{"id":15746,"date":"2016-11-05T07:28:28","date_gmt":"2016-11-05T06:28:28","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=15746"},"modified":"2016-11-05T07:31:33","modified_gmt":"2016-11-05T06:31:33","slug":"trepca-po-punon-por-kush-po-ndertohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=15746","title":{"rendered":"Trep\u00e7a po punon, por kush po nd\u00ebrtohet?!"},"content":{"rendered":"<p><i><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/agim-popoci-9877-e1478327288766.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-15747\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/agim-popoci-9877-e1478327288766.jpg\" alt=\"agim-popoci-9877\" width=\"703\" height=\"418\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/agim-popoci-9877-e1478327288766.jpg 637w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/agim-popoci-9877-e1478327288766-300x178.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 703px) 100vw, 703px\" \/><\/a>Njer\u00ebzit duhet ta kuptojn\u00eb se Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb minier\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe i takon qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb shqiptar\u00eb ose serb\u00eb.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga konstatimet e rralla q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, tha p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Se pse ia tha homologut t\u00eb tij serb n\u00eb Beograd, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe nuk e sqaroi at\u00eb kosovar, Isa Mustaf\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Por, kjo b\u00ebri q\u00eb Isa t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb me ligje p\u00ebr ta d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb fakt p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, e cila sot pa hyqmin e Beogradit po punon dhe nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush po nd\u00ebrtohet.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/i><\/p>\n<p>Shkruan:<strong> Agim POPOCI, Mitrovic\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb legjend\u00eb urbane e viteve t\u00eb \u201970-ta \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer me vite t\u00eb t\u00ebra se si nj\u00eb inxhinier britanik kishte ardhur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore n\u00eb Kosov\u00eb dhe rrug\u00ebs nga aeroporti i Beogradit p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb, meq\u00eb e kishte kuptuar se shoferi dhe makina me t\u00eb cil\u00ebn po udh\u00ebtonin ishin t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, ishte interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjigant ekonomik si ishte aktualisht. Duke i b\u00ebr\u00eb me dije shoferit se ai dikur kishte punuar n\u00eb Trep\u00e7\u00eb dhe se do t\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb ta vizitonte Mitrovic\u00ebn, meq\u00eb e kishin rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb, ai kishte vazhduar rr\u00ebfimin p\u00ebr minier\u00ebn: \u201cMund ta imagjinoj se si \u00ebsht\u00eb sot Mitrovica, me skaje t\u00eb rrug\u00ebs prej argjendi, abazhure rrug\u00ebsh prej ari, makinat e or\u00ebve t\u00eb fundit\u2026\u201d e derisa inxhinieri britanik fliste e shoferi djersitej, duke menduar se si do ta fuste n\u00eb Mitrovic\u00ebn e mjer\u00eb e t\u00eb varf\u00ebr, thot\u00eb legjenda, gjumi e shp\u00ebtoi gjith\u00eb situat\u00ebn. N\u00eb momentin q\u00eb kalojn\u00eb pran\u00eb Mitrovic\u00ebs britaniku ishte n\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, ashtu q\u00eb ata vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb e n\u00eb destinacion shoferi ishte arsyetuar se nuk e kishte zgjuar meq\u00eb ai ishte n\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo legjend\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer e st\u00ebr-rr\u00ebfyer, \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn e pasur p\u00ebrplot me ari, p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ari