{"id":1318,"date":"2015-08-06T19:58:28","date_gmt":"2015-08-06T18:58:28","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=1318"},"modified":"2015-08-06T19:58:56","modified_gmt":"2015-08-06T18:58:56","slug":"1318","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=1318","title":{"rendered":"K\u00ebshtu do t\u00eb funksionoj\u00eb Gjykata Speciale"},"content":{"rendered":"<h2><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/65503588_zoom945.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-1230\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/65503588_zoom945.jpg\" alt=\"gjykata-speciale\" width=\"839\" height=\"630\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/65503588_zoom945.jpg 839w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/65503588_zoom945-300x225.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 839px) 100vw, 839px\" \/><\/a><\/h2>\n<h2>Ligji prej 50 faqesh mbi Dhomat Speciale dhe Zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar, i cili u negociua midis BE-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs, m\u00eb n\u00eb fund u miratua k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nga Parlamenti i Kosov\u00ebs, pas muajsh t\u00eb t\u00ebr\u00eb debatesh t\u00eb hidhura, protestash n\u00eb rrug\u00eb, spekulime n\u00ebp\u00ebr media dhe vonesa t\u00eb shkaktuara nga opozita politike.<\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Krijimi i t\u00eb ashtuquajturave &#8216;dhoma t\u00eb specializuara&#8217; vjen pasi Task Forca Hulumtuese Speciale e BE-s\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar publikoi rezultatet e hetimit t\u00eb saj trevje\u00e7ar mbi akuzat e b\u00ebra fillimisht nga raportuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Dick Marty, i cili pretendoi se krime kund\u00ebr civil\u00ebve, si p\u00ebr shembull rr\u00ebmbim, torturim dhe trafikim organesh jan\u00eb kryer nga pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb gjat\u00eb konfliktit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Task Forca e BE-s\u00eb tha se kishte kryer hetimin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb deri tani p\u00ebr krime t\u00eb kryera nga U\u00c7K-ja, duke shpjeguar se si rezultat i k\u00ebsaj, ajo do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb padis\u00eb autor\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, kur gjykatat e reja t\u00eb fillojn\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb BE-ja dhe SHBA-ja e kan\u00eb nxitur Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr ndryshimet e nevojshme kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata, e cila pritet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht funksionale n\u00eb rrjedh\u00ebn e gjasht\u00eb muajve deri brenda nj\u00eb viti, do t\u00eb adresoj\u00eb akuzat se luft\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasje, rr\u00ebmbime, burgosje t\u00eb paligjshme dhe persekutim t\u00eb serb\u00ebve, rom\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb besoheshin se ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me regjimi serb apo kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb gjat\u00eb dhe pas konfliktit t\u00eb viteve 1998-1999.<\/p>\n<p>Ligji i ri p\u00ebr Zyrat Speciale dhe Zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar p\u00ebrcakton dhe rregullon organizimin, funksionet dhe juridiksionin e gjykat\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Sipas legjislacionit, t\u00eb cilin BIRN e ka par\u00eb, \u201cdhomat e specializuara\u201d do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarura nga sistemi gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, por do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ligji thot\u00eb se \u201cdhomat e specializuara do t&#8217;i bashk\u00ebngjiten \u00e7do niveli t\u00eb sistemit t\u00eb gjykatave n\u00eb Kosov\u00eb: Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs, Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese&#8221;. Dhomat do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi mbi t\u00eb gjitha gjykatat e tjera n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata do t\u00eb ndodhet n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u2018shtet prit\u00ebs\u2019. BE-ja i ka k\u00ebrkuar tashm\u00eb Holand\u00ebs t\u00eb jet\u00eb shteti mikprit\u00ebs p\u00ebr gjykat\u00ebn dhe pritet q\u00eb Kosova e Holanda t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb s\u00eb shpejti nj\u00eb marr\u00ebveshje, e cila do t\u00eb rregulloj\u00eb funksionimin e gjykat\u00ebs. Sipas ligjit, \u201cgjykata mund t\u00eb ngrihet diku tjet\u00ebr n\u00eb kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme&#8221;.<\/p>\n<p>Dhomat specializuara do t\u00eb ken\u00eb juridiksion mbi krimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur midis t\u00eb 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, dhe q\u00eb ose jan\u00eb kryer ose jan\u00eb filluar n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ajo mund t\u00eb ndjek gjithashtu penalisht krimet e kryera n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhomat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndjekin penalisht krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit, p\u00ebrfshir\u00eb vrasje, shfarosje, skllav\u00ebrim, d\u00ebbim, burgosje, tortur\u00eb, p\u00ebrdhunimit, zhdukje dhe persekutime t\u00eb tjera mbi baza politike, racore, etnike ose fetare. Ajo gjithashtu do t\u00eb ndjek\u00eb penalisht krimet e luft\u00ebs dhe shkeljet e tjera t\u00eb ligjit &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb shkat\u00ebrrimin e pron\u00ebs s\u00eb civil\u00ebve, qytete, fshatra dhe nd\u00ebrtesa fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 14 t\u00eb legjislacionit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike thuhet se ajo mund t\u00eb ndjek\u00eb penalisht edhe nj\u00eb krim q\u00eb e p\u00ebrshkruan si &#8220;n\u00ebnshtrim i personave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb e nj\u00eb pale kund\u00ebrshtare, deri te gjymtime fizike ose eksperimente mjek\u00ebsore apo shkencore t\u00eb \u00e7do lloji, t\u00eb cilat nuk arsyetohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asnj\u00eb trajtimi mjek\u00ebsor , dentar apo spitalor \u201c.