{"id":18176,"date":"2017-02-11T09:04:23","date_gmt":"2017-02-11T08:04:23","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=18176"},"modified":"2017-02-11T13:15:55","modified_gmt":"2017-02-11T12:15:55","slug":"shqiperia-i-vetmi-vend-ateist-ne-bote-ku-u-shkaterruan-2169-objekte-kulti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=18176","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria, i vetmi vend ateist n\u00eb bot\u00eb, ku u shkat\u00ebrruan 2169\u00a0objekte kulti"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/persekutimi-komunist-e1486814982559.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18177\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/persekutimi-komunist-e1486814982559.jpg\" alt=\"\" width=\"757\" height=\"353\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/persekutimi-komunist-e1486814982559.jpg 757w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/persekutimi-komunist-e1486814982559-300x140.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 757px) 100vw, 757px\" \/><\/a>N\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr sekret t\u00eb diktatorit Enver Hoxha n\u00eb vitin 1967, jepen shifra dhe detaje p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e objekteve t\u00eb kultit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe luft\u00ebn e hapur kund\u00ebr besimeve fetare. Ky num\u00ebr arrin gjithsej n\u00eb 2169, nga t\u00eb cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb diktatorit, d\u00ebrguar si dokument sekret n\u00eb Komitetin Qendror n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1967, jepet nj\u00eb raport i holl\u00ebsish\u00ebm me rezultatet e luft\u00ebs kund\u00ebr fes\u00eb.<\/p>\n<p><em>&#8220;<\/em><em>Duke marr\u00eb parasysh se koh\u00ebt e fundit n\u00eb shum\u00eb rrethe \u00ebsht\u00eb intensifikuar lufta kund\u00ebr fes\u00eb, paragjykimeve e zakoneve fetare dhe me q\u00ebllim, q\u00eb kjo luft\u00eb t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb drejt, pa gabime dhe m\u00eb me sukses, u pa e nevojshme t\u00eb jepen orientimet e m\u00ebposhtme: <\/em><\/p>\n<p><em>Feja \u00ebsht\u00eb opiumi i popujve. K\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb ta kuptoj\u00eb \u00e7do njeri, edhe ata (dhe k\u00ebta nuk jan\u00eb pak), q\u00eb jan\u00eb t\u00eb helmatisur e q\u00eb duhet t\u2019i \u00e7\u2019helmatisim. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb, por as edhe e pamundur.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe nuk duhet t\u2019ia l\u00ebm\u00eb spontanitetit e t\u00eb k\u00ebnaqemi duke th\u00ebn\u00eb se brezat e rinj do ta braktisin k\u00ebt\u00eb opium, ose se feja dhe praktikat e saj ruajn\u00eb qenien e tyre vet\u00ebm tek plakat dhe tek pleqt\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ekzakte, k\u00ebto mund t\u00eb humbasin virulenc\u00ebn e tyre, vet\u00ebm n\u00eb rast se i luftojm\u00eb e i demaskojm\u00eb, kurse ringjallen, propagandohen e zgjerohen n\u00eb rast se i n\u00ebnvleft\u00ebsojm\u00eb. Sigurisht feja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me bot\u00ebkuptimet, me nd\u00ebrgjegjen, por k\u00ebto me shekuj, feja dhe klerik\u00ebt jo vet\u00ebm i kan\u00eb kthyer n\u00eb dogma filozofike, por p\u00ebr ta rr\u00ebnjosur k\u00ebt\u00eb dogm\u00eb animiste n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzve, e kan\u00eb shoq\u00ebruar edhe me disiplina konkrete, me organizime t\u00eb ve\u00e7anta, e kan\u00eb lidhur me ngjarjet e jet\u00ebs s\u00eb njeriut. \u00c7do gj\u00eb feja \u00ebsht\u00eb munduar ta lidhi me ndodhit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb njeriut dhe ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky, \u00e7do mendim, \u00e7do veprim t\u00eb tij ta lidhi me fen\u00eb, me besimin idealist, mistik etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Luft\u00ebn ton\u00eb kund\u00ebr fes\u00eb ne duhet ta drejtojm\u00eb qoft\u00eb kund\u00ebr dogm\u00ebs fetare vet\u00eb, kund\u00ebr pik\u00ebpamjeve filozofike, idealiste e mistike t\u00eb saj, ashtu edhe kund\u00ebr disiplinave fetare, q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb, deri n\u00eb zakonet e p\u00ebrditshme t\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb, bile edhe t\u00eb atyre q\u00eb nuk besojn\u00eb, por q\u00eb i zbatojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb pa i ditur, pa b\u00ebr\u00eb kujdes. Populli yn\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb fetar n\u00eb at\u00eb kuptimin, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb por prap\u00eb se prap\u00eb edhe ai di\u00e7ka beson\u2026 <\/em><\/p>\n<p><em>Ne nuk u kemi l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shkoll\u00eb, qoft\u00eb edhe t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb klerik\u00eb t\u00eb rinj dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre nj\u00eb edukat\u00eb t\u00eb rregullt dhe t\u00eb interpretuar t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb tyre fetare..