{"id":17588,"date":"2017-01-20T17:56:28","date_gmt":"2017-01-20T16:56:28","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=17588"},"modified":"2017-01-20T17:56:28","modified_gmt":"2017-01-20T16:56:28","slug":"soros-ndau-hungarine-ne-dysh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=17588","title":{"rendered":"Soros ndau Hungarin\u00eb n\u00eb dysh"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>Rregullimet ligjore t\u00eb cilat qeveria n\u00eb Hungari i ka planifikuar n\u00eb lidhje me fondacionet e George Soros dhe OJQ-t\u00eb q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebto fondacione, e kan\u00eb ndar\u00eb vendin n\u00eb dysh<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/sor-6555-e1484931368842.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-17589\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/sor-6555-e1484931368842.jpg\" alt=\"\" width=\"855\" height=\"477\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/sor-6555-e1484931368842.jpg 855w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/sor-6555-e1484931368842-300x167.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/sor-6555-e1484931368842-768x428.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 855px) 100vw, 855px\" \/><\/a>Rregullimet ligjore t\u00eb cilat qeveria n\u00eb Hungari i ka planifikuar n\u00eb lidhje me fondacionet e investitorit t\u00eb famsh\u00ebm amerikan George Soros dhe organizatat joqeveritare q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebto fondacione, e kan\u00eb ndar\u00eb vendin n\u00eb dysh.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Studiuesi i shkencave politike Doc. Dr. Zoltan Kiszelly dhe drejtori i Programit t\u00eb Refugjat\u00ebve pran\u00eb Komitetit t\u00eb Helsinkit n\u00eb Hungari Gabor Gyulai, kan\u00eb zhvilluar bised\u00eb me gazetarin e\u00a0 (AA) n\u00eb lidhje me rregullimin ligjor i cili ka shkaktuar debate n\u00eb vend<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kiszelly \u00ebsht\u00eb i mendimit se rregullimi ligjor i planifikuar nga qeveria hungareze n\u00eb lidhje me aktivitetet e organizatave joqeveritare (OJQ) \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm dhe se George Soros d\u00ebshiron t\u2019i transformoj\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb p\u00ebrmes OJQ-ve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cProblemi q\u00ebndron aty se k\u00ebto organizata punojn\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar shoq\u00ebrin\u00eb prej brenda pa u zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike. Qeveria planifikon q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtyre ndryshimeve t\u2019i b\u00ebj\u00eb m\u00eb transparente k\u00ebto OJQ\u201d, thot\u00eb Kiszelly.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas Kiszelly, disa OJQ n\u00eb vend nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e brendshme duke marr\u00eb mb\u00ebshtetje nga jasht\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrmes rregullimeve t\u00eb planifikuara, do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah se k\u00ebto organizata \u201cnuk jan\u00eb OJQ klasike, por OJQ me axhenda t\u00eb fshehta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur interesat e t\u00eb huajve\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cSoros d\u00ebshiron ta transformoj\u00eb Evrop\u00ebn\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kiszelly vler\u00ebson se disa investitor\u00eb dhe kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i transformojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sipas tij, George Soros b\u00ebn z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e k\u00ebtyre investitor\u00ebve dhe kompanive dhe nd\u00ebrhyn n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb shteteve p\u00ebrmes OJQ-ve q\u00eb mb\u00ebshtet.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cSoros d\u00ebshiron t\u2019i transformoj\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb, Evrop\u00ebn, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr planin e \u2018shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur\u2019. N\u00eb vend t\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimeve duke themeluar parti politike dhe duke shpalosur programin, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpiqet ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00eb punimin q\u00eb Soros kishte shkruar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015 t\u00eb cilin e lexoi n\u00eb Parlamentin Evropian n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ai thot\u00eb se Evropa duhet t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb milion refugjat\u00eb n\u00eb vit\u201d, thekson Kiszelly, duke shtuar se universitetet dhe organizatat e mb\u00ebshtetura nga ai dhe t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb zgjeruar k\u00ebt\u00eb program.