{"id":14039,"date":"2016-08-18T11:41:34","date_gmt":"2016-08-18T09:41:34","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=14039"},"modified":"2016-08-18T12:14:12","modified_gmt":"2016-08-18T10:14:12","slug":"cka-e-ushqen-ekstremizmin-kush-perfiton-me-se-shumti-prej-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=14039","title":{"rendered":"\u00c7ka e ushqen ekstremizmin, kush p\u00ebrfiton m\u00eb s\u00eb shumti prej tij"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14040\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333.jpg\" alt=\"milazim-700x380\" width=\"649\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333.jpg 649w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333-300x175.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 649px) 100vw, 649px\" \/><\/a>Islami nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb parti, rrjedhimisht as n\u00eb politik\u00eb. Thjesht, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse universaliteti i proklamuar n\u00eb Shpallje nuk mund t\u00eb p\u00ebrkthehet kurrsesi n\u00eb ndonj\u00eb doktrin\u00eb politike lokale, me synimin e marrjes s\u00eb pushtetit. Kudo q\u00eb ndodh\u00eb ky manipulim, \u00ebsht\u00eb manipulim me fen\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime thjesht politike.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Milazim Krasniqi, Prishtin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Parandalimi i ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe radikalizmit e, m\u00eb tutje, terrorizmit, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00ebfar\u00eb ngjashm\u00ebrie me metodologjin\u00eb, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me imunizimin ndaj agjens\u00ebve t\u00eb s\u00ebmundjeve infektive. Pra, imunizimi i popullsis\u00eb ndaj k\u00ebtyre agjens\u00ebve agresiv\u00eb duhet t\u00eb planifikohet e t\u00eb zbatohet nga institucionet, n\u00eb bashk\u00ebrendim me shoq\u00ebrin\u00eb, duke p\u00ebrdorur mjete adekuate, n\u00ebse d\u00ebshirohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e tyre. P\u00ebr suksesin e k\u00ebtij parandalimi fillimisht duhet t\u00eb aft\u00ebsohen institucionet shtet\u00ebrore, q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e popullsis\u00eb mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij projekti dhe pastaj ta realizojn\u00eb bashk\u00ebrisht. Por, p\u00ebrgjegj\u00ebsia par\u00ebsore mbetet e institucioneve shtet\u00ebrore. Mjete m\u00eb efikase q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga institucionet p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e popullsis\u00eb p\u00ebr rrezikun q\u00eb shkakton ekstremizmi i dhunsh\u00ebm dhe radikalizimi, jan\u00eb mediet, arsimi publik, vlerat kulturore, ideologjia komb\u00ebtare dhe familja. Prandaj ato duhet t\u00eb vihen n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mediet?<\/p>\n<p>Mediet, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nd\u00ebrsa mediet publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, nuk e kan\u00eb vet\u00ebm funksionin e informimit p\u00ebr ato ngjarje q\u00eb ndodhin n\u00eb vend e n\u00eb bot\u00eb, e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura me ekstremizmin e dhunsh\u00ebm, por e kan\u00eb mision edhe ta edukojn\u00eb publikun, duke sh\u00ebnjuar qart\u00eb vij\u00ebn ndar\u00ebse nd\u00ebrmjet liris\u00eb e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb saj, nd\u00ebrmjet dialogut si vler\u00eb universale dhe dhun\u00ebs si antivler\u00eb e p\u00ebrhershme. Mediet duhet t\u00eb botojn\u00eb e transmetojn\u00eb edhe storie lidhur me fate njer\u00ebzish e familjesh, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm, p\u00ebr ta treguar an\u00ebn e err\u00ebt dhe \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb terrorit. Por, mediet as kur raportojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto tema nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn e urrejtjes n\u00eb raportimet dhe narracionet e veta, sepse gjuha e urrejtjes mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasiguri, ankth, frik\u00eb e neveri te qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, me \u00e7ka hapet rreziku i tjet\u00ebrsimit t\u00eb tyre nga shoq\u00ebria dhe nga kultura e vet, gj\u00eb q\u00eb e shton rrezikun e rr\u00ebshqitjes s\u00eb tyre drejt ideologjis\u00eb ekstremiste. Fatkeq\u00ebsisht, jo pak medie q\u00eb participojn\u00eb n\u00eb tregun ton\u00eb medial, deri sot nuk i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur k\u00ebsaj linje. P\u00ebrkundrazi, disa prej tyre i kan\u00eb p\u00ebrdorur si pretekst deklaratat ose ngjarjet e ndryshme me elemente ekstremizmi, p\u00ebr ta p\u00ebrthelluar gjuh\u00ebn e urrejtjes ndaj