{"id":132,"date":"2015-07-10T09:22:46","date_gmt":"2015-07-10T08:22:46","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=132"},"modified":"2015-07-10T09:22:46","modified_gmt":"2015-07-10T08:22:46","slug":"kamberi-jemi-per-ndertimin-e-parimeve-te-reciprocitetit-me-te-drejtat-e-serbeve-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=132","title":{"rendered":"Kamberi: Jemi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parimeve t\u00eb reciprocitetit me t\u00eb drejtat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>Intervist\u00eb me ish kryetarin e komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, nj\u00ebher\u00ebsh deputet nga Lugina e Preshev\u00ebs n\u00eb parlamantin e Serbis\u00eb, z. Shaip Kamberi<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/ShaipKamberi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-133\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/ShaipKamberi.jpg\" alt=\"ShaipKamberi\" width=\"627\" height=\"463\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/ShaipKamberi.jpg 440w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/ShaipKamberi-300x222.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 627px) 100vw, 627px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Zoti Kamberi, si \u00ebsht\u00eb gjendja aktuale politike n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Situata e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb tej e r\u00ebnd\u00eb. Kemi theksuar disa her\u00eb se diskriminimit sistematik shtet\u00ebror i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe mungesa e perspektiv\u00ebs ekonomike q\u00eb po e krijon nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p><strong>A ka shpresa p\u00ebr ato treva shqiptare p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Gjendja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, nuk ka dilem\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb. Edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira njeriu duhet t\u00eb dij\u00eb se n\u00eb nj\u00eb moment hapet nj\u00eb der\u00eb drejt shpres\u00ebs. Kjo shpres\u00eb p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs jan\u00eb integrimet evropiane n\u00eb t\u00eb cilat Serbia ka hyr\u00eb. Hapja e bisedave p\u00ebr kapitujt e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr bisedime \u2013 p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kapitulli 23 dhe 24, sundimi i t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e pakicave, sikur dhe kapitulli 35 bashk\u00ebpunimi rajonal, q\u00eb n\u00ebnkupton p\u00ebrmir\u00ebsimin e raporteve t\u00eb Serbis\u00eb me fqinj\u00ebt \u2013 jan\u00eb rruga e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ju si deputet i Parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb keni pasur mund\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebbisedoni me ndonj\u00eb minist\u00ebr apo me ministrin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar papun\u00ebsin\u00eb e madhe?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Parlament kemi shtruar disa tema, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb organet shtet\u00ebrore, eliminimi i urrejtjes dhe ksenofobis\u00eb ndaj pakicave. Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs e kan\u00eb vizituar s\u00eb fundmi disa ministra nga Qeveria aktuale. T\u00eb presim rezultatet e k\u00ebtyre vizitave.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb ngritur z\u00ebri disa her\u00eb q\u00eb edhe Lugina e Preshev\u00ebs t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb bisedimet Serbi-Kosov\u00eb, por kjo si duket po shkon apo ka shkuar n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb theksuar kjo \u00e7\u00ebshtje, bile edhe n\u00eb form\u00ebn q\u00eb problemet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb shtrohen n\u00eb bisedimet e Brukselit. Duket se pala shqiptare nuk ka forc\u00eb p\u00ebr t\u2019i imponuar k\u00ebto tema n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedave n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p><strong>Keni kontakte me Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, bashk\u00eb me deputetin Halimi, kemi takuar kryeministrin Isa Mustafa, me t\u00eb cilin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar kemi biseduar p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet dhe sfidat q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs. Mir\u00ebkuptimi p\u00ebr problemet tona ka qen\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. Kryeministri Mustafa ka premtuar angazhimin e Qeveris\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me implementimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura me Beogradin.