{"id":13080,"date":"2016-07-17T12:25:59","date_gmt":"2016-07-17T11:25:59","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13080"},"modified":"2016-07-17T12:25:59","modified_gmt":"2016-07-17T11:25:59","slug":"mungesa-e-perspektives-detyron-te-rinjte-te-shperngulen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13080","title":{"rendered":"Mungesa e perspektiv\u00ebs detyron t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulen"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/mer-e1468754729328.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-13081\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/mer-e1468754729328.jpg\" alt=\"mer\" width=\"673\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/mer-e1468754729328.jpg 673w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/mer-e1468754729328-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 673px) 100vw, 673px\" \/><\/a>Shp\u00ebrngulja e t\u00eb rinjve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb dukuri shqet\u00ebsuese. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb rinjve perspektiv\u00ebn e tyre e shohin jasht\u00eb vendlindjes.<\/p>\n<p>Mungesa e zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe mospasja e nj\u00eb oferte jan\u00eb dy nga arsyet kryesore p\u00ebrse t\u00eb rinjt\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb e tyre nuk e shohin n\u00eb vend por diku jasht\u00eb, n\u00eb shtetet e per\u00ebndimit, flasin t\u00eb dh\u00ebnat nga hulumtimet e fundit t\u00eb kryera n\u00eb Maqedoni t\u00eb cilat ngren\u00eb alarmin p\u00ebr nevoj\u00ebn e p\u00ebrpilimit t\u00eb politikave shtet\u00ebrore t\u00eb cilat potencialin rinor do ta mbanin t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>\u2013 Nga numri i papun\u00ebve n\u00eb Maqedoni 50 p\u00ebrqind jan\u00eb t\u00eb rinj \u2013<\/p>\n<p>Profesori universitar Petar Atanasov, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hulumtimin e fundit t\u00eb publikuar nga Progres instituti p\u00ebr demokraci sociale p\u00ebr Anadolu Agency (AA) thot\u00eb se hulumtimi i fundit ka nxjerr n\u00eb pah se motivet q\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb largohen jan\u00eb arsimi jocil\u00ebsor dhe vendet e pun\u00ebs me paga t\u00eb ul\u00ebta ku nga 900 t\u00eb anketuar, 45 p\u00ebrqind e tyre kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shp\u00ebrnguleshin nga Maqedonia.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rinjt\u00eb nuk e marrin at\u00eb q\u00eb ju nevojitet, nuk kan\u00eb arsim cil\u00ebsor dhe nuk kan\u00eb vende pune q\u00eb paguhen mir\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb pun\u00eb fare, dhe k\u00ebshtu nuk mund t\u00eb realizojn\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e tyre p\u00ebr perspektiv\u00eb dhe zhvillim, nj\u00eb vend pune me t\u00eb cilin do t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka p\u00ebr vete n\u00eb aspektin profesional. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shoq\u00ebria n\u00eb Maqedoni nuk ofron perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, nga numri i t\u00eb papun\u00ebve 50 p\u00ebrqind jan\u00eb t\u00eb rinj\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Enti Shtet\u00ebror i Statistikave n\u00eb Maqedoni nuk posedon num\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurve nga vendi. N\u00eb nj\u00eb sqarim p\u00ebr AA, zyrtar\u00eb t\u00eb saj than\u00eb se mospasja e shifrave ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se shtetasit e Maqedonis\u00eb q\u00eb shp\u00ebrngulen nuk b\u00ebjn\u00eb lajm\u00ebrimin nga Maqedonia nga frika se do t\u00eb humbin statusin e shtetasit t\u00eb Maqedonis\u00eb t\u00eb cilin e mbajn\u00eb rezerv n\u00ebse nuk arrijn\u00eb t\u00eb sistemohen n\u00eb shtetin ku shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Shifrat zyrtare flasin se n\u00eb vitin 2015 gjithsej 767 qytetar\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga vendi.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i shp\u00ebrnguljes nga Maqedonia \u00ebsht\u00eb negativ sepse shum\u00eb nga ata nuk mendojn\u00eb fare p\u00ebr kthim n\u00eb vendlindje duke b\u00ebr\u00eb Maqedonin\u00eb t\u00eb humb nj\u00eb shtres\u00eb progresive dhe t\u00eb frytshme e cila n\u00eb 10 apo 20 vitet e ardhshme duhet t\u00eb nxjerr vendin n\u00eb nj\u00eb jetes\u00eb dhe n\u00eb rrjedha m\u00eb t\u00eb mira shoq\u00ebrore\u201d, thot\u00eb Atanasov i cili duke iu referuar organizatave t\u00eb ndryshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Banka Bot\u00ebrore, thot\u00eb se flitet p\u00ebr rreth 500-600 mij\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur nga vendi.