{"id":16030,"date":"2016-11-14T06:00:05","date_gmt":"2016-11-14T05:00:05","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=16030"},"modified":"2016-11-14T19:01:58","modified_gmt":"2016-11-14T18:01:58","slug":"shteti-etnia-apo-pushteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=16030","title":{"rendered":"Shteti, etnia apo pushteti"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Xhelal-Neziri-e1462613541299.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-10994\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Xhelal-Neziri-e1462613541299.jpg\" alt=\"Xhelal-Neziri\" width=\"658\" height=\"383\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Xhelal-Neziri-e1462613541299.jpg 514w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/Xhelal-Neziri-e1462613541299-300x175.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 658px) 100vw, 658px\" \/><\/a>N\u00eb shtetet me shoq\u00ebri multietnike, si Maqedonia, partit\u00eb politike n\u00eb vizionin e tyre mund t\u00eb ken\u00eb dy stacione finale: nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i ndarjes n\u00eb baza etnike, nd\u00ebrsa tjetri i bashkimit si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb. I pari sjell rrezikun e konflikteve dhe shkat\u00ebrrimit, kurse i dyti sjell rrezikun e kriz\u00ebs identitare. Di\u00e7ka n\u00eb mes nuk ka dhe as q\u00eb mund t\u00eb improvizohet. Te i pari t\u00eb \u00e7ojn\u00eb ideologjit\u00eb e djathta, te i dyti ato t\u00eb majta.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Xhelal NEZIRI<\/strong><\/p>\n<p>Para se t\u00eb profilizohet n\u00eb aspektin ideologjik \u00e7do parti politike duhet t\u00eb tregoj\u00eb me sinqeritetin m\u00eb t\u00eb madh vizionin e saj. Pra, t\u00eb paraqes\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb e d\u00ebshiron p\u00ebr qytetar\u00ebt, etnin\u00eb ose shtetin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. Vizioni n\u00eb politik\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ta dish emrin e stacionit t\u00eb fundit ku duhet t\u00eb arrish. \u00cbsht\u00eb tem\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00ebse ai stacion i fundit \u00ebsht\u00eb rezultat i interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ose grupor e individual. Nd\u00ebrkaq, ideologjit\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm mjet transporti p\u00ebr t\u00eb arritur deri te destinacioni i parap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb raste kur partit\u00eb kan\u00eb filluar udh\u00ebtimin si t\u00eb majt\u00eb, e kan\u00eb vazhduar si liberal\u00eb dhe e kan\u00eb p\u00ebrfunduar si t\u00eb djatht\u00eb. Ose, figurativisht th\u00ebn\u00eb, e kan\u00eb filluar me bi\u00e7iklet\u00eb, e kan\u00eb vazhduar me autobus, por n\u00eb destinacionin e fundit kan\u00eb arritur me tren. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) rrjedh nga struktura politike ilegale e quajtur si L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs (LPK), e cila veproi vite me radh\u00eb kryesisht n\u00eb diaspor\u00eb si e majt\u00eb ekstreme. Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie frym\u00ebzim gjenin te fjalimet dhe veprat e Enver Hoxh\u00ebs, diktatori i cili udh\u00ebhoqi me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr 45 vite me radh\u00eb. Ajo, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, u ndihmua edhe nga e majta e shteteve ku kishte shtrir\u00eb veprimin kjo l\u00ebvizje. Nga kjo struktur\u00eb lindi edhe U\u00c7K-ja e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb grup i armatosur q\u00eb nxiti luft\u00ebn kund\u00ebr forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb rezultoi me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s. Ajo edhe pas luft\u00ebs PDK-s\u00eb vazhdoi t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb matric\u00ebs s\u00eb saj ideologjike, duke u pozicionuar si e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb kuvendin zgjedhor t\u00eb mbajtur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014 PDK-ja u pozicionua si parti e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. Kaloi nga nj\u00eb matric\u00eb ideologjike n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gati t\u00eb nj\u00ebjtin itinerar udh\u00ebtimi e ka pasur edhe Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb Maqedoni. Edhe kjo parti lindi nga LPK-ja, inicioi konfliktin n\u00eb Maqedoni dhe m\u00eb pas u pozicionua n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit si e qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb. Si t\u00eb till\u00eb, qeveris\u00ebn me t\u00eb majt\u00ebn maqedonase Lidhjen Socialdemokrate t\u00eb Maqedonis\u00eb (LSDM). Por, kur n\u00eb vitin 2006 n\u00eb pushtet erdhi e djathta maqedonase VMRO-DPMNE, kjo parti u ripozicionua si e djatht\u00eb, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim i partiak lidhur me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Orientimet n\u00eb shtetet multietnike <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtetet me shoq\u00ebri multietnike, si Maqedonia, partit\u00eb politike n\u00eb vizionin e tyre mund t\u00eb ken\u00eb dy stacione finale: nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i ndarjes n\u00eb baza etnike, nd\u00ebrsa tjetri i bashkimit si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb. I pari sjell rrezikun e konflikteve dhe shkat\u00ebrrimit, kurse i dyti sjell rrezikun e kriz\u00ebs identitare. Di\u00e7ka n\u00eb mes nuk ka dhe as q\u00eb mund t\u00eb improvizohet. Te i pari t\u00eb \u00e7ojn\u00eb ideologjit\u00eb e djathta, te i dyti ato t\u00eb majta.