{"id":16857,"date":"2016-12-19T14:55:02","date_gmt":"2016-12-19T13:55:02","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=16857"},"modified":"2016-12-19T20:03:15","modified_gmt":"2016-12-19T19:03:15","slug":"keqperdorimi-i-fese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=16857","title":{"rendered":"Keqp\u00ebrdorimi i fes\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-16858\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340.jpg\" alt=\"\" width=\"669\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340.jpg 669w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340-300x170.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 669px) 100vw, 669px\" \/><\/a>Bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr njeriun, p\u00ebr lumturi, p\u00ebr koh\u00ebn e lir\u00eb aktive \u00ebsht\u00eb bot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vdes\u00eb. Asnj\u00eb popull nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb pa bukurin\u00eb. Mbase mundet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjalloj\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra. Nd\u00ebrsa ajo Evrop\u00eb e cila k\u00ebtu ofron nj\u00ebr\u00ebn nga fytyrat e saj m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, pand\u00ebrprer\u00eb largohet nga bukuria. Prandaj ajo rrudhet dhe prandaj do t\u00eb vdes\u00eb n\u00ebse paqja p\u00ebr t\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb kthim t\u00eb bukur\u00ebs dhe n\u00ebse n\u00eb t\u00eb nuk kthehet bukuria\u2026 (Albert Camus)<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Ismail BARDHI<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb, \u00e7do koh\u00eb dhe \u00e7do brez ka qen\u00eb i preokupuar me, sipas tyre, probleme t\u00eb m\u00ebdha, ndaj edhe koha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngjashme: shohim fotografin\u00eb e njeriut q\u00eb Tekstet e Shenjta sa e lart\u00ebsojn\u00eb aq edhe e tregojn\u00eb se ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb m\u00eb injoranti dhe m\u00eb i rrezikshmi nd\u00ebr krijesat e Zotit. Injoranca e tij ishte kur d\u00ebshiroi t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb i madhi, m\u00eb i dituri, sundues, m\u00eb i bukuri dhe pranoi rolin e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, si emanet t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jemi duke e par\u00eb po k\u00ebt\u00eb fotografi t\u00eb njeriut. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb kisha para disa koh\u00ebsh u pyeta se kush \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201ckatrahur\u00eb\u201d fetare: terrorizmi, \u201chilafeti\u201d, tradhtia, dyfytyr\u00ebsia\u2026; p\u00ebrgjigjja ime ishte ajo e njohura nd\u00ebr ne dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb e v\u00ebrteta: Njeriu! Po e them s\u00ebrish se njeriu \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr gjith\u00e7ka, deri sa hesht, deri sa shitet e blihet, deri sa mundohet t\u00eb merret me t\u00eb pamundshmen dhe e harron at\u00eb t\u00eb mundshmen. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet disi \u201czot\u201d; por harron se nuk \u00ebsht\u00eb i thirrur q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i till\u00eb, ndaj b\u00ebhet i pamundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb fjala keqp\u00ebrdorim tregon mjaft, pik\u00ebrisht si\u00e7 ka ndodhur edhe me Tekstet e Shenjt\u00eb, q\u00eb u keqp\u00ebrdor\u00ebn. Kur\u2019ani n\u00eb nj\u00eb ajet t\u00eb tij thot\u00eb: <em>\u201c\u2026 ata q\u00eb sajojn\u00eb g\u00ebnjeshtra ndaj Allahut, nuk kan\u00eb sukses.\u201d<\/em> (En-Nahl, 116; sipas p\u00ebrkthimit t\u00eb Salih Ferhat Hoxh\u00ebs). Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej v\u00ebrejtjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Zoti nuk flet p\u00ebr shpalljet para Kur\u2019anit dhe ndryshimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb to ndryshe nga m\u00ebnyra q\u00eb flet p\u00ebr vet\u00eb Kura\u2019nin dhe keqp\u00ebrdorimin e tij, sepse Shpallja \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hijen dhe mbrojtjen e Zotit. N\u00ebse me kujdes i kthehemi vetvetes n\u00eb form\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs, do t\u00eb shohim se keqp\u00ebrdorime n\u00eb interpretimin, jo n\u00eb vet\u00eb tekstin e Kur\u2019anit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nga vet\u00eb musliman\u00ebt.