{"id":13560,"date":"2016-08-01T14:00:11","date_gmt":"2016-08-01T13:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13560"},"modified":"2016-08-01T14:00:11","modified_gmt":"2016-08-01T13:00:11","slug":"vaj-vatani-mjere-mileti-ku-na-solli-ali-ahmeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13560","title":{"rendered":"Vaj vatani mjer\u00eb mileti ku na solli Ali Ahmeti!"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bexheti-5411178-76-e1468324398757.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-12947\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bexheti-5411178-76-e1468324398757.jpg\" alt=\"bexheti-5411178-76\" width=\"700\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bexheti-5411178-76-e1468324398757.jpg 700w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/bexheti-5411178-76-e1468324398757-300x162.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/a>Shkruan: <strong>Abdylmenaf Bexheti<\/strong><\/p>\n<p><em>Rebalanc\u00ebt, gjithmon\u00eb t\u00eb rregullta (ndonj\u00ebher\u00eb edhe dy n\u00eb vit), paraqesin fenomen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeverisje 10-vje\u00e7are (q\u00eb nga 2006-ta), me t\u00eb nj\u00ebjtat shprehi dhe \u201cstandarde\u201d VMRO-iste, duke \u201ct\u00ebrhequr p\u00ebr hunde\u201d BDI-n\u00eb, q\u00eb nuk ia m\u00ebsoi tabiatet partnerit t\u00eb vet strategjik, edhe pse me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb personale n\u00eb k\u00ebto dhjet\u00eb vjet qeverisje!<\/em><\/p>\n<p>Qeveria e ashtuquajtur teknike e Maqedonis\u00eb draftoi rebalancin e buxhetit 2016 dhe Parlamenti e miratoi at\u00eb, s\u00ebrish pa debat p\u00ebrmbajtjesor, pa opozit\u00eb, pa llogaridh\u00ebnie, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pa transparenc\u00eb, por me shum\u00eb ndryshime jologjike, kryesisht politike!<\/p>\n<p>Buxheti, si akt, para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb ekonomik dhe social dhe krahas k\u00ebsaj ka edhe komponent\u00eb politike, por kjo duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspekt, bile shum\u00eb komplementar me dy t\u00eb parat. Por, ne tash e nj\u00eb dekad\u00eb radhazi jemi m\u00ebsuar me rebalancet e k\u00ebsaj qeverisje \u2013 fillimisht me buxhetin baz\u00eb p\u00ebrfshin m\u00eb shum\u00eb aspekte ekonomike dhe zhvillimore, si edhe ato politike, n\u00eb kuptim t\u00eb ekuilibrave t\u00eb koalicionit.<\/p>\n<p>Rebalanc\u00ebt, gjithmon\u00eb t\u00eb rregullta (ndonj\u00ebher\u00eb edhe dy n\u00eb vit), paraqesin fenomen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeverisje 10-vje\u00e7are (q\u00eb nga 2006-ta), me t\u00eb nj\u00ebjtat shprehi dhe \u201cstandarde\u201d VMRO-iste, duke \u201ct\u00ebrhequr p\u00ebr hunde\u201d BDI-n\u00eb, q\u00eb nuk ia m\u00ebsoi tabiatet partnerit t\u00eb vet strategjik, edhe pse me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb personale n\u00eb k\u00ebto dhjet\u00eb vjet qeverisje! Gjithmon\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb shkurtimeve jan\u00eb projektet \u201cshqiptare\u201d, duke filluar nga arsimi, kultura, infrastruktura, kryesisht n\u00eb rajonet me banim dominues shqiptar dhe gjithnj\u00eb me arsyetime t\u00eb nj\u00ebjta banale! Bile edhe ministri i ri i Financave me po t\u00eb nj\u00ebjtat arsyetime, si paraardh\u00ebsi i tij (demagogu dhjet\u00ebvje\u00e7ar), arsyetonte se buxhetin nuk e trajtojn\u00eb me ngjyra etnike por qytetare! Sikur u beson dikush! Natyrisht, p\u00ebrve\u00e7 partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, te t\u00eb cil\u00ebt fatkeq\u00ebsisht ka funksionuar ky arsyetim. Prandaj shkurtohen mjetet p\u00ebr Pallatin e Kultur\u00ebs n\u00eb Tetove, Teatrin Shqiptar n\u00eb Shkup, Universitetin e Tetov\u00ebs dhe pothuaj t\u00eb gjitha dikasteret e institucionet e \u201cqeverisura\u201d