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas Kiszelly, k\u00ebto organizata b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u2019i realizojn\u00eb synimet e caktuara. \u201cP\u00ebr shembull Komiteti i Helsinkit dhe OJQ-t\u00eb me emrin TASZ i b\u00ebn\u00eb thirrje popullit q\u00eb t\u00eb prishin flet\u00ebvotimin n\u00eb referendumin p\u00ebr refugjat\u00ebt. K\u00ebto OJQ punojn\u00eb q\u00eb t\u2019i fusin n\u00eb zbatim q\u00ebllimet politike t\u00eb caktuara\u201d, vler\u00ebson Kiszelly.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cNdryshimi ligjor \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me normat demokratike\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kiszelly m\u00eb tej v\u00eb n\u00eb pah se ndryshimi i parapar\u00eb ligjor \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me normat demokratike. Sipas tij, opozita kritikon qeverin\u00eb pa e marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb ligje t\u00eb ngjashme zbatohen edhe n\u00eb SHBA, Izrael dhe shtetet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cQeveria d\u00ebshiron q\u00eb p\u00ebrmes disa rregullave ligjore OJQ-t\u00eb e financuara nga jasht\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb transparente. N\u00eb fakt, kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7 q\u00eb ndodh vet\u00ebm n\u00eb Hungari. N\u00eb bot\u00eb, shum\u00eb shtete planifikojn\u00eb t\u2019i zvog\u00eblojn\u00eb ndikimet e jashtme duke miratuar ligje t\u00eb ndryshme. Qeveria hungareze d\u00ebshiron t\u00eb sjell\u00eb rregulla ligjore duke iu referuar rregullave posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb SHBA dhe Izrael\u201d, vazhdon Kiszelly.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar se qeveria hungareze do t\u00eb sjell\u00eb ndryshime n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ato t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) ashtu si\u00e7 ka ndodhur deri m\u00eb tani, Zoltan Kiszelly thot\u00eb se pas miratimit t\u00eb ndryshimeve OJQ-t\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje ta konsiderojn\u00eb veten m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa politikb\u00ebr\u00ebsit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cT\u00eb kontrollosh dhe kritikosh qeverin\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e OJQ-ve, mir\u00ebpo ato nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb axhendave t\u00eb fshehta. OJQ-t\u00eb n\u00eb fjal\u00eb nuk shfaqin q\u00ebndrimin hungarez n\u00eb \u00e7\u00ebshtje si zgjerimi i impiantit energjetik b\u00ebrthamor PAKS, embargot e zbatuara ndaj Rusis\u00eb, kriza e refugjat\u00ebve dhe situata e medieve. K\u00ebta, pa fituar asnj\u00eb zgjedhje, Hungaris\u00eb duan t\u2019ia diktojn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim dhe pik\u00ebpamje t\u00eb pranuar nga jasht\u00eb e cila mban n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb interesat e huaja\u201d, shprehet Kiszelly.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201cQ\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb futet frik\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb Hungari, gjithashtu, ka edhe prej atyre q\u00eb mendojn\u00eb se qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb defokusim duke e sulmuar Sorosin dhe se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb futet frik\u00eb n\u00eb mesin e OJQ-ve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Drejtori i Programit t\u00eb Refugjat\u00ebve pran\u00eb Komitetit t\u00eb Helsinkit n\u00eb Hungari, Gabor Gyulai, thekson se n\u00eb Hungari veprojn\u00eb mij\u00ebra OJQ dhe se qeveria ndihet e shqet\u00ebsuar vet\u00ebm nga disa OJQ t\u00eb cilat detyrojn\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje si politikat p\u00ebr refugjat\u00ebt dhe korrupsioni.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas tij, \u201chapi q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerret, nj\u00eblloj sikurse gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb armik simbolik\u201d. Gyulai m\u00eb tej shton:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cNj\u00eb gj\u00eb e ngjashme ndodhi me \u00e7\u00ebshtjen e refugjat\u00ebve. N\u00eb fakt, t\u00eb dyja k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb periudh\u00ebn 2015-2016 qeveria hungareze u p\u00ebrpoq q\u00eb p\u00ebrmes \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb refugjat\u00ebve ta rifitoj\u00eb popullaritetin e zvog\u00ebluar dhe fatkeq\u00ebsisht pati sukses n\u00eb aspektin politik. Qeveria t\u00ebr\u00eb investimin politik n\u00eb dy vitet e fundit e ka b\u00ebr\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ajo po ashtu po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb edhe ndonj\u00eb \u2018armik\u2019 tjet\u00ebr. N\u00eb mesin e armiqve klasik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, edhe pse