{"id":16103,"date":"2016-11-18T05:01:51","date_gmt":"2016-11-18T04:01:51","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=16103"},"modified":"2016-11-18T20:04:18","modified_gmt":"2016-11-18T19:04:18","slug":"shqiptaret-ne-maqedoni-te-vetmuar-e-te-diskriminuar-por-te-afte-per-ta-filluar-ndryshimin-e-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=16103","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, t\u00eb vetmuar e t\u00eb diskriminuar, por t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ta filluar ndryshimin e madh?"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11743600_1456372208018699_1218801825_o-e1460628856966.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-390\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11743600_1456372208018699_1218801825_o-e1460628856966.jpg\" alt=\"Milazim-KRASNIQI\" width=\"1091\" height=\"684\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11743600_1456372208018699_1218801825_o-e1460628856966.jpg 1091w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11743600_1456372208018699_1218801825_o-e1460628856966-300x188.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11743600_1456372208018699_1218801825_o-e1460628856966-1024x642.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11743600_1456372208018699_1218801825_o-e1460628856966-768x481.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1091px) 100vw, 1091px\" \/><\/a>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb vetmuar, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por n\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre politike, kulturore e shoq\u00ebrore. Jan\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me shovinizmin sllavomaqedonas, i cili frym\u00ebzohet e b\u00ebn vaki edhe sponsorizohet nga qendra pansllaviste, por nuk amortizohet as nj\u00eb gram nga ndonj\u00eb politik\u00eb e \u201cshtetit am\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Shkruan:<strong> Milazim KRASNIQI, Prishtin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Gjendjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrmjet injorimit nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs dhe diskriminimit nga sllavomaqedonasit, mund ta identifikosh ngado q\u00eb ta kthesh kryet, pra edhe nga ngjarjet e dit\u00ebve t\u00eb fundit. Vizita q\u00eb b\u00ebri k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Serbi kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, kaloi me injorim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Detyrimi i Shqip\u00ebris\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me bashk\u00ebkomb\u00ebsit n\u00eb shtete t\u00eb tjera, jo me shtetin e Kosov\u00ebs. Rama gjat\u00eb asaj vizite prodhoi nj\u00eb seri skandalesh n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat as nuk ka kompetenc\u00eb dhe askush nuk e ka autorizuar, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb, fjala vjen, problemi i Trep\u00e7\u00ebs. Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem ekskluzivisht i brendsh\u00ebm i Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin Kosova nuk ka pranuar ta diskutoj\u00eb fare me Serbin\u00eb as n\u00eb Bruksel. Problemi i statusit t\u00eb k\u00ebtij kombinati, edhe deri sa Rama llomotiste p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Beograd, ishte dhe \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, jo vet\u00ebm Edi Rama, po momentalisht as Isa Mustafa nuk ka pse flet p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, meq\u00eb duhet t\u00eb pritet verdikti i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe sa u p\u00ebrket llapjeve t\u00eb tij p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs. Statusi i Kosov\u00ebs nuk varet as nga retorika e shpifur e Ram\u00ebs e as nga shkulmet histerike t\u00eb Vu\u00e7iqit. Prandaj, Rama nuk ka pasur pse t\u00eb fut\u00eb hund\u00ebt n\u00eb tema q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb drejton.<\/p>\n<p>Ram-onanist\u00ebt q\u00eb u munduan t\u2019i mbulonin me gjethe fiku turpet e Ram\u00ebs n\u00eb Beograd e n\u00eb Nish, na soll\u00ebn si argument gjoja detyrimin kushtetues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj. Po, Shqip\u00ebria at\u00eb detyrim e ka me Kushtetut\u00eb, por ai detyrim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Greqi e \u2013 eventualisht \u2013 edhe n\u00eb Serbi. Pra, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb tjera dhe ku n\u00eb forma t\u00eb ndryshme i jan\u00eb ekspozuar diskriminimit. Detyrimi i Shqip\u00ebris\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me bashk\u00ebkomb\u00ebsit n\u00eb shtete t\u00eb tjera, sikund\u00ebr q\u00eb ka pasur t\u00eb b\u00ebje edhe me shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs derisa Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet m\u00eb 17 shkurt 2008. Pas pavar\u00ebsimit t\u00eb saj marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb tjet\u00ebr format, pra duhet t\u00eb jen\u00eb relacione mes dy shtetesh t\u00eb pavarura, e jo mes \u201cshtetit am\u00eb\u201d dhe \u201cbashk\u00ebkomb\u00ebsve kosovar\u00eb si minoritar\u00eb.