t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebve, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj bashk\u00ebkomb\u00ebsve shqiptar\u00eb. Disa nga k\u00ebto medie edhe e kan\u00eb rritur reputacionin e vet pik\u00ebrisht duke e p\u00ebrshkall\u00ebzuar at\u00eb gjuh\u00eb, duke p\u00ebrhapur etiketime e sulme ndaj besimtar\u00ebve paq\u00ebsor\u00eb dhe besimit t\u00eb tyre. E sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo m\u00ebnyr\u00eb e trajtimit t\u00eb problemit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gabueshme, sepse ajo prodhon m\u00eb shum\u00eb frustrim, m\u00eb shum\u00eb tjet\u00ebrsim dhe mund t\u00eb nxit\u00eb edhe pasionin p\u00ebr hakmarrje. N\u00ebse shpresohet se presioni medial islamofobik, duke u b\u00ebr\u00eb presion t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebve, mund t\u00eb jap\u00eb rezultate n\u00eb Australi ose n\u00eb Austri, ku ata jan\u00eb pakic\u00eb dhe emigrant\u00eb, kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb shpres\u00eb reale n\u00eb Kosov\u00eb, ku mysliman\u00ebt jan\u00eb shumic\u00eb absolute dhe jan\u00eb autokton\u00eb. Pra, modelet e vendeve t\u00eb tjera, ku mediet p\u00ebrdoren p\u00ebr presion, n\u00eb vendin ton\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebm sesa dobi. K\u00ebtu te ne pa bashk\u00ebpunimin e shumic\u00ebs absolute shqiptare, q\u00eb n\u00eb censusin e vitit 2011 jan\u00eb deklaruar si mysliman\u00eb, nuk mund t\u00eb arrihet sukses n\u00eb parandalimin e t\u00eb keqes, me presione keqdash\u00ebse mediatike mbi at\u00eb shumic\u00eb. Bile, ka rrezik q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb efekt i kund\u00ebrt, q\u00eb me koh\u00eb ajo shumic\u00eb t\u00eb shk\u00ebputet nga k\u00ebto medie dhe at\u00ebher\u00eb t\u2019i ekspozohet edhe m\u00eb shum\u00eb rrezikut t\u00eb ideve ekstremiste, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme t\u00eb globalizuar dhe medialisht t\u00eb rrjet\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare, \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e realizueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mediet tona duhet ta m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen leksionin themelor: kur flitet p\u00ebr besimin fetar, nuk duhet t\u00eb mendohet se po flitet p\u00ebr ndonj\u00eb kontrat\u00eb sociale mes pal\u00ebve. Mediet dhe gazetar\u00ebt duhet ta respektojn\u00eb faktin q\u00eb besimi fetar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrgjegjen e njeriut, pra me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike t\u00eb t\u00eb kuptuarit dhe t\u00eb t\u00eb organizuarit t\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore. Mediet nuk duhet t\u2019i mashtroj\u00eb iluzioni se gjoja me presionet e tyre mund t\u2019i detyrojn\u00eb njer\u00ebzit besimtar\u00eb q\u00eb ta braktisin besimin e tyre. Kjo, thjesht, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Edhe p\u00ebrvojat m\u00eb brutale nga vendet tiranike e diktatoriale n\u00eb bot\u00ebn e sotme arabe, si Egjipti, Siria, Iraku, Algjeria, Libia e t\u00eb tjera, d\u00ebshmojn\u00eb se aty ku ka pasur m\u00eb shum\u00eb presion e terror ndaj besimtar\u00ebve, ka lindur ekstremizmi i dhunsh\u00ebm dhe ka eksploduar edhe terrorizmi. Pra, jo vet\u00ebm mediet neoliberale, t\u00eb flashk\u00ebta e jokonsekuente si k\u00ebto tonat, po as aparati m\u00eb brutal i shteteve tiranike e diktatoriale, nuk mund ta \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb besimin fetar nga nd\u00ebrgjegjja e besimtarit. Bile, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet presion, ka rrezik q\u00eb ai rr\u00ebshqet drejt fanatizmit.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, shoq\u00ebria dhe kultura jon\u00eb komb\u00ebtare nuk kan\u00eb asnj\u00eb ngjashm\u00ebri me vendet e tilla arabe, prandaj edhe rreziku i shfaqjes s\u00eb dukurive t\u00eb tilla nuk duket n\u00eb horizont, por gjithsesi duhet t\u00eb mbahet sh\u00ebnim, n\u00eb kontekstin e projekteve imunizuese e parandaluese t\u00eb ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb shtetin, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e n\u00eb kombin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kriza e arsimit dhe identiteti nacional n\u00eb kriz\u00eb<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket arsimit publik, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje m\u00eb e leht\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e shtetit. Pra, mjafton vullneti politik i objektivizuar n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb adekuate ligjore, q\u00eb arsimi publik t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb promovimit t\u00eb paqes, toleranc\u00ebs, demokracis\u00eb, humanizmit e multikulturalizmit, p\u00ebrkat\u00ebsisht parandalimit t\u00eb ekstremizmit dhe radikalizmit. Fatkeq\u00ebsisht, arsimi yn\u00eb publik i deritash\u00ebm nuk i plot\u00ebson k\u00ebto synime, p\u00ebr shkak t\u00eb statusit inferior q\u00eb ka shkolla n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrgatitjes s\u00eb duhur t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr realitetet e reja dhe p\u00ebr shkak t\u00eb librave joadekuate. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst jam i bindur se nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb fakultative e edukimit fetar n\u00eb shkollat tona publike, me programe t\u00eb miratuara nga organet shtet\u00ebrore dhe me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb rregullt t\u00eb shkollave, do t\u00eb kontribuonte p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebsaj gjendjeje. Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebt\u00eb ide e kompromentuan n\u00eb vitet e shkuara disa struktura islamokratike, t\u00eb cilat synonin q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij projekti t\u00eb fitonin autoritet dhe fuqi politike. Por, tash q\u00eb ata kan\u00eb d\u00ebshtuar, shteti mund ta marr\u00eb iniciativ\u00ebn vet\u00eb dhe ta realizoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte brenda standardeve q\u00eb vlejn\u00eb n\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga arsyet e nxitjes s\u00eb individ\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb ekstremizmit, m\u00eb shum\u00eb se sa pasioni fetar, \u00ebsht\u00eb kriza e identitetit kulturor dhe komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb pothuajse e pamundur q\u00eb nj\u00eb individ ose nj\u00eb grup personash, q\u00eb ka formim t\u00eb duhur komb\u00ebtar e kulturor shqiptar, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb huaja n\u00eb Siri e kudo tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta: ata q\u00eb kan\u00eb shkuar, kriz\u00ebn e identitetit kulturor e komb\u00ebtar kan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar ta gjejn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kolektivitet tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb pasur iluzion se mund t\u2019u jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr vetafirmim. Natyrisht, kjo nuk e p\u00ebrjashton as prirjen e individit a t\u00eb grupit p\u00ebr veprimtari destruktive a kriminale. Por, kriza e identitetit kulturor e komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb dyja rastet. Prandaj edhe n\u00ebn presionin e k\u00ebtyre rreziqeve shteti yn\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb hartonte politika kulturore e arsimore, q\u00eb e ngren\u00eb nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare, q\u00eb i mish\u00ebrojn\u00eb shtetasit me vlerat e kombit dhe kultur\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7moralizimi komunist dhe vazhdim\u00ebsia neokoloniale<\/p>\n<p>Natyrisht, edhe p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb devijimit socio-patologjik, nj\u00eb nga shtyllat e r\u00ebnd\u00ebsishme mbetet familja. Por, n\u00eb kriz\u00ebn q\u00eb po e p\u00ebrshkon sot familjen shqiptare, n\u00eb vorbull\u00ebn e tranzicionit kaotik dhe t\u00eb konsumerizmit t\u00eb shfrenuar, edhe familja do t\u00eb duhej t\u00eb ridimensionohej n\u00eb realitetet e reja t\u00eb k\u00ebtij shteti e t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie t\u00eb re, q\u00eb t\u00eb riaft\u00ebsohet p\u00ebr ta luajtur rolin e vet stabilizues n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb edhe faktin q\u00eb periudha e gjat\u00eb e komunizmit ka sjell\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb \u00e7moralizimit t\u00eb familjes, si edhe t\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Bile Zbigniev Brzhezhinski ka konstatuar se pasoja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbrapa vetes komunizmi, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn ekonomike e politike, por pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7moralizimin drastik t\u00eb familjes e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Thjesht, shoq\u00ebrit\u00eb komuniste, me ateizmin agresiv, me kolektivizmin e dhunsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs dhe me degradimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb familjes, kan\u00eb l\u00ebnduar shtyllat e jet\u00ebs morale t\u00eb njer\u00ebzve. Shoq\u00ebria jon\u00eb ende nuk ka pasur rast t\u00eb ballafaqohet me pasojat e komunizmit, sepse \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb me prioritet me pasojat q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb okupimi, spastrimi etnik dhe gjenocidi serb n\u00eb vitet 1998\/1999. Por, pasojat e \u00e7moralizimit komunist nuk jan\u00eb