{"id":14691,"date":"2016-09-15T18:24:47","date_gmt":"2016-09-15T16:24:47","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=14691"},"modified":"2016-09-15T18:24:47","modified_gmt":"2016-09-15T16:24:47","slug":"intelektuali-i-sotem-kryesisht-servil-steril-dhe-sahanlepires","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=14691","title":{"rendered":"Intelektuali i sot\u00ebm, kryesisht; servil, steril dhe sahanl\u00ebpir\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/Iljasa-salihu-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-12284\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/Iljasa-salihu-1.jpg\" alt=\"Iljasa-salihu\" width=\"711\" height=\"448\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/Iljasa-salihu-1.jpg 508w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/Iljasa-salihu-1-300x189.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 711px) 100vw, 711px\" \/><\/a>Fjala intelektual u shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shekullin XVIII me Volterin e t\u00eb tjer\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se para k\u00ebtij shekulli nuk kishim intelektual\u00eb. S\u2019do mend se intelektual\u00eb kishim edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk ekzistonte fare kjo fjal\u00eb, si\u00e7, fjala vjen, ishte Sokrati, por i mungonte nj\u00eb em\u00ebrtim i till\u00eb, p\u00ebrndryshe ndryshimet n\u00eb bot\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb vinin prej q\u00ebndrimeve servile, sterile dhe sahanl\u00ebpir\u00ebse. <\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Iljasa Salihu, Kumanov\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebsojm\u00eb se fjala <em>intelektual<\/em> rrjedh nga gjuha latine, nga fjala <em>intelectus<\/em>, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb <em>kuptim, ide, koncept<\/em>. P\u00ebr intelektualin thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ka p\u00ebrgatitje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs, teknik\u00ebs, t\u00eb kultur\u00ebs, por q\u00eb ka edhe nj\u00eb formim t\u00eb gjer\u00eb arsimor. Mes tjerash ai merret me pun\u00eb mendore dhe ka aft\u00ebsi t\u00eb theksuar t\u00eb t\u00eb gjykuarit t\u00eb arsyesh\u00ebm. T\u00eb jesh intelektual \u00ebsht\u00eb krenari dhe nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ngaq\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebsh shenja n\u00eb rrug\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur rruga\u00e7\u00ebria politike d\u00ebshiron rrug\u00eb pa asnj\u00eb shenj\u00eb dhe pa asnj\u00eb kamer\u00eb. N\u00ebse arrin ta sfidosh k\u00ebt\u00eb rruga\u00e7\u00ebri, ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjehesh krenar, por duke mos harruar se misioni i intelektualit nuk mbaron p\u00ebr aq koh\u00eb sa jep shpirt frym\u00ebmarrja e fundit e njeriut. Fjala e gatuar dhe e pjekur mir\u00eb n\u00eb furr\u00ebn e mendimit \u00ebsht\u00eb vepra e intelektualit. Hoferi thot\u00eb se e dim\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt nuk mund t\u2019i l\u00ebvizin malet, por ato mund t\u2019i l\u00ebvizin masat dhe njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luftojn\u00eb dhe t\u00eb vdesin p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb sesa p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr. Fjal\u00ebt i japin form\u00eb mendimit, i trazojn\u00eb ndjenjat dhe lindin aksionin. Ato vrasin dhe ringjallin, prishin dhe sh\u00ebrojn\u00eb. Njer\u00ebzit e fjal\u00ebs: teolog\u00ebt, profet\u00ebt, intelektual\u00ebt, kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol m\u00eb vendimtar n\u00eb histori sesa lider\u00ebt ushtarak\u00eb, burr\u00ebshtetasit dhe biznesmen\u00ebt.<\/p>\n<p>Fjala <em>intelektual<\/em> u shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shekullin XVIII me Volterin e t\u00eb tjer\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se para k\u00ebtij shekulli nuk kishim intelektual\u00eb. S\u2019do mend se intelektual\u00eb kishim edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk ekzistonte fare kjo fjal\u00eb, si\u00e7, fjala vjen, ishte Sokrati, por i mungonte nj\u00eb em\u00ebrtim i till\u00eb, p\u00ebrndryshe ndryshimet n\u00eb bot\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb vinin prej q\u00ebndrimeve servile, sterile dhe sahanl\u00ebpir\u00ebse.