q\u00eb shkon i t\u00ebri n\u00eb Beograd p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar at\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mitrovica mezi e kaloj nj\u00eb 5-6-vje\u00e7ar t\u00eb mir\u00ebqenies normale gjat\u00eb viteve t\u00eb \u201870-ta dhe, p\u00ebr \u00e7udi, e dallonte shum\u00eb nga qytetet tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb interval shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohor t\u00eb k\u00ebsaj mir\u00ebqenie. Erdhi pastaj viti 1981, arrestimet dhe vrasjet e shqiptar\u00ebve nga pushteti serb, p\u00ebr t\u00eb ardhur te nj\u00eb ndarje p\u00ebrfundimtare n\u00eb vitin 1989, kur greva e minator\u00ebve ia b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb Millosheviqit se p\u00ebr \u00e7far\u00eb ishin p\u00ebrcaktuar shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Por, jo vet\u00ebm greva e minator\u00ebve, por edhe Trep\u00e7a dhe Mitrovica jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn nga politika, si e Beogradit ashtu edhe Prishtin\u00ebs, q\u00eb nga dita e par\u00eb q\u00eb komunist\u00ebt serb\u00eb e propaganduan v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimin dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, edhe para se t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebta vras\u00ebs, p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb serbe dhe at\u00eb jugosllave s\u00ebrish ekzistojn\u00eb vet\u00ebm legjenda. Sepse, gjendja e mjer\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte miniera, faza p\u00ebrgatitore e kompanis\u00eb britanike q\u00eb e kishte marr\u00eb me koncesion 50-vje\u00e7ar k\u00ebt\u00eb minier\u00eb (1927-1929), p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzueshme, dhe d\u00ebshmia e pasluft\u00ebs s\u00eb fundit se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr 17 vjet n\u00eb Trep\u00e7\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb situata sot, d\u00ebshmon se asgj\u00eb nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebhet nga viti 1913, e l\u00ebre m\u00eb 1929 deri n\u00eb vitin 1941 e tutje! Ose, ndryshe, n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto 17 vjet\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb aq shum\u00eb ari sa pretendohej p\u00ebr serb\u00ebt dhe britanik\u00ebt, duhet t\u00eb konfirmohet se kush \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 20-vje\u00e7arin e fundit.<\/p>\n<p>Dhe, shqiptar\u00ebt n\u00eb fund fare duhet ta kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me Trep\u00e7\u00ebn, kush e humbi dhe kush e fitoi apo, thjesht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fllusk\u00eb sapuni e sajuar nga dyshja Mustafa-Vu\u00e7iq, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur bisedimet Beograd-Prishtin\u00eb nuk po l\u00ebvizin dot ashtu si\u00e7 nuk do t\u00eb l\u00ebvizte Trep\u00e7a me ose pa Ligjin p\u00ebr Nd\u00ebrmarrjet Publike q\u00eb do ta mbronte nga likuidimi, e q\u00eb papritmas u b\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore e patriotizmit shqiptar dhe, patjet\u00ebr, e atij serb\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Is\u00eb shp\u00ebtimtari <\/strong><\/p>\n<p>Nga kjo qeveri e Kosov\u00ebs me n\u00eb krye Isa Mustaf\u00ebn mund t\u00eb priten shum\u00eb \u00e7udira, por q\u00eb ajo do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb di\u00e7ka, n\u00eb ve\u00e7anti Trep\u00e7\u00ebn, kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt. Jo pse Trep\u00e7a si e till\u00eb nuk mund t\u00eb shp\u00ebtohet, por kjo qeveri ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb injorante p\u00ebr ekonomi dhe biznes dhe nuk aplikon transparenc\u00eb n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej l\u00ebvizjeve q\u00eb b\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrkufizohet edhe si shp\u00ebtim.<\/p>\n<p>T\u00eb fillojm\u00eb nga aksioni i shp\u00ebtimit! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cTrep\u00e7\u00eb t\u00eb madhe\u201d, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs u informuan se do t\u00eb likuidohet dhe se duhet t\u00eb miratohet nj\u00eb Ligj p\u00ebr Nd\u00ebrmarrjet Publike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb. Si gjithmon\u00eb, e para q\u00eb hapi goj\u00ebn dhe nuk pushonte ishte ajo q\u00eb e solli Trep\u00e7\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe, politika. Nuk mungoi as ringjallja e thashethemeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjigant ekonomik q\u00eb \u201cdikur ka mbajtur gjith\u00eb Jugosllavin\u00eb\u201d, parull\u00ebn e famshme \u201cTrep\u00e7a punon, Beogradi po nd\u00ebrtohet\u201d, \u201cTrep\u00e7\u00ebn e ka shitur Millosheviqi dhe nuk ka se \u00e7far\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohet\u201d etj. etj. Nga ana tjet\u00ebr s\u00ebrish d\u00ebgjohen marr\u00ebzira nga Beogradi mbi nj\u00eb pasuri 200 miliard\u00eb euroshe t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb minier\u00eb q\u00eb shfryt\u00ebzon minerale q\u00eb nxirren n\u00eb n\u00ebntok\u00ebn e Serbis\u00eb qendrore, edhe pse hyrja n\u00eb minier\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Mitrovic\u00ebs, e deri tek absurdi se Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb e Serbis\u00eb dhe, n\u00ebse miratohet nj\u00eb ligj i till\u00eb, ai do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Dhe, pa u th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb e vetme p\u00ebr likudimin, si erdhi ai, \u00e7far\u00eb u trash\u00ebgua pas \u00e7lirimit, \u00e7far\u00eb u administrua nga UNMIK-u, AKM-ja e AKP-ja, sa vlen v\u00ebrtet Trep\u00e7a, pse duhet ky ligj dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga gjith\u00eb kjo zallamahi.<\/p>\n<p>Isa dhe pun\u00ebt e tij e \u00e7uan n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs projektligjin me nj\u00eb arsyetim odash. \u201cMe k\u00ebt\u00eb projektligj synojm\u00eb t\u00eb hapim t\u00eb ardhmen e Trep\u00e7\u00ebs, e assesi ta rikthejm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e Trep\u00e7\u00ebs. P\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij ligji, jan\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebrvojat\u00a0 nga vendet dhe rastet e ndryshme p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje e cila e ndihmon zhvillimin ekonomik, e cila i respekton kriteret e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut dhe e cila i mbron interesat e punonj\u00ebsve, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs. Ligji e p\u00ebrcakton qart\u00eb se resurset minerare jan\u00eb pron\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj me k\u00ebt\u00eb ligj prona e Trep\u00e7\u00ebs mbetet pron\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa shfryt\u00ebzimi i resurseve minerale b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb licenc\u00ebs p\u00ebr hulumtim dhe zhvillim t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Trep\u00e7a, sipas k\u00ebtij ligji, do t\u00eb organizohet si shoq\u00ebri aksionare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aksionar kryesor do t\u00eb jet\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me 80 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve dhe 20 p\u00ebr qind do t\u00eb jen\u00eb aksione t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs\u201d,\u00a0tha kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa me rastin e prezantimit. Aleati serb i Is\u00ebs, Lista \u201cSrpska\u201d, me urdh\u00ebr nga Vu\u00e7iqit, b\u00ebri edhe kund\u00ebrshti primitive, si\u00e7 e do zakoni, e lideri i k\u00ebtij grupimi shovinist serb n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, Sllavko Simiq, u shpreh: \u201cKomuniteti serb q\u00eb jeton ne Kosov\u00eb dhe ne si p\u00ebrfaq\u00ebsues jemi t\u00eb bindur se kjo i rrezikon pun\u00ebtor\u00ebt dhe popullat\u00ebn serbe. Prandaj konsiderojm\u00eb se zgjidhja e kombinatit t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb t\u00eb gjitha komunave te Kosov\u00ebs. Lista \u201cSrpska\u201d gjithmon\u00eb ka qen\u00eb e gatshme ta mb\u00ebshtes\u00eb \u00e7do baz\u00eb juridike, q\u00eb t\u00eb gjitha problemet t\u00eb zgjidhen me dialog. Ky projektligj \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. Ne duam q\u00eb kjo t\u00eb zgjidhet me dialog e jo me projektligj. D\u00ebshiroj t\u2019ju d\u00ebrgoj nj\u00eb mesazh qytetar\u00ebve t\u00eb komunitetit serb dhe pun\u00ebtor\u00ebve, q\u00eb ky projektligj t\u00eb mos votohet dhe ne e p\u00ebrkrahim k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00ebllimmir\u00eb. Un\u00eb i ftoj t\u00eb gjith\u00eb deputetet t\u00eb shtyhet projektligji\u201d.<\/p>\n<p>Askush nuk d\u00ebgjoi z\u00ebrin serb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb buron nga Beogradi. Vet\u00ebvendosje!, madje, kishte frik\u00ebn se me k\u00ebt\u00eb ligj Trep\u00e7a do t\u00eb shitet, por pas nj\u00eb debati t\u00eb st\u00ebrgjatur, me nj\u00eb nxitim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm dhe kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb u krijuan me zgjatjen e seanc\u00ebs edhe pas mesnat\u00ebs, ky ligj u miratua n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 8 tetorit 2016, duke u shitur si nj\u00eb \u201cshp\u00ebtim\u201d i madh. Ndon\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb bazave elementare juridike rreziku i likuidimit t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs nga nj\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb non-sens dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb kesh d\u00ebgjuar p\u00ebr togfjal\u00ebshin \u201cpezullim i vendimit\u201d, Isa nuk hoqi dor\u00eb nga protagonizmi i shp\u00ebtimtarit. Edhe pse nuk tha se \u00e7far\u00eb dhe sa u shp\u00ebtua, ai vazhdoi me p\u00ebrdorimin e manipulimit \u201cTrep\u00e7\u00eb\u201d, Lista \u201cSrpska\u201d, si plangprish\u00ebse e shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, filloi dhe po k\u00ebrc\u00ebnon tashm\u00eb r\u00ebnd\u00eb me telenovel\u00ebn \u201cGjykata Kushtetuese\u201d, nj\u00eb shans juridik t\u00eb cilin e ofron Plani i Ahtisarit dhe e nxiti Isa me sejmen\u00ebt e tij analfabet\u00eb. P\u00ebr \u00e7far\u00eb?! P\u00ebr t\u2019i treguar Vu\u00e7iqit se Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb e Kosov\u00ebs kur ajo \u00ebsht\u00eb e saj! P\u00ebr t\u2019u hapur mund\u00ebsit\u00eb e shitjes kur ajo edhe n\u00ebn \u201chyqmin\u201d e AKP-s\u00eb mund t\u00eb shitej! P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Vu\u00e7iqi nul ligjin e\u00a0 miratuar nga Parlamenti i Kosov\u00ebs n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, edhe pse nuk ka kurrfar\u00eb vlere! Apo, p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se, n\u00ebse nuk di ta b\u00ebj\u00eb ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk di ta ruaj\u00eb edhe Trep\u00e7\u00ebn!<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndryshoi Isa?!<\/strong><\/p>\n<p>\u201cTrep\u00e7a\u201d p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar si kompani britanike m\u00eb 9 dhjetor 1927 n\u00eb Lond\u00ebr. \u201cTrepca Mines Limited\u201d ishte pjes\u00eb e kompanis\u00eb \u201cSelection Trust\u201d, pronar i s\u00eb cil\u00ebs ishte Alfred Chester Beatty. Kompania mori me koncesion nga shteti jugosllav minierat e \u201cTrep\u00e7\u00ebs\u201d p\u00ebr nj\u00eb shfryt\u00ebzim 50-vje\u00e7ar, q\u00eb p\u00ebrfshinte edhe minierat e Kopaonikut dhe at\u00eb t\u00eb Zletov\u00ebs. \u201cTrep\u00e7a Ltd\u201d, q\u00eb nj\u00ebrin nga aksionar\u00ebt e kishte edhe kryeministrin serb Pashiq, filloi prodhimin n\u00eb vitin 1929, pasi q\u00eb britanik\u00ebt b\u00ebn\u00eb hulumtimet gjeologjike, gjeofizike dhe gjeografike dhe e nd\u00ebrtuan termocentralin, teleferikun dhe rrug\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 1941 gjerman\u00ebt e nd\u00ebrpren\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb minier\u00ebs p\u00ebr