<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb klerik\u00ebt e \u00e7do besimi kan\u00eb shteruar dhe do t\u00eb shterojn\u00eb edhe ca m\u00eb shum\u00eb si kuadro. Kurse p\u00ebr sa i p\u00ebrket shtypit t\u00eb librave, t\u00eb dogmave t\u00eb tyre, kjo ka vdekur me koh\u00eb p\u00ebr ta\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, baz\u00ebn materiale dhe propagandistike p\u00ebr shum\u00ebzimin e librave fetare e kemi zhdukur. Ne kemi zhdukur gjithashtu mund\u00ebsin\u00eb e nxjerrjes s\u00eb kuadrove. Tash \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u2019u prishen kishat dhe xhamit\u00eb, t\u00eb vetmet mjete kryesore ku klerik\u00ebt grumbullojn\u00eb besimtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb besimin, qoft\u00eb edhe n\u00eb forma dekadente. Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr arsye se nuk duhet shkuar n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullit q\u00eb beson. Por mjaft prej tyre jan\u00eb prishur, pa ngjallur asnj\u00eb reaksion, disa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb prishur se kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, ka nga ato q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb depo ose kan\u00eb mbetur pa hoxh\u00eb apo pa prift dhe praktikisht nuk funksionojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebto forma duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb ne p\u00ebr deri sa nuk funksionojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebto forma duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb ne p\u00ebrderisa ti rrafshojm\u00eb nga faqja e dheut ton\u00eb. Institucioneve fetare ne duhet t\u2019u heqim, atje ku e kemi l\u00ebn\u00eb di\u00e7ka, t\u00eb gjith\u00eb tok\u00ebn, ndonj\u00eb ulli ose t\u00eb ardhur tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb akoma kishat, xhamit\u00eb, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb interesante se n\u00eb fshatin ton\u00eb nuk ka rezistenc\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. Ky \u00ebsht\u00eb si rezultat i pun\u00ebs ateiste, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn partia, por edhe nga mungesa e hoxhallar\u00ebve dhe e prift\u00ebrinjve n\u00eb fshatra, nga mungesa e librave fetar\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb fshatra \u00e7\u00ebshtja e besimit n\u00eb fen\u00eb, mbahet n\u00eb zakonet e jet\u00ebs, n\u00eb interpretimin pragmatik t\u00eb tyre, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as p\u00ebr ta n\u00ebnvleft\u00ebsuar, as p\u00ebr ta neglizhuar, pse prap\u00eb na d\u00ebmton shum\u00eb n\u00eb zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e v\u00ebndit.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u2019i zhdukur praktikat fetare ne duhet t\u2019i luftojm\u00eb ato sidomos me frym\u00ebn revolucionare dhe patriotike.<\/em><\/p>\n<p><em>Lufta kund\u00ebr feve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vendin ton\u00eb, ku nuk ka mundur t\u00eb zhvillohet n\u00eb forma filozofike t\u00eb st\u00ebrholluara, p\u00ebr arsye t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb baze klerik\u00ebsh t\u00eb zhvilluar e me kultur\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb zakonet, n\u00eb traditat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, n\u00eb interpretimin e fenomeneve, pse n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj rruge klerik\u00ebt kan\u00eb mundur p\u00ebr shekuj me radh\u00eb te fusin helmin e fes\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb helm ta p\u00ebrziejm\u00eb me g\u00ebzimet, me hidh\u00ebrimet dhe me shfaqjet e p\u00ebrditshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut.