{"id":13855,"date":"2016-08-12T11:25:58","date_gmt":"2016-08-12T09:25:58","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=13855"},"modified":"2016-08-12T14:45:19","modified_gmt":"2016-08-12T12:45:19","slug":"konventa-turko-jugosllave-e-vitit-1938-dhe-reagimet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=13855","title":{"rendered":"Konventa turko-jugosllave e vitit 1938 dhe reagimet shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/pushtimi-lufta-2-804x380-e1471004943768.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-13859\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/pushtimi-lufta-2-804x380-e1471004943768.jpg\" alt=\"lufta\" width=\"663\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/pushtimi-lufta-2-804x380-e1471004943768.jpg 663w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/pushtimi-lufta-2-804x380-e1471004943768-300x171.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 663px) 100vw, 663px\" \/><\/a>Me mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe krijimin e Jugosllavis\u00eb s\u00eb Versaj\u00ebs pozita e shqiptar\u00ebve u p\u00ebrkeq\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vitin 1919 Beogradi zyrtar solli Ligjin p\u00ebr Reform\u00ebn Agrare, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1931 edhe Ligjin p\u00ebr Kolonizimin e \u201cKrahinave t\u00eb Jugut\u201d. Burimet jugosllave v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se deri m\u00eb 1 janar t\u00eb vitit 1928 autoritet serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trevat lindore shqiptare kishin kryer p\u00ebrkufizimin e 222.397 hektar\u00ebve tok\u00eb bujq\u00ebsore me 1923 komplekse t\u00eb m\u00ebdha. Nga kjo sasi 111.607 hektar\u00eb u ishin shp\u00ebrnda kolonist\u00ebve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin gjithsej 173 koloni dhe 419 fshatra.<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Qerim Lita, Shkup<\/strong><\/p>\n<p>Lufta e Par\u00eb Ballkanike (tetor 1912), q\u00eb p\u00ebrfundoi me t\u00ebrheqjen e ushtris\u00eb s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe pushtimin e trevave verilindore shqiptare nga trupat ushtarake serbe, p\u00ebr kryeministrin e at\u00ebhersh\u00ebm serb, Nikolla Pashiq, u konsiderua si luft\u00eb midis \u201cKrishterimit evropian dhe Islamizmit aziatik\u201d dhe se ajo, sipas tij, p\u00ebrfundoi me fitoren e \u201cshteteve t\u00eb krishtera t\u00eb Ballkanit\u201d. Si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb till\u00eb, pushtuesit serb\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht aleanca ortodokse ballkanike, si dhe pjesa m\u00eb e madhe e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb e deri diku edhe t\u00eb Italis\u00eb, shqiptar\u00ebt i shpall\u00ebn \u201carmiq t\u00eb civilizimit t\u00eb krishter\u00eb evropian\u201d. Gjithnj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb \u201ckrishterimit evropian\u201d, ushtria pushtuese serbe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme e terrorizoi popullsin\u00eb shqiptare, duke vrar\u00eb e masakruar mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm e duke pla\u00e7kitur e djegur vendbanime t\u00eb t\u00ebra shqiptare. Si rrjedhoj\u00eb e sjelljes s\u00eb till\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1913 shp\u00ebrtheu kryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebr trupave pushtuese serbe, e cila n\u00eb historiografin\u00eb shqiptare njihet si \u201cKryengritja e Shtatorit\u201d.<\/p>\n<p>Me mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe krijimin e Jugosllavis\u00eb s\u00eb Versaj\u00ebs pozita e shqiptar\u00ebve u p\u00ebrkeq\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vitin 1919 Beogradi zyrtar solli Ligjin p\u00ebr Reform\u00ebn Agrare, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1931 edhe Ligjin p\u00ebr Kolonizimin e \u201cKrahinave t\u00eb Jugut\u201d. Burimet jugosllave v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se deri m\u00eb 1 janar t\u00eb vitit 1928 autoritet serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trevat lindore shqiptare kishin kryer p\u00ebrkufizimin e 222.397 hektar\u00ebve tok\u00eb bujq\u00ebsore me 1923 komplekse t\u00eb m\u00ebdha. Nga kjo sasi 111.607 hektar\u00eb u ishin shp\u00ebrnda kolonist\u00ebve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin gjithsej 173 koloni dhe 419 fshatra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 1938 midis Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave u n\u00ebnshkrua konventa fam\u00ebkeqe, e cila parashikonte shp\u00ebrnguljen e 40.000 familjeve myslimane (250.000-300.000 banor\u00eb), kryesisht shqiptare, p\u00ebr n\u00eb Turqi. Nj\u00eb akt i till\u00eb i shqet\u00ebsoi tejmase autoritet e at\u00ebhershme politike e intelektuale shqiptare si n\u00eb trevat verilindore (t\u00eb pushtuara nga Jugosllavia), ashtu edhe n\u00eb ato t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb politike. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi se si e parashikonin realizimin praktik t\u00eb konvent\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, autoritetet e at\u00ebhershme pushtuese serbomadhe, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, si dhe p\u00ebrpjekjet e autoriteteve qeveritare shqiptare p\u00ebr ta penguar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e pam\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb revist\u00ebs mbar\u00ebkomb\u00ebtare \u201cSHENJA\u201d t\u00eb botojm\u00eb dy dokumente, p\u00ebrkat\u00ebsisht elaboratin me titull \u201cProblemet dhe metodat e shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe turqve nga Serbia e Jugut p\u00ebr Turqi\u201d, hartuar m\u00eb 23 dhjetor 1938 nga P. Kumoviqi, inspektor i lart\u00eb i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb jugosllave, dhe raportin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik bullgar n\u00eb Tiran\u00eb, J. Peev, d\u00ebrguar m\u00eb 14 tetor 1938 Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme Mbret\u00ebrore Bullgare. Dokumentet n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, gjenden n\u00eb Arkivin Shtet\u00ebror t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, fondi 613 dhe 1178.<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p><strong>Elaborat me titull \u201cProblemet dhe metodat e shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe turqve nga Serbia e Jugut p\u00ebr Turqi\u201d, hartuar m\u00eb 23 dhjetor 1938 nga P. Kumoviq.<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Dispozitat ligjore (t\u00eb miratuara dhe n\u00eb procedur\u00eb e sip\u00ebr)<\/li>\n<li>Metodat e zbatimit dhe<\/li>\n<li>Mjetet<\/li>\n<\/ol>\n<ol>\n<li>Dispozitat ligjore<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sipas dispozitave t\u00eb deritanishme t\u00eb Reform\u00ebs Agrare, t\u00eb gjitha pronat e lira p\u00ebrkufizoheshin dhe u ndaheshin kolonist\u00ebve. Familjeve t\u00eb zyrtar\u00ebve u ndahej nga 5 hektar\u00eb. P\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb mashkull deri n\u00eb 16 vjet nga 1 hektar, nd\u00ebrsa p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb mashkull mbi 16 vjet nga 2 hektar\u00eb; meshkujt e pamartuar mbi 20 vjet n\u00eb familje marrin nga 3 hektar\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb martuarit 4 hektar\u00eb; u jepej p\u00ebr inventar edhe nga 2 hektar\u00eb edhe p\u00ebr pyll\u00ebzim, nd\u00ebrsa u jepej edhe tok\u00eb me kualitet t\u00eb dob\u00ebt me kompetenc\u00eb trash\u00ebgimie deri m\u00eb 1\/3 e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Vullnetar\u00ebve-luft\u00ebtar\u00ebve nga 5 hektar\u00eb, nd\u00ebrsa jo luft\u00ebtar\u00ebve 3 hektar\u00eb, nd\u00ebrsa u jepej edhe shtes\u00eb koloniste sipas Ligjit p\u00ebr Kolonizim. Kjo vlente vet\u00ebm p\u00ebr vullnetar\u00ebt dhe bujqit.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit pushtetar\u00ebt tan\u00eb agrar\u00eb kryenin marrjen e tok\u00ebs nga shqiptar\u00ebt dhe turqit, u linin nga 0,40 ari p\u00ebr an\u00ebtar familje nga t\u00eb dy gjinit\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebse toka \u00ebsht\u00eb e kualitetit t\u00eb dob\u00ebt at\u00ebher\u00eb u lihej nga 1 hektar\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar familjeje. Toka tjet\u00ebr e p\u00ebrkufizuar u ndahej kolonist\u00ebve. Ky veprim i pushtetar\u00ebve agrar\u00eb pati efekt t\u00eb madh sidomos n\u00eb momentin kur shqiptar\u00ebt dhe turqit luhateshin, por nga ky moment ata vendos\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrngulje t\u00eb p\u00ebrhershme. Erdh\u00ebn zgjedhjet, t\u00eb cilat t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion t\u00eb pushtetar\u00ebve agrar\u00eb e penguan dhe e gjuajt\u00ebn n\u00eb prapasken\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb kolonizimi, nga bashkimi deri m\u00eb sot, ka d\u00ebshtuar dhe ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb minus, si n\u00eb Vojvodin\u00eb ashtu edhe n\u00eb Serbin\u00eb e Jugut, nd\u00ebrsa kolonizimi n\u00eb Itali \u2013 Abisini ka dh\u00ebn\u00eb rezultate pozitive, edhe pse n\u00ebn rrethana shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Konventa e arritur midis Mbret\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve e turqve vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebnshkrimi paraprak, mir\u00ebpo at\u00eb ende nuk e kan\u00eb miratuar parlamentet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb (udh\u00ebtimi i Mehmet Konic\u00ebs, ish kryetar i Qeveris\u00eb shqiptare, Servet Xhuxhulit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik shqiptar n\u00eb Ankara, legat\u00ebs gjermane n\u00eb Tiran\u00eb dhe Ankara), p\u00ebr ta t\u00ebrhequr konvent\u00ebn nga Republika e Turqis\u00eb d\u00ebshtoi, sepse ende ishte gjall\u00eb Kryetari i Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, Qemal Ataturku, miku yn\u00eb i madh, nd\u00ebrsa trash\u00ebgimtari i tij, Zot\u00ebria Ismet Inoni, e vazhdoi politik\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb tij me Mbret\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dhe e mban miq\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, madje edhe m\u00eb shum\u00eb; ai \u00ebsht\u00eb edhe miku personal i Kryetarit ton\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb Qeveris\u00eb Mbret\u00ebrore, Zot\u00ebris\u00eb Dr. Millan Stojadinoviq.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb votimi i konvent\u00ebs n\u00eb parlamentin ton\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij. Duhet vazhduar me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb kjo konvent\u00eb t\u00eb futet e para n\u00eb rendin e dit\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb implementohet dhe t\u00eb fillohet shp\u00ebrngulja. M\u00eb 1 korrik 1939 k\u00ebt\u00eb konvent\u00eb mund ta ratifikoj edhe vet\u00eb Qeveria Mbret\u00ebrore sipas autorizimit nga Ligji Financiar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe vitin e kaluar, si Rregullore e Konvent\u00ebs s\u00eb natyr\u00ebs ekonomiko-financiare.<\/p>\n<p>2.Metodat e zbatimit<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo pun\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e delikate p\u00ebr interesin shtet\u00ebror e nacional t\u00eb mund t\u00eb zbatohet me trazira sa m\u00eb t\u00eb vogla, nevojitet sa m\u00eb par\u00eb, q\u00eb n\u00eb muajin janar, t\u00eb themelohet Inspektorati Suprem p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve e turqve p\u00ebr n\u00eb Azi, me qend\u00ebr n\u00eb Shkup, i cili do t\u2019i ket\u00eb dy qendra t\u00eb veta rajonale, n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Pej\u00eb ose Prizren.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb Inspektoratit Suprem duhet vendosur nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Ministris\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebr inspektor suprem, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Qeveris\u00eb Mbret\u00ebrore, njoh\u00ebs i mir\u00eb dhe me p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr Jugun ton\u00eb, me num\u00ebr t\u00eb nevojsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Inspektorit suprem si bashk\u00ebpun\u00ebtor duhet t\u2019i ofrohet nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Ushtris\u00eb dhe Marin\u00ebs, Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Financ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb inspektorat i themeluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb Mbret\u00ebrore dhe Ministris\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, ku vet\u00ebm nga ata do t\u00eb marr\u00eb instruksione p\u00ebr pun\u00eb. (N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, kjo mund t\u00eb parashihet edhe me rregullore t\u00eb posa\u00e7me).