nga shqiptar\u00ebt, si p.sh. Ministria e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs me minus 4 mil. euro! Q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ironia edhe m\u00eb e madhe, kan\u00eb parashikuar vet\u00ebm 10 mil. denar\u00eb (160 mij\u00eb euro) p\u00ebr universitetin e ri shqip n\u00eb Shkup \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, i cili duhet t\u00eb filloj\u00eb me pun\u00eb vet\u00ebm pas nj\u00eb muaji, nd\u00ebrsa nuk ka kurrfar\u00eb infrastrukture hap\u00ebsinore, teknike, burime njer\u00ebzore, laborator\u00eb dhe mjete t\u00eb tjera m\u00ebsimore dhe shkencore! Kjo, thjesht, \u00ebsht\u00eb tallje me projektin virtual q\u00eb mban emrin gjigant! Nd\u00ebrkoh\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cbuxhet qytetar\u201d (sipas ministrit aktual), po rritet buxheti p\u00ebr Universitetin \u201cKirili dhe Metodi\u201d, p\u00ebr at\u00eb \u201cKliment Ohridskin\u201d dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb befasie, apo?<\/p>\n<p>Asnj\u00eb njoh\u00ebs sip\u00ebrfaq\u00ebsor i politikave publike dhe stilit t\u00eb qeverisjes \u201cstandarde\u201d VMRO-BDI nuk e befasoi ky rebalanc i buxhetit 2016 e aq m\u00eb pak ata q\u00eb i studiojn\u00eb m\u00eb thell\u00eb k\u00ebto raporte. Asgj\u00eb t\u00eb re n\u00eb k\u00ebt\u00eb rebalanc, bile edhe p\u00ebr rrethanat e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb politike n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kalon vendi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e t\u00eb ardhurave publike simbolikisht u shkurtuan t\u00eb ardhurat burimore (kryesisht tatimet e konsumit \u2013 TVSH) dhe t\u00eb ardhurat kapitale, se bashku me rreth 17 mil. euro. Q\u00eb tani n\u00ebnvizoj se, n\u00eb rrethana t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb kriz\u00ebs politike (q\u00eb nuk do t\u00eb mbaroj\u00eb s\u00eb paku deri n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs), s\u2019ka shanse t\u00eb realizohet ky v\u00ebllim i t\u00eb ardhurave. Bile, paradoksalisht parashikojn\u00eb, rritje t\u00eb t\u00eb ardhurave nga donacionet, q\u00eb \u201cmund t\u00eb ndodh\u00eb\u201d vet\u00ebm n\u00ebse kan\u00eb ndonj\u00eb \u201cmarr\u00ebveshje me Putinin ose Sheshelin\u201d! Po v\u00eb bast publikisht me \u00e7ka t\u00eb duan \u201cpushtetar\u00ebt\u201d, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk do realizohen 177 miliard\u00eb denar\u00eb (ose rreth 3 miliard\u00eb euro) p\u00ebr vitin 2016! Ky optimiz\u00ebm irracional nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet \u2013 ka qen\u00eb standard i k\u00ebsaj qeverisjeje me financat publike tashm\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa t\u00eb ardhurat shkurtohen p\u00ebr gjithsej 50 milion\u00eb euro, shpenzimet publike shkurtohen vet\u00ebm p\u00ebr 12 milion\u00eb Euro, p\u00ebrs\u00ebri sjellje e zakonshme e k\u00ebsaj qeverisje. Si rezultat rritet deficiti i planifikuar p\u00ebr rreth 38 mil. euro, q\u00eb realisht do jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht deficiti \u201ci paduksh\u00ebm\u201d dhe faktik.<\/p>\n<p>M\u00eb indikative n\u00eb aspektin ekonomik, por edhe n\u00eb at\u00eb social dhe politik \u00ebsht\u00eb ridizajnimi i krahut t\u00eb shpenzimeve publike. Ja \u00e7ka ndodh\u00eb andej. Shkurtohet dhe shtohet ku nuk duhet, thjesht b\u00ebhen dy veprime negative nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Shkurtohen shpenzimet kapitale q\u00eb edhe ashtu v\u00ebshtir\u00eb realizohen dhe rriten shpenzimet ekonomikisht m\u00eb pak produktive \u2013 nga transfertet sociale, pagat e administrat\u00ebs e deri te pensionet. Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme sforcohet m\u00eb shum\u00eb, polic\u00ebt sigurisht motivohen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lojalitetit dhe servilitetit ndaj pushtetit, Gjykata Kushtetuese \u201cshp\u00ebrblehet\u201d p\u00ebr plus 0,6 mil. euro si rezultat i d\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb dhe zbatimit t\u00eb urdhrave politiko-partiake p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e sistemit juridiko politik t\u00eb vendit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht sforcohet p\u00ebr 0,5 mil. euro shtes\u00eb edhe Agjencia e Zbulimit, ngase diktator\u00ebve u nevojiten informacione asimetrike p\u00ebr t\u00eb ndjekur kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb sajuar e inskenuar armiq, kjo vet\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb pushtetit! S\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr detaje t\u00eb tjera p\u00ebr ta cil\u00ebsuar buxhetin si instrument aparat\u00e7iku partiak t\u00eb partive n\u00eb pushtet. Thjesht th\u00ebn\u00eb, me instrumentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm (makro)ekonomik realizohet ekuacioni politik!<\/p>\n<p>\u201cKutia e zez\u00eb\u201d fiskale, sintetikisht e strukturuar si z\u00eb buxhetor n\u00eb grupin 70 \u2013 pun\u00eb ekonomike n\u00eb vler\u00eb t\u00eb gjithmbarshme prej mbi 700 milion\u00eb euro (jo denar\u00eb) e destinuar gjoja p\u00ebr projekte ekonomike dhe kapitale, brenda t\u00eb cilit edhe projekte t\u00eb skulpturave dhe fasadeve t\u00eb barokut n\u00eb Shkup, nuk ka minimum transparenc\u00eb analitike. Standardi i transparenc\u00ebs fiskale (si edhe buxhetet e t\u00eb gjitha projekteve tjera), nuk lejon mbi 3% t\u00eb z\u00ebrit p\u00ebrmbledh\u00ebs (sintetik) nga totali t\u00eb destinohet si \u201ckontingjent\u201d p\u00ebr pun\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tek analitika e z\u00ebrave t\u00eb k\u00ebtij pozicioni mbi 70% e shum\u00ebs (sakt\u00eb 500 milion\u00eb euro) jan\u00eb regjistruar n\u00eb \u201canalitik\u00ebn\u201d 704 \u2013 pun\u00eb tjera ekonomike! Nuk duhet t\u00eb jesh teknicient i fush\u00ebs q\u00eb ta kuptosh k\u00ebt\u00eb katrahur\u00eb n\u00eb nomenklatur\u00ebn buxhetore t\u00eb Maqedonis\u00eb, krejt vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim \u2013 t\u00eb fshehin \u00e7mendurit\u00eb rreth financimeve t\u00eb panevojshme p\u00ebr projekte \u201clavatri\u00e7e\u201d t\u00eb parave t\u00eb qytetar\u00ebve!<\/p>\n<p>Abnormaliteti fiskal q\u00eb prej 2009-ta e k\u00ebndej, q\u00ebkur filloi i a.q. Projekti \u201cShkupi 2014\u201d \u2013 pa asnj\u00eb debat publik, pa p\u00ebrfillje t\u00eb prioriteteve dhe nevojave, pa proces t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb publikut, pa analiza t\u00eb kosto-p\u00ebrfitimeve, pa transparenc\u00eb minimale fiskale, u b\u00eb thjesht si hyrje n\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb pa e ditur fare stacionimin p\u00ebrfundimtar. M\u00eb pas, diku nga 2012-ta, ky abnormalitet u normalizua deri n\u00eb ato p\u00ebrmasa, saq\u00eb edhe opinioni m\u00eb i gjer\u00eb u b\u00eb imun ndaj k\u00ebsaj aventure.<\/p>\n<p>Si gjithmon\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ideja e k\u00ebtij shtjellimi q\u00eb t\u2019i lodhim lexuesit me teknikalitete fiskale edhe kur ato jan\u00eb antishqiptare. Buxheti i \u00e7do qeverisje pasqyron jo vet\u00ebm politikat publike t\u00eb saj, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes dhe praktikimin e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt atributet standarde t\u00eb buxheteve t\u00eb k\u00ebsaj qeverisje, tash e nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb plot\u00eb, pasqyrojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri (keq)qeverisjen e saj \u2013 buxhete megalomane, q\u00eb zakonisht jan\u00eb atribut i qeverisjeve t\u00eb majta, pavar\u00ebsisht se deklarohen t\u00eb djathta; buxhete rishp\u00ebrndar\u00ebse