<\/em><\/p>\n<p><em>Neve pra na bie detyra q\u00eb t\u00eb studiojm\u00eb me imt\u00ebsi, ku dhe qysh shfaqet ky helm, n\u00eb \u00e7\u2019forma, \u00e7\u2019trajta ka marr\u00eb gjat\u00eb zhvillimit, \u00e7\u2019praktika zbatohen, si zbatohen e si kamuflohen ato. K\u00ebto ne duhet t\u2019i analizojm\u00eb q\u00eb kur lind i vogli, i cili pag\u00ebzohet, b\u00ebhet synet etj., q\u00eb kur martohet njeriu, ngjarje kjo q\u00eb lidhet me shum\u00eb zakone n\u00eb t\u00eb cilat ka dep\u00ebrtuar zakoni kishtar si krimbi brenda moll\u00ebs s\u00eb kuqe. Duke i njohur k\u00ebto, k\u00ebtej duhet t\u00eb filloj\u00eb lufta e studiuar sistematike ideologjike, politike, organizative, pa pushim, pa pushim.<\/em><\/p>\n<p><em>Lufta me fen\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e koklavitur, prandaj kush nuk armatoset mir\u00eb kund\u00ebr saj, mund t\u00eb mos ket\u00eb rezultatet q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb. Ne i kemi t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe terreni yn\u00eb paraqitet i favorsh\u00ebm q\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb ta kryejm\u00eb me sukses. Nj\u00eb arm\u00eb historike kund\u00ebr fes\u00eb dhe klerik\u00ebve reaksionar\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe fakti se feja myslimane ka qen\u00eb ideologjia e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologjia e shovinist\u00ebve grek\u00eb q\u00eb pushtonin n\u00eb koh\u00ebt e kaluara vendin ton\u00eb dhe feja katolike me qend\u00ebr Vatikanin ka qen\u00eb ideologjia e pushtuesve italian\u00eb, e imperializmit austriak dhe e fashizmit italian.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndjenjat patriotike t\u00eb popullit ton\u00eb dhe lufta e tij p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga zgjedha e t\u00eb huajve, n\u00eb mos drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti, gjat\u00eb shekujve \u00ebsht\u00eb ndeshur edhe me ideologjin\u00eb fetare t\u00eb pushtuesve dhe me ata klerik\u00eb reaksionar\u00eb t\u00eb \u00e7do besimi, q\u00eb u sh\u00ebrbenin atyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt historik ne nuk mund t\u00eb mos shohim edhe nj\u00eb nga arsyet q\u00eb populli yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq fanatik e i lidhur me fet\u00eb, pse k\u00ebto, n\u00eb parim dhe n\u00eb fakt, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me iden\u00eb e \u00e7lirimit komb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke pasur parasysh t\u00eb gjitha \u00e7ka tham\u00eb m\u00eb lart, ne si komunist\u00eb dhe ateist\u00eb duhet t\u00eb jemi edhe realist\u00eb. Me gjith\u00eb propagand\u00ebn ton\u00eb t\u00eb organizuar kund\u00ebr fes\u00eb, riteve, dogmave, institucioneve fetare dhe klerik\u00ebve profesionist\u00eb, t\u00eb kemi vazhdimisht parasysh q\u00eb t\u00eb mos futemi n\u00eb luft\u00eb t\u00eb hap\u00ebt me njer\u00ebzit e popullit, sepse n\u00eb popull do t\u00eb ket\u00eb edhe njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb lidhur me partin\u00eb dhe patriot\u00eb t\u00eb flakt\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ruajn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, mundet edhe deri sa t\u00eb vdesin, besimet e tyre. Puna me ta do t\u00eb jete nj\u00eb p\u00ebrpjekje bindjeje e vazhdueshme dhe me durim t\u00eb madh, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb mos e lejojm\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb ofenduese. Me k\u00ebta njer\u00ebz partia duhet t\u00eb sillet, si t\u00eb thuash, si doktori i mir\u00eb q\u00eb b\u00ebn t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta sh\u00ebruar t\u00eb s\u00ebmurin, p\u00ebr ta rikthyer k\u00ebt\u00eb n\u00eb g\u00ebzimet e jet\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Besimet e kota fetare nuk do t\u2019i gjejm\u00eb vet\u00ebm te klerik\u00ebt. K\u00ebta jan\u00eb ata njer\u00ebz profesionist\u00eb q\u00eb i propagandojn\u00eb, q\u00eb i ruajn\u00eb t\u00eb gjalla, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb spekulime dhe mashtrime t\u00eb poshtra, por ato ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb popull. Prandaj, pa a ngadal\u00ebsuar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast propagand\u00ebn kund\u00ebr fes\u00eb, t\u00eb kemi kurdoher\u00eb parasysh se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me popullin. Veprimet e pamatura, ekzaltuese, duhet t\u00eb evitohen. \u00c7do veprimi i duhet p\u00ebrgatitur me kujdes terreni politik.