{"id":13524,"date":"2016-07-31T12:10:07","date_gmt":"2016-07-31T11:10:07","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13524"},"modified":"2016-07-31T12:10:07","modified_gmt":"2016-07-31T11:10:07","slug":"shenja-gishterinjsh-te-feto-s-ne-shpifjet-se-turqia-ndihmon-daesh-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13524","title":{"rendered":"Shenja gisht\u00ebrinjsh t\u00eb FETO-s n\u00eb shpifjet se &#8220;Turqia ndihmon DAESH-in&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>N\u00ebse tentativa e kryeterroristit t\u00eb organizat\u00ebs FET\u00d6, Fethullah G\u00fclen p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Egjipt realizohet duhet t\u00eb dihet q\u00eb ajo mbart n\u00eb vetvete rrezikun e shnd\u00ebrrimit t\u00eb luftrave t\u00eb organizuar si p\u00ebrfaq\u00ebsi, n\u00eb ato mes fuqive t\u00eb shteteve<\/strong><\/span><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/gulen-png.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-13239\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/gulen-png.png\" alt=\"gulen-png\" width=\"696\" height=\"390\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/gulen-png.png 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/gulen-png-300x168.png 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Fetullah G\u00fclen, duke shkruar nj\u00eb shkrim p\u00ebr New York Times m\u00eb 25 korrik, u p\u00ebrpoq ta bind\u00eb qeverin\u00eb amerikane q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb indiferente ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb Turqis\u00eb dhe t\u00eb mos e ekstradojn\u00eb n\u00eb Turqi, nd\u00ebrsa analizat t\u00eb cilat i ka hedhur n\u00eb opinion q\u00eb nga tentativa p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik e deri m\u00eb tani meritojn\u00eb t\u00eb hulumtohen me kujdes. Pas tentativ\u00ebs s\u00eb pasuksesshme p\u00ebr grusht shteti t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs Terroriste FETO brenda Forcave t\u00eb Armatosura Turke (TSK), deklaratat e kreut t\u00eb organizat\u00ebs G\u00fclen jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mund ta analizojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dimensionin global dhe rajonal t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Po ashtu, deklaratat e G\u00fclenit ng\u00ebrthejn\u00eb kode dhe shenja kritike p\u00ebr analizat tona n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh tutje.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti, t\u00eb cil\u00ebn mund ta komentojm\u00eb edhe si shkat\u00ebrrimi i nj\u00eb investimi gjigant q\u00eb ka zgjatur prej nj\u00eb periudhe prej m\u00eb s\u00eb paku 30-35 vitesh, qeveria amerikane mund t\u00eb mos e ekstradoj\u00eb G\u00fclenin n\u00eb qoft\u00eb se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb ashtu si\u00e7 beson pjesa m\u00eb e madhe e opinionit turk. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shkrimi i G\u00fclenit n\u00eb New York Times mund t\u00eb lexohet edhe si frik\u00eb nga shkarkimi i nj\u00eb personeli i cili nuk ka arritur t\u2019i zbatoj\u00eb detyrat e caktuara dhe ka shkaktuar parregullsi. Rrjedhimisht, nd\u00ebrsa lideri dhe an\u00ebtar\u00ebt e FETO-s nga nj\u00ebra an\u00eb mundohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb SHBA, nga ana tjet\u00ebr nga disa lajme q\u00eb shfaqen n\u00eb media kuptohet se ata kan\u00eb filluar t\u00eb mendojn\u00eb edhe p\u00ebr shtete alternative. P\u00ebr shembull, sipas lajmeve t\u00eb plasuara nga Egjipti, an\u00ebtar\u00ebt e FETO-s i kan\u00eb shtuar kontaktet n\u00eb Kajro pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti. Nga ana tjet\u00ebr, ky rast mund t\u00eb shihet nga Egjipti si mund\u00ebsi q\u00ebrimi hesapesh me