{"id":15185,"date":"2016-10-10T19:10:12","date_gmt":"2016-10-10T17:10:12","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=15185"},"modified":"2016-10-10T19:10:12","modified_gmt":"2016-10-10T17:10:12","slug":"objekti-i-djallit-qe-mbrohet-nemer-tzotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=15185","title":{"rendered":"Objekti i djallit q\u00eb mbrohet n&#8217;em\u00ebr t\u2019Zotit!"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/jusuf-thaci-8766-e1476119394206.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-15186\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/jusuf-thaci-8766-e1476119394206.jpg\" alt=\"jusuf-thaci-8766\" width=\"733\" height=\"441\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/jusuf-thaci-8766-e1476119394206.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/jusuf-thaci-8766-e1476119394206-300x181.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 733px) 100vw, 733px\" \/><\/a>Nga: Jusuf Tha\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Ky objekt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga mend\u00ebsia e nga dora e Millosheviqit dhe e Arkanit. Pra \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhunsh\u00ebm nga vet djalli dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb Sht\u00ebpi e Zotit, sepse \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi e dhun\u00ebs<br \/>\nPavar\u00ebsisht debatit t\u00eb ashp\u00ebr mes pal\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb lidhje me objektin e dhunsh\u00ebm q\u00eb gjendet n\u00eb truallin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb gjitha pal\u00ebt (shqiptar\u00ebt) pajtohen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pajtohen se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt q\u00eb simbolizon dhun\u00ebn, rob\u00ebrin\u00eb, sundimin, shfarosjen, fashizmin e shovinizmin serb ndaj shqiptar\u00ebve. Ai objekt, k\u00ebmb\u00eb e kok\u00eb \u2013 simbolikisht e praktikisht, personifikon Millosheviqin dhe Arkanin, m\u00eb \u00e7njer\u00ebzor\u00ebt e bot\u00ebs t\u00eb shekullit XX, vras\u00ebsit masiv\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb boshnjak\u00ebve e t\u00eb kroat\u00ebve.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo, pal\u00ebt debatuese duhet t\u00eb pajtohen edhe n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb: ai objekt nuk mund dhe nuk b\u00ebn t\u00eb quhet as kish\u00eb, as objekt kishtar, as objekt fetar, as objekt kulti, as objekt adhurimi, etj.. Po t\u00eb ishte i till\u00eb ky objekt, nuk do t\u00eb kishim debat n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e tij. Ai thjesht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt, i vendosur dhunsh\u00ebm e padrejt\u00ebsisht n\u00eb truallin e universitetit nga pushtuesi, i pap\u00ebrfunduar, i cili deri m\u00eb tani nuk ka pasur kurrfar\u00eb funksioni praktik (pavar\u00ebsisht se pushtuesi e ka nisur p\u00ebr kish\u00eb). Dhe debati \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebt\u00eb objekt apo p\u00ebr \u00e7far\u00eb funksioni duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ky objekt. T\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 ka qen\u00eb deri m\u00eb tani, dihet se do t\u00eb jet\u00eb e pamundshme, prandaj duhet zgjidhje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Tani kemi tri pal\u00eb debatuese q\u00eb ofrojn\u00eb tri alternativa t\u00eb ndryshme p\u00ebr fatin e k\u00ebtij objekti, t\u00eb cilat duhet shqyrtuar me v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019u pozicionuar secili prej nesh.<\/p>\n<p>1. Ruajtja e objektit si objekt simbolik e muzeor<\/p>\n<p>Kjo alternativ\u00eb konsideron se p\u00ebr shkak t\u00eb historikut dhe simbolik\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij objekti, ky duhet t\u00eb ruhet si objekt simbolik e muzeor (apo di\u00e7ka e ngjashme), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjeneratat e ardhshme ta kujtojn\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhune, rob\u00ebrie e terrori t\u00eb serb\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ka disa probleme me k\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ky objekt nuk \u00ebsht\u00eb Kampi i Aushvicit, si\u00e7 po duan ta portretizojn\u00eb disa, si argument se ai objekt duhet t\u00eb ruhet si simbol i terrorit serb ndaj shqiptar\u00ebve. N\u00eb at\u00eb objekt nuk jan\u00eb mbajtur t\u00eb burgosur, nuk jan\u00eb dhunuar, nuk jan\u00eb vrar\u00eb e nuk jan\u00eb masakruar njer\u00ebz. Kosova ka mjaft simbole t\u00eb asaj periudhe, e ka Prekazin e Re\u00e7akun, i ka mbi 12 mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb varreza e p\u00ebrmendore, ka shum\u00eb objekte ku jan\u00eb vrar\u00eb e masakruar qindra shqiptar\u00eb, etj.. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pse duhet t\u00eb kemi n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs nj\u00eb objekt q\u00eb personifikon Millosheviqin e Arkanin, p\u00ebr ta kujtuar rob\u00ebrin\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ta kemi nj\u00eb vep\u00ebr madh\u00ebshtore arti q\u00eb personifikon Adem Jasharin e Ukshin Hotin, p\u00ebr ta respektuar lirin\u00eb?!<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, po u shnd\u00ebrrua ai objekt n\u00eb \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 kish\u00eb serbe, duhet ta dim\u00eb q\u00eb, vazhdimisht e p\u00ebrjet\u00ebsisht, propaganda serbe do ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb si arm\u00eb t\u00eb fuqishme propaganduese n\u00eb nivel vendor e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se si gjoja shqiptar\u00ebt i p\u00ebrdhosin kishat ortodokse serbe dhe se si gjoja shqiptar\u00ebt duan t\u2019i shfarosin serb\u00ebt nga Kosova p\u00ebrmes mohimit t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr besim, etj.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, serb\u00ebt nuk e kan\u00eb nd\u00ebrtuar at\u00eb objekt p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer q\u00ebllimeve njer\u00ebzore t\u00eb Kosov\u00ebs, por p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer q\u00ebllimeve mizore t\u00eb Serbis\u00eb. Serb\u00ebt e kan\u00eb nd\u00ebrtuar at\u00eb objekt p\u00ebr ta tjet\u00ebrsuar identitetin etnik e komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, jo p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer historis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, ata q\u00eb i besojn\u00eb k\u00ebsaj alternative, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb politika serbe dhe kleri ortodoks serb nuk do t\u00eb lejojn\u00eb kurrsesi q\u00eb ky objekt t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar krimet e tyre ndaj shqiptar\u00ebve. Edhe n\u00ebse serb\u00ebt do t\u00eb pajtoheshin me k\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje taktike e tyre, derisa t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar n\u00eb kish\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, konsideroj q\u00eb kjo alternativ\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e duhura, mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb k\u00ebqija afatgjata dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb as e mundshme, ose \u00ebsht\u00eb e mundshme me sherr. Si e till\u00eb, kjo alternativ\u00eb duhet t\u00eb hidhet posht\u00eb dhe t\u00eb mos promovohet.<\/p>\n<p>2. Funksionalizimi i objektit si kish\u00eb ortodokse serbe<\/p>\n<p>Kjo alternativ\u00eb konsideron se do t\u00eb ishte krejt normale dhe nuk do t\u00eb kishte kurrfar\u00eb pasojash n\u00ebse ky objekt do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb objekt fetar, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb kish\u00eb ortodokse serbe. Ka disa probleme me k\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb, madje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb rrafshin simbolik, meq\u00eb pajtohemi q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb objekt i padrejt\u00eb e i dhunsh\u00ebm, i nd\u00ebrtuar n\u00eb pron\u00ebn e universitetit nga Millosheviqi e Arkani me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb na posht\u00ebroj\u00eb, at\u00ebher\u00eb funksionalizimi i k\u00ebtij objekti ashtu si\u00e7 e ka planifikuar pushtuesi do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne po e p\u00ebrligjim moralisht e politikisht misionin e q\u00ebllimin posht\u00ebrues e shfaros\u00ebs t\u00eb Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Vet\u00ebposht\u00ebrim t\u00eb k\u00ebtij niveli nuk besoj q\u00eb do t\u00eb pranonte asnj\u00eb kafsh\u00eb, l\u00ebre m\u00eb qenia njer\u00ebzore!