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb zaptosh xhamit\u00eb dhe kishat me fushat\u00eb dhe me nj\u00eb urdh\u00ebr, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb, por duhet menduar edhe p\u00ebr pasojat n\u00eb popull. Pasojat e k\u00ebqija evitohen duke p\u00ebrgatitur me kujdes popullin, q\u00eb ai ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kot\u00ebsi, ta zhduk\u00eb fen\u00eb nga zakonet e jet\u00ebs, t\u00eb braktis\u00eb me bindje praktikat e saj. At\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb s\u2019ka as r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl xhamia apo kisha, prifti ose hoxha. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por m\u00eb e sigurt. Shum\u00eb kisha dhe xhami po braktisen dhe po rr\u00ebnohen. Asnj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb mos u b\u00ebhet. Disa mund t\u00eb kthehen n\u00eb vepra muze, n\u00eb qoft\u00eb se jan\u00eb t\u00eb tilla, disa q\u00eb do populli, t\u00eb b\u00ebhen depo, t\u00eb mos hezitohet t\u00eb merren, e k\u00ebshtu me radh\u00eb, jo me dhun\u00eb, me buj\u00eb dhe pa marr\u00eb aprovimin e popullit, i cili duhet p\u00ebrgatitur shpirt\u00ebrisht dhe politikisht\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>SEKRETARI I PAR\u00cb I KOMITETIT QENDROR T\u00cb PARTIS\u00cb S\u00cb PUN\u00cbS T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb, ENVER HOXHA<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dokumenti i dyt\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Raport informativ Mbi Rezultatet e para t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr fes\u00eb dhe disa masa p\u00ebr thellimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb saj (30. 08. 1967)<\/strong><\/p>\n<p><em>Pas Kongresit t\u00eb 5-t\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe sidomos pas fjalimit t\u00eb shokut Enver t\u00eb 6 shkurtit, n\u00eb gjith\u00eb vendin po zhvillohet gjer\u00ebsisht lufta kund\u00ebr fes\u00eb, paragjykimeve e zakoneve fetare.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo luft\u00eb zhvillohet n\u00eb kuadrin e thellimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb revolucionit ideologjik, \u00ebsht\u00eb luft\u00eb e thell\u00eb klasore midis dy bot\u00ebkuptimeve, midis dy ideologjive, me objekt q\u00eb t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb bot\u00ebkuptimin fetar si nj\u00eb nga bazat e fuqishme t\u00eb ideologjis\u00eb reaksionare, p\u00ebr t\u00eb edukuar masat me bot\u00ebkuptimin materialist marksist-leninist. Lufta zhvillohet jo vet\u00ebm midis nesh dhe armiqve, por kryesisht n\u00eb gjirin e popullit e t\u00eb Partis\u00eb, dhe n\u00eb nj\u00eb terren mjaft t\u00eb ndjesh\u00ebm e delikat.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo dallohet nga k\u00ebto karakteristika kryesore: a) Zhvillohet n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb qytet e n\u00eb fshat, n\u00eb gjith\u00eb shtresat e popullit. b) Dallohet nga aksione godit\u00ebse direkte, jo vet\u00ebm kund\u00ebr fes\u00eb si bot\u00ebkuptim reaksionar, por dhe kund\u00ebr bazave q\u00eb kan\u00eb ruajtur dhe ushqyer fen\u00eb. c) Nga pjes\u00ebmarrja e gjer\u00eb e masave t\u00eb popullit n\u00eb k\u00ebto aksione, nga diskutimi popullor mbi kot\u00ebsin\u00eb dhe d\u00ebmin e besimeve fetare.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra lufta kund\u00ebr fes\u00eb ka marr\u00eb t\u00eb gjitha tiparet e nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb gjer\u00eb me karakter t\u00eb theksuar ideologjik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb po kryhet nj\u00eb hop i madh revolucionar i papar\u00eb deri tani n\u00eb historin\u00eb e vendeve socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurisht ky hop i madh nuk \u00ebsht\u00eb i rastit. Ai \u00ebsht\u00eb rezultat i gjith\u00eb pun\u00ebs 25-vje\u00e7are t\u00eb Partis\u00eb. Qysh n\u00eb fillim Partia edukoi an\u00ebtar\u00ebt e vet dhe masat me frym\u00ebn e ateizmit. Mbas \u00e7lirimit mori masa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ndarja e fes\u00eb nga shteti dhe nga shkolla, kufizimi i vazhduesh\u00ebm i institucioneve fetare, kufizimi e pastaj likuidimi i mund\u00ebsive p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kuadrit fetar, duke mbyllur edhe institucionin p\u00ebrkat\u00ebs, ndalimi i botimit t\u00eb literatur\u00ebs fetare etj., p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pozitiv p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr fes\u00eb. Por kryesore \u00ebsht\u00eb puna e madhe e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur arsimin e kultur\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb zhdukur injoranc\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur njohurit\u00eb shkencore n\u00eb t\u00eb gjitha fushat dhe shum\u00eb masa t\u00eb tjera me karakter ideologjik. T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb ndryshimesh sasiore t\u00eb domosdoshme q\u00eb po \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ndryshime cil\u00ebsore.