{"id":16067,"date":"2016-11-16T09:13:09","date_gmt":"2016-11-16T08:13:09","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=16067"},"modified":"2016-11-16T19:13:52","modified_gmt":"2016-11-16T18:13:52","slug":"ne-malisheve-nxenesit-bojkotojne-mesuesen-me-shami-cpo-luhet-me-fatmire-bujupin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=16067","title":{"rendered":"N\u00eb Malishev\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit bojkotojn\u00eb m\u00ebsuesen me shami! \u00c7\u2019po luhet me Fatmire Bujupin?"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Fatmire-Bujupi-9988.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-16068\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Fatmire-Bujupi-9988.jpg\" alt=\"fatmire-bujupi-9988\" width=\"695\" height=\"383\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Fatmire-Bujupi-9988.jpg 650w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Fatmire-Bujupi-9988-300x165.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 695px) 100vw, 695px\" \/><\/a><\/strong>Nga:<strong> Bashkim Kastrati<\/strong><\/p>\n<p>Debatet mbi bartjen e shamis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme koh\u00ebpaskohshme n\u00eb Kosov\u00eb. Zakonisht, viktim\u00eb e paragjykimeve dhe privimit t\u00eb t\u00eb drejtave elementare kan\u00eb qen\u00eb vajzat e reja q\u00eb kan\u00eb bartur shami. Nd\u00ebrsa s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb fshatin Drenoc t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs. Disa prind\u00ebr kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin nga puna t\u00eb arsimtares s\u00eb matematik\u00ebs Fatmire Bujupit, vet\u00ebm pse kjo e fundit bart\u00eb shami.<\/p>\n<p>K\u00ebta prind\u00ebr nuk kan\u00eb asnj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb lidhje me an\u00ebn profesionale t\u00eb arsimtares, ndoshta kjo pjes\u00eb as q\u00eb iu intereson. Ata kan\u00eb e arsyetuar k\u00ebrkes\u00ebn e tyre duke th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk po ndihen t\u00eb sigurt p\u00ebr shkak se arsimtarja e tyre bart\u00eb shami. Sipas tyre, f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se m\u00ebsuesja e re po iu duket si ISIS! Ata thon\u00eb se kjo arsimtare mund t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb p\u00ebr fen\u00eb islame n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta prind\u00ebr kan\u00eb shkuar aq larg me veprimet e tyre saq\u00eb i kan\u00eb ndaluar f\u00ebmij\u00ebt nga shkolla. Nd\u00ebrsa nj\u00ebri nga nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb u prononcua p\u00ebr Klan Kosova nuk tha se po frik\u00ebsohet, por se i pengonte shamia. <em>\u201cN\u00ebse m\u00ebsuesja e re don me i viju m\u00ebsimet k\u00ebtu, e kemi shkoll\u00ebn, n\u00eb qoft\u00eb se don me mbules\u00eb e kemi xhamin\u00eb atje\u201d<\/em>, ka deklaruar ky nx\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa arsimtarja Fatmire Bujupit ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Klan Kosova se ajo asnj\u00ebher\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb leksione fetare n\u00eb or\u00ebt e saj dhe se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta largojn\u00eb dhe ta sjellin nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe m\u00ebsuesja ka th\u00ebn\u00eb se <em>\u201cI kam than\u00eb edhe drejtoresh\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs dhe drejtoris\u00eb komunale q\u00eb t\u00eb monitorojn\u00eb or\u00ebn time dhe n\u00ebse p\u00ebrdori di\u00e7ka jasht\u00eb matematik\u00ebs n\u00eb or\u00ebn time le t\u00eb m\u00eb shkarkojn\u00eb\u201d<\/em>, ka th\u00ebn\u00eb Bujupi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtoresha e k\u00ebsaj shkolle, Bukurije Krasniqi thot\u00eb se k\u00ebrkesat e k\u00ebtyre prind\u00ebrve jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe iu ka b\u00ebr\u00eb thirrje atyre q\u00eb t\u2019i sjellin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Komuna e Malishev\u00ebs: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb veproj\u00eb MASHT<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, <em>tesheshi.com<\/em> ka kontaktuar Komun\u00ebn e Malishev\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht drejtorin\u00eb p\u00ebr arsim. N\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare thuhet se ankesa e prind\u00ebrve \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb ket\u00eb vendim nga Ministria e Arsimit. Ata thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNe jemi n\u00eb proces t\u00eb shqyrtimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar pas ankes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb veproj\u00eb MASHT-i, pasi komuna nuk mund t\u00eb ket\u00eb rregullore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por \u00e7\u00ebshtja e etik\u00ebs s\u00eb veshjes apo paraqitjes s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkollat fillore dhe t\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebta, duhet t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Komun\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Arsimtarja ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb profesionin<\/strong><\/p>\n<p>Dukagjin Pupovci, ekspert i fush\u00ebs s\u00eb arsimit dhe drejtor n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Arsim t\u00eb Kosov\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr <em>tesheshi.com<\/em> se kjo arsimtare ka t\u00eb drejt\u00eb ta ushtroj\u00eb profesionin e vet dhe veshja e saj nuk duhet t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrderisa ajo i p\u00ebrmbahet normave pedagogjike dhe e kryen pun\u00ebn me korrekt\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb paragjykohet, apriori, se ajo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb propagand\u00eb fetare vet\u00ebm p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr mbules\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb Pupovci.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm edhe reagimi i komunitetit t\u00eb fshatit Drenoc t\u00eb Malishev\u00ebs, pasi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb mbuluar. Ai shpreh bindjen se k\u00ebshtu do t\u00eb reagonin shumica e prind\u00ebrve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ndoshta reagimi do t\u00eb mungonte ose do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i but\u00eb sikur n\u00eb vendin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebses me mbules\u00eb t\u00eb ishte ndonj\u00eb mashkull, praktikues i fes\u00eb, i cili, eventualisht, do t\u00eb barte nj\u00eb mjek\u00ebr.<\/p>\n<p><em>\u201cSidoqoft\u00eb, duhet t\u00eb pajtohemi me faktin se n\u00eb vitin 2016 grat\u00eb e mbuluara nuk jan\u00eb, medoemos, amvise pa shkoll\u00eb, por shum\u00eb prej tyre kan\u00eb kualifikime universitare. Edhe ato i kan\u00eb t\u00eb drejtat e veta, qofshin edhe pakic\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri dhe k\u00ebto t\u00eb drejta duhet t\u00eb respektohen. Ky \u00ebsht\u00eb vet kuptimi i demokracis\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb edukohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. Besoj se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb Drenoc, me angazhimin e organeve komunale dhe t\u00eb shkoll\u00ebs\u201d,<\/em> theksoi Pupovci.<\/p>\n<p><strong>Shamia \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e shp\u00ebrfaqjes s\u00eb besimit<\/strong><\/p>\n<p>Sociologu Ferdi Kamberi, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr <em>tesheshi.com<\/em> se \u00e7\u00ebshtja e shamis\u00eb shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb tem\u00eb diskutimi n\u00eb mediet tona, por edhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Ai thot\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje politizohet p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Sipas tij, shamia \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e shp\u00ebrfaqjes s\u00eb besimit dhe kategorizohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrderisa shtetet e zhvilluara sidomos ato per\u00ebndimore lejojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nuk e shohin si rrezik, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetje se ku jemi ne? Rasti i fundit ku k\u00ebrkohet p\u00ebrjashtimi i nj\u00eb arsimtareje vet\u00ebm se e ka mbules\u00ebn tregon se shoq\u00ebria jon\u00eb vuan nga kompleksi inferioritetit dhe vuan nga shum\u00eb stereotipa, t\u00eb cilat edhe m\u00eb shum\u00eb e hermetizojn\u00eb at\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb Kamberi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nd\u00ebrprerja e m\u00ebsimit nga ana e nx\u00ebn\u00ebsve \u00ebsht\u00eb element jo i mir\u00eb i cili ndikon m\u00eb s\u00eb shumti tek nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr shkak se ata jan\u00eb q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb. Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shihet se ky fakt \u00ebsht\u00eb politizuar dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb ashtu.