britanik\u00ebt, por asgj\u00eb nuk\u00a0 ndryshoi as me ardhjen e komunist\u00ebve n\u00eb vitin 1944. Komunist\u00ebt e vazhduan shfryt\u00ebzimin e k\u00ebsaj miniere me kapacitet t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij gjiganti ekonomik funksionuan minierat \u201cCrnac\u201d dhe \u201cDheu i bardh\u00eb\u201d; mihja sip\u00ebrfaq\u00ebsore \u201cKoporish\u201d, Flotacionin Leposavi\u00e7, metalurgjia e plumbit n\u00eb Zve\u00e7an; minierat n\u00eb Stant\u00ebrg, Hajvali, Kishnic\u00eb dhe Novo B\u00ebrd\u00eb; flotacionet \u201cTuneli i par\u00eb\u201d dhe \u201cKishnica\u201d; metalurgjia e zinkut, industria kimike dhe fabrika e akumulator\u00ebve; p\u00ebrpunimi i mbetjeve dhe nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse, transporti, administrata etj. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare komuniste kan\u00eb folur p\u00ebr prodhimin vjetor prej 80 mij\u00eb ton\u00eb plumb dhe 50 mij\u00eb ton\u00eb zink, ama p\u00ebr ari asnj\u00eb fjal\u00eb. Derisa k\u00ebto dit\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7mendurin\u00eb serbe se Serbia na paska investuar n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs 17 miliard\u00eb dollar\u00eb, rezervat e Trep\u00e7\u00ebs jan\u00eb 50 milion\u00eb ton\u00eb zink dhe se \u201cSerbis\u00eb po i merret nj\u00eb pasuri prej m\u00eb shum\u00eb se 200 miliard\u00eb eurosh.\u201d<\/p>\n<p>V\u00ebrtet p\u00ebr arin nuk ka gjurm\u00eb reale t\u00eb prodhimit, por Enti Republikan p\u00ebr Zhvillim n\u00eb studimin e tij nga viti 1997 \u201cProgram ekonomsko-finansijske konsolidacije privrede AP Kosovo i Metohija\u201c ( \u201cProgrami ekonomik-financiar i konsolidimit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Krahin\u00ebs Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs) thekson se: \u201cDuke u bazuar n\u00eb statusin e rajoneve m\u00eb t\u00eb pazhvilluara t\u00eb Serbis\u00eb dhe RSFJ-s\u00eb, p\u00ebr zhvillimin e Kosov\u00ebs nga viti 1961 deri n\u00eb vitin 1990 ndahen 17.6 miliard\u00eb dollar\u00eb ose 587 milion\u00eb dollar n\u00eb vit\u201d. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me para nga Fondi Federativ p\u00ebr Zhvillimin e t\u00eb Pazhvilluarve ose para nga t\u00eb gjitha republikat jugosllave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa u p\u00ebrket \u201crezervave t\u00eb plumbit dhe zinkut\u201d prej 50 milion\u00eb ton\u00ebve, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mineral dhe jo metal, plumb dhe zink, q\u00eb del nga ai mineral.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Jugosllavi punuan si punuan, por largimi i tyre dhe ardhja e njer\u00ebzve Millosheviqit nuk solli ndonj\u00eb risi n\u00eb ecurin\u00eb pozitive t\u00eb minier\u00ebs. Legjendat s\u00ebrish fol\u00ebn p\u00ebr shitjen e Trep\u00e7\u00ebs nga Millosheviqi p\u00ebr interesa t\u00eb kompanive greke, franceze etj., por n\u00eb negociatat p\u00ebr statusin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Vjen\u00eb as Tadiqi dhe as Koshtunica nuk ofruan dokumente mbi pasurin\u00eb e Trep\u00e7\u00ebs; nd\u00ebrkoh\u00eb, as ekspert\u00ebt serb\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrballeshin me ekipin e Martti Ahtsarit, nuk arrit\u00ebn t\u00eb sigurojn\u00eb nga shteti i tyre, Serbia,\u00a0 asnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb vetme. Vet\u00ebm se dihej q\u00eb nga muaji gusht i vitit 2000 Trep\u00e7a administrohej nga UNMIK-u, i cili e themeloi dhe regjistroi kompanin\u00eb \u201cTrep\u00e7a under UNMIK Adminsitration\u201c. Pas dy vitesh, UNMIK-u e transferoi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Mir\u00ebbesimit (AKM), e m\u00eb pas Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila u formua n\u00eb vitin 2008 pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, u shpall kompetente. Nj\u00eb vit m\u00eb pas kjo agjenci e riregjistroi kompanin\u00eb me seli n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>CV-ja juridike e Trep\u00e7\u00ebs