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb fakti q\u00eb Partia dhe KQ si kurdoher\u00eb gjykoi mir\u00eb gjendjen shpirt\u00ebrore t\u00eb masave, gjeti momentin e duhur p\u00ebr t\u00eb hedhur parull\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb dhe q\u00eb jeta po e v\u00ebrteton plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe ishte d\u00ebrgimi i letr\u00ebs s\u00eb shoku Enver t\u00eb dat\u00ebs 27 shkurt, ku jepen orientime p\u00ebr zhvillimin sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pa gabime dhe me sukses t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr fes\u00eb, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike.<\/em><\/p>\n<p><em>Me gjith\u00eb periudh\u00ebn e shkurt\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb bilanc i rezultateve t\u00eb para, t\u00eb nxirren disa konkluzione e probleme se si e ku duhet t\u00eb thellohet m\u00eb tej kjo l\u00ebvizje.<\/em><\/p>\n<p><em>1) Lufta n\u00eb fillim u drejtua kund\u00ebr bazave t\u00eb vatrave fetare. M\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa kisha e xhami kryesore, kurse pastaj masat e popullit shkuan m\u00eb tej p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb t\u00eb gjitha ato. Kjo iniciativ\u00eb nga posht\u00eb u mb\u00ebshtetu fuqimisht nga lart, nga komitetet dhe organizatat baz\u00eb t\u00eb partis\u00eb dhe atyre t\u00eb masave.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr iu dha tronditja e par\u00eb vatrave t\u00eb ideologjis\u00eb fetare. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kish\u00ebs katolike, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb mbyllur t\u00eb gjitha kishat, xhamit\u00eb, teqet\u00eb, tyrbet, vak\u00ebfet etj. Ky num\u00ebr arrin gjithsej n\u00eb 2169, nga t\u00eb cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Bashk\u00eb me institucionet fetare u mor n\u00eb dor\u00ebzim pasuria e tyre. Me dekret t\u00eb Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor Nr. 4263 t\u00eb vitit 1967 pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb komuniteteve fetare kaluan n\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore, ose u jan\u00eb dor\u00ebzuar kooperativave. Kishat, xhamit\u00eb etj., q\u00eb ndodhen n\u00eb qytete u kan\u00eb kaluar komiteteve ekzekutive, kurse ato n\u00eb fshatra u kan\u00eb kaluar kooperativave bujq\u00ebsore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedh\u00ebse t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve fetare deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mars t\u00eb k\u00ebtij viti ishte 1, 959.307 (lek\u00eb t\u00eb reja).<\/em><\/p>\n<p><em>Krahas k\u00ebsaj ato posedonin edhe disa sasi bag\u00ebtish, vreshtash, ullinjsh, bah\u00e7esh etj. K\u00ebshtu p.sh. vet\u00ebm 8 manastiret kishin 500 krer\u00eb bag\u00ebti t\u00eb imta dhe t\u00eb trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynym\u00eb tok\u00eb q\u00eb i kaloi NBSH-s\u00eb \u201cGjergj Dimitrov\u201d etj. Nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb duart e tyre. Kjo arrinte n\u00eb mbi 6 milion\u00eb (lek\u00eb t\u00eb reja), nga t\u00eb cilat 2,150,000 milion\u00eb i kishin teqet\u00eb bektashiane. (N\u00eb k\u00ebto pasuri p\u00ebrfshihen nd\u00ebrtesat e banimit me aksesor\u00ebt, mullinjt\u00eb, dhjet\u00ebra dyqane e magazina t\u00eb tyre, pajisjet e brendshme me shtret\u00ebr t\u00eb manastireve etj.). Shteti u leht\u00ebsua gjithashtu nga subvencioni q\u00eb b\u00ebnte \u00e7do vit p\u00ebr pagesat e rrogave e t\u00eb pensioneve t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb klerik\u00ebve, shif\u00ebr kjo q\u00eb arrinte \u00e7do vit n\u00eb 300,000 lek\u00eb t\u00eb reja.