mbi parime t\u00eb ideologjis\u00eb majtiste, edhe pse deklarohen t\u00eb djatht\u00eb; buxhete t\u00eb padrejta, edhe pse deklarohen (demo)kriastian\u00eb dhe popullor n\u00eb kuptimin e drejtshm\u00ebrive; buxhete konjunkturale, edhe pse deklarohen antidiskriminues; Buxhete diktatoriale, edhe pse e quajn\u00eb veten demokrat\u00eb; buxhete egocentrike dhe personale, edhe pse shiten si institucionale; buxhete abuzive dhe korruptive, edhe pse shiten si prudentive; buxhete diskriminuese e selektive, edhe pse promovohen p\u00ebr inkluzive\u2026<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto dhe shum\u00eb tjera atribute (bile edhe p\u00ebrtej k\u00ebtyre) rezulton se kjo klas\u00eb ka mbajtur llogari p\u00ebr pafund\u00ebsi n\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb qeverisjes dhe p\u00ebrfitimeve materiale e personale.<\/p>\n<p>Kulmi (t\u00eb shpresojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb ky) i pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb fiskale arrihet me t\u00eb a.q. Euro-bono 2016 \u2013 fillimisht e paralajm\u00ebruar p\u00ebr 10 dhe m\u00eb pas e ofruar me 7 vite (Po t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb fitore politike, pse nuk e ofrojn\u00eb p\u00ebr tre vite?) n\u00eb vler\u00eb prej 650 milion\u00eb eurosh dhe norm\u00eb interesi 5%. Tregu do tregoj\u00eb me sa do t\u00eb realizoj\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb shtet me 2 milion banor\u00eb popullat\u00eb statistikisht dhe m\u00eb pak se 1,5 mil. realisht, q\u00eb nuk tejkalon vler\u00ebn e PBB-s\u00eb prej 10 miliard\u00eb euro (po ashtu statistikisht), kjo \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e padurueshme! Kjo ta rrit\u00eb barr\u00ebn e borxhit publik n\u00eb mbi 5,3 miliard\u00eb euro ose n\u00eb rreth 53% t\u00eb PBB-s\u00eb t\u00eb vendit. Tmerri i k\u00ebtij veprimi q\u00ebndron te destinimi! K\u00ebto mjete do t\u00eb destinohen p\u00ebr efekte politike n\u00eb vend atyre ekonomike. Pra, do t\u00eb financohen nevojat rrjedh\u00ebse t\u00eb buxhetit, nga pagat e administrat\u00ebs, pensionet e rritura, subvencionet (e korruptuara) bujq\u00ebsore, trasnfertet sociale\u2026, t\u00eb gjitha t\u00eb menaxhuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive p\u00ebr grupe t\u00eb caktuara t\u00eb interesit politiko-partiak. Teoria e financave publike ka d\u00ebshmuar se pa problem mbijetojn\u00eb shtete ekonomikisht t\u00eb fuqishme edhe me borxh publik mbi 120% t\u00eb PBB (si Italia p.sh.), por ama ka shum\u00eb raste kur kan\u00eb bankrotuar shtete edhe me m\u00eb pak se 40% t\u00eb PBB-s\u00eb me borxh publik. Krejt kjo varet, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, nga ekonomia dhe forca gjeneruese e saj, si dhe nga produktiviteti fiskal, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb edhe me destinimin e huamarrjes, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur t\u00eb skadoj\u00eb koha e shlyerjes (pages\u00ebs) s\u00eb borxhit, projektet p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt e keni marr\u00eb at\u00eb, t\u00eb mund \u201cta kthejn\u00eb vet\u00eb\u201d borxhin!<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, efekti m\u00eb negativ i gjith\u00eb k\u00ebsaj aventure fiskale tentohet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj qeverisje. S\u00ebrish blerje edhe t\u00eb nj\u00eb mandati, n\u00ebse jo p\u00ebr qeverisje, me siguri p\u00ebr relevanc\u00eb dominuese opozitare. Problemi m\u00eb i madh i huamarrjeve \u00ebsht\u00eb se ata q\u00eb do ta paguajn\u00eb borxhin pas 10 viteve, aktualisht bile nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote ose nuk jan\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb procesin e vendimeve (elektorale) p\u00ebr k\u00ebto veprime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsues i ndersh\u00ebm (mbi 40 vite pune dhe sapo shpresonte pensionin), me gjith\u00eb hallet e veta q\u00eb kishte, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb mega-huamarrjes, m\u00eb impresionoi kur m\u00eb tha se \u201cnuk kuptoj nga ekonomia, por kjo q\u00eb po na ndodh\u00eb me borxhin mbi f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit tan\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u2018terroriz\u00ebm ekonomik\u2019\u201d!