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni vizit\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama q\u00eb e b\u00ebri n\u00eb Preshev\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>E kemi cil\u00ebsuar si historike, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se \u00ebsht\u00eb i pari kryeminist\u00ebr shqiptar q\u00eb i ka vizituar k\u00ebto treva. Mendoj se Shqip\u00ebria ka m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi se Kosova q\u00eb n\u00eb mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb proaktive ndaj nevojave dhe k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Mos rast\u00ebsisht Lugina e Preshev\u00ebs po drejtohet nga Shqip\u00ebria, duke e kuptuar se nga Kosova nuk ka asgj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dilem\u00eb se ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb kemi raporte t\u00eb mira dhe m\u00eb dinamike edhe me Kosov\u00ebn, edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr arsye t\u00eb caktuara politike apo diplomatike Shqip\u00ebria duket se luan nj\u00eb rol m\u00eb dinamik rreth shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, kjo nuk n\u00ebnkupton se ne nuk do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr politik, t\u00eb jet\u00eb Kosova ajo q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e angazhuar rreth nesh. Besoj se kur rrethanat politike e diplomatike e lejojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, edhe nj\u00ebri, edhe shteti tjet\u00ebr shqiptar, k\u00ebt\u00eb rol edhe do ta luajn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nuk e besoj se do t\u00eb pajtohet politik\u00ebb\u00ebrja n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs n\u00ebse ofrohet opsioni si pakicat q\u00eb i g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u2019i g\u00ebzojm\u00eb edhe ne?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr reciprocitet ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejtat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe respektimi i atyre standardeve q\u00eb jan\u00eb pjell\u00eb e legjislacionit p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave individuale dhe kolektive brenda Bashkimit Evropian. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb institucionalizuar serbe. Ideja p\u00ebr nj\u00eb reciprocitet me serb\u00ebt e atjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb produkt i politik\u00ebs qeveritare serbe. Por, v\u00ebshtir\u00eb e ka edhe Serbia q\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb k\u00ebtill\u00eb ta institucionalizoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pritet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb kryeministri i Serbis\u00eb. Komenti juaj? Do t\u00eb takoheni ju me Edi Ram\u00ebn m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Relaksimi i raporteve t\u00eb nd\u00ebrsjella nd\u00ebrmjet dy shteteve \u00ebsht\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn evropiane edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe t\u00eb Serbis\u00eb, dhe si e till\u00eb nuk ekziston asnj\u00eb arsye q\u00eb ne t\u00eb jemi kund\u00ebr takimeve t\u00eb k\u00ebtilla bilateral. Ajo q\u00eb presim n\u00eb q\u00eb ky relaksim i raporteve mes dy shteteve t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb klim\u00ebn politike ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. A do t\u00eb takohemi me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb para takimit t\u00eb tij me homologun serb, kjo nuk varet nga ne, por nga vet\u00eb kryeministri shqiptar dhe agjenda e tij.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka do t\u2019i k\u00ebrkoni kryeministrit shqiptar Edi Rama q\u00eb t\u2019i thot\u00eb kryeministrit serb? Si e vler\u00ebsoni vizit\u00ebn e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Beograd?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse vejn deri te nj\u00eb takim i till\u00eb, k\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr z. Rama do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb q\u00ebndrimet e tij dhe Qeveris\u00eb shqiptare rreth t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. Vizita e z. Rama n\u00eb Beograd ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt fillimit t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb normalizimit t\u00eb raporteve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria ka filluar me disa ndihma n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Por, po besoj se Lugina e Preshev\u00ebs m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ngrihet z\u00ebri nga dy shtetet shqiptare p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb banor\u00ebve autokton\u00eb n\u00eb k\u00ebto treva sesa 100 000 eurot e dh\u00ebna?