{"id":14353,"date":"2016-08-30T17:18:15","date_gmt":"2016-08-30T15:18:15","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=14353"},"modified":"2016-08-30T17:18:15","modified_gmt":"2016-08-30T15:18:15","slug":"elmar-brok-tentativa-per-puc-akt-i-nje-shteti-paralel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=14353","title":{"rendered":"Elmar Brok: Tentativa p\u00ebr pu\u00e7, akt i nj\u00eb shteti paralel"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>Duke theksuar se ushtar\u00ebt pu\u00e7ist\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb me aeroplan\u00eb F-16 ta q\u00ebllojn\u00eb aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdo\u011fan, Brok ngjarjet i cil\u00ebsoi si \u201caktivitet i nj\u00eb shteti paralel brenda shtetit\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/par-eur-e1472570268211.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-14354\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/par-eur-e1472570268211.jpg\" alt=\"par-eur\" width=\"658\" height=\"370\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/par-eur-e1472570268211.jpg 500w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/par-eur-e1472570268211-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 658px) 100vw, 658px\" \/><\/a>Kryetari i Komitetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb pran\u00eb Parlamentit Evropian (PE), Elmar Brok, duke theksuar se pas vizit\u00ebs n\u00eb Turqi kan\u00eb ndryshuar disa nga mendimet e tij n\u00eb lidhje Organizat\u00ebn Terroriste FETO, tha se \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup q\u00eb prej dhjet\u00eb vitesh ka rritur fshehurazi aleanc\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb futur brenda shtetit, pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjendje n\u00eb lidhje me k\u00ebta persona n\u00eb ushtri dhe ministri. Duan ta zbatojn\u00eb sheriatin n\u00eb shtet dhe shoq\u00ebri. Sipas mendimit tim, duhet t\u2019i hapim syt\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb Komitetin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Jashtme pran\u00eb PE-s\u00eb, u diskutua p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Turqi jav\u00ebn e kaluar t\u00eb kryetarit t\u00eb Komitetit Elmar Brok dhe raportueses s\u00eb Parlamentit Evropian (PE) p\u00ebr Turqin\u00eb, Kati Piri.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Brok, n\u00eb fjalimin e hapjes u shpreh se q\u00eb nga viti 2013 Turqia ka kaluar n\u00eb nj\u00eb shok. \u201cKishte shenja n\u00eb lidhje me gj\u00ebrat q\u00eb d\u00ebshironte t\u2019i b\u00ebnte l\u00ebvizja e G\u00fclenit. Nga ana ime, m\u00eb duhet t\u00eb them se pas vizit\u00ebs (n\u00eb Turqi) kan\u00eb ndryshuar mendimet e mia n\u00eb disa pika n\u00eb lidhje me l\u00ebvizjen e G\u00fclenit\u201d, tha Brok.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Brok, n\u00eb fjalimin e hapjes u shpreh se q\u00eb nga viti 2013 Turqia ka kaluar n\u00eb nj\u00eb shok. \u201cKishte shenja n\u00eb lidhje me gj\u00ebrat q\u00eb d\u00ebshironte t\u2019i b\u00ebnte l\u00ebvizja e G\u00fclenit. Nga ana ime, m\u00eb duhet t\u00eb them se pas vizit\u00ebs (n\u00eb Turqi) kan\u00eb ndryshuar mendimet e mia n\u00eb disa pika n\u00eb lidhje me l\u00ebvizjen e G\u00fclenit\u201d, tha Brok.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cNumri i tyre n\u00eb ushtri paska qen\u00eb m\u00eb i madh se sa q\u00eb kemi menduar\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke e cil\u00ebsuar FETO-n si \u201cgrup q\u00eb ka zhvilluar aleanc\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb prej dhjet\u00eb vitesh, Brok vazhdoi: \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb futur brenda shtetit, pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjendje n\u00eb lidhje me k\u00ebta persona n\u00eb ushtri dhe ministri. Numri i tyre n\u00eb ushtri paska qen\u00eb m\u00eb i madh se sa q\u00eb kemi menduar. Duke filluar nga sektori i arsimit, l\u00ebvizja e G\u00fclenit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike ka krijuar nj\u00eb l\u00ebvizje interaktive q\u00eb synon t\u00eb rinjt\u00eb. Duan ta zbatojn\u00eb sheriatin n\u00eb shtet dhe shoq\u00ebri. Sipas mendimit tim, duhet t\u2019i hapim syt\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar se FETO \u00ebsht\u00eb infiltruar brenda shtetit, Brok u shpreh se \u201cN\u00eb ushtri m\u00eb nuk ka ndikim t\u00eb Ataturkut. Ushtria ka ndryshuar p\u00ebr nga struktura. U tha se komandanti kufitar p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz ka bashk\u00ebpunuar me G\u00fclenin. Gjendjen e nj\u00ebjt\u00eb e shikuam ndryshe n\u00eb vitin 2013.