<\/p>\n<p>Klasa e pap\u00ebrgjegjshme qeveris\u00ebse me n\u00eb krye DPMNE-BDI, duke bler\u00eb mediume, analist\u00eb, gazetar\u00eb, bile edhe disa \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, si dhe duke k\u00ebrc\u00ebnuar dhe inskenuar me burgosje, pothuaj i eliminuan t\u00eb gjitha oponencat e z\u00ebshme. Sa p\u00ebr ekspert\u00ebt e heshtur dhe intelektual\u00ebt partiak\u00eb, q\u00eb krekosin si \u201ct\u00eb pavarur\u201d, t\u00eb cil\u00ebve q\u00eb moti u ka mbetur ashti n\u00eb fyt, nuk kemi pse t\u00eb humbasim hap\u00ebsir\u00eb dhe rreshta p\u00ebr trajtim. Ata i ka d\u00ebshmuar koha si t\u00eb d\u00ebshtuar, ani pse kan\u00eb p\u00ebrfituar! Na vjen keq q\u00eb duhet ta rip\u00ebrs\u00ebrisim se shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb kan\u00eb qen\u00eb z\u00ebrat kritik\u00eb q\u00eb kan\u00eb oponuar dhe d\u00ebshmuar p\u00ebr d\u00ebshtimet. Qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, si p.sh. i fshatit Rakovec nga Mal\u00ebsia e Tetov\u00ebs ose nj\u00eb tjet\u00ebr i Bojan\u00ebs s\u00eb Shkupit, e deri te mixha i Karadakut, e kan\u00eb artikuluar shum\u00eb m\u00eb drejt\u00eb dhe pa ekuivoke, me fjalorin e tyre popullor, gjendjen dhe sjelljen e politik(uajve)an\u00ebve tan\u00eb sesa shum\u00eb (pseudo)intelektual\u00eb me grada doktor\u00eb shkencash, q\u00eb servilosen dhe pispillosen pas boss-\u00ebve partiak\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar. Ky \u00ebsht\u00eb mjerimi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull. Fatkeq\u00ebsisht, mbetet akoma aktuale poezia e famshme e Nolit (An\u00ebs lumenjve): \u201dKu e lam e ku na mbeti, vaj vatani mjer\u00eb mileti\u201d, q\u00eb mund t\u00eb rimohej edhe me \u201cku na solli Ali Ahmeti!\u201d Dh\u00ebnt\u00eb Zoti q\u00eb nga k\u00ebto gabime t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb qeverisjet e regjionit dhe jo e kund\u00ebrta, si shum\u00eb\u00e7ka deri m\u00eb sot!<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb t\u00eb procedojm\u00eb, duhet rimarr\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e paligjshme q\u00eb e kan\u00eb grabitur nga populli, jo q\u00eb t\u2019i varf\u00ebrojm\u00eb ata por q\u00eb t\u00eb mbushen me mend t\u00eb tjer\u00ebt pas tyre! Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e duhur. Edhe p\u00ebrgjimet na treguan se nuk mjaftojn\u00eb vet\u00ebm ndryshimet e qeverisjes pa nd\u00ebshkime, sepse t\u00eb tjer\u00ebt do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb keq nes\u00ebr. S\u00eb paku k\u00ebto 25 vite \u201cdemokracie\u201d na e d\u00ebshmuan k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Abdylmenaf Bexheti Rebalanc\u00ebt, gjithmon\u00eb t\u00eb rregullta (ndonj\u00ebher\u00eb edhe dy n\u00eb vit), paraqesin fenomen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeverisje 10-vje\u00e7are (q\u00eb nga 2006-ta), me t\u00eb nj\u00ebjtat shprehi dhe \u201cstandarde\u201d VMRO-iste, duke \u201ct\u00ebrhequr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12947,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13560","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13560"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13561,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13560\/revisions\/13561"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}