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i madh. Kjo qe goditja m\u00eb e papritur p\u00ebr fen\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe ka fakti q\u00eb Partia edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndoqi vij\u00ebn e masave, duke siguruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje pjes\u00ebmarrjen masive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullit. Kjo ndikoi p\u00ebr zhdukjen e mjaft koncepteve t\u00eb frik\u00ebs e legjendave fetare t\u00eb thurura n\u00eb shekuj rreth \u201c\u00c7udirave\u201d t\u00eb vendeve t\u00eb shenjta, \u201cd\u00ebnimit me vdekje\u201d dhe \u201cngrirjes n\u00eb vend\u201d t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb tentojn\u00eb t\u2019i prekin, se ato i ruan \u201czoti\u201d etj., etj. Masat pan\u00eb me syt\u00eb e tyre dhe mjaft besimtar\u00eb e shpreh\u00ebn hapur k\u00ebt\u00eb, se gjith\u00eb ato legjenda rreth \u201cvendeve t\u00eb shenjta\u201d ishin g\u00ebnjeshtra t\u00eb kota, dhe kjo sh\u00ebrbeu p\u00ebr edukimin e tyre. Por ky sukses me r\u00ebnd\u00ebsi nuk duhet aspak t\u00eb krijoj\u00eb mendimin se \u00e7do gj\u00eb mori fund. Ne kemi p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe, sepse si\u00e7 theksoi shoku Enver n\u00eb Kongresin e 5-t\u00eb, lufta kund\u00ebr ideologjis\u00eb fetare \u00ebsht\u00eb luft\u00eb klase.<\/em><\/p>\n<p><em>Me marrjen e institucioneve fetare kan\u00eb lindur edhe disa probleme. Pothuajse t\u00eb gjitha ato, megjith\u00ebse po p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime ekonomike e kulturore ruajn\u00eb pamjen e par\u00eb. Kjo, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, n\u00eb heshtje u kujton besimtar\u00ebve kish\u00ebn apo xhamin\u00eb, dhe ta konsiderojn\u00eb at\u00eb gjithmon\u00eb si vend t\u00eb shenjt\u00eb, dhe te brezat q\u00eb rriten ndikon keq psikologjikisht. Prandaj mendojm\u00eb se disa prej tyre q\u00eb pengojn\u00eb planimetrin\u00eb e sotme e t\u00eb ardhme t\u00eb fshatrave apo t\u00eb qyteteve t\u00eb prishen, dhe ku ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhen nd\u00ebrtime t\u00eb reja. Po k\u00ebshtu t\u00eb prishen ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik shembjeje, t\u00eb vjetra, dhe q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb historike dhe arkitektonike. Sipas mund\u00ebsive t\u00eb ndryshoj\u00eb pamja e atyre q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr nevoja t\u00eb ndryshme, sidomos ato q\u00eb p\u00ebrdoren e do t\u00eb p\u00ebrdoren si kinema, sht\u00ebpi e vatra kulture, palestra etj. Nga rrethet propozohet me t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb Ministria e Arsim-Kultur\u00ebs (Instituti i Ruajtjes s\u00eb Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs) t\u00eb rishikoj\u00eb kriteret q\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kishash e xhamish pa ndonj\u00eb vler\u00eb historike.<\/em><\/p>\n<p><em>2) Nj\u00eb rezultat tjet\u00ebr shum\u00eb pozitiv \u00ebsht\u00eb likuidimi i funksionit zyrtar t\u00eb klerit profesionit dhe neutralizimi i klerik\u00ebve jo profesionist\u00eb. Nga t\u00eb dh\u00ebnat del se n\u00eb rrethe kishte 912 klerik\u00eb profesionist\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt rreth 550 hoxhallar\u00eb dhe afro 400 prift\u00ebrinj, dervish\u00eb, shehler\u00eb etj. Numri m\u00eb i madh i tyre ka qen\u00eb n\u00eb ato rrethe ku edhe numri i institucioneve fetare ishte m\u00eb i madh, ve\u00e7 k\u00ebtyre nj\u00eb pjes\u00eb e kishave e xhamive ka qen\u00eb falur nga besimtar\u00eb q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebshillat e kishave apo t\u00eb xhamive, numri i t\u00eb cil\u00ebve arrin n\u00eb disa mij\u00ebra veta.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb KQ t\u00eb gjith\u00ebve u \u00ebsht\u00eb siguruar pun\u00eb, por nj\u00eb pjes\u00eb duke qen\u00eb t\u00eb moshuar, pas mbylljes s\u00eb institucioneve, rrin\u00eb pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre. Shumica pun\u00ebn e ka filluar n\u00eb kooperativat bujq\u00ebsore, sepse aty kishin edhe familjet, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb fare e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebp\u00ebr nd\u00ebrmarrje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk ka ndonj\u00eb problem. Vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje del p\u00ebr disa klerik\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitonin pensionin dhe q\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike. Me bllokimin e fondeve u ndalua edhe pensioni q\u00eb ata merrnin. Kjo mund t\u00eb shikohet konkretisht nga organet shtet\u00ebrore duke gjetur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb arsyeshme zgjidhjeje. Ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shikohet cili qe q\u00ebndrimi i klerit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb madhe t\u00eb masave kund\u00ebr fes\u00eb q\u00ebndrimi i klerik\u00ebve ka qen\u00eb i ndrysh\u00ebm. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e klerit tregoi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast patriotiz\u00ebm, lidhjet e tij t\u00eb ngushta me Partin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ata t\u00eb nisur nga besimi q\u00eb kan\u00eb te Partia, n\u00eb p\u00ebrparimin e vendit, mb\u00ebshtet\u00ebn e p\u00ebrkrah\u00ebn iniciativat e k\u00ebrkesat e masave. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, megjith\u00ebse t\u00eb pabindur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e domosdoshm\u00ebrin\u00eb e mbylljes s\u00eb institucioneve fetare nga populli, u pajtuan me t\u00eb ose mbajti q\u00ebndrim t\u00eb heshtur. Kurse disa t\u00eb tjer\u00eb i rezistuan dhe vazhdojn\u00eb t\u2019i rezistojn\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb masave e mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim reaksionar ndaj saj. N\u00eb mjaft raste k\u00ebta n\u00eb bashk\u00ebpunim me element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb armiq brenda vendit, jan\u00eb munduar t\u00eb na d\u00ebmtojn\u00eb me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Diku, duke p\u00ebrfituar edhe nga dob\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebs politike dhe ideologjike t\u00eb disa organizatave t\u00eb partis\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ngren\u00eb besimtar\u00ebt kund\u00ebr zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje me p\u00ebrmbajtje t\u00eb thell\u00eb revolucionare.<\/em><\/p>\n<p><em>Veprimtaria armiq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb me an\u00eb t\u00eb parullave dhe nj\u00eb seri veprimesh reaksionare t\u00eb prek\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha sferat e politik\u00ebs dhe t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb partis\u00eb son\u00eb. Ja disa nga drejtimet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie. Elementi armik dhe klerik reaksionar, si gjithnj\u00eb, e drejton luft\u00ebn e tij kund\u00ebr Partis\u00eb dhe pushtetit popullor duke hedhur parulla nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet si: \u201cK\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebta nuk e ka b\u00ebr\u00eb as turku, greku, italiani e gjermani, kur na kan\u00eb okupuar\u201d ose \u201cKur t\u00eb vjen fundi vete p\u00ebrplasesh n\u00eb der\u00eb t\u00eb kish\u00ebs ose xhamis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb edhe kjo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta tregon fundin e tyre\u201d (Kolonj\u00eb); ose \u201cKjo qeveri nuk i ka pun\u00ebt mir\u00eb me prishjen e fes\u00eb\u201d (Gramsh-Shkod\u00ebr); \u201cK\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm fillimi nd\u00ebrsa fundi i tyre do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zhdukjen e familjes\u201d (Vlor\u00eb) etj., etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ata p\u00ebrpiqen ta lidhin veprimin kund\u00ebr fes\u00eb me kolektivizimin dhe shkurtimin e kopshteve personale e masat e tjera t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr t\u2019i penguar ato, duke th\u00ebn\u00eb se: \u201cKomunist\u00ebt po i shkat\u00ebrrojn\u00eb kishat e xhamit\u00eb, tokat na i mor\u00ebn dhe fen\u00eb na e hoq\u00ebn\u201d (Puk\u00eb) ose \u201cDuke prishur teqet\u00eb e kopshtet k\u00ebta i hap\u00ebn pun\u00eb vetes\u201d (Tepelen\u00eb) etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb p\u00ebrpjekur gjithashtu, t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se n\u00eb pushtetin popullor ka dallime fesh, krahinash etj. K\u00ebshtu n\u00eb rrethin e Lezh\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrhapur besimi katolik jan\u00eb p\u00ebrhapur parulla se mysliman\u00ebt p\u00ebrkrahen, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfryt\u00ebzohet edhe ruajtja e xhamis\u00eb ku vazhdojn\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr varrin