{"id":14822,"date":"2016-09-21T18:43:22","date_gmt":"2016-09-21T16:43:22","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=14822"},"modified":"2016-09-21T18:43:22","modified_gmt":"2016-09-21T16:43:22","slug":"politika-e-vershuar-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=14822","title":{"rendered":"Politika e v\u00ebrshuar shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/sefer-t-e1474476178676.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-14823\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/sefer-t-e1474476178676.jpg\" alt=\"sefer-t\" width=\"671\" height=\"393\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/sefer-t-e1474476178676.jpg 647w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/sefer-t-e1474476178676-300x176.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 671px) 100vw, 671px\" \/><\/a>Shiu i vrullsh\u00ebm mori jet\u00ebn e 21 personave, por arsyetimet e politikan\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve se v\u00ebrshimet ishin fenomen natyror nga Zoti, treguan se politikan\u00ebt mb\u00ebshteten te Zoti vet\u00ebm kur kan\u00eb hall. Vet\u00ebm kur kan\u00eb gabuar shum\u00eb dhe i pret d\u00ebnimi nga populli n\u00eb zgjedhjet parlamentare, q\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb mbahen m\u00eb 11 dhjetor.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Sefer Tahiri, Shkup<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Maqedonia mund t\u00eb vdesin 21 vet\u00eb nga v\u00ebrshimet dhe askush, pra askush, asnj\u00eb zyrtar i ul\u00ebt apo i lart\u00eb shtet\u00ebror, t\u00eb mos mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Qoft\u00eb politike-morale ose p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike. N\u00eb v\u00ebrshimet q\u00eb kapluan vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, konkretisht t\u00eb Shkupit, doli n\u00eb sip\u00ebrfaqe paaft\u00ebsia menaxheriale e disa institucioneve t\u00eb vendit. Drejtoria p\u00ebr Shp\u00ebtim dhe Mbrojtje, Qendra p\u00ebr Menaxhim me Kriza ose Enti Hidrometereologjik d\u00ebshtuan maksimalisht. Nuk e b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr katastrof\u00ebn e mundshme natyrore! Enti ka pasur njoftim se nuk do t\u00eb ket\u00eb mot t\u00eb lig\u00eb. K\u00ebshtu ndodh\u00eb kur drejtori i k\u00ebtij institucioni me pesh\u00eb shtet\u00ebrore dhe qytetare \u00ebsht\u00eb politolog i diplomuar. Suzana Saliu \u00ebsht\u00eb juriste, nj\u00ebjt\u00eb si edhe Shaban Saliu, nd\u00ebrsa drejtojn\u00eb institucione q\u00eb duhet t\u00eb menaxhojn\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe kriza. Kjo flet gjithashtu edhe p\u00ebr qasjen kryek\u00ebput partiake mbi institucionet, kur para profesionalizmit, kompetenc\u00ebs, dijes, aft\u00ebsive profesionale dhe menaxheriale, por edhe integritetit, vijn\u00eb n\u00eb shprehje p\u00ebrkat\u00ebsia ose afiliacioni partiak. Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e partizuar deri n\u00eb palc\u00eb n\u00eb Maqedoni, e cila n\u00eb vend t\u00eb vler\u00ebs, i jep p\u00ebrpar\u00ebsi librez\u00ebs partiake.<\/p>\n<p><strong>Politika nuk ndjen p\u00ebrgjegj\u00ebsi, shiu erdhi nga Zoti!<\/strong><\/p>\n<p>Shiu i vrullsh\u00ebm mori jet\u00ebn e 21 personave, por arsyetimet e politikan\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve se v\u00ebrshimet ishin fenomen natyror nga Zoti, treguan se politikan\u00ebt mb\u00ebshteten te Zoti vet\u00ebm kur kan\u00eb hall. Vet\u00ebm kur kan\u00eb gabuar shum\u00eb dhe i pret d\u00ebnimi nga populli n\u00eb zgjedhjet parlamentare, q\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb mbahen m\u00eb 11 dhjetor. Madje u p\u00ebrmend nga ministri Todorov edhe nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb se gjoja v\u00ebrshimet e k\u00ebtilla ndodhin nj\u00ebher\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb shekuj! Nuk dha argumente as ndonj\u00eb institucion tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se u tha se ka ndodhur \u00e7udia natyrore.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fakt shiu i vrullsh\u00ebm nxori n\u00eb shesh l\u00ebnien pas dore t\u00eb disa rajoneve nga pushteti vendor dhe, sidomos, ai qendror. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishin nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e nevojshme p\u00ebr zgjidhjen e problemeve n\u00eb Hasanbeg, Stajkovc\u00eb ose Hara\u00e7in\u00eb, pa fije turpi vrapuan t\u00eb fotografoheshin se gjoja u ndihmojn\u00eb me ndihma humanitare banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrjetuan tmerrin dhe pan\u00eb vdekjen me sy. T\u00eb p\u00ebrfitosh politikisht n\u00eb nj\u00eb tragjedi t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb korrekte politikisht, por as edhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Pati edhe lajm se Ahmeti ishte n\u00eb Hasanbeg, por edhe p\u00ebrg\u00ebnjeshtrime se nuk shkeli n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje. Madje, pati edhe njoftime se fotografia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb. BDI-ja nuk sqaroi deri n\u00eb fund mbi vizit\u00ebn. Nuk habit edhe fakti q\u00eb nj\u00eb qytetar kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe pas v\u00ebrshimeve do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr BDI-n\u00eb. Produkt politik \u00ebsht\u00eb edhe qytetari i k\u00ebrrusur, q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u2019ia prish\u00eb partis\u00eb, sepse ku i dihet!<\/p>\n<p>Qeveria dhe pushteti vendor shpenzuan gjith\u00eb k\u00ebto vite miliona euro, madje thuhet se diku 700 milion euro p\u00ebr projektin fam\u00ebkeq nj\u00eb-etnik dhe nj\u00ebfetar \u201cShkupi 2014\u201d dhe nuk e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kanalizime n\u00eb Hasanbeg ose lagje t\u00eb tjera. Vet\u00ebm p\u00ebr Rrot\u00ebn Panoramike Maqedonia nga buxheti i saj ndan 15 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr blerjen e \u00e7izmeve dhe mjeteve t\u00eb tjera p\u00ebr pastrimin e terrenit p\u00ebr ushtar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke organizuar takim donator\u00ebsh me ambasadat e huaja. Absurd i llojit t\u00eb vet. Ky \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb shpenzon shuma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb projekte joproduktive dhe lejon q\u00eb balta t\u2019i mbuloj\u00eb qytetar\u00ebt e vet. \u00c7do analiz\u00eb politike k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt! M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb faj nuk u ndje! Ku \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i arsyes? Thon\u00eb q\u00eb etika dhe politika nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb, por edhe pa asnj\u00eb fije etike nuk duhet t\u00eb jet\u00eb politika.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetet e tjera me demokraci t\u00eb zhvilluar, p\u00ebr nj\u00eb viktim\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebm q\u00eb u b\u00ebhet qytetar\u00ebve, qoft\u00eb edhe pa ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve, jepet dor\u00ebheqje. Te ne, madje, ne terren ish kryeministri Nikolla Gruevski sillej si shp\u00ebtimtar i gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Sillej si kryeminist\u00ebr faktik, si shef i ushtris\u00eb, si drejtor, si gjith\u00e7ka. Propagand\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb raste krizash nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Hasanbeg, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb nj\u00ebvjetorit t\u00eb v\u00ebrshimeve, ta shpallin hero dhe t\u2019i japin mir\u00ebnjohje. Si\u00e7 ndodhi n\u00eb Shipkovic\u00eb, ku gjat\u00eb v\u00ebrshimeve n\u00eb vitin 2015 humb\u00ebn jet\u00ebn tre persona. N\u00eb fshatin e selis\u00eb s\u00eb ish Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare iu dha mir\u00ebnjohje nj\u00eb politikani antishqiptar dhe etnonacionalist maqedonas. Thua se Gruevski u ka ndihmuar nga xhepi k\u00ebtyre qytetar\u00ebve. Ting\u00ebllon pak ironike, por realiteti shqiptar, fatkeq\u00ebsisht, shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb sa tragjik, aq edhe ironik. Nga anash, si vrojtues, ndoshta na duket pak e habitshme mir\u00ebnjohja p\u00ebr Gruevskin, por hallexhinjt\u00eb e Shipkovic\u00ebs \u2013 duke e par\u00eb neglizhenc\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs n\u00eb ndarjen e mjeteve financiare \u2013 nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb hap sa absurd, aq p\u00ebr ta normal dhe t\u00eb arsyesh\u00ebm!<\/p>\n<p><strong>Konteksti politik i v\u00ebrshimeve<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebrshimet ndodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb moment tep\u00ebt delikat n\u00eb Maqedoni. Madje, qytetar\u00ebt vite me radh\u00eb t\u00eb lodhur e st\u00ebrlodhur nga politika, k\u00ebto v\u00ebrshime i st\u00ebrlodh\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb. Gjithsesi se nuk mungoi edhe humaniteti i popullit, i d\u00ebshmuar gjithmon\u00eb kur ka kriza humanitare. Kuptohet, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fatur\u00ebs politike do ta paguaj\u00eb pushteti, sepse edhe po t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi objektive politike, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb se nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar tragjedin\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sigurisht se duhet ta marrin funksionar\u00ebt lokal\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane, t\u00eb cil\u00ebt vite me radh\u00eb kan\u00eb mbajtur pozita dhe asgj\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr rajonin e tyre. Madje, ishte irrituese dalja e Safet Nezirit nga Hasanbegu s\u00eb bashku me Gruevskin, i cili tash \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lider partie.