<\/p>\n<p>Sy dyti, n\u00eb rrafshin praktik, ky objekt, p\u00ebrve\u00e7 hap\u00ebsir\u00ebs q\u00eb z\u00eb vet, ka p\u00ebrvet\u00ebsuar dhunsh\u00ebm edhe rreth kat\u00ebr hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb praktikisht z\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs prej Fakultetit t\u00eb Edukimit, kah Biblioteka Komb\u00ebtare, kah Rektorati, kah Fakulteti i Arteve e deri te Fakulteti Ekonomik e Fakulteti Juridik. Po u funksionalizua ky objekt si kish\u00eb ortodokse serbe, at\u00ebher\u00eb as student\u00ebt e as qytetar\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, sepse kisha me siguri do ta rrethoj\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb me mure t\u00eb larta e madje edhe me tela gjembor\u00eb, bile edhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb Policia dhe KFOR-i ta ruajn\u00eb vazhdimisht. K\u00ebshtu, kampusi i universitetit do t\u00eb cungohet ndjesh\u00ebm e Prishtina do t\u00eb sh\u00ebmtohet shum\u00eb. Zemra e Prishtin\u00ebs do t\u00eb duket si zon\u00eb lufte diku n\u00eb Lindje. Jo vet\u00ebm kaq! Serb\u00ebt me siguri do t\u00eb simulojn\u00eb ndonj\u00eb sulm ndaj k\u00ebsaj kishe, t\u00eb cilin mandej do ta p\u00ebrdorin si pretekst p\u00ebr ta zgjeruar edhe m\u00eb shum\u00eb oborrin e kish\u00ebs p\u00ebr nevoja sigurie dhe do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb eksterritorialitet.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet p\u00ebrmendet se argumenti se po u funksionalizua kisha do t\u00eb cenohet laiciteti i universitetit nuk \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm. Po u funksionalizua kisha, ajo do ta pron\u00ebsoj\u00eb tok\u00ebn e universitetit dhe ajo m\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tok\u00eb t\u00eb universitetit, por n\u00eb tok\u00ebn e vet. Pra, ajo nuk do ta cenoj\u00eb laicitetin e universitetit, por pron\u00ebn e universitetit, do ta cenoj\u00eb vet universitetin.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb rrafshin propagandistik, \u00e7do medium e delegacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb viziton Kosov\u00ebn do t\u00eb shihte q\u00eb zemra e Prishtin\u00ebs, pra kryeqendra e Kosov\u00ebs qenka serbe dhe se serb\u00ebt qenkan t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga shqiptar\u00ebt dhe iu dashka t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb rrethuar me mure t\u00eb larta e me tela gjembor\u00eb dhe t\u00eb mbrojtur nga policia e ushtria vazhdimisht e p\u00ebrjet\u00ebsisht. Imazh m\u00eb t\u00eb keq e m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se kaq p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nuk i pengon q\u00eb ky objekt i dhunsh\u00ebm t\u00eb funksionalizohet si kish\u00eb ortodokse serbe aty ku \u00ebsht\u00eb, le ta nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb oborrin a n\u00eb truallin e tyre personal, jo n\u00eb truallin e universitetit, jo n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, jo n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, jo aty ku p\u00ebrligjet p\u00ebrjet\u00ebsisht moralisht, politikisht e historikisht dhuna e terrori serb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, konsideroj q\u00eb kjo alternativ\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme dhe posht\u00ebruese, zhvler\u00ebsuese e liris\u00eb dhe p\u00ebrligjje e krimeve serbe ndaj shqiptar\u00ebve. Si e till\u00eb, kjo alternativ\u00eb duhet t\u00eb hidhet posht\u00eb dhe t\u00eb mos pranohet me asnj\u00eb kusht e p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>3. Rr\u00ebnimi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i objektit<\/p>\n<p>Kjo alternativ\u00eb konsideron se ky objekt duhet rr\u00ebnuar t\u00ebr\u00ebsisht, pik\u00ebrisht duke u bazuar n\u00eb argumentet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura. Kjo alternativ\u00eb ka dy probleme e shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Problemi i par\u00eb lidhet me mospajtimin e politik\u00ebs e klerit serb dhe t\u00eb disa qarqeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr rr\u00ebnimin e objektit. Prej serb\u00ebve as nuk mund t\u00eb pritet e as s\u2019kemi pse presim pajtim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, s\u2019mund t\u00eb presim humaniz\u00ebm nga dhunuesit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kemi mjaft fakte, d\u00ebshmi e argumente q\u00eb edhe moralisht, edhe politikisht, edhe praktikisht edhe ligj\u00ebrisht ai objekt i dhunsh\u00ebm meriton t\u00eb rr\u00ebnohet.