\u201d Sjelljet e Edi Ram\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha vizitat e shumta t\u00eb deritashme n\u00eb Serbi kan\u00eb d\u00ebshmuar se ai nuk e respekton k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ndryshuar t\u00eb statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj ka vazhduar praktikat e disa paraardh\u00ebsve t\u00eb tij, Zogut, Hoxh\u00ebs e Nanos, p\u00ebr t\u00eb dizajnuar marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb (ose Jugosllavin\u00eb) n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00ebkatet dhe krimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj Kosov\u00ebs, secili prej tyre bart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, por m\u00ebkati i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb specifik, sepse ai po tenton ta injoroj\u00eb q\u00ebllimisht realitetin n\u00eb t\u00eb cilin Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur, si\u00e7 jan\u00eb Shqip\u00ebria e Serbia, e jo provinc\u00eb serbe me nj\u00eb \u201cpakic\u00eb shqiptare.\u201d Edi Rama ashiqare ka ngecur n\u00eb lluc\u00ebn e mentaliteteve t\u00eb vjetra paternaliste t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb vet, por duke u b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb arrogant e edhe m\u00eb i pandjesh\u00ebm se ata.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk b\u00ebn Rama presion mbi Shkupin zyrtar dhe Ali Ahmetin?<\/strong><\/p>\n<p>Pra, Edi Rama foli n\u00eb Serbi p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila nuk kishte fare nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej prej tij, nd\u00ebrsa heshti si peshku p\u00ebr pozit\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, edhe m\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb Greqi e gjithsesi edhe n\u00eb vet\u00eb Serbin\u00eb e Vu\u00e7iqit, ku Rama po luante rolin e ekzibicionistit n\u00eb litar. Jo vet\u00ebm q\u00eb heshti gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Serbi, por ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb si peshku edhe m\u00eb tutje, si t\u00eb ishte i goditur nga amnezia. Pse? Sepse ai nuk e ka fare preokupim \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Rama e ka preokupim vet\u00ebm promovimin personal. Meq\u00eb llomotitjet kuazipatriotike n\u00eb Beograd mund\u00ebsojn\u00eb promovimin personal, ai atje llomotit\u00eb (natyrisht p\u00ebr dozat e llomotitjeve paraprakisht arrin marr\u00ebveshje me mikun e tij, Vu\u00e7iqin), por pa i b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb presion qeveris\u00eb serbe. Vet\u00eb fakti q\u00eb nuk ka qen\u00eb i aft\u00eb ta zhbllokoj\u00eb interkoneksionin 40-kilovolt\u00ebsh nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilin miku i tij i zemr\u00ebs, Vu\u00e7iqi, e mban t\u00eb bllokuar, duke u shkaktuar dy vendeve tona humbje n\u00eb miliona euro, d\u00ebshmon se ai nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr kurrgj\u00eb serioze. Shfrimet emocionale gati dashurore p\u00ebr kriminel\u00ebt Emir Kusturic\u00ebn dhe Ivo Andriqin e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm pala\u00e7ll\u00ebkun e tij.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte Rama kryeminist\u00ebr prej v\u00ebrteti, e jo thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb pala\u00e7o, qeveria e tij do t\u00eb b\u00ebnte presion mbi Shkupin zyrtar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb format e diskriminimit ndaj shqiptar\u00ebve. Gjithashtu politika aktive e Tiran\u00ebs zyrtare saj do t\u00eb duhej ta ulte n\u00eb tok\u00eb edhe demagogjin\u00eb dhe paudh\u00ebsit\u00eb e Ali Ahmetit dhe partis\u00eb s\u00eb tij, e cila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs e t\u00eb shqiptarizmit, e ka dob\u00ebsuar tej mase pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb karikatur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb qeveri e n\u00eb institucione. Por, qeveria e Ram\u00ebs nuk e ka aspak preokupim gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Bile ka r\u00ebn\u00eb aq posht\u00eb, sa gati e ka barazuar me problemin e nj\u00eb grushti sllavomaqedonasish n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebto arsye t\u00eb njohura e t\u00eb rr\u00ebnjosura, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni duhet t\u2019i braktisin iluzionet (ata q\u00eb i kan\u00eb pasur) se do t\u00eb ndihmohen nga qeveria e Edi Ram\u00ebs dhe \u201cn\u00ebna Shqip\u00ebri\u201d, e pakta deri sa ajo qeveriset prej tij. Aty ku nuk ka promocion, aty Rama nuk duket.