<\/p>\n<p>Le t\u2019i kthehemi pak t\u00eb kaluar\u00ebs dhe ta shohim keqp\u00ebrdorimin e musliman\u00ebve ndaj koh\u00ebs, ndaj shkenc\u00ebs, ndaj kultur\u00ebs, ndaj kuptimit t\u00eb kombit, ndaj kuptimit t\u00eb shtetit dhe do t\u00eb shohim gj\u00ebra q\u00eb mendja e sh\u00ebndosh\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm nuk mund t\u2019i pranoj\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb Fjala e Shenjt\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i besimtar\u00ebve dhe \u201cdijetar\u00ebve\u201d\/alim\u00ebve musliman\u00eb kan\u00eb sajuar harame e harame, q\u00eb sot mund t\u00eb b\u00ebhen tema t\u00eb komedive m\u00eb qesharake. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto, mbase m\u00eb e dhimbshme, ka qen\u00eb se femra nuk duhet shkolluar; se shkenca \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e qoft\u00eblargut; kjo bot\u00eb nuk ka kuptim, por ne duhet ta njohim vet\u00ebm bot\u00ebn tjet\u00ebr. P\u00ebr disa anomali t\u00eb k\u00ebtij lloji edhe un\u00eb jam d\u00ebshmitar, ngaq\u00eb kam p\u00ebrjetuar dram\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb: n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet e v\u00ebrteta dhe e drejta.<\/p>\n<p>Kjo mend\u00ebsi natyrisht se nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm e jona, por at\u00eb mund ta gjejm\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn te popujt e tjer\u00eb, po t\u00eb Europ\u00ebs: a thua mund ta harrojm\u00eb Inkuizicionin e Kish\u00ebs; a thua mund ta harrojn\u00eb Giordano Brunon dhe nd\u00ebshkimin e tij; a thua kemi mund\u00ebsi ta harrojm\u00eb krahasimin e femr\u00ebs me di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb po n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi a n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asaj islame apo krishtere, por kryesorja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb. A kemi mund\u00ebsi ta harrojm\u00eb p\u00ebrndjekjen q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7ifut\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Krishterimit, si n\u00eb koh\u00ebn e Endelusit ashtu edhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore?!? Kjo ka qen\u00eb edhe shkak q\u00eb t\u00eb krijohet filozofia e dyshimit ndaj fes\u00eb, e deri te filozofia ose mend\u00ebsia e mohimit t\u00eb fes\u00eb, sepse th\u00ebnia e Ni\u00e7es \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe kur thot\u00eb se filozofia nuk e ka vrar\u00eb Zotin, por vet\u00eb kulti fetar e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e intervenimit n\u00eb fe pa Zot i ka sjell\u00eb kob gjithmon\u00eb njer\u00ebzimit dhe qytet\u00ebrimit; sot ne nuk mund ta mbrojm\u00eb veten duke u mb\u00ebshtetur mbi t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb, pa u futur n\u00eb p\u00ebrqindjen e faj\u00ebsis\u00eb dhe kush, sa dhe si \u00ebsht\u00eb fajtor, por traumat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb keqp\u00ebrdorimit i kan\u00eb krijuar nj\u00eb dhimbje t\u00eb madhe qytet\u00ebrimit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Sot ballafaqohemi me at\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshmen, se nuk dim\u00eb si ta lexojm\u00eb historin\u00eb, nuk dim\u00eb si t\u00eb krijojm\u00eb histori, nuk dim\u00eb kujt t\u2019i besojm\u00eb dhe t\u00eb mos i besojm\u00eb, nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb tashmen dhe me t\u00eb ardhmen. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb th\u00ebrret n\u00eb \u201cdrejt\u00ebsi\u201d, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr planifikohet m\u00eb e trishtueshmja p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb folur, si\u00e7 b\u00ebhet sot, p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e qytet\u00ebrimit dhe t\u00eb njer\u00ebzimit; t\u00eb gjitha burimet tregojn\u00eb se me \u201cprodhimet\u201d, keqp\u00ebrdorimet tona n\u00eb shkenc\u00eb, jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, por mund ta shkat\u00ebrrojm\u00eb nga themeli ndoshta edhe \u201crrethin\u00ebn\u201d. Por, sa p\u00ebr t\u00eb na ngush\u00eblluar, nxit\u00ebsit e nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb till\u00eb na qet\u00ebsojn\u00eb, ngaq\u00eb kjo luft\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitet nuk do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb. E \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ne keqp\u00ebrdorim m\u00eb t\u00eb madh se ky lloj keqp\u00ebrdorimi, ky lloj fjalori, ky lloj mend\u00ebsie, ky lloj besimi!?!