{"id":18234,"date":"2017-02-13T12:20:37","date_gmt":"2017-02-13T11:20:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=18234"},"modified":"2017-04-28T00:00:16","modified_gmt":"2017-04-27T22:00:16","slug":"erdogan-ne-bahrein-ka-ardhur-koha-per-bashkimin-e-tere-botes-islame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=18234","title":{"rendered":"Erdogan n\u00eb Bahrein: Ka ardhur koha p\u00ebr bashkimin e t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs islame"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/erd-bei-e1486984932402.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18237\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/erd-bei-e1486984932402.jpg\" alt=\"\" width=\"799\" height=\"479\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/erd-bei-e1486984932402.jpg 799w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/erd-bei-e1486984932402-300x180.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/erd-bei-e1486984932402-768x460.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 799px) 100vw, 799px\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Presidenti i Turqis\u00eb Recep Tayyip Erdo\u011fan, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Bahrein, ka mbajtur fjalim para pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Paqes &#8211; Zyra p\u00ebr Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn Veriore.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb Turqia i jep marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bahreinin Erdo\u011fan tha se &#8220;Paqen dhe stabilitetin n\u00eb Bahrein nuk e shohim t\u00eb ndar\u00eb nga siguria dhe stabiliteti yn\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebris se kemi qen\u00eb dhe do t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e Bahreinit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, sepse Bahreini ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsi m\u00eb i madh i Turqis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit koh\u00ebve t\u00eb fundit, me n\u00eb krye tentativ\u00ebn p\u00ebr grusht shteti m\u00eb 15 korrik&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Erdo\u011fan tha se Turqia do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta mb\u00ebshtes\u00eb Bahreinin n\u00eb \u00e7do fush\u00eb. &#8220;K\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta forcojm\u00eb me industri t\u00eb mbrojtjes, bashk\u00ebpunim ushtarak, tregti, investime dhe partneritet rajonal dhe n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb&#8221;, vazhdoi Erdo\u011fan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>&#8220;Musliman\u00ebt po harxhojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb Siri, Irak, Libi dhe Jemen<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Presidenti Erdo\u011fan tha se kjo vizit\u00eb e tij n\u00eb Bahrein p\u00ebrkon me nj\u00eb periudh\u00eb kritike dhe se e nj\u00ebjta ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb solidarizimit me Bahreinin, duke vazhduar m\u00eb tej:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;N\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00eb transformimi global, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku dhimbjet dhe shpresat ecin krah p\u00ebr krah nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, n\u00eb rajonin me m\u00eb s\u00eb shumti probleme n\u00eb bot\u00eb. Meq\u00eb as ne e as ju nuk keni nj\u00eb atdhe tjet\u00ebr, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Duke qen\u00eb k\u00ebshtu, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb ulemi dhe t\u00eb bisedojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve n\u00eb rajon, p\u00ebr paqen, mir\u00ebqenien, v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb dhe forcimin e stabilitetit. Tanim\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ku duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebshtira dhe kritike t\u00eb cilat nuk mund t&#8217;i m\u00ebnjanojm\u00eb m\u00eb fjal\u00eb boshe, trim\u00ebri dhe manovra taktike. Pothuajse t\u00eb rrethuara nga nj\u00eb hallk\u00eb e zjarrt\u00eb, vendet islame me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb dit\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhimbshme dhe po kalojn\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb&#8221;, tha\u00a0Erdo\u011fan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas tij, k\u00ebto vende, t\u00eb cilat p\u00ebr shekuj kan\u00eb qen\u00eb adresa e paqes, fatkeq\u00ebsisht, dit\u00ebve tona po p\u00ebrmenden p\u00ebr dhimbjet, terrorin, tensionet, shkat\u00ebrrimin dhe bombat.