{"id":17311,"date":"2017-01-08T13:32:14","date_gmt":"2017-01-08T12:32:14","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=17311"},"modified":"2017-01-08T11:35:17","modified_gmt":"2017-01-08T10:35:17","slug":"zgjedhje-pa-zgjidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=17311","title":{"rendered":"Zgjedhje pa zgjidhje"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-272\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"561\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766.jpg 960w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766-300x175.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766-768x449.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a>Ortakja-hyzmeqare BDI e Ali Ahmetit nuk e ka m\u00eb at\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh n\u00eb parlament sa ta shp\u00ebtoj\u00eb e vetme nga mbytja partin\u00eb e Gruevskit. Humb\u00ebsja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb LSDM e Zoran Zaevit, sfidantja e zhurmshme dyvje\u00e7are kund\u00ebr pushtetit t\u00eb Gruevskit. Me gjith\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozitave t\u00eb saj n\u00eb parlament, LSDM-ja p\u00ebrs\u00ebri nuk e arriti at\u00eb q\u00eb e shpresonte \u2013 p\u00ebr ta fituar t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jet\u00eb e para q\u00eb t\u00eb ngarkohet me formimin e qeveris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Shkruan:<strong> Abdi BALETA<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund ta vler\u00ebsoj rezultatin q\u00eb dhan\u00eb votimet e 11 dhjetorit 2016 n\u00eb FYROM. Procesin p\u00ebrgatitor t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve nuk e kam ndjekur me interesim, as me k\u00ebrsh\u00ebri. Nuk prisja q\u00eb zgjedhjet t\u00eb p\u00ebrfundonin me ndonj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar. Kam bindjen se nga proceset zgjedhore n\u00eb FYROM asnj\u00eb zgjidhje reale nuk do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn dhe t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb FYROM-i t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar e t\u00eb funksionoj\u00eb si shtet komb\u00ebtar unitar i sllavomaqedonasve.<\/p>\n<p>Por, nuk m\u00eb shkonte n\u00eb mendje se nga zgjedhjet do t\u00eb gatuhej nj\u00eb \u201csallat\u00eb maqedonase\u201d dhe \u201cnga kumbullat q\u00eb hanin sllavomaqedonasit, dh\u00ebmb\u00ebt do t\u2019u mpihen shqiptar\u00ebve\u201d. Tani dim\u00eb se nga zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb u reklamuan si shp\u00ebtim i demokracis\u00eb n\u00eb Maqedoni, realisht nuk ka ardhur kurrfar\u00eb zgjidhje q\u00eb t\u2019i p\u00ebrligj\u00eb ato politikisht. Ato nuk rezultuan \u201chistorike\u201d sikurse d\u00ebgjonim, por zgjedhje rutinore q\u00eb e fut\u00ebn luft\u00ebn politike n\u00eb nj\u00eb kaos t\u00eb ri dhe i ngrit\u00ebn tensionet. Pati vet\u00ebm humb\u00ebs dhe asnj\u00eb fitimtar real. Humb\u00ebsi i par\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb VMRO-DPMNE-ja, q\u00eb nuk i ka m\u00eb votat parlamentare p\u00ebr t\u00eb formuar e vetme qeverin\u00eb, si n\u00eb legjislaturat e para. K\u00ebsaj radhe partis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese m\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb shovinizmit maqedonas, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri qeverisjen, i duhet t\u2019u l\u00ebpihet atyre q\u00eb i ka zhagmitur pa pushim, partive shqiptare. Por, ortakja-hyzmeqare BDI e Ali Ahmetit nuk e ka m\u00eb at\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh n\u00eb parlament sa ta shp\u00ebtoj\u00eb e vetme nga mbytja partin\u00eb e Gruevskit. Humb\u00ebsja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb LSDM e Zoran Zaevit, sfidantja e zhurmshme dyvje\u00e7are kund\u00ebr pushtetit t\u00eb Gruevskit. Me gjith\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozitave t\u00eb saj n\u00eb parlament, LSDM-ja p\u00ebrs\u00ebri nuk e arriti at\u00eb q\u00eb e shpresonte \u2013 p\u00ebr ta fituar t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jet\u00eb e para q\u00eb t\u00eb ngarkohet me formimin e qeveris\u00eb. Edhe LSDM-ja duhet t\u2019u l\u00ebpihet partive shqiptare, sikurse iu l\u00ebpi elektoratit shqiptar. Mir\u00ebpo, LSDM-ja e ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse pa mb\u00ebshtetjen e BDI-s\u00eb nuk siguron dot numrin e votave q\u00eb i duhen, edhe sikur me t\u00eb