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrderisa n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kemi nj\u00eb fem\u00ebr me mbules\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk besojm\u00eb q\u00eb paraqet ndonj\u00eb problem arsimtarja me shami. Tek e fundit, arsimtarja n\u00eb fjal\u00eb nuk po jep leksione fetare q\u00eb ta thyen parimin e laicitetit, por l\u00ebnd\u00ebn e matematik\u00ebs, madje burimet tregojn\u00eb se ajo ka qen\u00eb kandidatja m\u00eb e p\u00ebrgatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmi\u201d, <\/em>u shpreh Kamberi.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkesat e prind\u00ebrve i konsideron se jan\u00eb t\u00eb paarsyeshme dhe t\u00eb ngutshme, p\u00ebr shkak se arsimtarja nuk i ka thyer rregullat dhe normat pedagogjike dhe shoq\u00ebria jon\u00eb duhet t\u2019i shmang stereotipat ndaj mbules\u00ebs, sepse mbulesa p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e identitetit fetar mysliman nd\u00ebrlidhet edhe me \u00e7\u00ebshtjen e personalitetit t\u00eb njeriut dhe hyn tek t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p><strong>Duhet dh\u00ebn\u00eb fund diskriminimit fetar n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Amir Ahmeti ish-deputet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs nga Partia e Drejt\u00ebsis\u00eb\u00a0 dhe tash kryetar i Nism\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr tesheshi.com se i t\u00ebr\u00eb ai proces, si tubimi i prind\u00ebrve t\u00eb disa nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb, ashtu edhe deklaratat e tyre, madje edhe deklarata e nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi q\u00eb shprehu nj\u00eb rrebesh fjal\u00ebsh t\u00eb m\u00ebsuar si vjersh\u00eb, u v\u00ebrejt\u00ebn qart\u00eb se jan\u00eb t\u00eb sinkronizuara.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo po duket qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb me dy q\u00ebllime, ashtu si p\u00ebrmend edhe n\u00eb lajmet e mbr\u00ebmshme se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr largimin e asaj arsimtare t\u00eb matematik\u00ebs dhe pun\u00ebsimin n\u00eb vend t\u00eb saj t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr, i cili nuk ka qen\u00eb po aq i kualifikuar sa arsimtarja n\u00eb fjal\u00eb me mbules\u00eb, por q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb militant partiak. Derisa kualifikimin e arsimtares me mbules\u00eb e v\u00ebrtetoi edhe drejtori komunal p\u00ebr arsim\u201d<\/em>, thot\u00eb Ahmeti.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se q\u00ebllimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb poashtu politik,\u00a0 sepse tash p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb merremi me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb harrojm\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin, si luftimi i korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, etj.<\/p>\n<p><em>\u201cNd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj fryme antiislame, mendoj se \u00ebsht\u00eb si rezultat i vazhduesh\u00ebm i luftimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive fetare n\u00eb Kosov\u00eb tash e 17 vite. Me k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb merren seriozisht institucionet e vendit. Sidomos ato t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ata njer\u00ebz n\u00eb Malishev\u00eb, publikisht shprehen islamofobi dhe mosdurim fetar. Prokuroria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb veproi ex officio dhe t\u2019u b\u00ebhet e qart\u00eb njer\u00ebzve se duhet dh\u00ebn\u00eb fund diskriminimit fetar n\u00eb Kosov\u00eb\u201d<\/em>, u shpreh Ahmeti.<\/p>\n<p><strong>\/tesheshi.com\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Bashkim Kastrati Debatet mbi bartjen e shamis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme koh\u00ebpaskohshme n\u00eb Kosov\u00eb. Zakonisht, viktim\u00eb e paragjykimeve dhe privimit t\u00eb t\u00eb drejtave elementare kan\u00eb qen\u00eb vajzat e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16068,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-16067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16067"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16067"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16070,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16067\/revisions\/16070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}