<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ngritjes s\u00eb autoritetit t\u00eb k\u00ebtij Inspektorati Suprem t\u00eb porsakrijuar, n\u00eb terren nevojitet q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb kompetenca t\u00eb plota e t\u00eb pakufizuara nga ana e Qeveris\u00eb Mbret\u00ebrore p\u00ebr pun\u00eb rreth zbatimit t\u00eb Konvent\u00ebs, plot\u00ebsimin e saj dhe pun\u00ebn jasht\u00eb saj, sepse nuk guxojm\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb se n\u00eb Serbin\u00eb e Jugut sot ka rreth 732.000 shqiptar\u00eb e turq, 280.000 deri 300.00 bullgar\u00eb dhe vet\u00ebm 220.000 serb\u00eb, nga e cila del se ne posht\u00eb jemi pakic\u00eb absolute, q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb lejohet q\u00eb pas aq viteve sot t\u00eb bisedohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>III. Detyrimet e Inspektoratit Suprem do ishin si vijon:<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kompetencave t\u00eb gjera nga ana e Qeveris\u00eb Mbret\u00ebrore n\u00eb intenc\u00ebn e konvent\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe plot\u00ebsimin e saj, e n\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare, duke mos u mb\u00ebshtetur n\u00eb as \u00e7far\u00eb intervenimi partiak-politik, nga cilado an\u00eb qoft\u00eb ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb themelimin e k\u00ebtij Inspektorati Suprem, duhet t\u00eb kryhet intervenimi para se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi konventa (30 qershor 1939), me q\u00ebllim q\u00eb ajo p\u00ebr gjasht\u00eb muaj, para fillimit t\u00eb shp\u00ebrnguljes, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrgatitjen e organizimit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrket shp\u00ebrnguljes dhe kolonizimin e shpejt\u00eb e t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb nevojitet.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Konventa p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve e turqve nga shteti yn\u00eb parashikon q\u00eb duhet shp\u00ebrngulur 40.000 familje p\u00ebr Turqi, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga s\u00eb paku 5 an\u00ebtar\u00eb, duhet vazhduar me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb, q\u00eb me plot\u00ebsimin e ri t\u00eb konvent\u00ebs t\u00eb parashikojm\u00eb edhe shk\u00ebmbimin \u2013 marrjen e elementit ton\u00eb nga Turqia, q\u00eb num\u00ebron rreth 100.000 vet\u00eb dhe shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve e turqve t\u00eb tjer\u00eb deri n\u00eb shp\u00ebrnguljen e tyre p\u00ebrfundimtare nga Serbia e Jugut, si\u00e7 e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb Turqia dhe Greqia.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrngulja duhet kryer n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb brezit kufitar me Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila duhet siguruar pa kurrfar\u00eb kushti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve e turqve t\u00eb kryhet n\u00eb thell\u00ebsi prej 80 kilometrash. N\u00ebse merren parasysh se familjet e tyre numerikisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, 10 e m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb, at\u00ebher\u00eb kjo shif\u00ebr do shkonte nga 200.000 deri 300.000 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjeve dhe me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb arrihej nj\u00eb sukses duksh\u00ebm m\u00eb i madh dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje ,do t\u2019i ofrohej mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb realizimit t\u00eb nevoj\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti duhet n\u00ebnshkruar konvent\u00eb edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe duhet sjell elementin ton\u00eb nga Shqip\u00ebria, q\u00eb num\u00ebron rreth 100.000 vet\u00eb, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit e tyre (popullsin\u00eb shqiptare) n\u00eb shifr\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u2019i d\u00ebbojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb kryejm\u00eb shk\u00ebmbim.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shp\u00ebrngulje nuk duhet nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7mim, por p\u00ebrkundrazi t\u2019i mund\u00ebsohet p\u00ebrforcimi i veprimit t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb pushtetar\u00ebve agrar\u00eb n\u00eb p\u00ebrkufizimin e ndarjes s\u00eb tok\u00ebs dhe kolonizimin n\u00eb Serbin\u00eb e Jugut. Nuk duhet harruar edhe faktin se turqit dhe shqiptar\u00ebt nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulen. Ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjejn\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00ebnyra q\u00eb ta pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, mir\u00ebpo kjo nuk duhet lejuar t\u00eb ngelet n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, sepse kjo p\u00ebrb\u00ebn interesin imperativ shtet\u00ebror e komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Me shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve dhe turqve nga Serbia e Jugut, do t\u00eb fitohej toka me nd\u00ebrtesat p\u00ebr kolonist\u00ebt. Kjo pron\u00eb e patundshme menj\u00ebher\u00eb duhet t\u2019u jepet n\u00eb posedim pushtetar\u00ebve agrar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb marr\u00ebveshje dhe bashk\u00ebpunim me Inspektoratin Suprem dhe pushtetar\u00ebt administrativ\u00eb, do t\u2019ua shp\u00ebrndajn\u00eb tok\u00ebn elementeve nacionale nga Serbia e Mali i Zi. K\u00ebtyre (serb\u00ebve e malazez\u00ebve q\u00eb pranonin t\u00eb vendoseshin t\u00eb tokat shqiptare) duhet caktuar nj\u00eb afat sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb t\u00eb vendosen n\u00eb pronat e caktuara, si pronar\u00eb, por pa t\u00eb drejt\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>K\u00ebta dhe kolonist\u00eb t\u00eb till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrforcoheshin shum\u00eb shpejt\u00eb ekonomikisht, sepse do t\u00eb merrnin tok\u00eb me kualitet t\u00eb lart\u00eb dhe me sht\u00ebpi t\u00eb gatshme, nd\u00ebrsa pushtetar\u00ebt agrar\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb kolonist\u00ebve me ekonomi t\u00eb dob\u00ebt t\u2019u ndihmojn\u00eb n\u00eb blegtori dhe n\u00eb orendi bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm kurrfar\u00eb p\u00ebrkufizimi sipas dispozitave t\u00eb Ligjit p\u00ebr Kolonizim nga ana e pushtetit agrar, por menj\u00ebher\u00eb \u2013 p\u00ebrmes rrug\u00ebs m\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb \u2013 drejtp\u00ebrdrejti t\u00eb vendosen n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi dhe n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pronave t\u00eb caktuara p\u00ebr kolonist\u00ebt dhe me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundon vendosja e tyre. Veprim i k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb Konvent\u00ebn e arritur me Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb Jug p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr do t\u00eb zgjidhet drejt \u00e7\u00ebshtja jon\u00eb komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa kjo na imponon edhe rrethanat tona t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga dhe m\u00ebnyra e vetme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen gabimet kardinale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, q\u00eb na kushtojn\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>III. Mjetet<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shpenzimet e k\u00ebtij Inspektorati t\u00eb ri Suprem do t\u00eb mbulohen me buxhetin e rregullt t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe kredive t\u00eb besuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare.<\/p>\n<p>Ve\u00e7mas mund t\u00eb merren kredi nga Fondi p\u00ebr Kolonizim i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto kredi do t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Inspektorati Suprem p\u00ebrmes nj\u00eb arsyetimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nd\u00ebrsa lejimi nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb me insistim t\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, me p\u00eblqim paraprak t\u00eb Komitetit Ekonomik-Financiar t\u00eb Ministrit.<\/p>\n<ol>\n<li>Kumoviq, s.r.