<\/p>\n<p>Problemi i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me propagand\u00ebn serbe. Sigurisht q\u00eb n\u00eb rrafshin propagandistik serb\u00ebt do ta p\u00ebrdorin edhe rr\u00ebnimin e k\u00ebtij objekti p\u00ebr t\u00eb viktimizuar veten para bot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar \u201cterrorizmin shqiptar\u201d, por kjo do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme, si\u00e7 thon\u00eb dhe vet ata: \u201c\u00e7udia m\u00eb e madhe zgjat\u00eb tri dit\u00eb!\u201d. Ata do ta vajtojn\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn, ne duhet ta k\u00ebndojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Fundja, m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb propaganduese e madhe, por e shkurt\u00ebr, se sa nj\u00eb fushat\u00eb propaganduese m\u00eb e vog\u00ebl, por e p\u00ebrjetshme (si\u00e7 ishte rasti me dy alternativat e para).<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet nga rr\u00ebnimi i k\u00ebtij objekti t\u00eb dhunsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta e n\u00eb shum\u00eb rrafshe. Simbolikisht, me rr\u00ebnimin e k\u00ebtij objekti do t\u00eb rr\u00ebnojm\u00eb misionin e q\u00ebllimin posht\u00ebrues e shfaros\u00ebs t\u00eb serb\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve, do t\u00eb pamund\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsimin e Millosheviqit e t\u00eb Arkanit n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, do t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb q\u00eb Serbia si pushtues ka qen\u00eb e p\u00ebrkohshme n\u00eb Kosov\u00eb dhe gjurm\u00ebt e dhun\u00ebs serbe i p\u00ebrkasin t\u00eb kaluar\u00ebs, do ta provojm\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb lir\u00eb q\u00eb vendosim drejt\u00ebsi e nuk hakmerremi, do ta \u00e7lirojm\u00eb universitetin t\u00eb frymoj\u00eb i qet\u00eb e i lir\u00eb, etj., etj.. Praktikisht, me rr\u00ebnimin e k\u00ebtij objekti nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb objekt i dhunsh\u00ebm e i jasht\u00ebligjsh\u00ebm t\u00eb uzurpoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb truallit t\u00eb universitetit m\u00eb t\u00eb madh publik, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb l\u00ebvizja e lir\u00eb e student\u00ebve dhe e qytetar\u00ebve t\u00eb cenohen mu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb dhunsh\u00ebm e artificialisht Prishtina t\u00eb serbizohet, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ket\u00eb eksterritorialitet t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb zemra e Prishtin\u00ebs t\u00eb duket si vat\u00ebr lufte para syve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, etj., etj..<\/p>\n<p>Prandaj, duke pasur parasysh t\u00eb gjitha argumentet e sip\u00ebrth\u00ebna, del q\u00eb rr\u00ebnimi i k\u00ebtij objekti t\u00eb dhunsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb alternativ\u00eb e mundshme, por \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme e k\u00ebtij problemi!<\/p>\n<p>Fundja, gjith\u00eb bota e di (atyre q\u00eb nuk e din\u00eb duhet t\u2019u tregojm\u00eb) se ky objekt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga mend\u00ebsia e nga dora e Millosheviqit dhe e Arkanit. Pra \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhunsh\u00ebm nga vet djalli dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb Sht\u00ebpi e Zotit, sepse \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi e dhun\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e di edhe politika serbe, edhe kleri ortodoks serb edhe ne shqiptar\u00ebt. Por, \u00e7udit\u00ebrisht, ve\u00e7 serb\u00ebt jan\u00eb aq djall\u00ebzor\u00eb e ve\u00e7 shqiptar\u00ebt aq naiv\u00eb, sa simbolin e dhun\u00ebs ta mbrojn\u00eb n&#8217;em\u00ebr t\u2019paqes, sa objektin e djallit ta mbrojn\u00eb n&#8217;em\u00ebr t\u2019Zotit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Jusuf Tha\u00e7i Ky objekt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga mend\u00ebsia e nga dora e Millosheviqit dhe e Arkanit. Pra \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhunsh\u00ebm nga vet djalli dhe si i till\u00eb nuk mund&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15186,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-15185","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15185"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15185"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15185\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15187,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15185\/revisions\/15187"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}