<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00eb spektri politik shqiptar n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs e ka p\u00ebrsh\u00ebndetur iniciativ\u00ebn e dy qeverive, n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb, p\u00ebr themelimin e Fondit p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Ajo q\u00eb kemi pritur ne ka qen\u00eb q\u00eb ky fond do t\u00eb duhej t\u00eb fuqizohej m\u00eb tep\u00ebr. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb normale q\u00eb Lugina e Preshev\u00ebs t\u00eb ndihmohet edhe nga Shqip\u00ebria, edhe nga Kosova, n\u00ebse d\u00ebshirohet q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ruhet b\u00ebrthama komb\u00ebtare shqiptare, e cila rrezikon t\u00eb d\u00ebmtohet seriozisht me largimet n\u00eb heshtje t\u00eb shum\u00eb familjeve. Shembuj t\u00eb ndihmave t\u00eb k\u00ebtilla ka n\u00eb rajon. Hungaria dhe ndihma q\u00eb ajo jep p\u00ebr hungarez\u00ebt e Vojvodin\u00ebs \u00ebsht\u00eb shembull m\u00eb i mir\u00eb se si u jepet ndihm\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb vet n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Problemet n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs jan\u00eb t\u00eb llojllojshme. \u00c7ka po b\u00ebhet me student\u00ebt e k\u00ebtyre trevave q\u00eb po i kryejn\u00eb studimet n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kosov\u00eb e Maqedoni, e nuk po pranohen n\u00eb Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>Problemi i diplomave edhe m\u00eb tej mbetet problem m\u00eb i theksuar p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb. Sa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb diplomave. Vet\u00eb kryeministri Rama e tha k\u00ebt\u00eb kur ishte n\u00eb Preshev\u00ebs, presim q\u00eb kjo t\u00eb realizohet. Me Maqedonin\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebveshje e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar, pritet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ratifikimi i saj edhe n\u00eb Parlament. Sa u p\u00ebrket diplomave nga Kosova, problemi mbetet m\u00eb kompleks. Edhe pse Qeveria e Serbis\u00eb, pas nj\u00eb vendimi t\u00eb gjykat\u00ebs Kushtetuese, e ka aprovuar nj\u00eb dekret t\u00eb ri q\u00eb rregullon k\u00ebt\u00eb materie, ende nuk ka filluar edhe praktikisht njohja e diplomave nga Kosova. Kjo edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk \u00ebsht\u00eb funksionale zyra e SPARK-ut, e cila do t\u00eb duhej q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim e Asociacionin e Universiteteve Evropiane paraprakisht t\u2019i certifikoj\u00eb diplomat q\u00eb l\u00ebshohen n\u00eb Kosov\u00eb. Bashk\u00eb me deputetin Halimi kemi k\u00ebrkuar sqarime n\u00eb shum\u00eb adresa, por deri m\u00eb tani nuk ka nj\u00eb sqarim konkret lidhur me k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p><strong>Po me delegacionin e Kosov\u00ebs, q\u00eb po bashk\u00ebbisedon me Serbin\u00eb, ju si deputet keni pasur ndonj\u00eb takim? \u00c7ka i keni k\u00ebrkuar delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>E theksova se takimi yn\u00eb i fundit ka qen\u00eb me kryeministrin Mustafa, me t\u00eb cilin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb detale kemi biseduar p\u00ebr situat\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Keni qen\u00eb kryetar i Bujanocit. Si e sheh Bujanocin sot? Kur do t\u00eb kemi unitet politik\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Uniteti politik n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm me secilin faktor me t\u00eb cilin ndajm\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta politike. Mendoj se ka kaluar koha e b\u00ebrjes s\u00eb koalicioneve p\u00ebr ndarjen e posteve. Koalicionet e ardhshme duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr programe politike dhe p\u00ebr \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Tash n\u00eb Bujanoc unitet k\u00ebrkojn\u00eb ato subjekte t\u00eb cilat me politik\u00ebn e vet n\u00eb tre vjet\u00ebt e shkuara i kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve, qoft\u00eb edhe duke p\u00ebrjashtuar shqiptar\u00eb nga puna. Paralajm\u00ebrojn\u00eb rrezik p\u00ebr Bujanocin mu nga ata me t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb koalicion. Kjo \u00ebsht\u00eb hipokrizi. Sepse, n\u00ebse e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se pala tjet\u00ebr po na rrezikon, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja ku q\u00ebndron arsyeja e vazhdimit t\u00eb koalicionit aktual. Mu kjo na shtyn t\u00eb dyshojm\u00eb se k\u00ebrkesat p\u00ebr unitet jan\u00eb t\u00eb rrejshme dhe se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me iniciativa t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebr unitet nd\u00ebrshqiptar, por p\u00ebr iniciativa q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i ruajtur pozitat e larta t\u00eb disa individ\u00ebve. Sa na p\u00ebrket ne, ia vlen t\u00eb bisedojm\u00eb p\u00ebr unitet, por jo duke harruar at\u00eb q\u00eb e ka karakterizuar periudh\u00ebn e shkuar, jo duke i harruar d\u00ebmet q\u00eb ua jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve. Fundja, nj\u00eb fillim i ri n\u00ebnkupton edhe shk\u00ebputjen e sinqert\u00eb nga e kaluara me gabime.