{"id":13021,"date":"2016-07-15T11:31:31","date_gmt":"2016-07-15T10:31:31","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13021"},"modified":"2016-07-15T11:33:21","modified_gmt":"2016-07-15T10:33:21","slug":"brexit-i-i-munguar-ne-diskutimin-publik-shqip","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13021","title":{"rendered":"BREXIT-i i munguar n\u00eb diskutimin publik shqip"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Arber-zaimi-noa-e1468578781434.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-2981\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Arber-zaimi-noa-e1468578781434.jpg\" alt=\"Arber-zaimi-111\" width=\"667\" height=\"393\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Arber-zaimi-noa-e1468578781434.jpg 640w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Arber-zaimi-noa-e1468578781434-300x177.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 667px) 100vw, 667px\" \/><\/a>Sigurisht, \u00e7elja e hap\u00ebsirave t\u00eb diskutimit nuk i leverdis gjithkujt. P\u00ebr shembull, nuk u leverdis mediave. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pasur analiza t\u00eb BREXIT para referendumit, por edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb referendumit mediat shqiptare nxituan t\u00eb jepnin lajmin se Britania votoi t\u00eb mbetet n\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Arb\u00ebr Zaimi, Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Referendumi p\u00ebr daljen e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga Bashkimi Evropian, i ashtuquajturi BREXIT, prej muajsh ka marr\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb diskutimin publik jo vet\u00ebm n\u00eb kontinentin evropian, por kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Nj\u00eb diskurs publik i polarizuar, i sh\u00ebnjuar prej frik\u00ebrave e atavizmave, prej pasiguris\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, e prej nj\u00eb lloj mllefi ndaj burokracive e elitave, karakteristik p\u00ebr momentet e krizave e depresioneve ekonomike.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb diskutimin publik shqip kjo \u00e7\u00ebshtje para referendumit \u00ebsht\u00eb trajtuar fare pak, e n\u00eb rastet kur \u00ebsht\u00eb trajtuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur si nj\u00eb lloj shakaje ose batute sip\u00ebrfaq\u00ebsore, n\u00eb deklarata politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb i b\u00ebnin thirrje Londr\u00ebs t\u00eb mos dilte nga BE-ja. Mbase pik\u00ebrisht mungesa e diskutimit publik mbi BREXIT-in shkaktoi shock-un pasi u publikuan rezultatet e referendumit, si dhe nj\u00eb val\u00eb komentesh t\u00eb rangjeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale. Por, meqen\u00ebse BE dhe Britania jan\u00eb faktor\u00eb me impakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u2019i trajtojm\u00eb disa elemente q\u00eb shp\u00ebrfaq BREXIT si i till\u00eb dhe ne n\u00eb raport me BREXIT.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, le t\u00eb v\u00ebm\u00eb re se, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb populli i Britanis\u00eb ka votuar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej BE-s\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht dalje. N\u00eb fakt, daljen prej BE-s\u00eb e rregullon neni 50 i Traktatit t\u00eb Lisbon\u00ebs, i cili parashikon se ai shtet q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb largohet prej BE-s\u00eb duhet t\u00eb njoftoj\u00eb zyrtarisht BE-n\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb synim e m\u00eb pas t\u00eb negociohen marr\u00ebveshjet p\u00ebr daljen, t\u00eb cilat mund t\u00eb zgjasin jo m\u00eb shum\u00eb se dy vjet q\u00eb prej periudh\u00ebs s\u00eb njoftimit zyrtar.<\/p>\n<p>Kryeministri i Britanis\u00eb, Cameron, pas referendumit ka njoftuar publikun p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do ta mbaj\u00eb postin deri n\u00eb vjesht\u00eb, kur t\u00eb zgjidhet elita e re e Partis\u00eb Konservatore. Cameron ka th\u00ebn\u00eb se njoftimin zyrtar sipas nenit 50 t\u00eb Traktatit t\u00eb Lisbon\u00ebs do t\u00eb mund ta b\u00ebnte vet\u00eb, por duket se tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb po tremben prej fillimit t\u00eb negociatave p\u00ebr dalje dhe po p\u00ebrpiqen t\u2019i vonojn\u00eb ato sa m\u00eb shum\u00eb. Vet\u00eb konservator\u00ebt po i b\u00ebjn\u00eb presion Cameronit q\u00eb t\u2019ia l\u00ebr\u00eb vendimin p\u00ebr zbatimin e nenit 50 kryeministrit t\u00eb ri. Kushtetutshm\u00ebrisht n\u00eb Britani kryeministri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb nisur zbatimin e nenit 50, meqen\u00ebse n\u00eb monarki kjo prerogativ\u00eb e mbret\u00ebresh\u00ebs i transferohet kryeministrit, por nga ana tjet\u00ebr edhe parlamenti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mblidhet e t\u00eb votoj\u00eb ta ndal\u00eb kryeministrin. Gj\u00eb q\u00eb duket tep\u00ebr e mundshme po t\u00eb shihet se shumica e parlamentar\u00ebve t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 2015 jan\u00eb pro-BE.