00eb Siqerxhi, me qen\u00eb se i gjet\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr shum\u00eb fletore e libra shqip, n\u00eb at\u00eb \u00e7as u kap dhe u m\u00ebrgua n\u00eb Sinop\u201d. Daj\u00ebs s\u00eb vet, Abdurrahman Pashait, me ndikim t\u00eb madh n\u00eb Oborrin e Sulltanit, iu desh t\u00eb nd\u00ebrhynte deri tek Sulltani, q\u00eb Hafiz Ali Kor\u00e7a t\u00eb mos dergjej n\u00eb qelit\u00eb e Sinopit.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb vyera e vun\u00eb n\u00eb krye t\u00eb \u00e7et\u00ebs devollite q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb Shekullit XX. Patriotizmin dhe burr\u00ebrin\u00eb e tij e pasqyron m\u00eb s\u00eb miri parrulla q\u00eb mban n\u00eb dor\u00eb i ndodhur nd\u00ebrmjet bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve, ku me g\u00ebrma t\u00eb m\u00ebdha shkruhet: \u201cSHQIP\u00cbRI A VDEKJE\u201d.<\/p>\n<p>Puna e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs dhe e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, u nd\u00ebrpre s\u00ebrish me goditjen q\u00eb iu dha shkoll\u00ebs shqipe dhe m\u00ebsuesve t\u00eb saj nga pushtetar\u00ebt n\u00eb bashk\u00ebpunim me organet kishtare t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Fletorja osmane \u201cAksham\u201d me dt.09 (23).07.1903, me at\u00eb rast shkruante: \u201cSikush e din q\u00eb Kor\u00e7a \u00ebsht\u00eb \u00e7erdhja e latinxhinjve.[1] Atje ndodhet nj\u00eb grup shum\u00eb veprues, i cili prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb po merret me propoganda; mundohen p\u00ebr t\u00eb ringjallur vetqeverimin komb\u00ebtar. Tani, p\u00ebr t\u2019i derdhur uj\u00eb squfuri n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tij, shkolla shqipe po mbyllet dhe kryetar\u00ebt e k\u00ebsaj l\u00ebvizje atdhetare q\u00eb ishin nga treva t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u internuan: Hafiz Aliu n\u00eb Spart\u00eb t\u00eb Konj\u00ebs, Orhan Beu[2] n\u00eb Marash, Emin Malka n\u00eb Urf\u00eb, Hysejn Qani Ballanca n\u00eb Tokat, Sulejman Ohri n\u00eb Nikd\u00eb dhe Thimi Mihal Marko n\u00eb Manastir\u201d. Drejtori i shkoll\u00ebs, Nu\u00e7i Na\u00e7i dhe i v\u00ebllai, Loni, u mbyll\u00ebn n\u00eb burgun e Manastirit, nd\u00ebrsa Agjah Kor\u00e7a e Haf\u00ebz Shevkiu, n\u00eb burgun e Kor\u00e7\u00ebs[3]<\/p>\n<p>Pa u ndalur para pengesave t\u00eb her\u00ebpashershme, Hafiz Ali Kor\u00e7a, duke q\u00ebndruar gjithnj\u00eb n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb atdhetar\u00ebve kor\u00e7ar\u00eb, u gjend para ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndez\u00ebn kryengrijen dhe mund\u00ebsuan shpalljen e kushtetut\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb osmane. Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ato ngjarje, Hafiz Ali Kor\u00e7a, v\u00ebren se shtytjen kryesore atyre ua dha shqet\u00ebsimi q\u00eb shkaktuan vendimet e Carit Rus dhe Perandorit Austro-Hungarez, gjat\u00eb takimit t\u00eb tyre n\u00eb Reval t\u00eb Austris\u00eb (1903). Sipas atyre vendimeve, Sulltanati Osman, fshihej nga harta e bot\u00ebs dhe s\u00eb toku me t\u00eb, vetvetiu edhe Shqip\u00ebria, si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e tij. \u201cAta q\u00eb mendonin t\u00eb ardhmen-sh\u00ebnon Hafiz Ali Kor\u00e7a-derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin cop\u00ebtimin e paracaktuar\u201d. M\u00eb tej ai vijon: \u201cAtdhetar\u00ebt e \u00e7muesh\u00ebm, duke v\u00ebn\u00eb vdekjen n\u00eb syt, themeluan shoq\u00ebrin\u00eb e fsheht\u00eb \u201cIttihat ve Terekki\u201d (\u201cBashkim e P\u00ebrparim\u201d) m\u00eb 1908 n\u00eb Manastir.