e Sk\u00ebnderbeut. Po k\u00ebshtu n\u00eb Pogradec e Fier marrja m\u00eb par\u00eb e kishave nga xhamit\u00eb ose ruajtja si monumente e disa institucioneve \u00ebsht\u00eb komentuar si p\u00ebrkrahje e nj\u00eb besimi dhe luftimi m\u00eb me ashp\u00ebrsi i tjetrit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb disa rrethe armiku p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje si kopjim kinez duke th\u00ebn\u00eb se \u201cPse imitojn\u00eb bot\u00ebn, Kin\u00ebn\u201d (Fier), \u201cK\u00ebta ndjekin rrug\u00ebn e Kin\u00ebs\u201d (Shkod\u00ebr), ose \u201choxhallar\u00ebve e dervish\u00ebve iu hoq mjekra, se tani kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fe tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Azis\u00eb, ata jan\u00eb pa fe e nuk falen\u201d (Gramsh).<\/em><\/p>\n<p><em>Elementi armik p\u00ebrpiqet t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb duke shfryt\u00ebzuar ve\u00e7an\u00ebrisht fenomenet e fatkeq\u00ebsit\u00eb e natyr\u00ebs si t\u00ebrmetin, shirat dhe p\u00ebrmbytjet, that\u00ebsirat etj. K\u00ebshtu n\u00eb Sarand\u00eb e Gjirokast\u00ebr qarkullojn\u00eb parulla se \u201cTashti q\u00eb u prish\u00ebn kishat e u ndoq\u00ebn prift\u00ebrinjt\u00eb, fatkeq\u00ebsi do kemi m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmbyset bota\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrve\u00e7 parullave elementi dhe kleri reaksionar kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presione direkt mbi njer\u00ebzit e Partis\u00eb. N\u00eb Vokopol\u00eb t\u00eb Beratit para se t\u00eb merrej kisha u vendos nj\u00eb flet\u00ebrrufe anonime ku shkruhej: \u201cPrishja e kish\u00ebs n\u00eb Vokopol\u00eb ka tronditur gjith\u00eb fshatin, t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl. Ai q\u00eb gris k\u00ebt\u00eb flet\u00ebrrufe do t\u00eb p\u00ebrgjigjet\u201d. N\u00eb Jergucat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs sekretarit t\u00eb organizat\u00ebs baz\u00eb i vun\u00eb nat\u00ebn te dera e sht\u00ebpis\u00eb nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mallkonin dhe e k\u00ebrc\u00ebnonin p\u00ebr prishjen e kish\u00ebs. N\u00eb Sh\u00ebnavlash t\u00eb Durr\u00ebsit disa element\u00eb vagabond\u00eb dhe me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb keqe politike q\u00ebllojn\u00eb me gur t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat e shkoll\u00ebs \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d q\u00eb kishin shkuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur k\u00ebrkes\u00ebn e rinis\u00eb s\u00eb fshatit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kish\u00ebn etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Kund\u00ebr k\u00ebtyre parullave e veprimeve armiq\u00ebsore kan\u00eb vepruar organizatat baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe n\u00ebn drejtimin e tyre organizatat e masave, duke i demaskuar ato dhe sipas rastit ndaj element\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe q\u00ebndrim nga organet p\u00ebrkat\u00ebse. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, organizatat e Partis\u00eb dhe organizatat e masave nuk duhet t\u00eb bien n\u00eb qet\u00ebsi e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi. Ato duhet t\u00eb rritin vigjilenc\u00ebn revolucionare ndaj veprimtaris\u00eb armiq\u00ebsore, t\u00eb organizojn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dendur politike e ideologjike p\u00ebr sqarimin e masave t\u00eb popullit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\/zaninalte.al\/<\/em><\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrgatiti: <\/strong><\/em><em><strong>Dr. Genti Kruja<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr sekret t\u00eb diktatorit Enver Hoxha n\u00eb vitin 1967, jepen shifra dhe detaje p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e objekteve t\u00eb kultit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe luft\u00ebn e hapur kund\u00ebr besimeve fetare&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18177,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-18176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18176"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18176"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18182,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18176\/revisions\/18182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}