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, zyrtar\u00ebt evropian\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb i z\u00ebshmi \u00ebsht\u00eb Martin Schultz, kan\u00eb k\u00ebrkuar nisjen e menj\u00ebhershme t\u00eb zbatimit t\u00eb nenit 50 t\u00eb Traktatit t\u00eb Lisbon\u00ebs. Duket se rolet jan\u00eb nd\u00ebrruar. Ata q\u00eb deri dje ishin duke iu lutur Britanis\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebshonte Evrop\u00ebn, sot po nxitohen q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb procedurat q\u00eb Britania t\u00eb dal\u00eb sa m\u00eb shpejt. E ata q\u00eb deri dje ishin t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr daljen sot duken t\u00eb p\u00ebrpleksuar. Vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e fushat\u00ebs \u201cOut\u201d po k\u00ebrkojn\u00eb negociata informale para se t\u00eb ndodh\u00eb fillimi i zbatimit t\u00eb nenit 50. Situat\u00eb paradoksalisht e p\u00ebrmbysur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, se BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb e zonja t\u00eb fitoj\u00eb referendume, e k\u00ebt\u00eb nuk e demonstrojn\u00eb vet\u00ebm referendumet e viteve t\u00eb fundit n\u00eb Britani e Greqi. Me politik\u00ebn e saj burokratike BE-ja nuk ia ka dal\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb hegjemoni n\u00eb popujt q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd funksionon si nj\u00eb struktur\u00eb e huaj, bezdis\u00ebse, antidemokratike, elitariste e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb bankave e bizneseve t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha. Kriza ekonomike globale dhe problemet gjeopolitike, q\u00eb kan\u00eb shkaktuar kriz\u00ebn e emigrant\u00ebve\/refugjat\u00ebve, po ashtu kan\u00eb luajtur rolin e tyre n\u00eb p\u00ebrforcimin e nj\u00eb sentimenti t\u00eb madh popullor anti-elit\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, me munges\u00ebn e madhe t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, ky sentiment anti-elit\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete kryesisht nga e djathta, e cila i ka diktuar k\u00ebsaj l\u00ebvizje parimet e veta: nacionalizmin p\u00ebrjashtues, racizmin, anti-imigrantizmin, kthimin n\u00eb merkantiliz\u00ebm dhe nj\u00eb lloj neo-reaksionarizmi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb ka potencialin t\u00eb b\u00ebhet i rreziksh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>T\u00eb trembur prej k\u00ebsaj, shum\u00eb t\u00eb majt\u00eb n\u00eb Britani e kudo n\u00eb Evrop\u00eb i jan\u00eb ngjitur nga pas projektit t\u00eb BE-s\u00eb, duke e par\u00eb si shp\u00ebtim t\u00eb vet\u00ebm prej neo-reaksionar\u00ebve. Por, pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe d\u00ebshtimi i tyre, tek mbajtja e an\u00ebs s\u00eb projektit elitar e antipopullor.<\/p>\n<p>Frik\u00ebrat e t\u00eb majt\u00ebve p\u00ebr daljen e Britanis\u00eb (dhe ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr n\u00eb vijim) prej BE-s\u00eb, n\u00eb fakt jan\u00eb frik\u00ebra q\u00eb i kan\u00eb pik\u00ebrisht ndaj munges\u00ebs s\u00eb tyre, edhe pse paraqiten n\u00eb form\u00ebn e determinizmave dhe fatalizmave.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, e majta thot\u00eb se q\u00ebndrimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr emigrant\u00ebt, e parandalon neo-fashizmin dhe autoritarizmin dhe b\u00ebn t\u00eb mundur nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb solidariteti p\u00ebr popujt. Por, nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu. Q\u00ebndrimi i BE-s\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar me mbytjet e panum\u00ebrta n\u00eb detin Mesdhe, pran\u00eb Kret\u00ebs a pran\u00eb Lampeduz\u00ebs. Po ashtu \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb gardhet e Hungaris\u00eb e Austris\u00eb, n\u00eb muret e Ceut\u00ebs dhe Melil\u00ebs e n\u00eb marr\u00ebveshjen e p\u00ebrgjakshme