d\u00ebshmon se kur qeveria, qoft\u00eb ajo sundimtare serbe e Pashiqit ose ajo komuniste e Titos, nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb mbrojtur di\u00e7ka me vendimet e tyre dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb as kjo e Isa Mustaf\u00ebs. Madje, forca e k\u00ebtij vendimi t\u00eb Is\u00ebs dhe, m\u00eb pas, Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr momentin e mori seriozisht edhe Beogradi zyrtar dhe Vu\u00e7iqi, nuk ndryshonte fare nga ai i AKP-s\u00eb. Aleksandar Vu\u00e7iqi u zmbraps shpejt pas k\u00ebrc\u00ebnimeve idiote t\u00eb Marko Gjuriqit, q\u00eb shkonin deri n\u00eb KS t\u00eb OKB-s\u00eb dhe arbitrazh dhe e kuptoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje nuk ka kok\u00eb Isa, por kjo b\u00ebri q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin shum\u00eb gur\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr: u pa se n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs votat pozit\u00eb-opozit\u00eb edhe mund t\u00eb bashkohen dhe se deputet\u00ebt serb\u00eb nuk e kan\u00eb mendimin e tyre autonom.<\/p>\n<p>Se pse u tremb e gjith\u00eb klasa politike joserbe e Kosov\u00ebs nga vler\u00ebsimet marramend\u00ebse serbe dhe legjendat e rr\u00ebfyera me vitet e t\u00ebra n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse ka studime t\u00eb shumta nga gjeolog\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn dhe pasurin\u00eb e saj, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. P\u00ebr ta kuptuar se asgj\u00eb nuk ndryshoi me miratimin e Ligjit p\u00ebr Nd\u00ebrmarrje Publike, Isa, dhe jo vet\u00ebm ai, p\u00ebrve\u00e7 se duhet ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb gjeologjik e gjeofizik, me plan t\u00eb qart\u00eb biznesi p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, duke e b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb publik, duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe se kur \u00ebsht\u00eb fjala n\u00eb raport me Serbin\u00eb, \u00e7do gj\u00eb duhet ta marrin me rezerv\u00eb, qofshin k\u00ebto edhe studime shkencore serbe q\u00eb ishin hartuar p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit serb. P\u00ebr minierat dhe vler\u00ebsimet marramend\u00ebse serbe, rasti i RTB \u201cBor\u201d d\u00ebshmoi se studimet e b\u00ebra p\u00ebrgjat\u00eb regjimit jugosllav jo se kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe dhe nuk garantojn\u00eb asgj\u00eb. Kjo mund t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb edhe ndrojt\u00ebsit e shitjes s\u00eb Trep\u00e7\u00ebs. Sa p\u00ebr krahasim, \u201cBor\u201d n\u00eb studimet zyrtare serbe ka rezerva t\u00eb mineralit t\u00eb bakrit deri n\u00eb 1,5 miliard\u00eb ton\u00eb, pra 30 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se rezervat kosovare me plumb-zink, por kur para dhjet\u00eb viteve Qeveria e Serbis\u00eb tentoi ta shes\u00eb, nuk gjeti nj\u00eb bler\u00ebs serioz. Dhe, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj pasurie q\u00eb e posedon, RTB \u201cBor\u201d nuk mundi t\u00eb mbijetoi pa ndihm\u00ebn e shtetit. Fakt ky q\u00eb nuk i jep p\u00ebrgjigje vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Trep\u00e7\u00ebs\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njer\u00ebzit duhet ta kuptojn\u00eb se Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb minier\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe i takon qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb shqiptar\u00eb ose serb\u00eb.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga konstatimet e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15747,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-15746","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15746"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15746"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15749,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15746\/revisions\/15749"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}