<\/p>\n<p>Sa nd\u00ebrlidhet kuptimi i fjal\u00ebs <em>intelektual<\/em> me intelektual\u00ebt tan\u00eb t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb pyetje q\u00eb fillimisht k\u00ebrkon kundrim t\u00eb thell\u00eb: t\u00eb shoh\u00ebsh se kujt i thon\u00eb intelektual, kush u thot\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pastaj t\u00eb hulumtosh rreth veprave t\u00eb tij dhe q\u00ebndrimeve n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, sidomos n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira; t\u2019i vrojtosh universitetet, jo vet\u00ebm p\u00ebr metodologjin\u00eb dhe praktikat e zhvilluara n\u00ebp\u00ebr fakultete me student\u00ebt, por edhe q\u00ebndrimet e tyre ndaj ecejakeve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore dhe shtet\u00ebrore; t\u2019i analizosh akademit\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket prurjeve t\u00eb reja n\u00eb shkenc\u00eb dhe n\u00eb art, si dhe q\u00ebndrimet e tyre p\u00ebr sa u p\u00ebrket politikave t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh si p\u00ebrfundim? Mbizot\u00ebrim t\u00eb heshtjes. Heshtje dhe strukje p\u00ebr t\u2019u dukur ndonj\u00ebher\u00eb me ndonj\u00eb p\u00ebrsiatje q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sjell mjegull sesa sqaron di\u00e7ka, si\u00e7 qe rasti me letr\u00ebn e Kraj\u00ebs drejtuar \u201cmysliman\u00ebve t\u00eb fecabook-ut\u201d, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrsiatje t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sa u p\u00ebrket problemeve t\u00eb korrupsionit, politizimit t\u00eb arsimit, cop\u00ebtimit t\u00eb tokave, p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb kokave e t\u00eb ngjashme. Pik\u00ebrisht heshtja ndaj problemeve reale dhe konkrete \u00ebsht\u00eb kanceri i atyre q\u00eb vetes i thon\u00eb intelektual\u00eb, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq me shumic\u00eb gjenden n\u00eb shoq\u00ebri. Harruan se t\u00eb jesh intelektual dhe ta shk\u00ebmbesh diturin\u00eb me nj\u00eb n\u00ebnshtrim t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj bote, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb hidhesh n\u00eb llav\u00ebn p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb vullkanit nga dashuria q\u00eb ke ndaj t\u00eb ngrohtit!<\/p>\n<p>Shum\u00eb gj\u00ebra shoq\u00ebria jon\u00eb shqiptare i ka t\u00eb qarta, por fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka njohuri dhe p\u00ebr pranin\u00eb e antologjis\u00eb s\u00eb ep\u00ebrsive. Ngjash\u00ebm si bujku i cili mbjell grur\u00eb n\u00eb ar\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shquar p\u00ebr kultivimin e kultur\u00ebs s\u00eb vreshtaris\u00eb. Pa dyshim, k\u00ebtij zgjimi duhet t\u2019i prij\u00eb shtresa ose, si po i thon\u00eb tani, elita intelektuale, q\u00eb n\u00eb vendet tona shihet se nuk shihet asgj\u00ebkund ose shihet diku-diku n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb xixe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend sterr\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta sqaruar k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur deri te zb\u00ebrthimi i k\u00ebsaj amullie, k\u00ebsaj radhe duhet t\u2019i theksojm\u00eb disa veti t\u00eb intelektualit servil dhe steril, duke ardhur k\u00ebshtu, lexuesi vet\u00eb, deri te nj\u00eb p\u00ebrgjigje e duhur rreth k\u00ebsaj shk\u00ebrmoqjeje vlerash q\u00eb ka hijezuar ashp\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb: intelektuali nuk mund t\u00eb jet\u00eb intelektual derisa \u00ebsht\u00eb servil dhe steril, nd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb them: intelektual \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb merret me pun\u00eb intelektuale, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb apo nuk \u00ebsht\u00eb meritor, ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vler\u00ebsoj t\u00eb nevojshme t\u2019ia shtoj edhe fjal\u00ebn \u201csahanl\u00ebpir\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Disa veti t\u00eb intelektualit servil, steril dhe sahanl\u00ebpir\u00ebs, rob t\u00eb namit dhe t\u00eb paras\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Ka t\u00eb mbushur celularin me numra t\u00eb politikan\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Jo pse kjo \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe, porse p\u00ebrmes k\u00ebsaj krekosje m\u00ebtohet t\u2019u thuhet t\u00eb tjer\u00ebve se \u201cja kush jam, njihem me m\u00eb t\u00eb fortit\u201d; veprat e tij t\u00eb vetme jan\u00eb njohjet me \u201cm\u00eb t\u00eb fortit\u201d;<\/li>\n<li>Q\u00ebndron deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs duke p\u00ebrgojuar njer\u00ebzit dhe, pasi t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes hiqet se vjen prej nj\u00eb beteje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb intelektuale;<\/li>\n<li>Zgjohet von\u00eb prej gjumit dhe hapi i par\u00eb q\u00eb e hedh \u00ebsht\u00eb nisja drejt ndonj\u00eb kafeneje dhe q\u00ebndrimi dy or\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr aty, ku pamja e tij sh\u00ebmtohet me shoq\u00ebrimin e nj\u00eb luge t\u00eb plastik\u00ebs, q\u00eb her\u00eb pas her\u00ebsh e rrotullon n\u00eb goj\u00eb;<\/li>\n<li>Libra jo q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb lexoj\u00eb, por nuk ka koh\u00eb, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb me bjerrjeje t\u00eb koh\u00ebs;<\/li>\n<li>Gazet\u00ebn e shikon vet\u00ebm n\u00eb ballin\u00eb dhe fillon t\u00eb flet keq p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe publicist\u00ebt e drejt\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb e, n\u00eb rast se ndonj\u00ebher\u00eb shkruan, u tregon t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb ka shkruar;<\/li>\n<li>Pak at\u00eb dituri q\u00eb ka, sigurisht t\u00eb mbledhur n\u00eb koh\u00ebn e studimeve, leht\u00ebsisht e p\u00ebrdor p\u00ebr pazarll\u00ebqe t\u00eb politik\u00ebs ditore;<\/li>\n<li>Me emfaz\u00eb mbron vet\u00ebm politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, mbase \u00e7do t\u00eb keqe nga ana e tyre e arsyeton se t\u00eb huajt (nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt) q\u00ebndrojn\u00eb mbrapa;<\/li>\n<li>Sa p\u00ebr t\u2019u dukur se \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb, fillon e merret me t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt, duke m\u00ebtuar n\u00eb zhvendosjen e v\u00ebmendjes ndaj telasheve t\u00eb sotme;<\/li>\n<li>Flet me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr ak\u00ebcil\u00ebn fem\u00ebr, shpeshher\u00eb edhe duke shpifur rreth tyre;<\/li>\n<li>Ankohet p\u00ebr t\u00eb ardhurat mujore, edhe pse t\u00eb ardhurat financiare t\u00eb tij mund ta tejkalojn\u00eb pes\u00ebfishin e rrog\u00ebs mesatare n\u00eb vend;<\/li>\n<li>Shokun, q\u00eb dikur e lavd\u00ebronte, tani e p\u00ebrqesh me em\u00ebrtime nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat;<\/li>\n<li>N\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb mbledhjeje me kryetarin e partis\u00eb, ende pa e kryer ai fjalin\u00eb, vet\u00ebm me l\u00ebvizje t\u00eb kok\u00ebs vertikalisht e pohon at\u00eb q\u00eb flet i pari i partis\u00eb;<\/li>\n<li>P\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkrahje financiare t\u00eb librit, ku m\u00eb s\u00eb paku kontrollohet p\u00ebrmbajtja e librit, detyrohet t\u00eb hesht\u00eb, ngaq\u00eb funksionar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs i p\u00ebrkasin partis\u00eb n\u00eb pushtet;<\/li>\n<li>Nuk ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr tituj librash dhe botime t\u00eb reja, aq m\u00eb pak q\u00eb dikush t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebrmbajtjen e librit, t\u00eb cilin posa e ka mbaruar s\u00eb lexuari;<\/li>\n<li>Fjal\u00ebt q\u00eb nuk ka guxim t\u2019i thot\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb debat ose konferenc\u00eb, me guxim t\u00eb pashoq, i thot\u00eb pas darke n\u00ebp\u00ebr ndeja n\u00eb prani t\u00eb atyre q\u00eb, p\u00ebrpos respektimit t\u00eb autoritetit si intelektual, nuk e vrasin mendjen p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb i thot\u00eb.<\/li>\n<li>Humb porsi urina e pul\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur dhelprat u sulen pasurive t\u00eb popullit t\u00eb tij.<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala intelektual u shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shekullin XVIII me Volterin e t\u00eb tjer\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se para k\u00ebtij shekulli nuk kishim intelektual\u00eb. S\u2019do&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12284,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-14691","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14691"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14691"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14691\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14692,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14691\/revisions\/14692"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}