Turqin\u00eb, pasi q\u00eb disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Muslimane, e cila u shpall organizat\u00eb terroriste pas pu\u00e7it t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb Egjipt n\u00eb vitin 2013, gjenden n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00ebse do ta merrnim parasysh se qeveria e Sisit e ka pritur me entuziaz\u00ebm t\u00eb madh mund\u00ebsin\u00eb e realizimit t\u00eb pu\u00e7it nga FETO, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb supozohet se d\u00ebshtimi i k\u00ebsaj tentative ka shkaktuar d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb madh n\u00eb Egjipt. S\u00eb k\u00ebtejmi, Egjipti u b\u00eb penges\u00eb q\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb b\u00ebhet deklarat\u00eb ku do t\u00eb d\u00ebnohej tentativa p\u00ebr grusht shteti dhe do t\u00eb p\u00ebrfaqej q\u00ebndrimi n\u00eb an\u00ebn e qeveris\u00eb turke t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike. A mundet Egjipti, i cili para tentativ\u00ebs s\u00eb pasuksesshme p\u00ebr grushtin e shtetit kishte dh\u00ebn\u00eb sinjale drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Turqin\u00eb, t\u2019i jap\u00eb G\u00fclenit t\u00eb drejt\u00eb strehimi me \u00e7mimin e p\u00ebrkeq\u00ebsimit edhe m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Turqin\u00eb? Nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shkaktonte rritjen edhe m\u00eb madhe t\u00eb tensioneve q\u00eb ve\u00e7 m\u00eb ekzistojn\u00eb mes shteteve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u00c7\u00ebshtja e FETO-s me Islamin<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb fakt, ata q\u00eb ende i kan\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb postimet n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale nga p\u00ebrdoruesit m\u00eb agresiv\u00eb t\u00eb medias sociale nga FETO t\u00eb tipit t\u00eb Tunca Op\u00e7in i cili kishte postuar se \u201cProblemi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me AK Partin\u00eb, por me Islamin politik. Do ta vazhdojm\u00eb rrug\u00ebn derisa kjo mend\u00ebsi t\u00eb zhduket\u201d, nuk \u00e7uditen me afrin\u00eb e hapur mes FETO-s dhe Egjiptit, vend ky n\u00eb t\u00eb cilin gjenerali pu\u00e7ist Sisi rr\u00ebzoi qeverin\u00eb e V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Muslimane t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike dhe e shpall\u00ebn at\u00eb organizat\u00eb terroriste. Nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00ebtar i FETO-s n\u00eb Ontario, Faruk Arslan, shkroi nj\u00eb shkrim me nj\u00eb gjuh\u00eb dhe shprehje mistike, i cili u publikua n\u00eb faqen gyleniste \u00c7orum Haber dhe me t\u00eb cilin jemi ballafaquar shpeshher\u00eb, t\u00eb titulluar \u201cN\u00eb vitin 2016 Personi i Mir\u00eb po e merr detyr\u00ebn\u201d, ku t\u00ebrheqin v\u00ebmendje sihariqet p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e FETO-s n\u00eb lidhje me \u201cardhjen e Kartal Kahtani-t i cili do ta ket\u00eb detyr\u00ebn e \u2018Mehdiut t\u00eb tret\u00eb t\u00eb madh\u2019\u201d dhe \u201cLindjen e nj\u00eb Javuzi me vdekjen e Sufjanit t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, shprehja \u201cSufjan\u201d p\u00ebrdoret p\u00ebr Erdo\u011fanin, t\u00eb cilin edhe m\u00eb her\u00ebt e kishin cil\u00ebsuar me ofendime si \u201cSufjan\u201d, \u201cJezid\u201d, \u201cdiktator\u201d, \u201cdespot\u201d etj., nd\u00ebrsa shprehjet \u201cPersoni i Mir\u00eb\u201d, \u201cKartal Kahtani\u201d dhe \u201cJavuz\u201d p\u00ebrdoren p\u00ebr Fethullah G\u00fclenin, p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb shkrimin n\u00eb fjal\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht pohohet se n\u00eb vitin 2016 do ta marr\u00eb detyr\u00ebn duke e rr\u00ebzuar Erdo\u011fanin. Si rrjedhoj\u00eb, duhen analizuar me kujdes g\u00ebnjeshtrat e prodhuara me shpifje viteve t\u00eb fundit n\u00eb nivel global, fillimisht rreth lidhjes s\u00eb \u201cAK Partis\u00eb me Islamin Politik\u201d, e m\u00eb pas \u201cfurnizimi i DAESH-it me armatim nga qeveria\u201d, si dhe roli i FETO-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekuacion.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Pohimi i G\u00fclenit gjat\u00eb reportazhit t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pas 15 korrikut duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb personit q\u00eb mbante mikrofonin n\u00eb lidhje me pretendimet se Turqia mb\u00ebshtet DAESH-in, pohim ky ku G\u00fclen tha se \u201cFakti q\u00eb Erdo\u011fan faraonizon Sisin dhe vendos veten n\u00eb pozit\u00ebn e Musait, do t\u00eb thot\u00eb se Erdo\u011fan n\u00eb fakt d\u00ebshiron ta marr\u00eb n\u00ebn kontroll edhe Egjiptin\u201d, \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga ky aspekt. Gjat\u00eb k\u00ebtij reportazhi, G\u00fclen po ashtu artikuloi fjal\u00eb t\u00eb cilat na nxisin drejt nj\u00eb vler\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ndikimit t\u00eb FETO-s n\u00eb periudh\u00ebn e pu\u00e7eve q\u00eb filluan n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin Siri-Egjipt-Turqi dhe q\u00eb soll\u00ebn kaos n\u00eb rajon dhe at\u00eb t\u00eb luftrave t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>G\u00ebnjeshtra se \u201cTurqia mb\u00ebshtet DAESH-in\u201d\u00a0<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cNd\u00ebrsa n\u00eb bot\u00eb dihet se ISIS \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb terroriste, se para k\u00ebsaj Al-Kaida ishte organizat\u00eb terroriste dhe se zgjatimi i saj n\u00eb Turqi Tah\u015fiye \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb terroriste, ata u ndihmonin nga m\u00eb s\u00eb poshti.\u201d N\u00eb fakt, pas akuzave t\u00eb llojllojshme ndaj Turqis\u00eb n\u00eb lidhje me V\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb Muslimane, kjo fjali e vetme mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb rreth shenjave t\u00eb gisht\u00ebrinjve t\u00eb FETO-s n\u00eb pohimet se Turqia mb\u00ebshtet DAESH-in. Me siguri ju kujtohet se n\u00eb filmin serik \u201cTek T\u00fcrkiye\u201d q\u00eb u transmetua n\u00eb STV, G\u00fclen i sh\u00ebnjestron grupin Tah\u015fiye t\u00eb xhematit Nur, t\u00eb cilin ai e konsideron si kund\u00ebrshtar, dhe liderin e tij, si dhe skena kur organizohet operacion kund\u00ebr k\u00ebtij grupi. S\u00ebrish, pas ngjarjeve t\u00eb 17-25 dhjetorit, bastisjen e paralelist\u00ebve ndaj zyr\u00ebs s\u00eb IHH-s\u00eb n\u00eb Kilis n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014 gazeta Zaman e kishte raportuar n\u00ebn titullin \u201cOperacion ndaj Al-Kaid\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa gazeta Bug\u00fcn n\u00ebn titullin \u201cGoditje e madhe ndaj Al-Kaid\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Megjithat\u00eb, k\u00ebto nuk ishin thjesht fushata diskreditimi q\u00eb u realizuan p\u00ebrmes medias dhe luftra p\u00ebr pushtet t\u00eb pavarura nga nj\u00ebra-tjetra. Kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i materializuar n\u00eb gjykata k\u00ebto pohime, ishin disa pjes\u00eb t\u00eb plasuara me kujdes p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje mes \u201cTurqis\u00eb dhe Al-Kaid\u00ebs\u201d. S\u00ebrish n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, ndalja e kamionit t\u00eb MIT-it (Sh\u00ebrbimi Informativ Turk) q\u00eb shkonte n\u00eb Siri nga ana e xhandarm\u00ebris\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb prokurorit paralelist \u00d6zcan \u015ei\u015fman dhe lajmi \u201cPretendime p\u00ebr arm\u00eb n\u00eb kamion\u00ebt e ndihmave\u201d n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje nga ish-gazetari i gazet\u00ebs Radikal Fatih Ya\u011fmur, p\u00ebr t\u00eb cilin u nxor vendim arresti pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik, ishin pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj loje. Lajmi i Ya\u011fmur u shtremb\u00ebrua me shpejt\u00ebsi nga nj\u00eb grup i spikatur i FETO-s n\u00eb median sociale, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb form\u00ebn \u201cArm\u00ebt po shkonin drejt DAESH-it\u201d, nd\u00ebrsa shpifja e vazhdueshme pas k\u00ebsaj se \u201cTurqia ndihmon DAESH-in\u201d u p\u00ebrhap pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrisht pa e analizuar burimin e k\u00ebsaj g\u00ebnjeshtre.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cEdhe n\u00eb rastin e k\u00ebtyre kamion\u00ebve b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. At\u00eb e ndal\u00ebn ushtar\u00ebt; ishte i mbushur me arm\u00eb\u2026ISIS dhe Nusra vazhdimisht jan\u00eb ndihmuar nga kjo qeveri.\u201d N\u00eb reportazhin n\u00eb fjal\u00eb, fjal\u00ebt e artikuluara nga Fethullah G\u00fclen i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta aktivitetet e para p\u00ebr shpalljen e AK Partis\u00eb si organizat\u00eb terroriste p\u00ebrmes \u201ckurthit Selam-Tevhid\u201d t\u00eb FETO-s dhe akuzat q\u00eb i kishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr qeverin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn prit\u00ebn ta p\u00ebrmbysnin n\u00eb rast se pu\u00e7i do t\u00eb kishte sukses. Edhe fjalia \u201cMund t\u2019jua mund\u00ebsoj t\u00eb zhvilloni bised\u00eb me kreun ton\u00eb Fethullah G\u00fclen\u201d si ofert\u00eb nga gjeneral brigade Hakan Evrim drejtuar Kryetarit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Hulusi Akar, fakt t\u00eb cilin e shpalosi vet\u00eb Akar gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb lidhje me ngjarjet gjat\u00eb tentativ\u00ebs s\u00eb 15 korrikut, tregon se lideri i FETO-s \u00ebsht\u00eb pronari dhe urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i t\u00eb gjitha aktiviteteve q\u00eb nga kurthi \u201cSelam-Tevhid\u201d e deri te tentativa p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, k\u00ebto nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e vetme t\u00eb cilat G\u00fclen i shpalosi gjat\u00eb reportazhit n\u00eb fjal\u00eb. Shprehja e G\u00fclenit se \u201cAi (Erdo\u011fan) kishte q\u00ebllim ta p\u00ebrmbys\u00eb Bashar Asadin dhe ta shpall\u00eb veten Emiru\u2019l-muminin (prij\u00ebs i besimtar\u00ebve) n\u00eb Siri, Lindjen e Mesme dhe bot\u00ebn islame. Pas Siris\u00eb, ai do t\u00eb hynte n\u00eb Jordani, shtetet e Magribit dhe Egjipt. Ai kishte synime t\u00eb k\u00ebtilla p\u00ebr bot\u00ebn islame. P\u00ebrmes ISIS-it ai u p\u00ebrpoq t\u2019i arrij\u00eb k\u00ebto synime.\u201d, na rikujton faktin se media dhe llogarit\u00eb e FETO-s n\u00eb median sociale jan\u00eb themelet e para t\u00eb pohimeve t\u00eb cilat shpesh i rastisim n\u00eb median nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se \u201cErdo\u011fani e ka b\u00ebr\u00eb fiksim Asadin\u201d, apo se \u201cka krijuar imagjinat\u00eb p\u00ebr neo-osmaniz\u00ebm\u201d, nd\u00ebrsa po ashtu tregon se urdhri p\u00ebr plasimin e k\u00ebtyre shpifjeve n\u00eb median turke ka ardhur nga Fethullah G\u00fclen.