<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a, ishte nd\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. Pak dit\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb grup ushtarak\u00ebsh t\u00eb garnizonit t\u00eb Manastirit me mirallaj (kolonel) Niazi Fehmi Resnj\u00ebn n\u00eb krye, dol\u00ebn maleve t\u00eb Mokr\u00ebs e t\u00eb Ohrit dhe shpall\u00ebn kryengritjen. Si Niaziu edhe i v\u00ebllai i tij, Osmani, kishin qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Hafiz Aliut n\u00eb idadijen e Kor\u00e7\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb shpejtuar e fuqizuar veprimet kryengrit\u00ebse, nga Manastiri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, arriti bimbash (major) Remziu me taborin e avxhive (ndjek\u00ebsve), gjoja p\u00ebr t\u00eb ndjekur Niazin\u00eb me shok\u00eb. Nd\u00ebrkaq, boshnjaku Shemsi Pasha me dy-tre tabor\u00eb, u b\u00eb gati q\u00eb t\u00eb derdhej n\u00eb Oh\u00ebr, Starov\u00eb, Kor\u00e7\u00eb e qendra t\u00eb tjera t\u00eb kryengrit\u00ebsve, dhe t\u2019i shkat\u00ebrronte ato, pastaj t\u00eb godiste e t\u00eb shpartallonte kryengrit\u00ebsit e prir\u00eb nga Niaziu. Mir\u00ebpo, m\u00eb 22.07.1908. , kur po hynte n\u00eb karroc\u00eb, p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb buz\u00eb t\u00eb lumit Drahor, u vra nga ysteimen (toger) Hatifi prej \u00c7anakalas\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, kur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u njoftua shpallja e kushtetut\u00ebs, fjalimin e par\u00eb e mbajti Hafiz Ali Kor\u00e7a. N\u00eb ngjarjet q\u00eb rrodh\u00ebn m\u00eb pas, ai ishte p\u00ebrher\u00eb nd\u00ebrmjet prij\u00ebsve kryesor\u00eb, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri t\u00eb zgjidhej qysh n\u00eb fillim edhe deputet n\u00eb mexhlisin e II-t\u00eb osman, e q\u00eb ai me zem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb q\u00eb e dallonte, mandatin e deputetit, ia fali Shahin Kolonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a, ishte nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet nd\u00ebrmjet dat\u00ebs 10-23 n\u00ebntor 1908. Pa e l\u00ebn\u00eb pas dore m\u00ebsimdh\u00ebnien n\u00eb idadije-meq\u00eb tanim\u00eb shkolla shqipe e djemve ishte mbyllur- n\u00ebp\u00ebrmjet fletores \u201cKor\u00e7a\u201d dhe t\u00eb disa fletoreve osmanisht, q\u00eb shpesh p\u00ebrkrahnin abecen\u00eb shqipe me g\u00ebrma latine, iu p\u00ebrvesh nj\u00eb pune t\u00eb dendur e t\u00eb dobishme. Ai shkruante edhe n\u00eb osmanisht q\u00eb \u201cKor\u00e7a\u201d botonte her\u00eb pas here; ato ishin aq t\u00eb thekura sa edhe shkrimet shqip. Mjaft t\u00eb goditura si nga pik\u00ebpamja artistike, ashtu edhe nga pik\u00ebpamja politike, ishin vjershat q\u00eb botonte n\u00eb \u201cKor\u00e7a\u201d n\u00eb mbrojtje t\u00eb abeces\u00eb dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Nd\u00ebr to mjafton t\u00eb p\u00ebrmendet shkrimi q\u00eb ai, me emrin Hafiz Ali Shqiptari, e botoi n\u00eb \u201cKor\u00e7a\u201d nr.2, me dat\u00eb 24.12.1908 (06.01.1909), dhe shkrimi e vjersha e botuar n\u00eb po at\u00eb gazet\u00eb me nr.5. N\u00eb t\u00eb parin, pasi tregon se gj\u00ebja m\u00eb par\u00ebsore p\u00ebr shqiptarin dhe shqiptar\u00ebt ishte shkollimi, ngulmonte q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhej doemos n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. \u201cNjeriu vet\u00ebm me gjuh\u00eb t\u00eb tij mund t\u00eb vej\u00eb p\u00ebrpara&#8230;me gjuh\u00eb t\u00eb huaja kjo s\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb\u201d. Me at\u00eb rast, ai p\u00ebrmendte edhe m\u00ebnyrat se si duhej vepruar q\u00eb t\u00eb arrihej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb; v\u00ebrente edhe se burimet e mir\u00ebqenies dhe t\u00eb mbrojtjes si njer\u00ebz e si komb, ishin zejet e ndryshme. \u201cPo s\u2019m\u00ebsuam mjesht\u00ebrira, po s\u2019dit\u00ebm si b\u00ebhet baruti, si b\u00ebhet pushka, si b\u00ebhet topi m\u2019i q\u00ebruar e m\u2019i shpejt\u00eb q\u00eb ta hedhin plumbin e gjylen m\u00eb larg se prej arm\u00ebve t\u00eb armiqve, si b\u00ebhet anija e zjarrt\u00eb e luft\u00ebs, me se do t\u00eb mbrojm\u00eb m\u00ebm\u00ebdhen\u00eb?