{"id":15495,"date":"2016-10-25T12:05:51","date_gmt":"2016-10-25T10:05:51","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=15495"},"modified":"2016-10-24T21:12:50","modified_gmt":"2016-10-24T19:12:50","slug":"kode-subidentitare-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=15495","title":{"rendered":"Kode subidentitare shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/pajaziti-e1477336326799.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-15497\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/pajaziti-e1477336326799.jpg\" alt=\"pajaziti\" width=\"698\" height=\"456\" \/><\/a>Globalizimi i rr\u00ebnon besnik\u00ebrit\u00eb tradicionale, e minon ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, pra edhe identitetin komb\u00ebtar. Giddensi thot\u00eb se nj\u00ebra prej cil\u00ebsive kryesore t\u00eb modernitetit \u00ebsht\u00eb \u201cprojektimi refleksiv i unit\u201d \u2013 individ\u00ebt arsyetojn\u00eb rreth identitetit t\u00eb vet dhe vazhdimisht e ndryshojn\u00eb at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Ali PAJAZITI, Shkup<\/strong><\/p>\n<p>Identiteti <em>(identity) <\/em>paraqet ndjenjat e vetes, t\u00eb personalitetit, t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb fakt dikush \u00ebsht\u00eb. Si nj\u00eb term i studiuar nga psikanalist\u00ebt, sociolog\u00ebt dhe social-psikolog\u00ebt, identiteti p\u00ebrfaq\u00ebson ve\u00e7orit\u00eb kryesore t\u00eb individit <em>(personal identity)<\/em> ose t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb njer\u00ebzve <em>(collective identity)<\/em>, me t\u00eb cilat shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb dallohet nj\u00eb njeri ose nj\u00eb kolektivitet. Identiteti n\u00ebnkupton vet\u00ebdije dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr ta njohur vetveten, imazhe t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb e ka n\u00eb kok\u00eb \u201cunin e tij\u201d, ve\u00e7orit\u00eb e karakterit dhe t\u00eb karakteristikave fizike, m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes jopersonale, ndjenjat, njohurit\u00eb, vet\u00ebdijen. Identiteti, si \u201cuni\u201d i njeriut ose i grupit, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb moderne paraqitet i shum\u00ebllojsh\u00ebm, si: identitet fizik (vet\u00ebdija p\u00ebr trupin), identitet gramatikor (emri, n\u00ebnshkrimi), identitet juridik (vet\u00ebdija p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe detyrat), identitet rajonal, komb\u00ebtar, etnik (vet\u00ebdija p\u00ebr t\u2019i mbrojtur tokat etnike), identitet social (pushtimi i disa statuseve, luajtja e roleve, lidhja e marr\u00ebdh\u00ebnieve, pjes\u00ebmarrja n\u00eb rrjetin e informacioneve), identitet kulturor (nd\u00ebrtimi i sistemit t\u00eb vlerave, instalimi i vetes n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sistemeve ideologjike) etj. Identitetet zakonisht p\u00ebrfshijn\u00eb ngjashm\u00ebrin\u00eb dhe dallimin. N\u00ebse jeni shqiptar, jeni i ngjash\u00ebm me shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb dhe, natyrisht, dalloni nga joshqiptar\u00ebt. Ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb edhe nj\u00eb britanik dallon nga europian\u00ebt kontinental\u00eb ose nga imigrant\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Britani. Ka mendime se identiteti \u00ebsht\u00eb i ngurt\u00eb ose i dh\u00ebn\u00eb. Sociolog\u00ebt pohojn\u00eb se identiteti \u00ebsht\u00eb fluid dhe i ndryshuesh\u00ebm, se njeriu mund ta ndryshoj\u00eb at\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne. P.sh. dikush lindet si i krishter\u00eb e m\u00eb von\u00eb konvertohet n\u00eb budist. Globalizimi i rr\u00ebnon besnik\u00ebrit\u00eb tradicionale, e minon ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, pra edhe identitetin komb\u00ebtar. Giddensi thot\u00eb se nj\u00ebra prej cil\u00ebsive kryesore t\u00eb modernitetit \u00ebsht\u00eb \u201cprojektimi refleksiv i unit\u201d \u2013 individ\u00ebt arsyetojn\u00eb rreth identitetit t\u00eb vet dhe vazhdimisht e ndryshojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e identitetit ose identiteteve shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb dhe nj\u00eb nj\u00ebsi e gjall\u00eb analitike, q\u00eb k\u00ebrkon qasje shum\u00ebp\u00ebrmasore, duke pasur parasysh se shqiptar\u00ebt sot sociologjiksisht jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt mes vete, por edhe \u201egjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm\u201c, n\u00eb ve\u00e7anti me ngjalljen e debatit p\u00ebr kombin kosovar. Baza konceptore e identitetit shqiptar shkon deri te identitetet me sfond komb\u00ebtar, religjioz, rajonal etj. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u00e7do kulture dhe \u00e7do entiteti, por te shqiptar\u00ebt diada gjuh\u00ebsore evidente n\u00eb terren, tosk\u00eb e geg\u00eb, pas vitit 1999, gjegj\u00ebsisht 2008, ka p\u00ebrjetuar edhe nj\u00eb formatim t\u00eb ri politik: dyshtet\u00ebsia q\u00eb sipas disave krijon dykomb\u00ebsin\u00eb, <em>shqip\u00ebrianizmin<\/em> (!) dhe <em>kosovarizmin (?)<\/em>, q\u00eb analizuar kulturalisht dhe sociologjikisht jan\u00eb brum\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb etnik, i ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb t\u00eb ndryshme politike, n\u00eb dy shtete q\u00eb jodomodoshm\u00ebrisht prodhojn\u00eb edhe dy kombe. Nga ana tjet\u00ebr, nuk duhet harruar edhe nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb identitetit shqiptar, iliridasit ose shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u2013 ndon\u00ebse n\u00eb hije t\u00eb k\u00ebtyre dy shtresave m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb identitetit total \u2013 kan\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb frym\u00ebs komb\u00ebtare. K\u00ebta t\u00eb fundit vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me gjendjen e padefinuar t\u00eb tyre, mes nacionalizmit gjith\u00ebkomb\u00ebtar dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr avancim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, p\u00ebr marrje t\u00eb hises\u00eb q\u00eb u takon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetit t\u00eb mbetur pezull n\u00eb koniunkturat ballkanike dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb specifik n\u00eb shum\u00eb aspekte p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm: ata n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit jetojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr Maqedoni, komuniste, 1990-2001 etnike, post-oh\u00ebrase (2001-2006) dhe VMRO-centriste (2006 e k\u00ebndej). Nga defanziva totale ose inivizbiliteti komb\u00ebtar shqiptar i shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, me r\u00ebnien e komunizmit, u hap\u00ebn dyert p\u00ebr faktorizim identitar dhe politik: pas vitit 2001 nisi faza e re e shtetnd\u00ebrtimit me marketingun p\u00ebr integrim brenda dhe jasht\u00eb, n\u00eb Maqedoni dhe me Europ\u00ebn, multikulturalizmi si shenj\u00eb njoh\u00ebse (i parealizuar) dhe faza e fundit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb ajo e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr retrograditet, p\u00ebr kthim n\u00eb monoetniz\u00ebm dhe p\u00ebr shp\u00ebrfillje t\u00eb identitetit shqiptar. \u201eLufta\u201c p\u00ebr dukje sa m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb sfer\u00ebn publike vazhdon, ndon\u00ebse defanziva totale e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare (BDI) dhe asaj t\u00eb d\u00ebrrmuar (PDSH), ka krijuar nj\u00eb <em>kultur\u00eb t\u00eb vet\u00ebminimizimit <\/em>dhe t\u00eb distancimit nga politika dhe shteti. Ndon\u00ebse gjendja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pafavorshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt e RM-s\u00eb, koh\u00ebve t\u00eb fundit shfaqen do xixa q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re. Lideri i opozit\u00ebs maqedonase shprehu gatishm\u00ebri p\u00ebr dygjuh\u00ebsi n\u00eb gjith\u00eb territorin e shtetit, q\u00eb shkaktoi reagime te qarqet ultrakonservatore dhe te partia e pozit\u00ebs, q\u00eb e cil\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb akt si <em>tradhti komb\u00ebtare<\/em>. L\u00ebshimi pe drejt shtetit multietnik, e shp\u00ebton Maqedonin\u00eb nga ankthi i \u201epasiguris\u00eb s\u00eb maqedonasve nga k\u00ebrkesat e pafundme shqiptare\u201c, b\u00ebn nj\u00eb mjedis t\u00eb relaksuar, nj\u00eb shtet me perspektiv\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb mbijetoj\u00eb e ta vazhdoj\u00eb hap\u00ebrimin historik drejt s\u00eb ardhmes. Pra, shfaqja me e dukshme e problemit shqiptar n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetuarit n\u00eb nj\u00eb shtet, por pa ndjenja, t\u00eb jetuarit si p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe pa oreks, p\u00ebr dallim nga dy pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shqiptaris\u00eb, ku kulmi shtet\u00ebror sjell garancin\u00eb p\u00ebr ardhm\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr vet\u00ebrealizim<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i identitetit shqiptar n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb edhe religjioni, gjegj\u00ebsisht Islami si element dallues i k\u00ebtij mbind\u00ebrtimi kulturologjik. T\u00eb gjitha analizat, edhe cil\u00ebsore edhe ato sasiore, flasin se \u2013 p\u00ebr dallim nga afetaria evidente klasike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe <em>averzioni intelektualist<\/em> ndaj Islamit n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 n\u00eb Maqedoni sh\u00ebnohet nj\u00eb konservatoriz\u00ebm i dalluar, nj\u00eb lidhje p\u00ebr vlerat shpirt\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn osmane-islame, p\u00ebr Turqin\u00eb, p\u00ebr bot\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore islamike (ummetin) etj., gj\u00ebra k\u00ebto q\u00eb pak m\u00eb t\u00eb zbehta i hasim t\u00eb rigjall\u00ebruara edhe n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri. Vlerat, si feja, familja, xhamia, ende jan\u00eb t\u00eb shenjta te shqiptar\u00ebt e k\u00ebndit t\u00eb tret\u00eb shqiptar. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb trojet tjera shqiptare k\u00ebto elemente shp\u00ebrfillen t\u00ebr\u00ebsisht, porse jan\u00eb relativizuar shum\u00eb nga makineria prolaike. Miti i fes\u00eb civile \u00ebsht\u00eb prezent edhe n\u00eb Shkup a Tetov\u00eb, por ama shenjt\u00ebrit\u00eb autentike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe m\u00eb mobilizuese. Ja nj\u00eb tablo konkrete nga nj\u00eb analiz\u00eb n\u00eb fokus-grup, e realizuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015 me student\u00eb t\u00eb nj\u00eb universiteti n\u00eb Maqedoni: Pyetja: \u201eT\u00eb marrim tre elemente identitare: i pari, etniciteti; i dyti, shtet\u00ebsia ose qytetaria dhe i treti, elementi religjioz. Pyetja \u00ebsht\u00eb, si do ta kishit b\u00ebr\u00eb radhitjen, cilin do ta kishit vendosur n\u00eb vendin e par\u00eb? B: \u201cEtnicitetin.\u201d X: \u201cEtnicitetin.\u201d D: \u201cFen\u00eb\u201d Y: \u201cKombin.\u201d G: \u201cFen\u00eb.\u201d J: \u201cFen\u00eb.\u201d Q: \u201cFen\u00eb.\u201d P: \u201cFen\u00eb\u201d K: \u201cFen\u00eb.\u201d L: \u201cFen\u00eb\u201d I: \u201cFen\u00eb.\u201d Pra, si\u00e7 v\u00ebrehet, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kategori primare e identitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb religjioni, q\u00eb nuk p\u00ebrjashton elementin komb\u00ebtar ose etnik. Nga ana tjet\u00ebr, diskursi publik n\u00eb shtetin am\u00eb dhe ai kosovar k\u00ebt\u00eb frym\u00eb e sheh si hendikep, si di\u00e7ka q\u00eb e d\u00ebmton kauz\u00ebn, q\u00eb e zbeh imazhin europian t\u00eb shqiptar\u00ebve (Kadare). A \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu? \u00c7do rajon i ka specifikat e veta dhe dallon nga tjetri. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt po hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb faktorizmit evident t\u00eb fes\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti Islamit, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet edhe nga rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebr bajram, por edhe nga aktualizimi i Islamit kosovar, gjegj\u00ebsisht i teolog\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij shteti q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb popullaritet t\u00eb madh te popullata rinore. Ateizmi, shekullarizmi i padefinuar dhe, tani, faza e fetarizm\u00ebs publike. N\u00eb Maqedoni nuk ka ndonj\u00eb l\u00ebvizje tektonike fetare t\u00eb dukshme, sepse kjo vij\u00eb e ka ruajtur kontinuitetin e vet n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lidhur identitetin shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb n\u00eb shtetin ku jetojn\u00eb, koh\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb disa vlera me t\u00eb cilat mund t\u00eb garojn\u00eb me ata t\u00eb dy shteteve shqiptare, universitet (UEJL), sht\u00ebpi botuese (Logos-A), klub futbollistik (Shk\u00ebndija), kompani e t\u00eb ngjashme, me t\u00eb cilat ata tregojn\u00eb se \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr inferioritetit disadekad\u00ebsh \u2013 tanim\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb veten dhe jan\u00eb n\u00eb ngritje, drejt majave t\u00eb piramid\u00ebs edhe vendore dhe gjith\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dialogjia rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb identitetit shqiptar po vazhdon. Perceptimet jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por kauza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, si edhe objektivi: shqiptar dhe shqiptari konkurrente me vlerat e hap\u00ebsir\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb dhe m\u00eb tej, me vlerat globale. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb potencial p\u00ebr pun\u00eb dhe arritje t\u00eb m\u00ebdha. Edhe t\u00eb bashkuar, edhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjithandej deri n\u00eb diaspor\u00eb. P\u00ebr hap\u00ebrim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb duhet lexim i sh\u00ebndosh\u00eb i <em>frym\u00ebs komb\u00ebtare<\/em> dhe elementeve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb, por e p\u00ebrplot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Kodi identitar shqiptar vazhdon t\u00eb nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes elementeve t\u00eb reja, p\u00ebrmes dialogut dhe dialogjis\u00eb, p\u00ebrmes apologjis\u00eb ndaj eksternes dhe polemikave t\u00eb brendshme, t\u00eb cilat \u2013 n\u00ebse bazohen n\u00eb parametra tejemocional\u00eb dhe shkencor\u00eb \u2013 sjellin dinamiz\u00ebm, produktivitet dhe progres.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Globalizimi i rr\u00ebnon besnik\u00ebrit\u00eb tradicionale, e minon ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, pra edhe identitetin komb\u00ebtar. Giddensi thot\u00eb se nj\u00ebra prej cil\u00ebsive kryesore t\u00eb modernitetit \u00ebsht\u00eb \u201cprojektimi refleksiv i unit\u201d \u2013&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15497,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-15495","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15495"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15495"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15495\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15498,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15495\/revisions\/15498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}