<\/p>\n<p>Edhe sa i p\u00ebrket pozicionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se ai pozicion \u00ebsht\u00eb kompromentuar aq keq me rastin e Kumanov\u00ebs dhe nuk ka gjasa t\u00eb rehabilitohet shpejt. Prandaj, ndihma m\u00eb e mir\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebse prej saj ose n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj nuk prodhohen kriza q\u00eb do t\u2019i d\u00ebmtonin shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p><strong>Fuqia e fsheht\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni <\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb vetmuar. P\u00ebrball\u00eb nacionalizmit sllavomaqedonas, p\u00ebrball\u00eb projekteve okulte pansllaviste. Po, gjendja reale e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb e till\u00eb moti, por nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb me z\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb pranuar me zem\u00ebr. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb vetmuar. Ata jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn presionin e nacionalizmit sllavomaqedonas e projekteve okulte panslalviste, por jan\u00eb t\u00eb injoruar nga Tirana e edhe nga Prishtina. N\u00eb fakt, Tirana e Prishtina \u2013 n\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni \u2013 e kan\u00eb posht\u00ebruar veten m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni. Fakti q\u00eb kan\u00eb lejuar q\u00eb epiqendr\u00ebs s\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar, Manastirit, t\u2019i eliminohen gjurm\u00ebt kulturore shqiptare dhe q\u00eb ai qytete t\u00eb dealabanizohet, flet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do narracion tjet\u00ebr. Shqip\u00ebria posa\u00e7\u00ebrisht e ka degraduar veten deri n\u00eb vajtim, duke injoruar historin\u00eb e kombformimit e t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit, ku Manastiri do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb pishtar ndri\u00e7ues. Prandaj shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb vetmuar, jo vet\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por n\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre politike, kulturore e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient t\u00eb pafavorsh\u00ebm qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni zgjedhjen n\u00eb k\u00ebto zgjedhje parlamentare e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb: 1. U mjafton t\u00eb mos mashtrohen nga ata q\u00eb i kan\u00eb mashtruar tash sa vjet; 2. U mjafton ta din\u00eb se ndryshimet me vot\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen; dhe 3. U mjafton n\u00ebse e kuptojn\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Maqedoni, por edhe n\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Prandaj, nj\u00eb vot\u00eb e tyre, q\u00eb do ta shprehte zhg\u00ebnjimin me mashtruesit e vjet\u00ebr politik\u00eb dhe identifikimin e fuqish\u00ebm me forcat e reja politike, t\u00eb pakorruptuara e t\u00eb pashitura, mund ta filloj\u00eb ndryshimin n\u00eb Maqedoni, duke eliminuar nga pushteti mashtruesit q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb decenie kan\u00eb abuzuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptaris\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb arrihej rezultat n\u00eb \u00e7montimin e strukturave t\u00eb vjetruara kriminale, ai rezultat do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn, sepse do t\u00eb ofronte nj\u00eb model se si eliminohen me vot\u00eb mashtruesit edhe n\u00eb k\u00ebto dy shtete shqiptare, q\u00eb nuk po e gjejn\u00eb kurrqysh shtegun p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga tranzicioni kaotik. Pra, edhe pse t\u00eb vetmuar, t\u00eb injoruar e t\u00eb diskrimunuar, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni paraqesin forc\u00eb reale dhe kan\u00eb fuqi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime. Vet\u00ebm u duhet t\u00eb m\u00ebsohen q\u00eb t\u00eb ndjekin me vendosm\u00ebri interesat e veta reale, t\u2019i harmonizojn\u00eb ato interesa edhe me partner\u00eb adekuat\u00eb nga sllavomaqedonasit (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kurrsesi me VMRO-DPMNE-n\u00eb!) dhe t\u00eb tregohen plot\u00ebsisht kredibil\u00eb me partner\u00ebt atlantik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb vetmuar, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por n\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre politike, kulturore e shoq\u00ebrore. Jan\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me shovinizmin sllavomaqedonas, i cili&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":390,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-16103","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16103"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16103"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16103\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16105,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16103\/revisions\/16105"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}