t\u00eb b\u00ebhen tri partit\u00eb e tjera shqiptare. K\u00ebshtu, BDI-ja e vetme nuk shp\u00ebton dot Gruevskin, por e fundos Zaevin. Nuk e dim\u00eb ende n\u00ebse BDI-ja mund t\u00eb veproj\u00eb k\u00ebshtu me inat p\u00ebr ta zhvler\u00ebsuar kapitalin politik t\u00eb partive t\u00eb tjera shqiptare, p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj elektoratit shqiptar q\u00eb ia hoqi 8-9 deputet\u00eb. Humb\u00ebsi i tret\u00eb jan\u00eb partit\u00eb politike shqiptare, sidomos BDI-ja dhe PDSH-ja, q\u00eb kan\u00eb histori jo t\u00eb k\u00ebndshme bashk\u00ebpunimi me partit\u00eb kryesore maqedonase. I humbur duhet quajtur edhe elektorati shqiptar, q\u00eb u p\u00ebr\u00e7a edhe m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 ishte, q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb uljen e pesh\u00ebs specifike t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb parlament. Madje, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje u shfaq nj\u00eb dukuri e re elektorale shqiptare, q\u00eb un\u00eb do ta quaj negative: nj\u00eb pjes\u00eb e dukshme e elektoratit shqiptar (af\u00ebr 70.000 votues) votoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar p\u00ebr partin\u00eb maqedonase LSDM. Pra, tashm\u00eb n\u00eb FYROM ka dhe nj\u00eb parti t\u00eb dyt\u00eb, LSDM, me petk komb\u00ebtar shqiptar. Se si do t\u00eb dal\u00eb ky \u201ct\u00ebhuaj\u00ebsim elektoral\u201d n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve, k\u00ebt\u00eb do ta shohim m\u00eb von\u00eb. Tani b\u00ebn p\u00ebrshtypje q\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebsaj sozie shqiptare t\u00eb LSDM-s\u00eb paraqiten tejet entuziast\u00eb. Ata sikur po ia rr\u00ebmbejn\u00eb flamurin e integrimit nga duart BDI-s\u00eb. E par\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, politika e shqiptar\u00ebve d\u00ebshmoi munges\u00eb vizioni, munges\u00eb serioziteti, munges\u00eb p\u00ebrcaktimi, amatoriz\u00ebm inat\u00e7or e \u00e7organizim partiak. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb humbur nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e vendeve q\u00eb i kishin n\u00eb parlamentin e m\u00ebparsh\u00ebm. Po t\u00eb gjykohet nga numri i deputet\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb n\u00eb parlament, mund t\u00eb mendohet se shqiptar\u00ebt nuk p\u00ebrb\u00ebkan m\u00eb as nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e popullsis\u00eb n\u00eb Maqedoni, por qenkan diku tek nj\u00eb e gjashta.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsia shqiptare n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb tkurrur shum\u00eb, p\u00ebrhapen fjal\u00eb gajretdh\u00ebn\u00ebse se shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe, ngaq\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb prej tyre varet n\u00ebse do t\u00eb formohet ose jo nj\u00eb qeveri n\u00eb FYROM. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se teknikisht, pa pjes\u00ebmarrjen e partive shqiptare, nuk mund t\u00eb formohet nj\u00eb qeveri e till\u00eb. Por, kjo nuk i b\u00ebn partit\u00eb shqiptare automatikisht partner\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar, t\u00eb vler\u00ebsuar e p\u00ebrcaktues n\u00eb qeverisjen e FYROM-it. Pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve n\u00eb krijimin e qeveris\u00eb nuk do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale, si vullnet i lir\u00eb i partive shqiptare ose si kompromis i ri politik e p\u00ebrputhje programesh politike, por do t\u00eb vij\u00eb si detyrim i shqiptar\u00ebve n\u00ebn shtr\u00ebngim nd\u00ebrkomb\u00ebtar e premtime boshe nga partit\u00eb sllavomaqedonase. Un\u00eb nuk besoj se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosur ta luajn\u00eb k\u00ebt\u00eb kart\u00eb, q\u00eb u ra n\u00eb dor\u00eb me mendjen e tyre dhe p\u00ebr ndonj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb shtetin, q\u00eb realisht nuk \u00ebsht\u00eb i tyri. Ata do t\u00eb zbatojn\u00eb si p\u00ebrher\u00eb \u201cporosit\u00eb\u201d (urdhrat) e faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe nuk do t\u00eb kursejn\u00eb demagogjin\u00eb se k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e demokracis\u00eb e t\u00eb integrimeve europiane. Pra, shqiptar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrdoren edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebtuar faqen e forcuar FYROM-it, si\u00e7 ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e pranimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij shteti para 25 vitesh nga faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 ndodhi m\u00eb 2001 kur shqiptar\u00ebve u than\u00eb \u201cmerrni arm\u00ebt se duhej p\u00ebrmbysur regjimi i Georgievskit!