t\u00eb n\u00ebnshkruar me Turqin\u00eb, marr\u00ebveshje e cila (pa dashje\u2026) i ktheu refugjat\u00ebt pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e luft\u00ebs, duke i l\u00ebn\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm pre t\u00eb nj\u00eb organizate fashiste si ISIS-i dhe pre t\u00eb trazirave q\u00eb jan\u00eb krijuar edhe si pasoj\u00eb e indiferenc\u00ebs ndaj autoritarizmave e diktaturave n\u00eb Lindjen e Mesme. E, sa p\u00ebr parandalimin e neo-fashizmit, me sa duket BE-ja \u00ebsht\u00eb territor pjellor p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e asaj fare t\u00eb keqe. Prej Jobbik-ut n\u00eb Hungari, tek zgjedhjet presidenciale t\u00eb Austris\u00eb, tek PEGIDA n\u00eb Gjermani, tek Le Pen n\u00eb Franc\u00eb, Wilders n\u00eb Holand\u00eb ose Partia e Popullit Danez q\u00eb fitoi zgjedhjet n\u00eb Danimark\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur p\u00ebrbind\u00ebshat e Agimit t\u00eb Art\u00eb n\u00eb Greqi, t\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrfshir\u00eb edhe aradhet e UKIP-it, BNP-s\u00eb etj n\u00eb Britani, jan\u00eb fenomene t\u00eb rritura n\u00eb BE, q\u00eb BE-ja jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka parandaluar, por nuk ka mundur t\u2019ua ndal\u00eb as suksesin. E sa p\u00ebr autoritarizmin, mjaftojn\u00eb Orban\u00ebt e Dudat p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kjo BE nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb sharlatan\u00ebt grushtfort\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn edhe n\u00eb Ballkan me Vu\u00e7iqin, Gruevskin, Gjukanoviqin e Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>Pra t\u00eb gjitha frik\u00ebrat e s\u00eb majt\u00ebs p\u00ebr regres n\u00eb terrin e nacionalizmit shoven, n\u00ebse dilet prej BE-s\u00eb, dal\u00ebngadal\u00eb po b\u00ebhen realitet brenda n\u00eb BE. K\u00ebto frik\u00ebra realizohen si n\u00eb BE, si jasht\u00eb BE-s\u00eb, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb majte reale, me strategji e me organizim relevant. P\u00ebrndryshe, nuk ka asnj\u00eb lidhje shkak-pasoj\u00eb mes qenies shtet jasht\u00eb BE-s\u00eb dhe regresit n\u00eb frym\u00ebn politike. Ka plot shtete jasht\u00eb BE-s\u00eb (madje q\u00eb as synojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e saj), madje q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb varfra etj., por jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hapura, larg shovinizmave e p\u00ebrjashtimeve identitariste.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb duhet analizuar n\u00eb rastin e BREXIT-it, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb me BE-n\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb e mund eurofilin\u00eb tek ne ndoshta \u00ebsht\u00eb amerikanofilia. Tash e 25 vjet shqiptar\u00ebt ushqehen me lug\u00eb bosh prej politikan\u00ebve t\u00eb tyre, duke d\u00ebgjuar vazhdimisht leitmotivin se \u201cgj\u00ebrat jan\u00eb keq, por do t\u00eb zgjidhen n\u00eb BE\u201d. Madje edhe p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar kan\u00eb gjetur formul\u00ebn delikate p\u00ebr ta mohuar, duke th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb bashkohemi n\u00eb BE. N\u00eb kaq pak fjal\u00eb mund t\u00eb reduktohet kapaciteti i elitave shqiptare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb, qofshin ato n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb a Maqedoni. Asnj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekonomi reale, asnj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga gjumi i vdekjes arsimin e kultur\u00ebn, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsin\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb minimum mbrojtjeje ushtarake. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens BE-ja p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar antipolitik\u00ebn, sh\u00ebnjuesin q\u00eb shuan \u00e7do lloj k\u00ebrkese politike, premtimin parajsor. Kjo situat\u00eb prodhon e shp\u00ebrndan budallall\u00ebk, gj\u00eb q\u00eb reflektohet edhe tek qindra student\u00eb q\u00eb kan\u00eb laureuar e masterizuar e doktoruar n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat Studime Evropiane. Por \u00e7ka ndodh n\u00ebse BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb parajsa e premtuar, nuk \u00ebsht\u00eb synimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm tek i cili kur t\u00eb arrijm\u00eb nuk do t\u00eb na duhet m\u00eb t\u00eb merremi me politik\u00eb? K\u00ebtyre