\u201d. Dhe t\u00ebr\u00eb ato mjesht\u00ebri s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoheshin pa qen\u00eb t\u00eb ditur. \u201cPo t\u00eb dish-v\u00ebrente ai &#8211; b\u00ebn edhe arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira se ato t\u00eb armiqve, e k\u00ebshtu mbron m\u00ebm\u00ebdhen\u00eb e veten\u201d. Padituria e mas\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare-sipas tij-ishte shkaku kryesor q\u00eb fqinj\u00ebt n\u00eb vitet 1878-1881 vendin ton\u00eb\u201ce qeth\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt: Greqia, Nart\u00ebn e krahin\u00ebn e saj; Serbia, Nishin, Vranj\u00ebn e Pirotin me qindra mij\u00eb shqiptar\u00eb; Mali i Zi, Ulqinin, Shpuz\u00ebn, Podgoric\u00ebn, Nikshiqin e Kollashinin\u201d. Pasi p\u00ebrmendte k\u00ebto, u b\u00ebnte thirrje shqiptar\u00ebve t\u2019i p\u00ebrvisheshin pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dijet n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, duke dh\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb gjykim: \u201cThem me zem\u00ebr t\u00eb djegur: N\u00eb u p\u00ebrpjek\u00e7in k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb mundemi t\u00eb themi se rrojm\u00eb dhe kemi p\u00ebr t\u00eb rrojtur t\u00eb p\u00ebrparuar e t\u00eb mbroth\u00e7im\u201d. M\u00eb n\u00eb fund ai theksonte se gj\u00ebja m\u00eb e keqe p\u00ebr njeriun ishte jetesa me n\u00ebpun\u00ebsi shtet\u00ebrore.[4]<\/p>\n<p>HAFIZ ALI KOR\u00c7A<\/p>\n<p>HOXHA I P\u00cbRNDJEKUR<\/p>\n<p>Midis hoxhallar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdjekur nga pushtuesit, nga fanatik\u00ebt dhe komunizmi p\u00ebr idet\u00eb, pik\u00ebpamjet dhe veprimtarin\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb dhe Hafiz Ali Kor\u00e7a i rritur n\u00eb nj\u00eb mjedis patriotik, fetar e kulturor Kor\u00e7ar t\u00eb past\u00ebr, ai u brumos me bindje dhe parime baz\u00eb, q\u00eb e ngriten lart emrin e tij. P\u00ebr k\u00ebto ai, n\u00eb vitin 1893, kur ishte n\u00eb mosh\u00ebn 20 vje\u00e7are, u internua n\u00eb Sinop, sepse nd\u00ebrsa udh\u00ebtonte me trenin Sofije-Stamboll, iu kapen librat shqip, at\u00ebher\u00eb t\u00eb ndaluar. M\u00eb 1900, u internua n\u00eb Anadoll, p\u00ebr aktivitetin n\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtoren e Kor\u00e7\u00ebs. Pas Kongresit t\u00eb Dibr\u00ebs ia shkat\u00ebrruan sht\u00ebpin\u00eb. M\u00eb pas, Kabineti i Telat Pash\u00ebs e d\u00ebnoi me vdekje, por me nd\u00ebrhyrje u fal. M\u00eb 1924 u p\u00ebrjashtua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Sheriatit. M\u00eb 1925 botoi n\u00eb Tiran\u00eb pamfletin \u201c Bolshevizma e \u00e7kat\u00ebrrimi i njer\u00ebzimit \u201c.<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a zhvilloi nj\u00eb veprimtari ntensive n\u00eb disa drejtime dhe kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb publicistik\u00ebs. Ai ka shkruar nj\u00eb varg veprash origjinale n\u00eb proz\u00eb e poezi fetare dhe laike. Nd\u00ebr to shquhen : \u201c Mevludi \u201c ( 1900 ), \u201c 303 fjal\u00eb t\u00eb Imam Aliut \u201c ( Botuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 1910 ), \u201c Historia e shenjt\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebr halifet\u00eb \u201c ( Botuar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1931, fq. 288 ), \u201c Jusufi me Zelihan\u00eb \u201c ( Botuar n\u00eb Elbasan m\u00eb 1923 ), \u201c Gjylistani \u201c, p\u00ebrkthim nga Saadiu, ( 1918, \u201c Shtat\u00eb \u00cbnd\u00ebrrat e Shqip\u00ebris\u00eb \u201c, poezi, ( Botuar n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1944 ), \u201c Tefsiri i Kur\u2019anit \u201c, ( mbetur dor\u00ebshkrim, me nj\u00eb v\u00ebllim prej 2000 faqesh, R.Z. ) punuar gjat\u00eb viteve 1920-1924, \u201c Rubaijjati Khajjam \u201c ( Hajjam, p\u00ebrkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 n\u00eb Tiran\u00eb ).