zhdukur. P\u00ebrkundrazi, ato jan\u00eb t\u00eb fshehura si pjesa kryesore e ajsbergut. Prandaj, shteti yn\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb fillonte t\u00eb ballafaqohej edhe me k\u00ebto probleme t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb nga d\u00ebnimi legal i krimeve t\u00eb komunizmit, hapja e dosjeve t\u00eb spiun\u00ebve, rehabilitimi i viktimave t\u00eb terrorit komunist, e deri te kthimi dhe kompensimi i pronave t\u00eb marra me p\u00ebrdhun\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb lidhje edhe me besimin fetar. Pse? Sepse gjat\u00eb terrorit komunist \u00ebsht\u00eb zbatuar nj\u00eb projekt i gjer\u00eb p\u00ebr defetarizim. Kjo ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb zbehjen e traditave tolerante t\u00eb interpretimit t\u00eb besimit fetar nd\u00ebr mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb trojet ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Diskontinuiteti me m\u00ebsimet tradicionale, q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb pasur n\u00eb themel toleranc\u00ebn dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore, ka krijuar terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr futjen e interpretimeve dogmatike e radikale n\u00eb vitet e pas\u00e7lirimit. Prandaj, duhet t\u00eb filloj\u00eb rehabilitimi i familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb edhe nga pasojat e \u00e7moralizimit komunist, p\u00ebr ta forcuar familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit n\u00eb rrethanat e reja t\u00eb familjes e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Paralelisht me k\u00ebt\u00eb rehabilitim duhet t\u00eb filloj\u00eb edhe eliminimi i pasojave q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb administrimi i UNMIK-ut n\u00eb vitet 1999-2008 e, bashk\u00eb me t\u00eb, edhe Plani i Ahtisarit, i cili ka synuar t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb shtet pa kujtes\u00eb dhe nj\u00eb kultur\u00eb pa kujtes\u00eb (sintagm\u00eb e Antony Smithit.) Synimi q\u00eb t\u00eb deshqiptarizohet p\u00ebrmbajtja e shtetit ton\u00eb, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar me multietnicitetin imagjinar dhe kozmopolitizmin artificial, ka krijuar nj\u00eb vakum n\u00eb t\u00eb cilin gjeneratat e reja t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb identifikimit me ide dhe vlera nacionale shqiptare, leht\u00ebsisht mund t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb idet\u00eb e radikalizmit fetar. Pra, forcimi i komponentit nacional shqiptar t\u00eb shtetit ton\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga digat m\u00eb t\u00eb fuqishme ndaj infiltrimeve t\u00eb ideve ekstremiste me burim fetar. Benedekt Andersoni jorast\u00ebsisht ka ardhur te p\u00ebrfundimi se kombi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme e ka z\u00ebvend\u00ebsuar fen\u00eb. N\u00ebse p\u00ebrfundimi tij \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, at\u00ebher\u00eb rezulton se dob\u00ebsimi i identifikimit me kombin, mund ta forcoj\u00eb identifikimin me fen\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, kjo ndodh\u00eb n\u00eb versionin e radikalizmit, sepse kurdoher\u00eb q\u00eb feja p\u00ebrdoret jasht\u00eb funksionit t\u00eb saj, pra jasht\u00eb raportit t\u00eb individit me Zotin, ajo keqp\u00ebrdoret dhe mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr q\u00ebllime tin\u00ebzare e madje edhe t\u00eb err\u00ebta. Prandaj, jam kategorikisht kund\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit Islam partiak dhe politik, sepse Islami nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb parti, rrjedhimisht as n\u00eb politik\u00eb. Thjesht, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse universaliteti i proklamuar n\u00eb Shpallje nuk mund t\u00eb p\u00ebrkthehet kurrsesi n\u00eb ndonj\u00eb doktrin\u00eb politike lokale, me synimin e marrjes s\u00eb pushtetit. Kudo q\u00eb ndodh\u00eb ky manipulim, \u00ebsht\u00eb manipulim me fen\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime thjesht politike. D\u00ebshtimi katastrofal i t\u00eb ashtuquajturit Islamit politik n\u00eb bot\u00ebn arabe n\u00eb deceniet e fundit \u00ebsht\u00eb po ashtu tregues i k\u00ebtij manipulimi dhe i pamund\u00ebsis\u00eb q\u00eb Islami t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb doktrin\u00eb politike dhe n\u00eb pushtet politik. Shpjegimin e k\u00ebtyre fakteve do t\u00eb duhej ta b\u00ebnin me argumente fetare e shkencore njoh\u00ebsit e fes\u00eb islame dhe dijetar\u00ebt e shkencave sociale e humane n\u00eb mesin ton\u00eb. Natyrisht, kjo \u00ebsht\u00eb fush\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin kontributi i tyre do t\u00eb duhej t\u00eb ishte permanent, e jo vet\u00ebm si fushat\u00eb. Arsyeja pse duhet t\u00eb jet\u00eb permanent \u00ebsht\u00eb sepse n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb popullsis\u00eb, ndryshimet e perceptimeve mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shpejta, p\u00ebr \u00e7\u2019arsye duhet t\u00eb punohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme me gjeneratat e reja, q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb rr\u00ebshqitja e tyre drejt ekstremizmit dhe radikalizmit.