\u201d, si\u00e7 u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cfutuni n\u00eb qeverit\u00eb maqedonase q\u00eb FYROM-i t\u00eb duket shtet demokratik!\u201d etj. Pra, shqiptar\u00ebt tani jan\u00eb t\u00eb thirrur ta b\u00ebjn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb FYROM-in shtet me qeveri, por nuk do t\u00eb qeverisin edhe sikur partit\u00eb shqiptare ta mb\u00ebshtesin LSDM-n\u00eb.<\/p>\n<p>Humb\u00ebs jan\u00eb edhe ata faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb euro-atlantik\u00eb, q\u00eb shpresonin dhe punuan shum\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb sfidanti Zoran Zaev ta hidhte n\u00eb tapet Gruevksin qysh n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. Nuk doli k\u00ebshtu. U provua se rryma m\u00eb kryene\u00e7e e nacionalizmit sllavomaqedonas nuk i l\u00ebshon kaq leht\u00eb pozitat e veta.<\/p>\n<p>Pak\u00ebsimi i pesh\u00ebs specifike t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk ka p\u00ebr t\u2019u kompensuar nga roli ekuilibrues n\u00eb qeverisje, me t\u00eb cilin po i joshin shqiptar\u00ebt nga zori, n\u00eb rast se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk duan q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen menj\u00ebher\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. Por, nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr sllavomaqedonasit t\u00eb bezdisen nga roli i ri qeveris\u00ebs i shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb marifete p\u00ebr t\u2019ua hequr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. K\u00ebshtu partit\u00eb politike shqiptare, q\u00eb do t\u00eb detyrohen t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb qeveri, nuk duhet ta shohin veten n\u00eb rolin e fitimtarit e t\u00eb partnerit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Nga \u00e7do pik\u00ebpamje q\u00eb ta analizosh, gjendja e krijuar n\u00eb FYROM nga zgjedhjet \u00ebsht\u00eb mjaft paradoksale.\u00a0 BDI-ja e PDSH-ja me siguri do t\u00eb ndruhen k\u00ebsaj radhe t\u00eb bashkohen me VMRO-DPMNE-n\u00eb, sepse kjo nuk do t\u00eb shihet me sy t\u00eb mir\u00eb nga elektorati shqiptar dhe nga mjediset politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb duan ndryshim kuajsh n\u00eb karroc\u00ebn e pushtetit n\u00eb Shkup. P\u00ebrkrahja nga BDI-ja e PDSH-ja nuk i mjafton LSDM-s\u00eb t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb. Duhet q\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr parti shqiptare t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb LSDM-n\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb uroja q\u00eb L\u00ebvizja \u201cBesa\u201d t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse do ta ulte vler\u00ebn politike t\u00eb rezultatit t\u00eb duksh\u00ebm q\u00eb e arriti qysh n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe mund t\u2019i kthehet m\u00eb von\u00eb n\u00eb penges\u00eb. Shprehem k\u00ebshtu, sepse v\u00eb re q\u00eb nga Shqip\u00ebria ka shum\u00eb yshtje e trysni mbi partit\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe L\u00ebvizjen Besa\u201d, q\u00eb t\u2019i b\u00ebhen krah\u00eb LSDM-s\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb forcat politike shqiptare n\u00eb FYROM t\u00eb mos dalin nga skemat e deritanishme politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ortakja-hyzmeqare BDI e Ali Ahmetit nuk e ka m\u00eb at\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh n\u00eb parlament sa ta shp\u00ebtoj\u00eb e vetme nga mbytja partin\u00eb e Gruevskit. Humb\u00ebsja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb LSDM e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":272,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-17311","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17311"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17311"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17311\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17312,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17311\/revisions\/17312"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}