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb politik\u00eb shpifjeje, por nj\u00eb projekt i tmerrsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">P\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos mendosh q\u00eb qindra mij\u00ebra lajme t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr tem\u00ebn &#8221;marr\u00ebdh\u00ebniet DAESH &#8211; Turqi&#8221; nuk jan\u00eb thjesht\u00eb vet\u00ebm lajme. Drejtor i Programit t\u00eb Drejtat dhe Nd\u00ebrtimi i Paqes n\u00eb Institutin e Hulumtimeve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut pran\u00eb Universitetit Columbia, David L. Philips, pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb burimeve dhe burimet e burimeve t\u00eb shkrimeve t\u00eb tij e mb\u00ebshtet tek anekset dhe pjes\u00eb t\u00eb mediave t\u00eb FET\u00d6-s. Shembulli m\u00eb i fundit i nj\u00eb kurthi sistematik padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Henri Barkey i cili nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vinte n\u00eb Turqi m\u00eb 15 korrik mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Komisionin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb n\u00eb Kongresin Amerikan me tem\u00eb &#8220;Islami i But\u00eb&#8221;, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn hedh teorin\u00eb t\u00eb titulluar &#8221;Turqia armatos xhihadist\u00ebt&#8221;. Mendimet e Barkey-it ishin t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb FET\u00d6-s. Nd\u00ebrsa ata t\u00eb cil\u00ebt ishin prezent dhe regjistruan k\u00ebto deklarata i publikuan ato n\u00eb Turqi p\u00ebrmes uebeve t\u00eb af\u00ebrta me FET\u00d6-t. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr detaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ishte edhe mbrojtja nga t\u00eb pranishmit t\u00eb faktit se organizata FET\u00d6 i ngjan shum\u00eb asaj t\u00eb Mason\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Shkurtimisht, lajmet me p\u00ebrmbajtje shpif\u00ebse t\u00eb shp\u00ebrndara nga mediat e FET\u00d6-s prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, jan\u00eb marr\u00eb nga media t\u00eb huaja kund\u00ebrshtare t\u00eb Turqis\u00eb dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb informacion nga akademik\u00ebt, punonj\u00ebsit e medias, sh\u00ebrbimet sekrete dhe politikan\u00ebt duke i par\u00eb ato si t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb burime mediatike vendore. Nga ana tjet\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Amnesty International, n\u00eb pasqyrimin e zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Turqi e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb me kujdes, duke anashkaluar emrin e FET\u00d6-s dhe duke u marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb me at\u00eb q\u00eb ndodh pas tentativ\u00ebs dhe jo zhvillimet e asaj nate.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Fethullah G\u00fclen -i n\u00eb intervist\u00ebn e tij vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: &#8220;K\u00ebto nuk jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb din\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebrbimet inteligjente, i din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. ISIS-i ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb nga Turqia. Edhe momentalisht n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Turqis\u00eb sh\u00ebtit ISIS-i. Qeveria bastis sht\u00ebpit\u00eb e atyre q\u00eb jan\u00eb opozit\u00eb me t\u00eb, i merr njer\u00ebzit e tyre, i vrasin, i presin, ju gjuajn\u00eb, duke ju th\u00ebn\u00eb se ju keni vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me qeverin\u00eb. Momentalisht ISIS-i po p\u00ebrdoret si material i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb.&#8221; Kur krahasojm\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb DAESH t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Turqis\u00eb me ato t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, do t\u00eb shikojm\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt e G\u00fclenit nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se nj\u00eb politik\u00eb shpifjeje dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. Por fjal\u00ebt e p\u00ebrdorura prej tij q\u00eb qeveria p\u00ebrdor DAESH-in p\u00ebr t\u00eb bastisur, vrar\u00eb, ther\u00eb dhe masakruar opozitar\u00ebt n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje akoma m\u00eb e tmerrshme dhe e q\u00ebllimshme. N\u00eb Turqi nuk ka asnj\u00eb lajm, madje asnj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb nj\u00eb ngjarje e till\u00eb ka ndodhur. Por lideri i FET\u00d6-s shpif nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb till\u00eb madje pa ju dridhur qerpiku i syrit. Kjo tregon se sa sistematik\u00eb dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb pike ka arritur shpifja dhe projekti i g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;G\u00ebnjeshtra p\u00ebr prerjen e kok\u00ebs s\u00eb ushtarit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjat\u00eb or\u00ebve n\u00eb vazhdim, nat\u00ebn e 15 korrikut, pasi u kuptua q\u00eb tentativa p\u00ebr grusht shteti do t\u00eb ishte e pasuksesshme suksesin e pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm t\u00eb popullit turk si &#8221;sekular&#8221;, nd\u00ebrsa tha se ushtria turke po lufton kund\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb Erdo\u011fan-it t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb DAESH-it. Pretendime t\u00eb k\u00ebsaj natyre vazhduan dhe n\u00eb vazhdimin e tyre duke th\u00ebn\u00eb &#8221;ushtria turke sekulare po lufton kund\u00ebr Erdo\u011fan-it Musliman&#8221;. N\u00ebse do ta lexojm\u00eb k\u00ebt\u00eb tablo ku &#8216;tabani i l\u00ebvizjes q\u00eb e quan veten si Hizmet dhe t\u00eb cil\u00ebt mes tyre e em\u00ebrtojn\u00eb G\u00fclenin si &#8221;Mehdi&#8221; (shp\u00ebtimtar\u00eb), me tablon\u00eb ku ai tregohet si mbrojt\u00ebs i demokracis\u00eb dhe &#8221;Musliman i But\u00eb&#8221;, si dhe nj\u00eb teolog kund\u00ebr Erdo\u011fanit musliman shohim qart\u00eb q\u00eb Erdo\u011fani mundohet t\u00eb tregohet si nj\u00eb musliman radikal, nd\u00ebrsa G\u00fcleni si nj\u00eb &#8216;p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i nj\u00eb Islami t\u00eb But\u00eb&#8217;. Madje kjo tablo mundohet t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ku G\u00fcleni dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me organizimin e pu\u00e7it. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb g\u00ebnjeshtra q\u00eb pushtoi bot\u00ebn ku u shp\u00ebrnda g\u00ebnjeshtra se &#8216;nj\u00eb ushtari ju pre koka&#8217; , u mundua t\u00eb japin nj\u00eb imazh ku xhihadist\u00ebt e DAESH-it luftonin kund\u00ebr ushtris\u00eb turke sekulare.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>G\u00fclen: &#8220;Erdo\u011fani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ashp\u00ebr kundrejt kurd\u00ebve&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Dihet q\u00eb shum\u00eb lajme t\u00eb publikuar brenda dhe jasht\u00eb Turqis\u00eb mundohen t\u00eb japin nj\u00eb imazh sikur &#8221;Turqia mb\u00ebshtet DAESH-in&#8221;. &#8220;Rritja e k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb DAESH-it n\u00eb Turqi&#8221;, &#8220;Erdo\u011fani mb\u00ebshtet DAESH-in kund\u00ebr regjimit t\u00eb Asadit&#8221; jan\u00eb disa nga lajmet t\u00eb cilat mundohen t\u00eb tregojn\u00eb Turqin\u00eb t\u00eb keqe nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat lajme dhe burime b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ndritjen e krahut t\u00eb armatosur t\u00eb organizat\u00ebs terroriste n\u00eb Siri, PYD, duke e quajtur at\u00eb si luft\u00ebtar\u00ebt heronj kund\u00ebr DAESH-it. Madje p\u00ebr t\u00eb transferuar luft\u00ebn e Siris\u00eb n\u00eb Turqi k\u00ebto media kan\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb n\u00ebn titujt &#8216;Lufta e Erdo\u011fanit kund\u00ebr kurd\u00ebve&#8217;, lajme kund\u00ebr procesit t\u00eb demokratizimit dhe normalizimit, dhe mbjellja e armiq\u00ebsis\u00eb ndaj kurd\u00ebve. T\u00eb gjitha k\u00ebto shkruhen n\u00eb shkrimin e G\u00fclenit publikuar n\u00eb New York Times. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim ai tregon gjithashtu se &#8221;Erdo\u011fani mbyll sipas d\u00ebshir\u00ebs gazetat, ka shkarkuar mij\u00ebra n\u00ebpun\u00ebs, prokuror\u00eb, gjykat\u00ebs dhe polic\u00eb&#8221;. Krahas k\u00ebsaj ai shkruan gjithashtu se &#8221;Erdo\u011fani ka marr\u00eb masa radikale kundrejt popullit kurd&#8221;. Kjo tregon se sa p\u00ebrpara ka shkuar ai duke nd\u00ebrmarr\u00eb lajme t\u00eb rreme dhe shpifje ndaj Turqis\u00eb edhe duke i hedhur balt\u00eb asaj n\u00eb luft\u00ebn me organizat\u00ebn terroriste PKK.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb G\u00fcleni thot\u00eb se Turqia nuk ka hequr dor\u00eb ende nga DAESH-i dhe se mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Turqi jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pushtet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb mundohet t\u00eb ndaj\u00eb ushtrin\u00eb nga shpifjet ndaj qeveris\u00eb. &#8221;Duket sikur bota lufton kund\u00ebr DAESH-it, por kjo m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pamje e jashtme. Disa tentativa t\u00eb ushtris\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sinqerta. Nuk mund t\u00eb them gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e ushtris\u00eb hedh bomba mbi DAESH-in. Edhe rus\u00ebt b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Edhe amerikan\u00ebt&#8221;, thot\u00eb G\u00fclen duke ndar\u00eb k\u00ebshtu nga qeveria turke pjes\u00ebn e ushtris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb lider hije.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>N\u00eb \u00e7do vend dhe hap\u00ebsir\u00eb ku prek FET\u00d6 \u00ebsht\u00eb n\u00eb dyshim<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">K\u00ebto fjal\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ndarjen e pjes\u00ebs s\u00eb ushtris\u00eb nga qeveria turke dhe shpifja ndaj Erod\u011fan-it, as luft\u00ebn e shtetit turk n\u00eb Irak, Siri, kund\u00ebr DAESH-it, PKK dhe organizatave t\u00eb tjera terroriste, por ajo nxjerr n\u00eb pah se deri ku mund t\u00eb arrijn\u00eb njer\u00ebzit e indoktrinuar prej tij. Nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb hedh balt\u00eb dhe shpifje duke akuzuar Erdo\u011fan-in dhe AK Partin\u00eb si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb DAESH-it, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit kush e di se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">A thua t\u00eb jet\u00eb mjaftuar FET\u00d6 vet\u00ebm me nxjerrjen n\u00eb pah t\u00eb maunes t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb Turqia mb\u00ebshtet DAESH-in? Apo pjes\u00eb e saj kan\u00eb qen\u00eb edhe lajmet pjes\u00eb e t\u00eb cilave ishin edhe disa pamje t\u00eb xhiruara nga af\u00ebr n\u00eb kufirin me Sirin\u00eb? Gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Musulit edhe pse Ankaraja dhe Erbili k\u00ebrkoi t\u00eb vinte n\u00eb l\u00ebvizje ushtrin\u00eb turke kjo e fundit nuk u vu n\u00eb l\u00ebvizje. A mos kishte pjes\u00eb ana e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb FET\u00d6-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb? Apo g\u00ebrmimi i hendeqeve n\u00eb sy t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb dhe tankeve t\u00eb saj? A thua se shum\u00eb raste jan\u00eb fshehur nga ushtar\u00ebt dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e FET\u00d6-s n\u00eb t\u00eb?