<\/p>\n<p>Bashkimit Evropian (BE) sot ballafaqohet me rrezikun e zhb\u00ebrjes p\u00ebr shkak t\u00eb rikthimit t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendeve n\u00eb guacat e tyre shtet\u00ebrore, pa mbajtur shum\u00eb llogari p\u00ebr avancimin e projektit evropian si imperativ p\u00ebr nj\u00eb kontinent paq\u00ebsor (pa konfliktet e p\u00ebrjetuara gjata historis\u00eb), t\u00eb zhvilluar dhe lojtar serioz n\u00eb sken\u00ebn politike globale. N\u00eb k\u00ebto shtete, t\u00eb cilat para interesit evropian e v\u00ebn\u00eb interesin e tyre shtet\u00ebror, n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb e djathta. Dalja e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga BE-ja u promovua si ide nga ish-kryeministri britanik Dejvid Kamerun q\u00eb nga viti 2010, kur partia e tij konservatore e mori pushtetin. Paraqitja e fraksionit m\u00eb ekstrem n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kampit djathtist konservator n\u00eb Britani flet p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb ri t\u00eb kriz\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin po kalon e djathta racionale.<\/p>\n<p>Ky fenomen mund t\u00eb haset edhe te kampi i djatht\u00eb n\u00eb Gjermani dhe vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e rritin shtypjen p\u00ebr ekskluziviz\u00ebm dhe mbyllje t\u00eb vendeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vlerave egoiste komb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, e djathta moderne e BE-s\u00eb, e udh\u00ebhequr nga kancelarja gjermane dhe lidere e CDU-s\u00eb, Angela Merkel, ende q\u00ebndron n\u00eb mburoj\u00ebn e projektit evropian dhe promovimit t\u00eb vlerave dhe parimeve baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij organizmi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb solidarizimi me refugjat\u00ebt. Por, edhe e rrezikuar seriozisht nga e djathta m\u00eb ekstreme, q\u00eb k\u00ebrkon rikthimin e v\u00ebmendjes n\u00eb interesat ekskluzive t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidimi p\u00ebr president t\u00eb SHBA-ve i nj\u00eb figure kontroverse politike, si Donald Tramp, d\u00ebshmon se n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb till\u00eb kalon edhe e djathta amerikane, e cila rrezikon q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb amerikane, pas dy mandateve t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb mos e fitoj\u00eb presidenc\u00ebn. Momenti ky\u00e7, q\u00eb solli paraqitjen e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme dhe mbylljes s\u00eb shteteve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb tyre t\u00eb ngushta, ishte kriza financiare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kulminacionin e arriti me kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve. Pra, frika nga \u201ct\u00eb huajt\u201d ose nga \u201ctjetri\u201d mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb politike t\u00eb ngritur mbi faj\u00ebsimin e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet.<\/p>\n<p>Maqedonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet, ku pjesa veri-per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb e banuar me shumic\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve etnik\u00eb, kurse pjesa qendrore dhe lindore me maqedonas etnik\u00eb. Kryeqyteti i vendit, Shkupi, po ashtu \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb edhe fizikisht. Duke i marr\u00eb parasysh k\u00ebto fakte, por edhe konfliktin e vitit 2001, rezulton se ky vend i vog\u00ebl n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Ballkanit nuk mund t\u00eb duroj\u00eb gjat\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga e djathta ekstreme. Politikat etnocentriste, nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb BE, edhe n\u00eb Maqedoni mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb thellimin e dallimeve dhe n\u00eb konflikte t\u00eb reja nd\u00ebretnike. Forcimi i nj\u00eb etnie n\u00eb kurriz t\u00eb tjetr\u00ebs dhe marrja e ekskluzivitetit p\u00ebr identifikim me shtetin vet\u00ebm nga nj\u00eb etni, i forcon idet\u00eb p\u00ebr ndarje t\u00eb shtetit te etnia q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Parti hibride<\/strong><\/p>\n<p>Por, sa jan\u00eb t\u00eb profilizuara partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni? Para se t\u00eb jap p\u00ebrgjigje do t\u00eb orvatem ta rifreskoj kujtes\u00ebn lidhur me ndarjet ideologjike t\u00eb partive politike. E majta dhe e djathta si em\u00ebrtime kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrdoren nga Revolucioni Francez, pra kah fundi i shekullit t\u00eb 18-t\u00eb. K\u00ebto terme i jan\u00eb referuar an\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ulur deputet\u00ebt n\u00eb parlamentin francez \u2013 n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb ishin ulur ata q\u00eb i kishin p\u00ebrkrahur institucionet e regjimit t\u00eb monarkis\u00eb, kurse n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn ata q\u00eb e kund\u00ebrshtonin monarkin\u00eb dhe e p\u00ebrkrahnin revolucionin