<\/p>\n<p>\u2013 Emigrimi i kosovar\u00ebve gjat\u00eb vitit 2015, m\u00eb i madhi q\u00eb nga pas lufta e vitit 1999 \u2013<\/p>\n<p>Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs ka publikuar raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vitit 2015, ku shihet se n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb k\u00ebtij viti ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb theksuar t\u00eb emigrimit. Sipas k\u00ebtij raporti numri i emigrant\u00ebve, pra t\u00eb larguarve kosovar\u00eb gjat\u00eb vitit 2015 ishte 74 mij\u00eb e 434 persona.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb bilanci i migrimit ishte minus 55 mij\u00eb e 572 dhe se kishte nj\u00eb shtim natyror prej 22 mij\u00eb e 232 banor\u00ebve, popullsia rezidente e Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit t\u00eb theksuar n\u00eb vitin 2015 u zvog\u00eblua p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 mij\u00eb banor\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre numri i popullsis\u00eb rezidente e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb 1 milion e 771 mij\u00eb e 604 banor\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Departamentit t\u00eb Statistikave Sociale n\u00eb Agjencin\u00eb e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, Bashkim Bellaqa n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr AA u shpreh se n\u00eb raport me popullsin\u00eb rezidente n\u00eb Kosov\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikimit \u201c Migrimi Kosovar\u201d i vitit 2014, 21.4 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Ai shtoi se mendohet q\u00eb numri i t\u00eb emigruarve \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh, dhe q\u00eb ky num\u00ebr mund t\u00eb shtohet pas liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Bellaqa njoftoi se numri m\u00eb i madh i emigrant\u00ebve kosovar\u00eb, gjegj\u00ebsisht 35 p\u00ebrqind i tyre jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani, e pastaj vijn\u00eb vendet si Zvicra, Italia, Kanada e Australia.<\/p>\n<p>Si arsye kryesore t\u00eb emigrimeve t\u00eb kosovar\u00ebve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rezultateve t\u00eb hulumtimeve t\u00eb b\u00ebra, Bellaqa u shpreh se jan\u00eb lidhjet familjare, pra martesa dhe ribashkimi familjar, pas s\u00eb cil\u00ebs vjen pun\u00ebsimi dhe arsimimi.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat i emigrimit ndikojn\u00eb faktor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, si faktori ekonomik, politik dhe social. Edhe njeriu \u00ebsht\u00eb si \u00e7do gjalles\u00eb tjet\u00ebr, ku ka kushte m\u00eb t\u00eb mira, standard m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb mira, shkollim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si dhe \u00e7\u00ebshtjet tjera, ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb. Kjo dukuri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet ka emigracion\u201d u shpreh Bellaqa.<\/p>\n<p>Duke theksuar se Kosova dallohet nga popullsia e shteteve t\u00eb rajonit, e cila i takon mosh\u00ebs s\u00eb re, Bellaqa e shpreh se grupmosha e cila dominon n\u00eb aspektin e emigrimit \u00ebsht\u00eb grupmosha 30-34 vje\u00e7are, e cila dihet se i takon m\u00eb shum\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Aurela Spahiu, nj\u00eb qytetare e Prishtin\u00ebs e mosh\u00ebs 24 vje\u00e7are, u shpreh se do t\u00eb donte q\u00eb t\u00eb emigronte n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr jasht\u00eb Kosov\u00ebs, sepse vendet tjera evropiane mund\u00ebsojn\u00eb kushte shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira jet\u00ebsore, profesionale e akademike.<\/p>\n<p>\u201cPapun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Edhe n\u00ebse e gjen nj\u00eb pun\u00eb rrogat jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vogla, pastaj si fem\u00ebr suksesi n\u00eb karrier\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt sepse paragjykimet ndaj femr\u00ebs jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe profesionizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt\u201d u shpreh Spahiu.