{"id":13205,"date":"2016-07-20T10:52:03","date_gmt":"2016-07-20T09:52:03","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13205"},"modified":"2016-07-20T10:52:03","modified_gmt":"2016-07-20T09:52:03","slug":"ish-drejtori-i-al-jazeera-mendoj-se-amerikanet-e-dinin-se-ne-turqi-do-te-kete-grusht-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13205","title":{"rendered":"Ish-Drejtori i Al Jazeera: Mendoj se amerikan\u00ebt e dinin se n\u00eb Turqi do t\u00eb ket\u00eb grusht shteti"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>Hanfer pohoi se amerikan\u00ebt e dinin q\u00eb m\u00eb par\u00eb se n\u00eb Turqi do t\u00eb ket\u00eb grusht shteti ushtarak<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/hanfer-5444-e1469008299426.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-13206\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/hanfer-5444-e1469008299426.jpg\" alt=\"hanfer-5444\" width=\"850\" height=\"476\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/hanfer-5444-e1469008299426.jpg 850w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/hanfer-5444-e1469008299426-300x168.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/hanfer-5444-e1469008299426-768x430.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 850px) 100vw, 850px\" \/><\/a>Ish-Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i televizionit transmetues n\u00eb Katar, Al Jazeera, Vaddah Hanfer dhe nj\u00ebherit Kryetari i Forumit Esh-Shark, pohoi se amerikan\u00ebt e dinin q\u00eb m\u00eb par\u00eb se n\u00eb Turqi do t\u00eb ket\u00eb grusht shteti ushtarak.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Hanfer dha deklarata p\u00ebr gazetarin e AA-s\u00eb n\u00eb lidhje me tentativ\u00ebn e d\u00ebshtuar p\u00ebr grusht shteti q\u00eb u organizua nga organizata terroriste FETO mbr\u00ebmjen e s\u00eb premtes n\u00eb Stamboll dhe Ankara.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cNj\u00eb grusht shteti i p\u00ebrmasave t\u00eb k\u00ebtilla nuk mund t\u00eb realizohet pa u konsultuar me amerikan\u00ebt ose pa u dh\u00ebn\u00eb informata atyre. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se ushtria e Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e NATO-s dhe se SHBA-t\u00eb kan\u00eb t\u00eb pozicionuar trupa ushtarake n\u00eb baz\u00ebn Incirlik. E dim\u00eb se n\u00eb Incirlik ka disa probleme dhe se oficer\u00ebt turq atje kan\u00eb koleg\u00eb amerikan\u00eb\u201d, tha Hanfer, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej se \u201cMendoj se amerikan\u00ebt dinin q\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr grusht shtetin porse e mbanin veten jasht\u00eb k\u00ebtyre ndodhive. SHBA-t\u00eb mor\u00ebn q\u00ebndrim t\u00eb atill\u00eb q\u00eb n\u00ebse grushti i shtetit do t\u00eb kishte sukses, at\u00ebher\u00eb at\u00eb do ta pranonin si gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por n\u00ebse ai do t\u00eb d\u00ebshtonte, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mbeteshin neutral\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\">Hanfer u shpreh se deklarata e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit John Kerry se \u201cWashingtoni zyrtar nuk ka lidhje me grushtin e shtetit\u201d \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim i pritur nga ana e tij.<\/a> Sipas tij, \u201cDeklarata e Kerry-t n\u00eb or\u00ebt e para kur po realizohej grusht shteti nuk ishte e qart\u00eb. Megjithat\u00eb, m\u00eb von\u00eb erdh\u00ebn mesazhe nga Presidenti i SHBA-ve dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb qeveris\u00eb legjitime n\u00eb Turqi\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Sikur grusht shteti t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm, do t\u00eb ndikoheshin drejtp\u00ebrdrejt interesat e Evrop\u00ebs<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah faktin se viteve t\u00eb fundit politika dhe shtypi n\u00eb Evrop\u00eb ka ndjekur politik\u00eb p\u00ebr shpalljen e Presidentit Recep Tayyip Erdo\u011fan dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij si diktator\u00eb, Hanfer u shpreh se \u201cReagimet e vonuara dhe t\u00eb paqarta t\u00eb Evrop\u00ebs ndaj tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti jan\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se ajo nuk d\u00ebshiron q\u00eb Turqia ta vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Erdo\u011fanit. Nd\u00ebrsa po zhvillohej grusht shteti, e pam\u00eb se media dhe politika e Evrop\u00ebs ishin hezituese. N\u00eb vend t\u00eb deklaratave q\u00eb do ta d\u00ebnonin pu\u00e7in, kishte deklarata talljeje dhe t\u00eb tilla q\u00eb fillimisht k\u00ebrkonin t\u2019i jepet koh\u00eb pu\u00e7it p\u00ebr ta par\u00eb suskesin e tij&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cSikur grusht shteti t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm, pa dyshim q\u00eb Evropa do ta miratonte at\u00eb, mir\u00ebpo kur opinioni per\u00ebndimor dhe shumica e vendeve fqinje kuptuan se populli turk e ka zbrapsur at\u00eb, at\u00ebher\u00eb filluan t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb deklarata\u201d, tha Hanfer. Ai m\u00eb tej komentoi se \u201cQ\u00ebndrimi i k\u00ebtill\u00eb i Evrop\u00ebs do t\u00eb ishte parimisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e saj, sepse futja e Turqis\u00eb n\u00eb kaos do t\u00eb ndikonte n\u00eb Evrop\u00eb qoft\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e refugjat\u00ebve, qoft\u00eb at\u00eb t\u00eb terrorizmit, apo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Efektet n\u00eb Lindjen e Mesme t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti n\u00eb Turqi<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar se tentativa p\u00ebr grusht shteti ka shfaqur prezenc\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrvoje demokratike n\u00eb rajon e cila \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vet\u00ebdijen e popullit dhe pajtimin shoq\u00ebror larg ndarjeve ideologjike, klasore dhe sektare, Hanfer tha se \u201cNdodhit\u00eb e fundit jan\u00eb pik\u00eb kthese si p\u00ebr Turqin\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr Lindjen e Mesme, pik\u00eb kthese e cila do ta p\u00ebrgatit\u00eb lindjen e Turqis\u00eb s\u00eb re. Ato q\u00eb po i p\u00ebrjetojm\u00eb sot jan\u00eb dhimbjet e lindjes s\u00eb faz\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike, t\u00eb brendshme dhe at\u00eb t\u00eb jashtme&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ai ngjarjet e fundit i konsideroi si luft\u00eb mes \u201cs\u00eb vjetr\u00ebs\u201d dhe \u201cs\u00eb res\u00eb\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cNdodhit\u00eb e fundit paraqesin humbjen e &#8216;s\u00eb vjetr\u00ebs&#8217;, q\u00eb tenton ta marr\u00eb pushtetin, dhe fitoren e s\u00eb &#8216;res\u00eb&#8217;. Kjo &#8216;e re&#8217; q\u00eb ka ngadh\u00ebnjyer n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb populli i cili u kap krah p\u00ebr krah dhe shfaqi nj\u00eb pajtim unik komb\u00ebtar. E ardhmja e Turqis\u00eb, si shtet i cili p\u00ebrpiqet t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb republik\u00eb t\u00eb re mbi themelet e pajtimit demokratik, \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb sigurta. Ushtris\u00eb dhe &#8216;t\u00eb vjet\u00ebrve&#8217; q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga forcat t\u00eb cilat e p\u00ebrkrahin at\u00eb, nuk u ka ngelur lidhje e v\u00ebrtet\u00eb me popullin. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, k\u00ebta jan\u00eb forca t\u00eb vjetra q\u00eb ende jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se shoq\u00ebria turke \u00ebsht\u00eb pjekur n\u00eb demokraci me t\u00eb gjitha forcat e saj sociale, kulturore dhe politike&#8221;, thot\u00eb Hanfer.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ai thekson se populli turk e ka kuptuar se demokracia t\u00eb cil\u00ebn e solli Erdo\u011fan dhe ekipi i tij ka sjell\u00eb mir\u00ebqenie dhe stabilitet politik dhe nj\u00eb jet\u00eb e cila p\u00ebrfiton nga shteti, krahasuar me koh\u00ebrat e pu\u00e7eve t\u00eb m\u00ebhershme t\u00eb cilat ishin armike p\u00ebr popullin. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se demokracia \u00ebsht\u00eb e lidhur af\u00ebr me jet\u00ebn e njeriut dhe pjes\u00eb e pashk\u00ebputshme e saj, Hanfer u shpreh se shoq\u00ebria turke e ka kuptuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe se kjo gjendje \u00ebsht\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr popujt e rajonit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Ndryshimet q\u00eb do t\u00eb ndodhin n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Turqis\u00eb<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb lidhje me at\u00eb se si do t\u00eb reflektoj\u00eb tentativa e pasuksesshme p\u00ebr grusht shteti n\u00eb q\u00ebndrimin e Turqis\u00eb, Hanfer vler\u00ebsoi se \u201cShtetet i formojn\u00eb politikat e jashtme zakonisht duke u bazuar n\u00eb interesa. Edhe Turqia, posa\u00e7\u00ebrisht periudh\u00ebn e fundit, politik\u00ebn e jashtme e ka formuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb krijoj\u00eb balanc\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetet e rajonit, si p\u00ebr shembull Rusia dhe Izraeli&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Hanfer \u00ebsht\u00eb i mendimit se tentativa p\u00ebr grusht shteti i ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb legjitimitet Presidentit Erdo\u011fan dhe qeveris\u00eb dhe se i ka m\u00ebnjanuar ndarjet mes popullat\u00ebs. \u201cBesoj q\u00eb presidenti do ta vler\u00ebsoj\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast historik dhe do ta vendos\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pranuashme pa pik\u00eb kund\u00ebrshtimi, si dhe do t\u00eb ndjek\u00eb politika t\u00eb sigurta dhe t\u00eb fuqishme, si brenda, ashtu edhe jasht\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas tij, element tjet\u00ebr vendimtar n\u00eb politik\u00ebn e jashtme turke do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb cilin vendet fqinje dhe madje edhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar e shfaq\u00ebn gjat\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr pu\u00e7. Ai mendon se zhvillimi i fundit n\u00eb Turqi nxorri n\u00eb drit\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb mik e kush armik dhe se diplomacia turke do t\u00eb riformohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; Leksionet q\u00eb duhet marr\u00eb nga pu\u00e7i<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Hanfer potencoi se bota arabe duhet t\u00eb nxjerr\u00eb leksione nga tentativa p\u00ebr grusht shteti n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cPopujt duhet t\u00eb motivohen nga ato q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Turqi dhe ta din\u00eb se mbrojt\u00ebsi i demokracis\u00eb kund\u00ebr ushtris\u00eb turke e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e ushtrive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb populli turk i cili \u00ebsht\u00eb pjekur dhe e ka kuptuar se demokracia i sh\u00ebrben shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do sfer\u00eb. Leksioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb duhet ta marrim, pra, \u00ebsht\u00eb ky bot\u00ebkuptim ndaj demokracis\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb fund, Hanfer u shpreh se demokracia nuk mbrohet vet\u00ebm duke shkuar n\u00eb vendvotime, por ajo mbrohet duke mund\u00ebsuar nj\u00eb mjedis pajtimi i cili tejkalon t\u00eb gjitha dallimet ideologjike dhe klasore n\u00eb favor t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb bot\u00ebkuptimi t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik i cili i ng\u00ebrthen t\u00eb gjith\u00eb brenda vetes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hanfer pohoi se amerikan\u00ebt e dinin q\u00eb m\u00eb par\u00eb se n\u00eb Turqi do t\u00eb ket\u00eb grusht shteti ushtarak Ish-Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i televizionit transmetues n\u00eb Katar, Al Jazeera, Vaddah Hanfer&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13206,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-13205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13205"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13205"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13207,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13205\/revisions\/13207"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}