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb Hasanbeg? Do t\u00eb dalin n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb politik\u00eb apo do t\u00eb bojkotojn\u00eb, kjo mbetet t\u00eb shihet. Por, gjykuar sipas asaj q\u00eb ka ndodhur deri m\u00eb tani, qytetari shqiptar fal leht\u00eb dhe shpejt, sidomos politik\u00ebn, pa ndonj\u00eb arsye konkrete, n\u00eb vend q\u00eb ta d\u00ebnoj\u00eb at\u00eb. Opozita shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb, d\u00ebshmoi konstruktivitetin e vet gjat\u00eb v\u00ebrshimeve, nd\u00ebrsa opozita maqedonase \u2013 duke dashur q\u00eb t\u00eb mos shkaktoj\u00eb panik \u2013 ngutas apeloi q\u00eb t\u00eb harrohen dallimet partiake dhe t\u2019u ndihmohet qytetar\u00ebve. Mund t\u2019u p\u00eblqej\u00eb ose jo shqiptar\u00ebve jasht\u00eb Hasanbegut, n\u00eb ato dit\u00eb personalisht Gruevski dhe lideri socialdemokrat Zoran Zaevi kan\u00eb punuar dhe pastruar me lopata n\u00eb duar. Kuptohet se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr marketing politik, por ku ishin lider\u00ebt shqiptare? Tha\u00e7i tha se nuk ka takat, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet m\u00eb 11 dhjetor, verifikim i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kondicioni politik i partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, si duket \u00ebsht\u00eb kah fundi dhe t\u00eb dyja k\u00ebto parti tashm\u00eb e kan\u00eb ndar\u00eb mendjen se n\u00eb zgjedhje duhet t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb 11 dhjetor. Nuk kan\u00eb m\u00eb as forc\u00eb popullore, por edhe vullnet politik, q\u00eb t\u00eb vazhdohet me matjen e forcave politike. Nuk po i p\u00ebrmendim partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb bisedime, BDI dhe PDSH, pasi gjith\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb bisedime m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb bisht t\u00eb tyre sesa kan\u00eb imponuar ose artikuluar agjend\u00ebn e tyre politike. Prandaj, midis tjerash, m\u00eb 11 dhjetor do t\u00eb jepet p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr viktimat e Shipkovic\u00ebs, Hasanbegut, Stajkovc\u00ebs, meq\u00eb dor\u00ebheqja si akt moral n\u00eb politik\u00ebn e Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb kategori e panjohur. Maqedonia e mban mend vet\u00ebm nj\u00eb politikan q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje si pasoj\u00eb e fatkeq\u00ebsis\u00eb: ka qen\u00eb ministri Antoni Peshev, i cili nga pozita e ministrit t\u00eb Telekomunikacionit dhe Lidhjeve kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje pas rr\u00ebzimit t\u00eb aeroplanit t\u00eb \u201cPaler Macedonia\u201d.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb 21 viktima jan\u00eb n\u00ebn dhe. Madje Elifi 16-mujore ende nuk \u00ebsht\u00eb gjetur. Tragjedi n\u00eb tragjedi! Gjithmon\u00eb n\u00eb shkrime themi q\u00eb le t\u00eb jet\u00eb ky p\u00ebsim nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr politik\u00ebn, por ajo assesi t\u00eb k\u00ebndellet. Ndoshta k\u00ebndellet qytetari i Maqedonis\u00eb, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb sy\u00e7el\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike dhe politike se si shpenzohen parat\u00eb e buxhetit. N\u00eb vend se t\u00eb nd\u00ebrtohen p\u00ebrmendore dhe statuja, t\u00eb nd\u00ebrtohen kanale p\u00ebr uj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shiu i vrullsh\u00ebm mori jet\u00ebn e 21 personave, por arsyetimet e politikan\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve se v\u00ebrshimet ishin fenomen natyror nga Zoti, treguan se politikan\u00ebt mb\u00ebshteten te Zoti vet\u00ebm kur kan\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14823,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-14822","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14822"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14822"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14822\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14824,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14822\/revisions\/14824"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}