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Beograd, 23 dhjetor 1938\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Inspektor i Ministris\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme\u201d<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>RAPORT i Peevit, d\u00ebrguar m\u00eb 14 tetor 1938 deri te Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Bullgaris\u00eb lidhur me padin\u00eb e autoriteteve qeveritare shqiptare kund\u00ebr Qeveris\u00eb Turke sa i p\u00ebrket Konvent\u00ebs Turko-Jugosllave p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e 250.000 mysliman\u00ebve p\u00ebr Turqi<\/strong><\/p>\n<p><u>\u201cR E Z E R VA T<\/u><\/p>\n<p>Nr. 338<\/p>\n<p>Zoti minist\u00ebr,<\/p>\n<p>Lidhur me raportet e mia nga data 19 t\u00eb shtatorit t\u00eb kaluar dhe nga i pari, n\u00ebn nr. 305 dhe 331, e kam nderin t\u00eb jua p\u00ebrcjell informat\u00ebn se gjat\u00eb bised\u00ebs pardje, ministri turk i Policis\u00eb m\u00eb tregoi se cilat jan\u00eb akuzat e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr Qeveris\u00eb Turke sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr arritjen e Konvent\u00ebs Turko-Jugosllave p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e 250.000 mysliman\u00ebve nga Jugosllavia p\u00ebr n\u00eb Turqi. K\u00ebshtu marr\u00ebveshja nuk niset nga nj\u00eb baz\u00eb solide, sepse Turqia nuk ka k\u00ebrkuar nga ajo konvent\u00eb ta keqp\u00ebrdor\u00eb elementin shqiptar n\u00eb Jugosllavi, por ka zbatuar politik\u00eb n\u00eb grumbullimin e popullsis\u00eb s\u00eb vet \u2013 turq, sepse konsiderohej se n\u00eb Jugosllavi s\u00eb paku ka 150.000 \/n\u00eb vend t\u00eb maksimumit 50.000 si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb faktor\u00ebt relevant\u00eb shqiptar\u00eb\/.<\/p>\n<p>N\u00ebse ato parashikime tregohen si t\u00eb pabaza, nuk p\u00ebrputhen me realitetin, nuk do t\u00eb pranohen 250.000 vet\u00eb, por m\u00eb pak. Gjithsesi se n\u00eb Ankara jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me alarmin n\u00eb Tiran\u00eb rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, i cili alarm dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi e ka tejkaluar edhe mir\u00ebsin\u00eb turke, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga personalitete gjysm\u00eb-p\u00ebrgjegj\u00ebse shqiptare \/p\u00ebr shembull n\u00eb Kongresin e Kish\u00ebs n\u00eb Osllo\/ p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje qen\u00eb prezantuar memoare dhe u vun\u00eb n\u00eb pah nd\u00ebrk\u00ebmb\u00ebza dhe akuza kund\u00ebr Turqis\u00eb, q\u00eb e ka d\u00ebshp\u00ebruar Ankaran\u00eb. Lidhur me udh\u00ebtimin e Mehmet Konic\u00ebs \u2013 p\u00ebr \u00e7ka bashk\u00ebbiseduesi nuk beson se do t\u00eb jet\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi i preokupuar dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje, kryesisht \u2013 ai m\u00eb tha \u2013 se Konica mund t\u00eb ket\u00eb pritje t\u00eb mir\u00eb, mir\u00ebpo me siguri se ai personalisht do t\u00eb p\u00ebrmbahet nga p\u00ebrpjekjet publike kund\u00ebr konvent\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb turko-jugosllave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs s\u00eb djeshme me deputet\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb, ata u shpreh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebveshje n\u00eb kuptimin se disa deputet\u00eb kosovar\u00eb \/p\u00ebr shembull, Jashar Erebara\/ kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb diskutojn\u00eb n\u00eb komisionet p\u00ebrkat\u00ebse parlamentare ose t\u00eb b\u00ebjn\u00eb interpelanc\u00eb rreth k\u00ebtij rreziku p\u00ebr elementin shqiptar n\u00eb Jugosllavi, mir\u00ebpo parashikojn\u00eb se do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb Qeveria p\u00ebr t\u2019i parandaluar ato manifestime t\u00eb parapara publike, t\u00eb cilat do ta shqet\u00ebsonin Beogradin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb krijonin baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi nga ana e Qeveris\u00eb Italiane.<\/p>\n<p>Duke Ju bindur me k\u00ebnaq\u00ebsi Zoti Minist\u00ebr, pranojeni k\u00ebt\u00eb me respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe krijimin e Jugosllavis\u00eb s\u00eb Versaj\u00ebs pozita e shqiptar\u00ebve u p\u00ebrkeq\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vitin 1919 Beogradi zyrtar solli Ligjin p\u00ebr Reform\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13859,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13855"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13855"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13861,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13855\/revisions\/13861"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}