p\u00ebr t\u00eb krijuar republik\u00ebn dhe sekularizmin. E djathta m\u00ebton t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb hierarki dhe rregulla shoq\u00ebrore t\u00eb determinuara nga natyra dhe historicizmi, nd\u00ebrsa e majta pretendon p\u00ebr nj\u00eb barabar\u00ebsi dhe solidaritet midis grupeve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore. E djathta e ka prioritet kolektivitetin (etnin\u00eb, religjionin, elit\u00ebn), kurse e majta individin dje qytetarin me t\u00eb gjitha ve\u00e7orit\u00eb e mundshme t\u00eb tij. E djathta i mbron interesat e kapitalist\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb pasur, pasi mendon se \u2013 n\u00ebse ato kan\u00eb sukses \u2013 do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb jetes\u00ebn e shum\u00eb individ\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb mbijetojn\u00eb vet\u00eb. E majta, nd\u00ebrkaq, e mbron interesin e klas\u00ebs s\u00eb mesme pun\u00ebtore, duke pretenduar se vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pron\u00ebsia e shtetit do t\u00eb mbetet te populli. E djathta synon t\u2019i ruaj\u00eb vlerat tradicionale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato fetare, duke i konservuar si t\u00eb paprekshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e majta k\u00ebrkon nj\u00eb liri m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb individit n\u00eb raport me trendet moderne.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb Maqedoni, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me parti politike hibride n\u00eb aspektin ideologjik. Pa i futur n\u00eb kall\u00ebpet ideologjike, n\u00eb realitet te shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb dhe Kosov\u00ebs mbisundon e djathta p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb rr\u00ebnjosur nga asimilimi, q\u00eb nga viti 1945 e k\u00ebndej. Mbyllja e shqiptar\u00ebve n\u00eb guacat etnike dhe refuzimi i integrimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb jugosllave \u00ebsht\u00eb par\u00eb si form\u00eb mbijetese. Nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb ndryshe kemi n\u00eb Shqip\u00ebri, ku e majta n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebn shumic\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend e djathta ka ardhur n\u00eb pushtet ose pas trazirave ose pas p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb t\u00eb majt\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb aspektin e konservimit t\u00eb vlerave etnike, partit\u00eb shqiptare deklarativisht jan\u00eb t\u00eb djathta, por praktikisht n\u00eb pushtetet shumetnike veprojn\u00eb si t\u00eb majta. N\u00eb rrafshin ekonomik, nga paraqitjet publike ku promovojn\u00eb barabar\u00ebsi sociale, ting\u00ebllojn\u00eb si t\u00eb majta, por pasurimi individual dhe etablimi i oligarkive n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb rezultat i veprimeve djathtiste. N\u00eb raport me religjionin ato duken si t\u00eb djathta, duke promovuar vlerat fetare, por n\u00eb fakt veprojn\u00eb si t\u00eb majta, duke i shkelur \u00e7do dit\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat. Jan\u00eb parti ideologjikisht t\u00eb padefinuara ose hibride, edhe p\u00ebr shkak y\u00eb munges\u00ebs s\u00eb debatit t\u00eb argumentuar mbi ideologjit\u00eb. Debati i hapur mbi kombin kosovar \u00ebsht\u00eb keqkuptuar nga shumica pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb njohurive mbi kombin, etnin\u00eb ose popullin. Rrjedhimisht, kemi gozhdim publik t\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb dashuri ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila assesi nuk e rr\u00ebnon dashurin\u00eb ndaj etnis\u00eb shqiptare, q\u00eb ka shtrirje n\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtete.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebsoj\u00eb, frika nga ideologjit\u00eb dhe unionet duhet t\u2019i takoj\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe jo vet\u00ebm te shqiptar\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb etabluar etnik, i cili ngrihet mbi gjuh\u00ebn, historin\u00eb, mitet dhe folklorin e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb globalizimit, kur qarkullimi i njer\u00ebzve dhe vlerave nuk njeh kufij ose distanca gjeografike, \u00ebsht\u00eb gati e pamundur t\u00eb konservohen vlerat etnike, komb\u00ebtare ose shtet\u00ebrore dhe ato t\u00eb mbyllen p\u00ebr ndikimet nga jasht\u00eb. Shtetet e konservuara, si Korea e Veriut, shihen me p\u00ebrbuzje dhe keqardhje anemban\u00eb globit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shtetet me shoq\u00ebri multietnike, si Maqedonia, partit\u00eb politike n\u00eb vizionin e tyre mund t\u00eb ken\u00eb dy stacione finale: nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i ndarjes n\u00eb baza etnike, nd\u00ebrsa tjetri i bashkimit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10994,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-16030","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16030"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16030"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16030\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16031,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16030\/revisions\/16031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}