<\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb kontekst, edhe pse nuk duhet t\u00eb flas p\u00ebr politik\u00ebn, dhe nuk do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, gjithsesi duhet t\u00eb flas p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Shihni vet\u00ebm cilat jan\u00eb premtimet e tyre: aq t\u00eb shumta jan\u00eb ato saq\u00eb i kap\u00ebrcejn\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e koh\u00ebs, hap\u00ebsir\u00ebs dhe mendjes, pra jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb padurueshme. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete p\u00ebr t\u2019u habitur, por habi edhe m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se si mundet ne t\u2019u besojm\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqemi me qind p\u00ebr qind mashtrime?!? Sa p\u00ebr ta ilustruar se ku e mb\u00ebshtes k\u00ebt\u00eb mendim, po filloj me shtet\u00ebsin\u00eb ton\u00eb: asnj\u00eb \u201clider\u201d politik, qoft\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, qoft\u00eb sot, nuk e ka l\u00ebn\u00eb pa th\u00ebn\u00eb \u201cshteti shqiptar\u201d, \u201ctrojet shqiptare\u201d, \u201csocializmi shqiptar\u201d, \u201cdemokracia shqiptare\u201d!?! \u00c7ka na dhan\u00eb, \u00e7ka jan\u00eb duke na dh\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: asgj\u00eb n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb krahasohet, e l\u00ebre m\u00eb me at\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb \u201cofruar\u201d; p\u00ebrpos n\u00ebn\u00e7mimit, posht\u00ebrimit nuk kemi asgj\u00eb. Aq e dhimbshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe koka, edhe zemrat e besimtar\u00ebve p\u00ebr fat t\u00eb keq i kan\u00eb lejuar vetvetes q\u00eb t\u2019u besojn\u00eb, n\u00ebnshtrohen ofertave, propozimeve t\u00eb k\u00ebtilla; kan\u00eb lejuar q\u00eb edhe feja t\u2019u keqp\u00ebrdoret. E n\u00eb fakt ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, vet\u00ebm zbatimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Koh\u00ebn e revolucionit marksist-leninist e kishim m\u00eb leht\u00eb ta kuptojm\u00eb, sepse ishim p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zullumqari dhe fetarisht disi na \u201clejohej\u201d ta mbrojm\u00eb vetveten si njeri, por pse jo edhe ta ndryshojm\u00eb bindjen ton\u00eb, ngaq\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e jona dhe e askujt tjet\u00ebr. Pra, ai sistem disi ishte \u201ci duruesh\u00ebm\u201d p\u00ebr fjal\u00ebn keqp\u00ebrdorim, ngaq\u00eb e keqp\u00ebrdori lirin\u00eb dhe e keqp\u00ebrdori njeriun. Ndaj, e kishim paksa t\u00eb kuptuesh\u00ebm ndalimin e fes\u00eb: nuk do t\u00eb shkoni n\u00eb kish\u00eb\/xhami; nuk do t\u00eb b\u00ebheni synet; nuk ka Zot; nuk i besojm\u00eb Zotit; nuk mund t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pasur; vdekja dhe jeta jan\u00eb n\u00ebn kontrollin ton\u00eb, ju nuk keni nevoj\u00eb t\u00eb mendoni p\u00ebr to e t\u00eb ngjashme. Mir\u00ebpo, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me demokracin\u00eb, e cila ofron shum\u00eb\u00e7ka, q\u00eb as ajo vet nuk e di se \u00e7far\u00eb ofron. Ajo ofron \u201cliri\u201d, \u201cmosliri\u201d, \u201cd\u00ebnim\/nd\u00ebrshkim\u201d, \u201cvdekje\u201d, ofron grua\/burr\u00eb, burr\u00eb\/grua, ofron martes\u00eb me \u00e7dok\u00eb, ofron zotra pand\u00ebrprer\u00eb, ndalon zot\u00ebra pa nd\u00ebrprer\u00eb, krijon \u201chilafete\u201d t\u00eb llojllojshme; krijon \u201csheriate\u201d dhe vdekje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb. Faktikisht, si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto sisteme mundohen t\u00eb merren me t\u00eb pamundshmen, kurse harrojn\u00eb se ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundshmen dhe se e mundshmja na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb si \u201cemanet\u201d nga Zoti; ne nuk jemi ata q\u00eb krijojm\u00eb lirin\u00eb, q\u00eb japim lirin\u00eb; ne nuk guxojm\u00eb t\u00eb jemi ata q\u00eb krijojn\u00eb fabrika p\u00ebr t\u00eb prodhuar njeri, por p\u00ebr ta respektuar dhe dashur njeriun.<\/p>\n<p>Keqp\u00ebrdorimi i fes\u00eb na paraqitet edhe n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve televizive, shtypit, internetit etj. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se akuzoj dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrpos vetvetes, neve, por edhe kur flas p\u00ebr \u201cne\u201d mendoj nj\u00ebsoj si\u00e7 mendon edhe Martin Buber: \u201cnuk ka ne pa ju, dhe ju pa ne\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebse e them fjal\u00ebn se \u201cne\u201d (musliman\u00ebt) jemi fajtor\u00eb, do t\u00eb ishte padrejt\u00ebsi ndaj asaj q\u00eb kam n\u00eb zemr\u00ebn dhe bindjen time, sepse nuk d\u00ebshiroj t\u00eb mashtrohem dhe t\u2019ju mashtroj, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cfe\u201d ku kan\u00eb humbur t\u00eb gjitha vlerat mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet ajo, natyrisht se fajtor \u00ebsht\u00eb vet\u00eb njeriu, besimtari, vendi, politika dhe institucionet fetare. Mir\u00ebpo, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thuhet: t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim dhe me vet\u00ebdije t\u00eb pafe; ne e dim\u00eb se nuk ka m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se shpifja, se keqp\u00ebrdorimi p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb till\u00eb. Ky keqp\u00ebrdorim dhe kjo shpifje \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb kob vet\u00eb njeriut dhe mendjes s\u00eb tij, pavar\u00ebsisht fes\u00eb, besimit dhe rac\u00ebs. Keqp\u00ebrdorimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fuqia m\u00eb e madhe bot\u00ebrore. A thua musliman\u00ebt jan\u00eb t\u00eb marr\u00eb dhe t\u00eb besojn\u00eb se prerja e kok\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka me fen\u00eb? Ato nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr pos pallavra dhe pjell\u00eb q\u00eb i pjell ajo demokraci q\u00eb m\u00ebton ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb fen\u00eb dhe Zotin \u2013 pra, njeriu.<\/p>\n<p>N\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb shqiptare p\u00ebr fat t\u00eb keq jemi duke e p\u00ebrjetuar t\u00eb nj\u00ebjtin siklet, mendoj n\u00eb at\u00eb se si dhe pse flitet p\u00ebr fen\u00eb asisoj e k\u00ebsisoj, pa u futur n\u00eb at\u00eb se sa jemi dhe sa duhet t\u00eb jemi besimtar\u00eb. \u00cbsht\u00eb fakt se ne nuk duhet t\u00eb jemi besimtar\u00eb q\u00eb ta themi t\u00eb drejt\u00ebn, por q\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb besimtar\u00eb. E te ne ndodh e kund\u00ebrta: p\u00ebr hir t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs e mbrojt\u00ebm ateizmin e papar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, e shnd\u00ebrruam let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb tmerr t\u00eb zi; e varf\u00ebruam fjalorin n\u00eb form\u00eb t\u00eb kasaphanes; e mbyt\u00ebm g\u00ebzimin dhe lotin e besimtarit; shkuam aq larg sa q\u00eb i besuam n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nj\u00eb \u201cnjeriu\u201d; u b\u00ebm\u00eb gaz i bot\u00ebs t\u00eb \u00e7do lloji; jemi pjes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e historis\u00eb dhe filozofis\u00eb. Kjo mend\u00ebsi nuk mori fund as me demokracin\u00eb: ne sot kemi m\u00eb tep\u00ebr demokraci se vet\u00eb demokracia; kemi debate q\u00eb nuk kan\u00eb pesh\u00eb, ngaq\u00eb nuk mb\u00ebshteten mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; kemi debate pa sintez\u00eb, p\u00ebrplot mashtrim dhe n\u00ebn\u00e7mim. Besoj se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb argumentohen t\u00eb gjitha k\u00ebto, ngaq\u00eb k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb vet\u00eb debatet se kush dhe si jemi, se si shitemi e blihemi: si dhe sa i ka bler\u00eb nj\u00eb figur\u00eb politike \u201cmendjet\u201d e njer\u00ebzve vet\u00ebm p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb. Kemi \u201cfigura\u201d q\u00eb sa e sa her\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme jan\u00eb shitur dhe i kan\u00eb mbrojtur mendimet larg bindjes dhe mendjes s\u00eb vet vet\u00ebm p\u00ebr \u201cx\u201d arsye.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension kemi keqp\u00ebrdorim t\u00eb madh; nuk b\u00ebhet fjal\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr mosdijen, por p\u00ebr \u201cmendjen e rob\u00ebruar\u201d me \u00e7ka b\u00ebhet keqp\u00ebrdorim i madh i fes\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb shumica e \u201cdebatuesve\u201d nuk e njohin fen\u00eb, sepse njohja, dija, bindja, besimi jan\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u2019i ofroj\u00eb askush tjet\u00ebr pos Librave t\u00eb Shenjt\u00eb, e ata ofrojn\u00eb nj\u00eb fe pa fe, ose fe luftarake. Fjala e Zotit nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga zullumqar\u00ebt, q\u00eb