<\/p>\n<p><strong>Edhe nj\u00eb parti tjet\u00ebr dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar n\u00eb Lugin\u00eb, mendoni se do t\u00eb ket\u00eb ndryshime?<\/strong><\/p>\n<p>Problemi i Lugin\u00ebs nuk q\u00ebndron te mungesa e partive, por te numri i madh i tyre brenda nj\u00eb trupi t\u00eb vog\u00ebl votues. Edhe partia e re nuk besoj se mund t\u00eb sjell\u00eb risi. Personalisht, nuk mund ta mohoj t\u00eb drejt\u00ebn e askujt p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij politike, por po ashtu jam m\u00eb se i bindur se e ardhmja e shqiptar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb duke u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr parti q\u00eb e kan\u00eb selin\u00eb n\u00eb Beograd, po gjetiu n\u00ebp\u00ebr Serbi. Demokracia serbe \u00ebsht\u00eb ende e brisht\u00eb dhe ajo nuk ofron asnj\u00eb garanci se do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebse ata shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr parti me seli n\u00eb qendrat e Serbis\u00eb. E ardhmja e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb konsolidimin e forcave politike brenda subjekteve q\u00eb v\u00ebrtet kan\u00eb marr\u00eb obligim dhe kan\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja n\u00eb Medvegj\u00eb? Jan\u00eb d\u00ebgjuar disa z\u00ebra koh\u00ebve t\u00eb fundit se edhe ata pak banor\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur kan\u00eb filluar t\u00eb largohen?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Medvegj\u00eb ka disa ndasi nd\u00ebrmjet grupit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb PVD-s\u00eb lidhur me partneritetin e tyre m\u00eb nj\u00ebrin nga grupet tjera politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb. Besoj se kjo situat\u00eb do t\u00eb tejkalohet n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj komune. Aktor\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Medvegj\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se cilat jan\u00eb pasojat e nj\u00eb ndasie m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve. Mjerisht, ka nd\u00ebrhyrje nga qarqe t\u00eb caktuara nga Bujanoci (shqiptar\u00eb) q\u00eb po mundohen q\u00eb sindromin e p\u00ebr\u00e7arjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb Bujanoc ta bartin edhe atje.<\/p>\n<p><strong>Po PVD-ja, a do t\u00eb ket\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb e ka pasur edhe n\u00eb Medvegj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Medvegj\u00eb \u00e7\u00ebshtja nuk shtrohet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e PVD-s\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr 25 vjet me radh\u00eb, vet\u00ebm PVD-ja ka qen\u00eb forca politike q\u00eb i ka mbajtur shqiptar\u00ebt e bashkuar. Gjith\u00eb iniciativat tjera kan\u00eb qen\u00eb afatshkurtra, n\u00eb stilin e nj\u00eb aventure. Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb po mundohen q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, ku situata p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e brisht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb me p\u00ebr\u00e7arje, nuk jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shqiptar\u00ebve atje. Cilat jan\u00eb motivet q\u00eb ata po tentojn\u00eb t\u2019i p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb shqiptar\u00ebt e din\u00eb m\u00eb s\u00eb miri ata q\u00eb po p\u00ebrzihen. Ndoshta po e ekzagjeroj, por ngjarjet n\u00eb Medvegj\u00eb erdh\u00ebn tek pas disa vizitave q\u00eb zyrtar\u00ebt e Trupit Koordinues i realizuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb. Ndoshta \u00ebsht\u00eb krejt e rast\u00ebsishme, ndoshta jo. Kush e di?<\/p>\n<p><strong>Ka ndonj\u00eb freskim PVD-ja q\u00eb ta ndryshoj\u00eb drejtimin apo struktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>PVD-ja edhe sot e ka freskin\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb gjitha sfidat. Por, keni t\u00eb drejt\u00eb, PVD-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb fillimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb brendshme n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb mundohemi t\u00eb krijojm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe vend p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikojn\u00eb nga koha e vet, t\u00eb japin nga dija e vet, p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Nuk mund t\u00eb paragjykoj prej tash se si do t\u00eb duket struktura e ardhme, pasi secili kuad\u00ebr brenda partis\u00eb, me rregullat e reja do t\u00eb zgjidhet n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor plot\u00ebsisht transparent dhe plot\u00ebsisht demokratik.