{"id":13590,"date":"2016-08-03T15:11:47","date_gmt":"2016-08-03T14:11:47","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13590"},"modified":"2016-08-03T11:46:58","modified_gmt":"2016-08-03T10:46:58","slug":"konsensusi-i-ri-politik-pas-pucit-ne-turqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13590","title":{"rendered":"&#8220;Konsensusi i ri politik pas pu\u00e7it n\u00eb Turqi&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb Ibrahim Kal\u0131n thot\u00eb se tentativa p\u00ebr grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO ishte nj\u00eb nat\u00eb e err\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/kalin-35447264.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-7667\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/kalin-35447264.jpg\" alt=\"kalin-35447264\" width=\"754\" height=\"424\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/kalin-35447264.jpg 610w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/kalin-35447264-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 754px) 100vw, 754px\" \/><\/a>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb Ibrahim Kal\u0131n thot\u00eb se tentativa p\u00ebr grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO ishte nj\u00eb nat\u00eb e err\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, raporton Anadolu Agency (AA).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cRezistenca e guximshme dhe sakrifica e popullit turk n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs, megjithat\u00eb, e ktheu at\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ndritshme. Pas tentativ\u00ebs, ka nj\u00eb konsensus shoq\u00ebror dhe politik n\u00eb zhvillim, konsensus ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsor p\u00ebr fuqin\u00eb strukturore t\u00eb demokracis\u00eb turke\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kal\u0131n, n\u00eb shkrimin me titull \u201cKonsensusi i ri politik pas pu\u00e7it n\u00eb Turqi\u201d p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cDaily Sabah\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur se konsensusi i ri pas pu\u00e7it n\u00eb Turqi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbrojtjen e demokracis\u00eb, lirin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs kund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme. Duke e theksuar konsolidimin e miliona njer\u00ebzve me prapavi t\u00eb ndryshme dhe nga qarqe t\u00eb ndryshme politike q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar grusht shtetin m\u00eb 15 korrik, Kal\u0131n shkruan se t\u00eb gjitha partit\u00eb politike kishin q\u00ebndrim parimor.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cM\u00eb 25 korrik, Presidenti Recep Tayyip Erdo\u011fan zhvilloi nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e opozit\u00ebs nga Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia L\u00ebvizja Nacionaliste (MHP), Kemal K\u0131l\u0131\u00e7daro\u011flu dhe Devlet Bah\u00e7eli, p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb lidhje me tentativ\u00ebn p\u00ebr grusht shteti dhe procesin pas tij. M\u00eb 26 korrik, K\u0131l\u0131\u00e7daro\u011flu tha se Fethullah G\u00fclen, protagonisiti pas grusht shtetit, duhet t\u00eb ekstradohet n\u00eb Turqi. Bah\u00e7eli dhe t\u00eb tjer\u00eb i b\u00ebn\u00eb jehon\u00eb thirrjes s\u00eb tij. K\u00ebrkesa p\u00ebr ekstradimin e G\u00fclenit \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga shumica e opinionit n\u00eb Turqi, partive politike dhe organizatave joqeveritare me k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme politike\u201d, shkruan m\u00eb tej Kal\u0131n.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb shkrimin e tij, Kal\u0131n m\u00eb tej u b\u00ebn thirrje SHBA-ve dhe Evrop\u00ebs q\u00eb mos ta shp\u00ebrfillin k\u00ebt\u00eb konsensus e mos t\u00eb jen\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsues ndaj tij, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nga SHBA-t\u00eb dhe Evropa do t\u00eb ishte gabim i madh.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, duke theksuar se shumica e njer\u00ebzve n\u00eb Turqi kan\u00eb p\u00ebrshtypjen se SHBA-t\u00eb po e strehojn\u00eb G\u00fclenin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po e l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdor\u00eb sistemin ligjor amerikan n\u00eb favor t\u00eb tij, Kal\u0131n shkruan se \u201cNe jemi t\u00eb bindur se qeveria amerikane do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Ankaran\u00eb mbi ekstradimin e G\u00fclenit. G\u00fclen \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb Turqi dhe nj\u00eb kriminel i rreziksh\u00ebm p\u00ebr SHBA-t\u00eb. Tashm\u00eb ka nj\u00eb num\u00ebr hetimesh n\u00eb shkollat e G\u00fclenit, p\u00ebr mashtrim me viza dhe larje parash. N\u00ebse SHBA-t\u00eb e lejojn\u00eb G\u00fclenin ta p\u00ebrdor\u00eb sistemin amerikan n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, shum\u00eb njer\u00ebz do ta vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb, kurs veprimesh ky q\u00eb edhe m\u00eb tej do t\u2019i rris\u00eb ndjenjat anti-amerikane n\u00eb Turqi&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">M\u00eb tej Kal\u0131n shprehet se shumica e evropian\u00ebve dhe amerikan\u00ebve duket se nuk arrijn\u00eb ta kuptojn\u00eb plot\u00ebsisht madh\u00ebsin\u00eb dhe pesh\u00ebn e asaj q\u00eb ndodhi m\u00eb 15 korrik dhe se si njer\u00ebzit luftuan trim\u00ebrisht kund\u00ebr pu\u00e7it t\u00eb FETO-s. \u201cN\u00eb vend se ta mb\u00ebshtesin Turqin\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr gylenist\u00ebve, zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb duke i ligj\u00ebruar Turqis\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sundimin e ligjit. Madje disa shkojn\u00eb aq larg, sa na faj\u00ebsojn\u00eb se ne vet\u00eb e kemi realizuar grushtin e shtetit\u201d, shkruan Kal\u0131n n\u00eb shenj\u00eb kritike drejtuar BE-s\u00eb dhe SHBA-ve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb shkrimin e tij, Kal\u0131n m\u00eb tej thot\u00eb: \u201cKa nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpranishme befasie dhe zhg\u00ebnjim se aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb e kan\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar intensitetin e grusht shtetit, derisa ne humb\u00ebm shum\u00eb civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe shmang\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr demokracin\u00eb ton\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Vendet per\u00ebndimore d\u00ebnojn\u00eb grusht shtetin, por t\u00ebrhiqen dhe nuk thon\u00eb asgj\u00eb n\u00eb lidhje me pu\u00e7ist\u00ebt. \u00cbsht\u00eb turp q\u00eb asnj\u00eb nga krer\u00ebt shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, minist\u00ebr apo zyrtar i lart\u00eb, ende nuk e ka vizituar Turqin\u00eb q\u00eb nga 15 korriku. Infiltrimi i gylenist\u00ebve n\u00eb shtetin turk ka shkaktuar d\u00ebm t\u00eb madh dhe jostabilitet, duke rezultuar me grushtin e shtetit t\u00eb 15 korrikut. Sikurse PKK-ja, edhe gylenist\u00ebt abuzojn\u00eb sistemin ligjor dhe politik n\u00eb Evrop\u00eb dhe SHBA p\u00ebr mbrojtjen e tyre. Kjo duhet t\u00eb marr\u00eb fund. Tani, njer\u00ebzit duan p\u00ebrfundim dhe drejt\u00ebsi&#8221;, shkruan mes tjerash z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs turke.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb lidhje me pastrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb FETO-s nga institucionet, Kal\u0131n shkruan se hapi i till\u00eb nuk ka aspak dallim nga ajo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb bashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore dhe asaj Per\u00ebndimore n\u00eb vitin 1990 me procesin e famsh\u00ebm \u201cEinigungsvertrag\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cSipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, rreth 500.000 n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb nga Gjermania Lindore u shkarkuan ose u pezulluan nga postet e tyre. Pas gjasht\u00eb muajsh, shumica e tyre u pushuan nga puna. Menj\u00ebher\u00eb pas bashkimit, t\u00eb gjith\u00eb gjeneral\u00ebt dhe admiral\u00ebt n\u00eb ushtrin\u00eb e Gjermanis\u00eb Lindore q\u00eb num\u00ebronte 88.000 trupa u d\u00ebbuan. Vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i ushtar\u00ebve t\u00eb rangut t\u00eb ul\u00ebt u lejuan n\u00eb ushtrin\u00eb e re gjermane. P\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebrbyesve civil\u00eb dhe ushtar\u00ebve, shum\u00eb akademik\u00eb, m\u00ebsues, diplomat\u00eb dhe gazetar\u00eb po ashtu u pushuan nga shteti gjerman n\u00ebn akuzat p\u00ebr lidhje me regjimin e vjet\u00ebr n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore&#8221;, thot\u00eb Kal\u0131n.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas tij, autoritetet gjermane i nd\u00ebrmorr\u00ebn k\u00ebto masa ekstreme p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb tranzicion t\u00eb qet\u00eb drejt nj\u00eb Gjermanie t\u00eb bashkuar. &#8220;Turqia sapo ndaloi nj\u00eb grusht shteti t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb sh\u00ebrohet nga pasojat e tij vdekjeprur\u00ebse. Ata q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kujdesen p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Turqi, duhet ta mb\u00ebshtesin luft\u00ebn e vendit kund\u00ebr pu\u00e7ist\u00ebve potencial\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kultit g\u00fclenist\u201d, thekson Kal\u0131n.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\">N\u00eb fund t\u00eb shkrimit, Kal\u0131n e rithekson konsensusin mbar\u00ebkomb\u00ebtar gjat\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik, duke th\u00ebn\u00eb se ky konsensus dhe roli i FETO-s n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb burim fuqie dhe rip\u00ebrt\u00ebritjeje p\u00ebr demokracin\u00eb e Turqis\u00eb.<\/a><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ai shkruan mes tjerash se qeveria, n\u00eb konsultim me partit\u00eb opozitare, po sjell\u00eb reforma strukturore p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do tentativ\u00eb t\u00eb ardhshme p\u00ebr grusht shteti. \u201cK\u00ebto masa do t\u00eb krijojn\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie, q\u00eb jan\u00eb elemente themelore t\u00eb demokracis\u00eb dhe qeverisjes n\u00eb Turqi. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnjosur besimin n\u00eb shtetin dhe ushtrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb krime t\u00eb tilla si tentativa e 15 korrikut t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten\u201d, shkruan n\u00eb fund Kal\u0131n.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb Ibrahim Kal\u0131n thot\u00eb se tentativa p\u00ebr grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO ishte nj\u00eb nat\u00eb e err\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7667,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,28],"tags":[],"class_list":["post-13590","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13590"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13591,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13590\/revisions\/13591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}