sot mundohen duke akuzuar nj\u00eb fe ta glorifikojn\u00eb nj\u00eb fe tjet\u00ebr; duke harruar se nuk ka fe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb keqe, ka fe e asgj\u00eb tjet\u00ebr (flas p\u00ebr fen\u00eb e shpallur). D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ata, ose mendja e k\u00ebtill\u00eb, d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb manipuloj\u00eb me fen\u00eb, jo p\u00ebr ta mashtruar vetveten, por t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 neve, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr t\u00eb sajuar armiq\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ardhmen, luft\u00eb nd\u00ebrnjer\u00ebzore, nd\u00ebrfetare. \u00c7do fe q\u00eb vetveten e promovon duke akuzuar tjetr\u00ebn, e humb legjitimitetin e burimit t\u00eb vet. Ne askund nuk mund t\u00eb shohim nj\u00eb fjalor nga profet\u00ebt, pra as edhe nga Profeti Muhammed a.s. q\u00eb flet p\u00ebr fet\u00eb e m\u00ebparshme n\u00eb form\u00ebn larg edukat\u00ebs s\u00eb Shpalljes, larg harmonis\u00eb dhe kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, \u00e7t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fen\u00eb, edhe sa do t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdoren feja dhe fetari; e pam\u00eb se lufta ndaj fes\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, e pamundshme nga ana jon\u00eb, ngaq\u00eb mund\u00ebsia jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb ta pranojm\u00eb ose t\u00eb mos e pranojm\u00eb at\u00eb, kaq liri kemi ne. Por, problemi m\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb se ne fetar\u00ebt, besimtar\u00ebt nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi pre e nj\u00eb pasigurie t\u00eb ardhshme. Ne shqiptar\u00ebt, duke u bazuar mbi \u201csinqeritetin\u201d ton\u00eb mund t\u00eb themi se jemi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe mund t\u00eb b\u00ebhemi paradigm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku akoma nuk \u00ebsht\u00eb thar\u00eb ngjyra e kuqe e gjakut t\u00eb derdhur n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb. Musliman\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshmuar pjekurin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb at\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb shumic\u00eb, por rasti nuk ishte i k\u00ebtill\u00eb aty ku ata ishin pakic\u00eb. E gjith\u00eb ajo q\u00eb i gjeti ata u b\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb \u201cpaq\u00ebsore\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb ton\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahet, politikisht \u00ebsht\u00eb duke iu b\u00ebr\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh, duke filluar q\u00eb nga paragjykimet ndaj Islamit, deri te shpron\u00ebsimi i musliman\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb tyre. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo, ve\u00e7se keqp\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Ne sot hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb e kemi t\u00eb boshatisur nga kultura e teologjis\u00eb, nga m\u00ebsimet fetare, nga interpretimet e tyre kulturore, filozofike e institucionale. Librarit\u00eb tona jan\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebta nga literatura e duhur e teologjis\u00eb s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe t\u00eb edukuar, nuk ka fare kontroll ndaj k\u00ebsaj, sepse gjith\u00e7ka duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga mendja, jo vet\u00ebm nga d\u00ebshira; d\u00ebshirat e shohim se \u00e7far\u00eb jan\u00eb duke na sjell\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb th\u00ebnia mistike se rruga p\u00ebr n\u00eb ferr \u00ebsht\u00eb e shtruar me q\u00ebllime t\u00eb mira.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr njeriun, p\u00ebr lumturi, p\u00ebr koh\u00ebn e lir\u00eb aktive \u00ebsht\u00eb bot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vdes\u00eb. Asnj\u00eb popull nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb pa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16858,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-16857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16857"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16857"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16859,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16857\/revisions\/16859"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}