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cIshte nj\u00eb aktivitet i nj\u00eb shteti paralel brenda shtetit\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Brok rikujtoi se gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti u bombardua Kuvendi i Madh Popullor i Turqis\u00eb (TBMM), p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej se \u201cDuhet ta kemi n\u00eb mendje se disa nga k\u00ebto raketa ran\u00eb disa metra af\u00ebr vendit ku mbahen mbledhjet (n\u00eb TBMM). Si pasoj\u00eb e sulmit mund t\u00eb vdisnin 125 deputet\u00eb. K\u00ebto sulme synuan deputet\u00ebt. Si do t\u00eb ndiheshin sikur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb ndodhte n\u00eb PE? Duhet ta mendojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr shembull, si do t\u00eb ndiheshin n\u00eb rast se tani 50 persona n\u00eb sallon t\u00eb vriteshin me bomb\u00eb? Si do t\u00eb ndiheshin n\u00eb qoft\u00eb se parlamenti francez apo ai britanik t\u00eb goditeshin nga aeroplan\u00ebt e tyre. \u00c7\u00ebshtjen pra duhet ta shohim nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar se ushtar\u00ebt pu\u00e7ist\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb me aeroplan\u00eb F-16 ta q\u00ebllojn\u00eb aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdo\u011fan, Brok ngjarjet i cil\u00ebsoi si \u201caktivitet i nj\u00eb shteti paralel brenda shtetit\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cEdhe PKK, edhe DAESH i sh\u00ebnjestrojn\u00eb civil\u00ebt\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Brok po ashtu foli edhe p\u00ebr sulmet terroriste q\u00eb ndodh\u00ebn jav\u00ebve t\u00eb fundit. \u201cK\u00ebto sulme realizohen edhe nga PKK, edhe nga DAESH. K\u00ebto jan\u00eb aktivitete terroriste q\u00eb sh\u00ebnjestrojn\u00eb civil\u00ebt\u201d, tha Brok, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se sulmet e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb kthimin n\u00eb procesin e zgjidhjes s\u00eb problemit kurd.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cPKK \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e organizatave terroriste t\u00eb Bashkimit Evropian (BE). Kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrta me HDP, por jo me PKK-n\u00eb. PKK \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb terroriste, megjithat\u00eb, HDP mund t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e urave\u201d, vler\u00ebsoi Brok.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Paralajm\u00ebrimi ndaj PYD\/PKK p\u00ebr lindjen e Eufratit<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb lidhje me operacionin e Turqis\u00eb kund\u00ebr organizatave terroriste n\u00eb Siri, Brok rikujtoi se dit\u00ebn kur filloi operacioni, si ata vet\u00eb, njashtu edhe Zv\/Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryetari i Qeveris\u00eb Rajonale Kurde t\u00eb Irakut Mesut Barzani ndodheshin n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Brok tha se ve\u00e7an\u00ebrisht prezenc\u00ebs s\u00eb Barzanit n\u00eb Turqi nuk i \u00ebsht\u00eb kushtuar v\u00ebmendje, duke theksuar m\u00eb tej se Turqia tani po vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb aktive kund\u00ebr DAESH-it.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar se zgjatimi i PKK-s\u00eb n\u00eb Siri, PYD, nuk duhet t\u2019i lejohet tutje t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb Siri, Brok vazhdoi: \u201cNj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 400 kilometrash n\u00eb kufirin Turqi-Siri p\u00ebr momentin gjendet n\u00eb duart e kurd\u00ebve. Kurd\u00ebt duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Eufratit. Duke p\u00ebrfituar nga vakumi i krijuar, kurd\u00ebt po p\u00ebrpiqen ta zgjerojn\u00eb territorin e tyre n\u00eb l\u00ebvizjen kund\u00ebr DAESH-it. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb e t\u00ebr\u00eb sip\u00ebrfaqja n\u00eb kufirin mes Turqis\u00eb dhe Siris\u00eb t\u2019i ngelet kurd\u00ebve. Arab\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nuk duan t\u00eb qeverisen nga kurd\u00ebt. Turqit nuk jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto aktivitete. Ata po veprojn\u00eb s\u00eb bashku me popullat\u00ebn q\u00eb jeton n\u00eb k\u00ebto zona.