<\/p>\n<p>Nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb gjithashtu edhe tekstet shkollore si : \u201c Abetare shqip \u201c ( 1910 ), \u201c Fe Rr\u00ebf\u00ebnj\u00ebsi morali \u201c ( 1914 ), \u201c Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime \u201c ( 1916 ). Hafiz Ali Kor\u00e7a ka l\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm dor\u00ebshkrimesh e p\u00ebrkthimesh.<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a, duke p\u00ebrkthyer kryeveprat si \u201c Gjylistani \u201c, \u201c Rubairat \u201c si dhe \u201c Jusufi me Zelihane \u201c, i b\u00ebri t\u00eb flasin shqip poet\u00ebt e m\u00ebdhenj si Saadiun, O. Kajamin etj.<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a qe nd\u00ebr m\u00ebsuesit e par\u00eb t\u00eb m\u00ebsonj\u00ebtores s\u00eb par\u00eb shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe bashk\u00ebpunoi ngusht\u00eb me Pandeli Sotirin, drejtorin e m\u00ebsonj\u00ebtores s\u00eb par\u00eb shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Aty dha pa pages\u00eb edukat\u00eb islame. Pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, iu ngarkuan detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Qe k\u00ebshilltar i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm po i asaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Sheriatit n\u00eb Shqip\u00ebri, pedagog n\u00eb Medresen\u00eb e Lart\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Hafiz Ali Kor\u00e7a bashk\u00ebpunoi me nj\u00eb varg figurash q\u00eb luajt\u00ebn rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb : Kristo Luarasi, Jusuf Turabi K\u00ebr\u00e7ova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.<\/p>\n<p>Jeta e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i p\u00ebrsosur i atdhetarit t\u00eb devotsh\u00ebm, q\u00eb nuk ndan fjal\u00ebn nga veprat e poetit q\u00eb fton bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdheun, t\u00eb mos e braktisin.<\/p>\n<p>Takohemi n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit<\/p>\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a<\/p>\n<p>Si ay ta duam iman\u2019 e vatan\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr udh\u00eb rrefenj\u00ebs mjaft kemi Kur\u2019an\u00eb.<\/p>\n<p>Po mbajtm\u00eb Kur\u2019an\u00eb, mbajtm\u00eb lumt\u00ebrin\u00eb,<\/p>\n<p>Me t\u00eb munt ta mbajme din\u2019 e komb\u00ebsin\u00eb<\/p>\n<ol>\n<li>Pra ne kete rast PAtrioti dhe teologu Hafiz Ali korca do tju tregoje tere muslimaneve te shqiperise se duhet ta duam atdheun tone ashtu sic e donte edhe njeriu shembull per ne Profei Muhamed as.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Prof. Eroll Velija<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebto pak rreshta do t\u00eb mundohem t\u00eb shkruaj p\u00ebr nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb, me hak, dhe pa i mohuar asgj\u00eb; fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hafizin e drejt\u00eb,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12225,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12219"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12219"}],"version-history":[{"count":12,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12233,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12219\/revisions\/12233"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12225"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}