<\/p>\n<p>\u2013 Emigracioni, arsyeja kryesore p\u00ebr r\u00ebnien e popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Instituti i Statistikave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (INSTAT) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Fondin e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Popullsin\u00eb (UNFPA), kan\u00eb realizuar shpesh studime t\u00eb ndryshme p\u00ebr gjendjen dhe perspektivat e popullsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Koh\u00ebt e fundit n\u00eb mesin e k\u00ebtyre studimeve \u00ebsht\u00eb edhe studimi \u201cT\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: Sfidat n\u00eb koh\u00ebt q\u00eb ndryshojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb sipas INSTAT m\u00eb 1 janar 2016 rezulton me shifr\u00ebn 2.886.026 banor\u00eb duke p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie prej 6.276 banor\u00ebsh, krahasuar me at\u00eb t\u00eb 1 janarit 2015. N\u00eb vitin 2015, u vler\u00ebsua t\u00eb jen\u00eb larguar nga vendi 42.922 persona ku 52,6 p\u00ebr qind e zinin meshkujt. Migracioni neto gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka qen\u00eb -17.076. Rrjedhimisht popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie prej 6.277 personash (10.799 shtesa natyrore -17.076 migracioni neto).<\/p>\n<p>Emigracioni \u00ebsht\u00eb arsyeja e vetme kryesore p\u00ebr r\u00ebnien e popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrpara vitit 2001 dhe nd\u00ebrmjet viteve 2001 dhe 2011, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb arsyeja kryesore e largimit t\u00eb tyre nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb papun\u00ebsia, nd\u00ebrsa t\u00eb pakta jan\u00eb rastet e largimit p\u00ebr arsye studimesh apo sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas studimit t\u00eb INSTAT dinamikat e jet\u00ebs kan\u00eb sjell\u00eb ulje t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga indeksi m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb nivelin aktual me 1.7 f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr grua. Nisur nga kjo, p\u00ebrb\u00ebrja e popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore midis periudhave t\u00eb censuseve t\u00eb vitit 1979 dhe 2011, duke ulur numrin e t\u00eb rinjve dh f\u00ebmij\u00ebve n\u00ebn mosh\u00ebn 15 vje\u00e7 nga 37 p\u00ebrqind n\u00eb vet\u00ebm 21 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsohet sipas studimeve se 225 mij\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb emigruar n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet censusit 2001-2011, shumica n\u00eb Itali dhe Greqi. Kjo shif\u00ebr sipas INSTAT p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb r\u00ebnien e p\u00ebrgjithshme t\u00eb popullsis\u00eb me pothuajse 9 p\u00ebrqind n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb efektit t\u00eb kombinuar t\u00eb rritjes s\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb, uljes s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb, dhe emigrimit n\u00eb rritje i t\u00eb rinjve, p\u00ebrqindja e t\u00eb moshuarve n\u00eb popullsi 65 vje\u00e7 e lart, n\u00eb periudh\u00ebn 1989 deri n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb rritur nga 5 p\u00ebr qind n\u00eb 11 p\u00ebr qind, evidenton studimi i dyt\u00eb i Institutit t\u00eb Statistikave mbi mplakjen e popullsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shp\u00ebrngulja e t\u00eb rinjve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb dukuri shqet\u00ebsuese. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb rinjve perspektiv\u00ebn e tyre e shohin jasht\u00eb vendlindjes. Mungesa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13081,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-13080","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13080"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13080"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13080\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13082,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13080\/revisions\/13082"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}