<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nga r\u00ebnia e helikopterit n\u00eb t\u00eb cilin ishte lideri i Partis\u00eb s\u00eb Unitetit t\u00eb Madh (BBP) Muhsin Yaz\u0131c\u0131o\u011flu, katastrofa e Uludere-s dhe gjyqi i Ergenekon-it deri tek gjyqi i Bayloz-it, rr\u00ebzimi i avionit rus dhe shum\u00eb ngjarje t\u00eb tjera tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb historia e Turqis\u00eb prej 20 vitesh do t\u00eb rishkruhet me faktet e reja t\u00eb dala n\u00eb drit\u00eb. Dora e fsheht\u00eb e cila d\u00ebshiron t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb mendimet se &#8221;Turqia ndihmon DAESH-in&#8221; dhe &#8221;Erdo\u011fani i ka hapur luft\u00eb kurd\u00ebve&#8221; \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebse komandon 149 gjeneral\u00eb nga 356 q\u00eb ka krejt\u00ebsisht Ushtria e Turqis\u00eb? Duke shkuar m\u00eb tej, infiltrimi dhe penetrimi n\u00eb nj\u00eb vend ku ushtria e cila konsiderohet si kuti e mbyllur, penetrimi i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre n\u00eb shum\u00eb institucione, sjell n\u00eb v\u00ebmendje infiltrimin dhe penetrimin edhe n\u00eb radh\u00ebt e organizat\u00ebs terroriste PKK.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nj\u00eb struktur\u00eb e cila ka hedhur hapa si zhdukja e Islamit tradicional, ndarja n\u00eb dy pole t\u00eb bot\u00ebs islame, n\u00eb at\u00eb &#8216;radikale&#8217; dhe &#8216;t\u00eb but\u00eb&#8217;. Ndihma e dh\u00ebn\u00eb ndaj pu\u00e7ist\u00ebve dhe diktator\u00ebve q\u00eb nga Egjipti deri n\u00eb Siri, em\u00ebrtimi i kund\u00ebrshtar\u00ebve si &#8216;v\u00ebllaz\u00ebria muslimane&#8217; terrorist\u00eb dhe vendosja e tyre n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tablo me DAESH-in, organizata FET\u00d6 e cila n\u00eb Turqi \u00ebsht\u00eb fshehur pas emrit &#8216;hizmet&#8217; nat\u00ebn e 15 korrikut tregoi edhe nj\u00ebher\u00eb se sa e pam\u00ebshirshme mund t\u00eb b\u00ebhet. Kjo tregon nevoj\u00ebn e k\u00ebrkimit dhe nxjerrjes n\u00eb pah t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb idhtar\u00ebve t\u00eb FET\u00d6-s t\u00eb infiltruar n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet turke si, sh\u00ebrbimet informative, ushtria, diplomacia, etj. Nga ana tjet\u00ebr n\u00ebse tentativa e kryeterroristit t\u00eb organizat\u00ebs FET\u00d6, Fethullah G\u00fclen p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Egjipt realizohet duhet t\u00eb dihet q\u00eb ajo mbart n\u00eb vetvete rrezikun e shnd\u00ebrrimit t\u00eb luftrave t\u00eb organizuar si p\u00ebrfaq\u00ebsi, n\u00eb ato mes fuqive t\u00eb shteteve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><span style=\"color: #808080;\"><a style=\"color: #808080;\" href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\"><b>MERVE \u015eEBNEM ORU\u00c7\/ Anadolu Agency (AA)<\/b><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse tentativa e kryeterroristit t\u00eb organizat\u00ebs FET\u00d6, Fethullah G\u00fclen p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Egjipt realizohet duhet t\u00eb dihet q\u00eb ajo mbart n\u00eb vetvete rrezikun e shnd\u00ebrrimit t\u00eb luftrave t\u00eb organizuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13239,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13524","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13524"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13524"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13524\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13525,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13524\/revisions\/13525"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}