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;Prej gjasht\u00eb vitesh, f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Siri, kur shikojn\u00eb lart, nuk shohin kalt\u00ebrsin\u00eb e qiellit, por avion\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb vdekje dhe bomba fu\u00e7i q\u00eb cop\u00ebtojn\u00eb \u00ebndrrat dhe trupat e tyre. K\u00ebto troje t\u00eb cilat kan\u00eb strehuar civilizimin mij\u00ebravje\u00e7ar islam dhe t\u00eb cilat ishin qendra e arkitektur\u00ebs, bibliotekave, xhamive, tyrbeve, shkenc\u00ebs, urt\u00ebsis\u00eb dhe dijes, po ridizajnohen me zjarr, gjak dhe lot\u00eb. Musliman\u00ebt, t\u00eb t\u00ebhuajtur me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb baza identitare, gjuh\u00ebsore, fisnore, racore dhe sektare, po harxhojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb Siri, Irak, Libi, Jemen dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera. T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku po shohim si qytetet kryesore t\u00eb civilizimit arab dhe islam u shnd\u00ebrruan n\u00eb aren\u00eb t\u00eb organizatave terroriste dhe luft\u00ebrave shkat\u00ebrruese dhe t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb fuqive t\u00eb huaja. Teksa nd\u00ebrgjegja e njer\u00ebzis\u00eb po ngelet e heshtur, t\u00eb fuqishmit po mjaftohen duke f\u00ebrkuar duart, kurse hipokrit\u00ebt, fatkeq\u00ebsisht, duke derdhur lot\u00eb krokodili&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Erdo\u011fan m\u00eb tej ka theksuar se ka ardhur koha p\u00ebr bashkimin e bot\u00ebs islame. &#8220;Ka koh\u00eb q\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr bashkim dhe bashk\u00ebveprim t\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs islame e madje edhe njer\u00ebzimit. Asnj\u00eb shtet dhe asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund ta mendoj\u00eb vet\u00ebm komoditetin dhe ardhm\u00ebrin\u00eb e vet derisa fqinj\u00ebt e vet gjenden n\u00eb vuajtje, derisa v\u00ebllez\u00ebrit e vet me t\u00eb cil\u00ebt flasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb dhe kthehen kah e nj\u00ebjta kible p\u00ebrjetojn\u00eb d\u00ebme&#8221;, vuri n\u00eb pah Erdo\u011fan, duke shtuar se nuk ka garanci q\u00eb nuk mund t&#8217;u ndodh nj\u00eblloj sikurse, si\u00e7 tha ai, v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Siri, Irak dhe Libi. Sipas Erdo\u011fan, duhet vepruar menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb mos shtyhet p\u00ebr m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Operacioni &#8220;Mburoja e Eufratit&#8221; n\u00eb Siri<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Presidenti Erdo\u011fan tha se n\u00eb Siri \u00ebsht\u00eb kusht q\u00eb t\u00eb kalohet n\u00eb periudh\u00ebn e tranzicioni t\u00eb fuqish\u00ebm politik me baza legjitime n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt fetar\u00eb dhe etnik, duke ruajtur k\u00ebshtu unitetin politik dhe integritetin territorial t\u00eb vendit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Turqia do t&#8217;i vazhdoj\u00eb dialogun aktiv dhe iniciativat e nd\u00ebrmarra n\u00eb platformat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Krahas k\u00ebsaj, Turqia po b\u00ebn at\u00eb q\u00eb i takon n\u00eb lufton kund\u00ebr terrorizmit. M\u00eb operacionin &#8216;Mburoja e Eufratit&#8217; n\u00eb kemi larguar nga kufijt\u00eb tan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb organizatave terroriste DEASH dhe PYD&#8221;, tha Erdo\u011fan, duke shtuar se n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb hapi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me forcat e koalicionit, do t\u00eb drejtohen edhe n\u00eb Munbixh dhe Rakka p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb pastruar nga terrori.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Duke potencuar se deri m\u00eb tani jan\u00eb neutralizuar mbi tre mij\u00eb terrorist\u00eb t\u00eb DEASH-it, Erdo\u011fan tha se DEASH nuk ka fare lidhje me fen\u00eb islame.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;DEASH-i \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb terroriste, sepse feja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb fe e paqes. Fatkeq\u00ebsisht, DEASH ka terrorizuar pa nd\u00ebrprer\u00eb, ka vrar\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pambrojtur. K\u00ebta persona asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb musliman\u00eb. Aktualisht, ne jemi n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga DEASH&#8221;, vuri n\u00eb dukje Erdo\u011fan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>&#8220;Islami nuk e pranon radikalizmin&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Duke theksuar se tipari m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i profetit Muhamed gjat\u00eb krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb Medines ishte besueshm\u00ebria e tij dhe se nga besueshm\u00ebria e tij askush nuk shqet\u00ebsohej nga ky tipar i tij, Erdo\u011fan tha:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;Edhe nj\u00eb her\u00eb u drejtohem: mos e p\u00ebrmendni Islamin me terrorizmin s\u00eb bashku. Askush t\u00eb mos e p\u00ebrmend radikalizmin s\u00eb bashku me Islamin, sepse Islami nuk e pranon radikalizmin. M\u00eb i miri n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb mesatari. Islami e urdh\u00ebron k\u00ebt\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka dobi n\u00eb ekstremiz\u00ebm. Ne k\u00ebshtu kemi ecur, ecim dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ecim. N\u00ebse ecim k\u00ebshtu, do t\u00eb kemi sukses&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;Vras\u00ebsi Asad ka vrar\u00eb af\u00ebr nj\u00eb milion njer\u00ebz&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;T\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb 600 mij\u00eb, por jo, deri m\u00eb sot n\u00eb Siri vras\u00ebsi Asad ka vrar\u00eb af\u00ebr nj\u00eb milion njer\u00ebz&#8221;, potencoi Erdo\u011fan, duke e ftuar bot\u00ebn islame n\u00eb solidarizim.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Ai tha se n\u00eb Turqi ndodhen dy milion\u00eb e 800 mij\u00eb refugjat\u00eb dhe tha se Turqia s\u00eb bashku me organizatat joqeveritare kan\u00eb shpenzuar 25 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;Bashkimi Evropian na premtoi se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2016 do t\u00eb na jepte tre miliard\u00eb euro. K\u00ebto para nuk kan\u00eb ardhur. Deri m\u00eb tani na kan\u00eb ardhur vet\u00ebm 725 milion\u00eb dollar\u00eb. Edhe p\u00ebrmes K\u00ebshillit t\u00eb Refugjat\u00ebve pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara kan\u00eb ardhur af\u00ebrsisht 520 milion\u00eb dollar\u00eb. Natyrisht, Turqia ka v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb buxhet kaq t\u00eb madh, megjithat\u00eb, ne nuk do t\u00eb ndalemi. N\u00eb nuk do t&#8217;ua mbyllim dyert k\u00ebtyre refugjat\u00ebve, ashtu si\u00e7 ua mbylli per\u00ebndimi. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, ne do t&#8217;i pranojm\u00eb&#8221;, tha presidenti turk Erdo\u011fan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Vendimi izraelit p\u00ebr vendbanimet e reja<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Duke folur p\u00ebr vendimin e fundit izraelit p\u00ebr vendbanimet e reja n\u00eb territoret palestineze, Erdo\u011fan tha se \u00ebsht\u00eb kusht q\u00eb \u00e7do kush t\u00eb sensibilizohet kundrejt praktikave q\u00eb do ta prishin paqen jo vet\u00ebm t\u00eb musliman\u00ebve, por edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;Politika izraelite e nd\u00ebrtimit t\u00eb vendbanimeve t\u00eb paligjshme n\u00eb tok\u00ebn e pushtuar palestineze, pavar\u00ebsisht ndalimit t\u00eb miratuar nga rezoluta e Kombeve t\u00eb Bashkuara, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb provokim. Parakusht p\u00ebr paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Lindjen e Mesme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprerja e pushtimit t\u00eb tok\u00ebs palestineze dhe rivendosja e t\u00eb drejtave t\u00eb palestinez\u00ebve, tha Erdo\u011fan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>&#8220;Suksesi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas presidentit Erdo\u011fan, fatkeq\u00ebsisht, t\u00eb gjitha shtetet dhe \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb rajon sjellin me vete edhe \u00e7\u00ebshtjen e terrorit. &#8220;Suksesi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe t\u00eb sinqerta n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, kornizat juridike t\u00eb zhvilluara deri m\u00eb tani, me n\u00eb krye Kombet e Bashkuara, natyrisht q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme&#8221;, u shpreh presidenti i Turqis\u00eb Recep Tayyip Erdo\u011fan n\u00eb fjal\u00ebn e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Turqis\u00eb Recep Tayyip Erdo\u011fan, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Bahrein, ka mbajtur fjalim para pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Paqes &#8211; Zyra&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18237,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,4],"tags":[],"class_list":["post-18234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18234"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18234"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18261,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18234\/revisions\/18261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}