<\/p>\n<p>Kush p\u00ebrfiton m\u00eb s\u00eb shumti nga ekstremizmi?<\/p>\n<p>Kjo v\u00ebmendje duhet t\u00eb mbetet prore aktive, ngase armiqt\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb jet\u00ebsisht t\u00eb interesuar q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb \u00e7do shfaqje ekstremizmi dhe radikalizmi, p\u00ebr t\u2019i ushqyer apetitet e tyre revanshiste kund\u00ebr Kosov\u00ebs e kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, interesimin maksimal p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar \u00e7do rast ekstremizmi t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe radikalizmi t\u00eb shqiptar\u00ebve, e kan\u00eb shprehur edhe Rusia e Serbia. N\u00eb doktrin\u00ebn ruso-serbe p\u00ebr rikthimin e sundimit mbi Kosov\u00ebn pas ndryshimeve gjeopolitike q\u00eb ata \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb se do t\u00eb ndodhin me forcimin e Rusis\u00eb e me dob\u00ebsimin e SHBA-ve dhe NATO-s, llogarisin q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb pik\u00ebrisht ekstremizmin dhe radikalizmin fetar t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb at\u00eb rast Serbia do t\u00eb paraqitej si garant i pacifikimit t\u00eb ekstremizmit, nd\u00ebrsa Rusia do ta shfryt\u00ebzonte rikthimin e ndikimit serb, p\u00ebr ta rritur ndikimin rus n\u00eb hap\u00ebsirat ballkanike. Kjo strategji antishqiptare do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, ndoshta me intensitet edhe m\u00eb t\u00eb shtuar, prandaj k\u00ebrkohet mobilizim edhe m\u00eb i madh jo vet\u00ebm i segmenteve t\u00eb siguris\u00eb, po edhe i shtetit dhe i mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm. Shteti duhet t\u2019i fuqizoj\u00eb mekanizmat e luftimit t\u00eb veprimeve subversive dhe armiq\u00ebsore dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb siguroj\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat fetare t\u00eb besimtar\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos ndjehen t\u00eb cenuar nga masat q\u00eb nd\u00ebrmerren ndaj keqb\u00ebr\u00ebsve. Gjithsesi kjo pun\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e koordinuar me aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me NATO-n, sepse jasht\u00eb ombrell\u00ebs s\u00eb tyre, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb mbrohet nga infiltrimet e qarqeve t\u00eb ndryshme ekstremiste nga Lindja e Mesme dhe, aq m\u00eb pak, nga provokimet destabilizuese ruso-serbe. Pra, dilema nuk ka: e vetmja ombrell\u00eb shp\u00ebtimtare p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb ombrella atlantike, si e vetmja forc\u00eb e cila e ka larguar influenc\u00ebn ruse nga Kosova dhe cila mund ta mbaj\u00eb jasht\u00eb saj edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shteti yn\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione mir\u00ebfilli demokratike, n\u00eb pajtim me standardet q\u00eb vlejn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn euro-atlantike e t\u00eb cilat pastaj do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb afta q\u00eb ta parandalojn\u00eb ekstremizmin e dhunsh\u00ebm dhe radikalizmin me mjete adekuate. Por, edhe ta luftojn\u00eb me vendosm\u00ebri dhe efikasitet terrorizmin n\u00eb \u00e7do rast kur ai shfaqet.<\/p>\n<p><em>(Tekst i prezantuar n\u00eb seminarin \u201cParandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm q\u00eb shpie n\u00eb terroriz\u00ebm\u201d, i organizuar nga OSBE-ja dhe Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 27 qershor 2016)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Islami nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb parti, rrjedhimisht as n\u00eb politik\u00eb. Thjesht, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse universaliteti i proklamuar n\u00eb Shpallje nuk mund t\u00eb p\u00ebrkthehet kurrsesi n\u00eb ndonj\u00eb doktrin\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14040,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-14039","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14039"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14039"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14043,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14039\/revisions\/14043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}