<\/p>\n<p><strong>Meq\u00eb jeni deputet, cilat jan\u00eb raportet tua me partit\u00eb e tjera shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjes son\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e partive tjera vrapuan n\u00eb Prishtin\u00eb (RTK) p\u00ebr ta kumtuar lajmin se nuk i njohin deputet\u00ebt e PVD-s\u00eb. Ky q\u00ebndrim i tyre nuk ka ndryshuar edhe sot. Hipokrizia e tyre shihet n\u00eb faktin se i njohin deputet\u00ebt e SNS. N\u00eb Bujanoc, p.sh. deri para pak kohe deputeti i SNS ka qen\u00eb ndihm\u00ebskryetar i Komun\u00ebs. Por, ta l\u00ebm\u00eb, kjo flet p\u00ebr moralin e tyre politik. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, edhe un\u00eb edhe z. Halimi jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me cilindo lider t\u00eb partive tjera, kur \u00ebsht\u00eb fjala realizimin e Planit shtat\u00ebpik\u00ebsh. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se n\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat, t\u00eb cilat bashk\u00ebrisht i kemi paraqitur n\u00eb plan, pra t\u00eb angazhohemi t\u2019i realizojm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk prish pun\u00eb a na pranojn\u00eb apo jo ata.<\/p>\n<p><strong>Serbia po mundohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb. U \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb merrni ide apo t\u00eb bashk\u00ebpunoni me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb ta shikojn\u00eb realisht se si \u00ebsht\u00eb gjendja e shqiptar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Po, kemi kontakte me shum\u00eb ambasador\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u kemi dh\u00ebn\u00eb informacione p\u00ebr gjendjen e shqiptar\u00ebve dhe k\u00ebrkesat e tyre. Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, un\u00eb dhe z. Halimi i jemi drejtuar me let\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsues s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, znj. Federica Mogherini, t\u00eb cil\u00ebs i kemi dh\u00ebn\u00eb informacione baz\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat elementare t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs, e konkretisht t\u00eb Bujanocit, meq\u00eb jetoni n\u00eb at\u00eb komun\u00eb? Kemi ndonj\u00eb lajm p\u00ebr Lapidarin?<\/strong><\/p>\n<p>Platforma e masave urgjente, e quajtur Plani shtat\u00ebpik\u00ebsh, paraqet k\u00ebrkesat baz\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por, k\u00ebrkesat tona strategjike jan\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parimeve t\u00eb reciprocitetit me t\u00eb drejtat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Sa i p\u00ebrket Lapidarit t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, un\u00eb kam k\u00ebrkuar nga ministri i policis\u00eb informacion se kur do t\u00eb kthehet Lapidari. P\u00ebrgjigje zyrtare ende nuk kam marr\u00eb, edhe pse sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit ministri i policis\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta b\u00ebj\u00eb. Gjithsesi nj\u00eb p\u00ebrgjigje do t\u00eb vij\u00eb. Por, ajo q\u00eb m\u00eb habit \u00ebsht\u00eb fakti se pse Komuna e Preshev\u00ebs nuk po i drejtohet ministris\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb apo rastin ta paraqes\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Lapidari \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e saj dhe ajo ka t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebta b\u00ebj. P\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb panjohura arsyet pse Komuna e Preshev\u00ebs heziton ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund t\u00eb k\u00ebsaj interviste, do t\u00eb doja ta marrim nj\u00eb mendim tuajin se kur do t\u00eb zgjidhet kjo nyje e l\u00ebmshit n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs?<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me ish kryetarin e komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, nj\u00ebher\u00ebsh deputet nga Lugina e Preshev\u00ebs n\u00eb parlamantin e Serbis\u00eb, z. Shaip Kamberi Zoti Kamberi, si \u00ebsht\u00eb gjendja aktuale politike n\u00eb Lugin\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":133,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-132","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/132"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=132"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/132\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/132\/revisions\/134"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}