pyetjeve pakkush ulet t\u2019u jap\u00eb seriozisht p\u00ebrgjigje nd\u00ebr shqiptar\u00eb, e gjasat jan\u00eb q\u00eb ai q\u00eb ulet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb etiketohet me turlifar\u00eb epitetesh shar\u00ebse. Eh, tash referendumi n\u00eb BE me rezultatin e tij e b\u00ebn t\u00eb mundur m\u00eb leht\u00eb shikimin kritik e objektiv ndaj nj\u00eb BE-je joparajsore, gjithmon\u00eb n\u00ebse nuk ndodh q\u00eb polic\u00ebt e opinionit publik ta damkosin gjith\u00eb Britanin\u00eb me vul\u00ebn e \u201canti-evropianit t\u00eb mallkuar\u201d. Ndaj, ky event e \u00e7el nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb horizontin e mbyllur e t\u00eb err\u00ebt t\u00eb diskutimit publik shqip.<\/p>\n<p>Sigurisht, \u00e7elja e hap\u00ebsirave t\u00eb diskutimit nuk i leverdis gjithkujt. P\u00ebr shembull, nuk u leverdis mediave. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pasur analiza t\u00eb BREXIT para referendumit, por edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb referendumit mediat shqiptare nxituan t\u00eb jepnin lajmin se Britania votoi t\u00eb mbetet n\u00eb BE. Profesionalizmi i k\u00ebtyre mediave pa dashje tregoi edhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur p\u00ebr trajtimin e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni nga vet\u00eb k\u00ebto media, q\u00eb s\u2019jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se revolver\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e pushtetar\u00ebve, revolver\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar e p\u00ebr \u201ct\u00eb vrar\u00eb\u201d kund\u00ebrshtarin, por m\u00eb s\u00eb shumti publikun. Koha \u00ebsht\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i kthehen seriozisht b\u00ebrjes s\u00eb politik\u00ebs shqip dhe t\u00eb kuptojn\u00eb se, brenda ose jasht\u00eb BE-s\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si funksionojn\u00eb shtetet. Nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb shtet i BE-s\u00eb i suksessh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Brukselit e p\u00ebr shkak t\u00eb delegimit t\u00eb sovranitetit tek burokrat\u00ebt, por p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si nd\u00ebrtohet konstelacioni politik p\u00ebrbrenda shtetit dhe se si i rregullon ky konstelacion pushtetet e pun\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sovrane.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00e7elja e diskutimit publik dhe thyerja e tabuve \u201cevropianiste\u201d nuk u intereson as politikan\u00ebve shterp\u00eb, q\u00eb nuk duan t\u00eb flasin m\u00eb as p\u00ebr ekonomi, as p\u00ebr politika sociale, as p\u00ebr politika t\u00eb mbrojtjes e as p\u00ebr sh\u00ebrbime publike, por vet\u00ebm p\u00ebr \u201cintegrime\u201d. K\u00ebshtu Tha\u00e7i p\u00ebr disa muaj me radh\u00eb i ka d\u00ebrguar mesazhe t\u00eb forta Britanis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos guxoj\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb BE-n\u00eb, e tani q\u00eb Britania nuk iu bind, Tha\u00e7i ka l\u00ebshuar k\u00ebrc\u00ebnimin e radh\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nga Panamaja ku gjendet p\u00ebr arsye \u201czyrtare\u201d, se dalja e Britanis\u00eb nga BE-ja e v\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb Ballkanit. \u00c7ka dashur t\u00eb thot\u00eb vall\u00eb Tha\u00e7i me k\u00ebt\u00eb fjali? Do t\u00eb mbetet mister dhe sfid\u00eb p\u00ebr gjeneratat e ardhshme. E vetmja situat\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb paraqitej m\u00eb qesharake se sa kjo e Tha\u00e7it \u201ceuropianist\u201d p\u00ebrball\u00eb Britanis\u00eb antieuropiane, do t\u00eb ishte p\u00ebrballja e Ram\u00ebs \u201cpacifist\u201d me nj\u00eb fitore eventuale t\u00eb Trump-it n\u00eb SHBA. Na ruajtt\u00eb Zoti prej k\u00ebtij lloji t\u00eb humorit\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sigurisht, \u00e7elja e hap\u00ebsirave t\u00eb diskutimit nuk i leverdis gjithkujt. P\u00ebr shembull, nuk u leverdis mediave. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pasur analiza t\u00eb BREXIT para referendumit, por edhe pas&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2981,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13021"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13021"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13023,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13021\/revisions\/13023"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}