<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb trajtuar rastet e mundshme t\u00eb pretenduar t\u00eb trafikut t\u00eb organeve, pasi Task Forca e BE-s\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte prova se kjo gj\u00eb kishte ndodhur, por vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Gjykata e re n\u00eb Kosov\u00eb shihet gjer\u00ebsisht si nj\u00eb fyerje ndaj Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndaj t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr liri nga sundimi shtyp\u00ebs serb, por ligji thot\u00eb se gjykata do t\u00eb merret vet\u00ebm me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale individuale.<\/p>\n<p>Shum\u00eb besojn\u00eb se politikan\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve, p\u00ebrfshir\u00eb ministrin e Jasht\u00ebm Hashim Tha\u00e7i, i cili \u00ebsht\u00eb ish-shefi politik i U\u00c7K-s\u00eb. Raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs ngriti akuzat serioze kund\u00ebr Tha\u00e7it, t\u00eb cilat ai i mohoi me vendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Ligji e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se asnj\u00eb zyrtar nuk do t\u00eb mbetet jasht\u00eb ndjekjes penale nga gjykata e re.<\/p>\n<p>&#8220;Q\u00ebndrimi zyrtar i \u00e7do personi t\u00eb akuzuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb kreun e shtetit ose Qeveris\u00eb apo ndonj\u00eb zyrtar p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Qeveris\u00eb, nuk e liron nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb penale dhe as e zbut d\u00ebnimin,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Dhomat e specializuara do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga dy institucione kryesore &#8211; dhoma dhe regjistri. Dhoma do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, dhom\u00ebn e gjykat\u00ebs s\u00eb apelit, at\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe dhom\u00ebn e gjykat\u00ebs kushtetuese. T\u00eb gjith\u00eb panelet gjykuese n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e gjykatave do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga tre gjyqtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Regjistri do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb mbrojtjeje, zyr\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb viktimave (e cila do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesat e viktimave), mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe zyr\u00eb mb\u00ebshtetjeje, nj\u00ebsin\u00eb e menaxhimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb dhe zyr\u00ebn e avokatit t\u00eb popullit. Gjuh\u00ebt zyrtare t\u00eb gjykat\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb shqip, serbisht dhe anglisht.<\/p>\n<p>Zyra e prokuroris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pavarur dhe pritet q\u00eb kryeprokurori i Task Forc\u00ebs Hulumtuese Speciale e BE-s\u00eb, David Schwendiman, t\u00eb filloj\u00eb pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb pasi t\u00eb themelohet. Ai do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mandat kat\u00ebrvje\u00e7ar me nj\u00eb shtyrje t\u00eb mundshme. Prokuroria do t\u00eb ket\u00eb gjithashtu Polici me autoritetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar \u00e7do kompetenc\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria mundet, n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb prova t\u00eb sjella nga Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe gjykatat e Kosov\u00ebs. Statusi, privilegjet dhe imunitetet e atyre q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebn e re do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ato q\u00eb g\u00ebzon misioni i sundimit t\u00eb ligjit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, EULEX-i.<\/p>\n<p>Shpenzimet e gjykat\u00ebs nuk do t\u00eb paguhen nga Kosova dhe priten t\u00eb financohen nga BE-ja. Buxheti vjetor nuk p\u00ebrmendet n\u00eb legjislacion. Arkiva dhe dokumentet e gjykat\u00ebs do t\u00eb mbahen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur vjen fjala t\u00eb ndalimi, Policia do t\u00eb ket\u00eb 48 or\u00eb koh\u00eb nga arrestimi p\u00ebr ta sjell\u00eb t\u00eb dyshuarin para gjykat\u00ebsit, i cili do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr ndalimin. Nd\u00ebrtesa e burgut t\u00eb k\u00ebsaj gjykate do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb &#8216;shtetin prit\u00ebs &#8221; &#8211; n\u00eb Holand\u00eb. Do t\u00eb ekzistoj\u00eb gjithashtu mund\u00ebsia e liris\u00eb me kusht dhe arrestit sht\u00ebpiak, si edhe ndalimi i afrimit n\u00eb vende specifike.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi maksimal q\u00eb dhomat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb imponojn\u00eb \u00ebsht\u00eb burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm. T\u00eb pandehurit mund t\u00eb apelojn\u00eb kund\u00ebr vendimit fillestar, por nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gjykim t\u00eb ri. Sipas ligjit, e ashtuquajtura gjykata e apelit \u201cmund t\u00eb pohoj\u00eb, ndryshoj\u00eb ose rishikoj\u00eb gjykimin&#8221; e trupit gjykues. Ligji gjithashtu parasheh procedura apeli prej tri shkall\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehurit q\u00eb shpallen fajtor\u00eb do ta kryejn\u00eb d\u00ebnimin e tyre n\u00eb burgjet n\u00eb shtetet e gatshme p\u00ebr t\u2019i pranuar ata. I nj\u00ebjti model \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur tashm\u00eb nga Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, por gjykata e re nuk ka n\u00ebnshkruar ende marr\u00ebveshje me vendet q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb interesuara, edhe pse pritet q\u00eb k\u00ebto vende do t\u00eb jen\u00eb brenda BE-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ligji prej 50 faqesh mbi Dhomat Speciale dhe Zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar, i cili u negociua midis BE-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs, m\u00eb n\u00eb fund u miratua k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nga Parlamenti&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1230,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-1318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1318"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1318"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1320,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1318\/revisions\/1320"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}