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cDuhet t\u00eb t\u00ebrhiqemi nga diskursi yn\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke folur p\u00ebr kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve, Brok vler\u00ebsoi se \u201cUn\u00eb personalisht nuk kam p\u00ebrshtypje se Turqia d\u00ebshiron ta shantazhoj\u00eb Evrop\u00ebn. Duhet t\u00eb t\u00ebrhiqemi nga diskursi yn\u00eb. N\u00ebse adaptojm\u00eb nj\u00eb diskurs m\u00eb t\u00eb but\u00eb dhe i marrim parasysh interesat tona, at\u00ebher\u00eb krijohen kushte m\u00eb t\u00eb arsyeshme.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas tij, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pozitive me Turqin\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Turqia t\u00eb ngelet n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb nga pik\u00ebpamja gjeostrategjike, e jo n\u00eb kampin e t\u00eb tjer\u00ebve. Kjo nuk ka lidhje me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb. Askush nuk na ka th\u00ebn\u00eb se \u2018Do ta anulojm\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr refugjat\u00ebt n\u00eb rast se nuk e b\u00ebni filan pun\u00eb\u2019. Mendoj se Turqia i p\u00ebrmbahet marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb lidhje me refugjat\u00ebt\u201d, vazhdoi Brok.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cDuhet t\u00eb shfaqim q\u00ebndrim konstruktiv n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e liberalizmit t\u00eb vizave\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke u shprehur se Turqia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebr liberalizimin e vizave, Brok tha:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cKjo tem\u00eb duhet t\u00eb diskutohet n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim ose n\u00eb fillim t\u00eb tetorit. Temat n\u00eb lidhje me liberalizimin e vizave po vazhdojn\u00eb n\u00eb korniza t\u00eb rregullave. Kat\u00ebr nga pes\u00eb temat e ngelura nuk paraqesin shum\u00eb problem. Pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti, ka nj\u00eb problem n\u00eb lidhje me ndryshimin n\u00eb ligjin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. Duhet t\u00eb zhvillojm\u00eb negociata rreth udh\u00ebrr\u00ebfyesit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Duhet t\u00eb shfaqim q\u00ebndrim konstruktiv drejt zgjidhjes s\u00eb problemit. Duhet q\u00eb procesi t\u00eb funksionoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cDisa shteteve 100 refugjat\u00eb iu duk\u00ebn shum\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Brok n\u00ebnvizoi se n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit Turqia ua ka hapur dyert 2,5-3 milion\u00eb refugjat\u00ebve. \u201cCili shtet ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb k\u00ebtill\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb problemin me refugjat\u00ebt. Disa shteteve 100 refugjat\u00eb iu duk\u00ebn shum\u00eb. N\u00eb jug t\u00eb Turqis\u00eb, ka qytete ku 20-30 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb jan\u00eb refugjat\u00eb. Si e menaxhuan k\u00ebt\u00eb pun\u00eb Bratislava ose Berlini? N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duhet t\u00eb jemi t\u00eb realist\u00eb ndaj vetes son\u00eb. N\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb refugjat\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb mira n\u00eb Turqi, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb arsyesh\u00ebm n\u00eb ndarjen e k\u00ebsaj barre\u201d, vazhdoi Brok.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke theksuar se ushtar\u00ebt pu\u00e7ist\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb me aeroplan\u00eb F-16 ta q\u00ebllojn\u00eb aeroplanin e Presidentit Recep Tayyip Erdo\u011fan, Brok ngjarjet i cil\u00ebsoi si \u201caktivitet i nj\u00eb shteti paralel brenda&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14354,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-14353","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14353"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14353"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14355,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14353\/revisions\/14355"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}