ekonomia e saj varet nga BE-ja, \u00ebsht\u00eb Brukseli dhe Bashkimi Evropian. N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin mes b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe George Soros dhe OJQ-t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Qeveria p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb armiq t\u00eb paqen\u00eb p\u00ebr arsye se nuk arrin t\u2019i zgjidh\u00eb problemet e v\u00ebrteta. N\u00eb vend se ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e problemeve dhe korrupsionet n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, ajo defokuson qytetar\u00ebt dhe i tregon si armiq OJQ-t\u00eb dhe refugjat\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas Gabor Gyulai, propozim ligji i qeveris\u00eb q\u00eb detyron drejtuesit e OJQ-ve t\u00eb shpalosin gjendjen e pasurive t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb jet\u00ebn private. \u201cKy \u00ebsht\u00eb ndryshim i pakuptimt\u00eb. Q\u00ebllimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsohet puna e OJQ-ve dhe t\u00eb futet frik\u00eb tek to. Drejtuesit dhe punonj\u00ebsit e OJQ-ve nuk fshehin asgj\u00eb. N\u00eb fakt, n\u00ebse i vizitoni faqet e internetit t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, aty mund t\u2019i gjeni t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr gjendjen e pron\u00ebsive t\u00eb tyre\u201d, thot\u00eb Gyulai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\u201c\u00cbsht\u00eb i qart\u00eb shkaku i shqet\u00ebsimit t\u00eb qeveris\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke potencuar se organizatat q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe korrupsionit marrin mb\u00ebshtetje nga shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare jasht\u00eb Fondacionit Soros, Gyulai b\u00ebn t\u00eb ditur se Komiteti i Helsinkit nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm nga Fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur (Open Society) e George Soros.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cKrahas BE-s\u00eb, Komisariatit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Refugjat\u00eb pran\u00eb OKB-s\u00eb dhe N\u00ebnkomitetit p\u00ebr Parandalimin e Torturave pran\u00eb OKB-s\u00eb, punimet tona mb\u00ebshteten edhe nga shum\u00eb fondacione dhe institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Komiteti i Helsinkit n\u00eb Hungari vazhdon t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb linj\u00ebn e vet. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb pse qeveria hungareze shqet\u00ebsohet nga deklaratat tona, sepse ne jemi nd\u00ebr organizatat q\u00eb kemi kritikuar m\u00eb ashp\u00ebr shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb qeveria viteve t\u00eb fundit\u201d, thot\u00eb Gyulai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Qeveria e shqet\u00ebsuar<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Qeveria e Fidesz e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Hungari pohon se investitori i famsh\u00ebm amerikan me origjin\u00eb hungareze George Soros po i p\u00ebrdor organizatat civile p\u00ebr t\u2019i diktuar interesat e veta qeverive.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ndryshe, debatet kishin nisur pas nj\u00eb deklarate t\u00eb Szilard Nemeth, zv\/kryetarit t\u00eb grupit t\u00eb partis\u00eb Fidezs, i cili ishte shprehur: \u201cPerandoria Soros p\u00ebrdor civil\u00ebt fals\u00eb p\u00ebr t\u00eb diktuar mbi qeverit\u00eb kapitalin bot\u00ebror dhe d\u00ebshirat e tij. Duke p\u00ebrdorur \u00e7do mjet, k\u00ebto organizata duhet shtr\u00ebnguar dhe pastruar q\u00eb k\u00ebtu&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, Istvan Hollik, ligjv\u00ebn\u00ebs nga partneri qeveritar Partia Demokristiane e Hungaris\u00eb (KDNP), ka komentuar se \u201cDisa organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile nuk sjellin aspak dobi n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe social t\u00eb Hungaris\u00eb, por kan\u00eb vet\u00ebm q\u00ebllime politike dhe financohen nga jasht\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ka shum\u00eb kuptim ekzistimi i tyre. \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb ato t\u00eb merren n\u00ebn kontroll m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rregullimet ligjore t\u00eb cilat qeveria n\u00eb Hungari i ka planifikuar n\u00eb lidhje me fondacionet e George Soros dhe OJQ-t\u00eb q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebto fondacione, e kan\u00eb ndar\u00eb vendin n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17589,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-17588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17588"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17590,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17588\/revisions\/17590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}